A është gjunjëzuar në këmbët e Sali Berishës edhe SPAK?

11 Prill 2022, 09:33Blog TEMA

A është gjunjëzuar në këmbët e Sali Berishës

Nga Carlo Bollino

Zakoni i bërë tashmë ves, i sulmit ndaj çdo kundërshtari me shantazhe, shpifje dhe kërcënime, është teknika me të cilën prej 30 vitesh Sali Berisha ua mbyll gojën shumë prej atyre që nuk mendojnë si ai dhe kjo gjë i ka garantuar një imunitet total. Sistemi, i mësuar në shkollën staliniste ku ka studiuar me zell e nga e cila shpërndan përvojën, i ka lejuar të kontrollojë, për shembull, përgjatë të gjithë viteve kur ka qenë në pushtet, pjesën më të madhe të shtypit shqiptar, i cili përveç përjashtimeve të rralla, nuk pati kurrë kurajo të denoncojë krimet e tij. Agresiviteti pa kufi  i Sali Berishës ka mbyllur gojën shumë analistëve edhe në vitet kur ishte në opozitë, ndërsa tani që po bën sikur është kthyer në garën politike, ka mbushur sërish me gazetarë rradhët e mbështetësve të tij.

Jo të gjithë ata që sot gjunjëzohen në këmbët e Sali Berishës e bëjnë nga frika, sepse disa (kur nuk janë të shtyrë nga urrejtja personale ndaj Edi Ramës) e bëjnë vetëm për një llogari të thjeshtë financiare. E megjithatë është e qartë se krah servilëve vullnetarë që e mbrojnë, është një pjesë e madhe e analistëve dhe e opinionit publik që ka frikë të sulmojë Sali Berishën, thjeshtë sepse ka frikë hakmarrjen e tij primitive e përbërë nga ofendime publike, shpifje familjare apo dhe të tjera.  

Është një taktikë perverse që funksionon që prej 1993, kur çdo analist që guxonte të mbronte liderin e opozitës së atëhershme Fatos Nano i mbyllur në burg pa prova, linçohej nga shërbëtorët e presidentit Sali Berisha (i cili kishte urdhëruar arrestimin), që konsideroheshin pastaj si paladinë të demokracisë. 

Shumë prej tyre sot janë kthyer nën shërbimin e Berishës, dhe edhe 30 vite më pas vazhdon të vlejë principi që të konsiderohesh si gazetar i lirë ose si politikan i ndershëm, duhet t’i bindesh linjës së tij. Është pikërisht kjo linjë gënjeshtrash dhe dhune që vazhdon ta mbrojë Sali Berishën dhe klanin e tij me një mburojë imuniteti pas të cilës, kur ishte e nevojshme, arriti të fshihej edhe Ilir Meta.  

Me të njëjtën teknikë prej 30 vitesh Sali Berisha shtyp çdo formë drejtësie dhe pavarësie institucionale, sepse kur nuk janë të korruptuara, institucionet i janë bindur nga frika. Prandaj sot është legjitime të pyesim nëse kjo frikë, a nuk po godet (ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme) edhe SPAK-un dhe organet e drejtësisë së reformuar? Fakti se një pjesë e gjerë e gjykatësve dhe prokurorëve të filtruar nga sistemi i Vettingut nuk janë më sot nën urdhërat e Sali Berishës dhe të familjes së tij, nuk do të thotë automatikisht se ata nuk janë të ndjeshëm ndaj kërcënimeve të tij dhe në këtë mënyrë të lirë nga influence e tij negative, sic reform ua imponon të jenë.   

Në një koment të shkurtër të pak javëve më parë e ngritëm si problem, duke pyetur se kush e kontrollon sot në të vërtetë drejtësisnë? Një pyetje e lidhur me veprimet e përsëritura të prokurorisë dhe të SPAK-ut drejtuar ekskluzivisht ose kundër eksponentëve të Partisë Socialiste (për shembull me arrestimet e Rovena Vodës, Saimir Tahirit, Lefter Kokës e Alqi Bllakos dhe inkriminimet e pushtetarëve të tjerë), ose në favor të grupit Berisha-Meta. Mjafton të mendojmë në rehabilitimin e Presidentit të Republikës të akuzuar nga gjithësia e Parlamentit për shkelje të kushtetutës e të shpallur të pafajshëm nga Gjykata Kushtetuese. 

Dhe pak ditë më parë vendimet e papritura me të cilat gjykatës të gjykatës administrative fillimisht refuzuan të njihnin Kuvendin zyrtar të thirrur nga Lulzim Basha dhe më pas njohën Kuvendin informal të thirrur nga Sali Berisha, faktikisht duke marrë anë në konfliktin Basha-Berisha dhe duke i dhuruar ish-kryeministrit non-grata nga Shtetet e Bashkuara, kontrollin e opozitës. Të gjitha vendime gjyqësore për të cilat nuk jemi në gjëndje të vlerësojmë legjitimitetin juridik, por që sigurisht përgënjeshtrojnë përrallën e treguar prej vitesh nga Partia Demokratike dhe nga lëvduesit e saj, që drejtësia tashmë kontrollohet nga Edi Rama.   

Një përgënjeshtrim që gjen konfirmim përfundimtar në heshtjen e SPAK-ut ndaj skandaleve të rënda që prej kohësh ndodhen në tavolinën e tij, si për shembull hetimet për pastrim parash për llogari të dhëndrrit të Sali Berishës, që pasi kishte në bankë vetëm 30.000 dollarë, arriti të bëhej bashkepronar në Tiranë i 19 kullave me një vlerë prej dhjetëra miliona eurosh. Nga vijnë paratë që ka investuar në ato ndërtime? Një pyetje legjitime meqë bëhet fjalë për një ambjentalist me një rrogë shtetërore, i cili ka administruar ato pasuri gjigande pikërisht në vitet në të cilat vjehrri i tij ishte kryeministër i vendit me një pushtet të pakufizuar.   

I njëjti problem u ngrit dje edhe gjatë kongresit të PS-së nga Edi Rama, i cili duke folur si kreu i Partisë Socialiste dhe jo si kryeministër, për herë të parë akuzoi SPAK-un për drejtësi selektive. Lista e drejtësisë së munguar është shumë e gjatë dhe skandali i ish-kompleksit Partizani është vetëm një nga shumë episodet. 

Rama citoi masakrën e 21 janarit vetëm për të treguar një nga rastet më të famshme të mbetur të pazgjidhur, por ne mund të rreshtojmë shumë të tjerë, duke filluar nga 2500 të vdekurit të shkaktuar nga rrëzimi i firmave piramidale, hapja e bazave ushtarake dhe dorëzimi i miliona armëve në duart e popullit, përpjekjet për grusht shteti më 14 shtator, korrupsioni i lidhur me Rrugën e Kombit, masakra e Gërdecit, trafiku i armëve drejt Afganistanit por jo vetëm, qindra abuzime me pronat shtetërore dhe masakër në kadastrat me pronat private, krimet e kryera nga SHIK i Bashkim Gazidedes, për të arritur në fund me dy krime të denoncuara edhe nga vetë Sali Berisha: Ngjarja e Toyota Yaris që shpëtoi nga arrestimi përfituesit e më shumë se 3 milionë euro të ardhura nga narkotrafiku dhe misteri i 500.000 dollarëve të ricikluara nga PD përmes shoqërive ruse. 

U kufizuam të citojmë ngjarje, krimet e të cilave nuk janë parashkruar dhe mbi të cilat SPAK dhe prokuroritë kanë akoma mundësi për të hetuar. Këtyre iu duhet shtuar krimi i krimeve, domethënë, korrupsioni i shpërndarë dhe atentati ndaj Demokracisë për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit akuzon Sali Berishën, bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. A është e mundur që drejtësia e re shqiptare, pra drejtësia e re e filtruar nga vettingu dhe e reformuar me supervizionin e amerikanëve, nuk ka asgjë për të thënë dhe për të qartësuar mbi gjithë këto skandale? Edhe për të na thënë që deri më tani të gjithë jemi gabuar dhe se shpifësit e vërtetë jemi ne dhe jo doktori, i vetmi i ndershëm i mbetur në një det të pandershmish?  

 Për të pasur një ide akoma me të qartë dhe të pastër të padrejtësisë për të cilën po flasim, mjafton të shohim listën e 4 personave non grata të deklaruara deri më tani nga Shtetet e Bashkuara. I pari është Vangjush Dako, që vetëm për këtë deklarim të Departamentit të Shtetit nuk është kandiduar më nga PS dhe është përjashtuar nga të gjitha funksionet partiake. I dyti Tom Doshi, i cili për të njëjtën arsye nuk ka asnjë funksion publik dhe dha dorëheqjen nga kuvendi të njëjtën natë kur u zgjodh. I treti është Adriatik Llalla tashmë i arrestuar pas një arratisje të gjatë jashtë shtetit. I katërti është Sali Berisha që jo vetëm është në parlament ku vazhdon të japë leksione morali dhe vazhdon të kërcënojë e të shpifë ndaj kundërshtarëve, por falë edhe vendimit të ish-shoferit të bërë gjykatës, u kthye të rimarrë kontrollin e partisë kryesore të opozitës dhe tani beson se do të bëhet edhe kryeministri i ardhshëm i vendit. Përse në këtë botë të barabartësh, ai është më i barabarti nga të gjithë?  

Është e kuptueshme që hetimet e reja të godasin në masë më të madhe ata që sot mbajnë pushtetin. Por është e papranueshme që për të shkuarën, kur prokurori dhe gjykata garantonin vetëm paprekshmërinë dhe jo drejtësi, të mos vazhdojë të merret njeri, sikur imuniteti personal skandaloz që qeveritarët e atëhershëm kishin përfituar, të ishte rinovuar edhe për sot. Ne nuk jemi për të shpëtuar të korruptuarit socialistë, që përkundrazi duhet të paguajnë, por drejtësia për të qenë e drejtë, nuk duhet të jetë selektive. 

Drejtësia e re në të cilën të gjithë besojmë, nuk mund të vuajë nga kompleksi që Sali Berisha prej 30 vitesh ua imponon kundërshtarëve të tij, që kur nuk mund t’i blejë apo shantazhojë, i terrorizon. Mjaft me këtë amnisti speciale të padeklaruar. Vetëm veprimet konkrete të një drejtësie pa paragjykime, pa komplekse, pa ngjyrë politike, pa vonesa e mbi të gjitha pa frikë, mundet të risjellin më në fund besimin tek qytetarët, t'i rikthejnë dinjitetin politikës dhe t'i japë një kuptim real asaj reforme që prej 6 vitesh, pavarësisht gjithçkaje, vazhdon të bëjnë të ëndërrojmë një Vend më të mirë.   

37 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Normal qe po. Saliu ka parashikuar gjithshka bashke me Liken. Luli i sherbeu per te gjitha ndryshimet qe bene para se ta votonin vetingun. Elisabeta e Saliut kercenon edhe te huajt qe i bene vetingun.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Te lumt zoti Bollino.Bravo. Arben Kraja duhet arrestuar e te futet ne burg.Eshte i korruptuar.AI PO ARESTON VETEM NGA PS.

      Përgjigjjuni
    2. r
      realist

      Bollino , brilant si gjithmone .

      Përgjigjjuni
      1. a
        alphade

        Z. Bollino, nje analize brilante ! Ky artikull te vihet ne cdo dere e dritare shqiptari ! I pari qe duhet arrestuar “an block”’eshte banda e filtruar e SPAK-ut duke ia hedhur vettingut me dinakeri e djallezi me kryeta- rin e tij KRAJA qe me sa duket eshte me i korruptuari pas binomit Berisha-Meta…!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhendri super-hajdut tek ish-.Klubi Sportiv Partiz

          99% e Sistemit te Drejtesise eshte akoma nen urdherat dhe mbrojtje te Sali Berishes dhe Ilir Metes me gjithe familjet e tyre biologjike e politike, bandat paramilitare dhe turmat e infekruara nga injoranca e emrit Parti Demokratike, (medemek Parti e Djathte, hahaha) apo tjetra bijeza e PD, Levizja Socialiste per Integrim (medemek e majta per Integrim, hahaha) ne fakt Levizja Skraparllinjeve te Inatosur, dy struktura Politike e Kriminale qe prej themelimit te tyre vetem kane pasur e kane qellim; VJEDHJEN, SHPIFJEN, KERCENIMIN, VRASJEN, ANTI-AMERIKANIZMIN. Berisha dhe Meta jane pjellat e fundit te PPSH-Komunizmit dhe Sigurimit te Shtetit, qe duhen burgosur dhe sekuestruar deri me nje, por jo vetem Ata dhe familjaret e tyre, por te gjithe ne strukturat e larta (servilet dhe bythelepiresit) te Partive respektive PD LSI dhe biznesmeneve qe pastrojne parate e dy balozeve me te pasur te Shqiperise (Berisha Meta). Listat me emer-mbiemer dhe pasurite ku i kane brenda e jashte Shqiperise (parat, pronat, investime) jane ne te plota qe nga 1991/92 e ne vazhdim, si prane SHISH, BKH, SPAK, dhe strukturat speciale te Perendimit.

          Përgjigjjuni
          1. d
            daku

            Padyshim qe keshtu duhet te jete funksioni i drejtesise sepse kur Saliu ishte ne kolltukun e presidetit arriti deri ne paradoksin qe liroi nga detyra te gjithe juristet qe kishin arsimin e larte duke i zevendesuar me kursin e plepave dhe kerkush nuk e permend me kete gjeme sepse ajo u miratua dhe u perkra ne heshtje nga ambasada mike!Sot edhe pse trumpetohet me force qe po behet reforme kerkush nuk guxon qe te shikoje diplomat e tyre por perkundrazi bejne seleksionime fiktive per ti hedhur hi syve ketij populli dhe ja rezultati SPAK-u jo rastesisht drejtohet nga Adriatik Llalla nr.2!Psikologjiseni sadopak dhe sikur te besh nje konkurs se kush eshte zanati i ketij njeriu ne paraqitje ,kerkush nuk do ti shkoje mendja qe ky eshte jurist e aq me pak drejtues dikasteri qe ka çelsat e ndeshkimit te krimit e krimineleve.Dhe fatkeqesisht ky eshte zgjidhur po nga abasada mike,kryeprekurorje para Lladhes Arta Marku çdo zanat mut ti perflasesh vetem ate te juristes kurre e cila fjeti nen dosje deri sa u zevendesua.Shikoni me vemendje ku eshte katandisur sot ish kryeprekurorja Ina Rama qe tentoi ti hapte proçes Sali Berishes pothuajse ka daje jashte sistemit te drejtesise fale perkujdesit te Aleksander Arvizut qe si vartes i Berishes jo vetem qe fshiu serverin duke pretenduar se do ta çonte per ekspertize te FBI-ja por cilesoi me paturpesi diplomatike urdherdhenesin dhe urdherzbatuesin perkatesisht te parin "burre shteti" dhe te dytin" yll ne ngjitje" u edhe kjo qe e ka zevendesuar sot beri perpjekjet me te mundeshme per ti dhene pushtet birit Berishjan duke e mbajtur nen sqetull deri diten e fundit!Ndaj mus u çudisni se perse sot SPAKU-u nuk funksionon sepse:Ai ka marre urdher qe te merret me te "tashmen" e jo me te shkuaren kriminale te te koorupgtuarve.Ndaj dhe SPAK nuk ka asnje interes qe te merret me kerkesen e nje populli te tere qe:Berisha duhet te shkoje perpara drejtesise per te dhene llogari deri me nje per bemat qe i ka bere ketij vendi e populli!Heshta e SPAK-ut eshte e miratuar nga "Ambasada mike" qe mesaduket Sali Berisha siç edhe perflitej me pare i karrenjet e thella ne ngjarrjet e ketij vendi e paftyresia e tij edhe mund te flase edhe mund te beje pis shume diplomate qe ne mos kane bashkepunuar me te i kane hapor rruge duke e mbeshtetur!Edhe vet Sali Berisha eshte i vetedijeshem dhe flet deri ku nuk kalon cakun se ndryshe minimumi ai e ka vendin ose si Osama Bin Ladeni ose ne Guantanamo!Kemi 32 vite qe merremi ùme Sali Berishen dhe ai nuk tutet sepse eshte "monument agjeturash "dhe mbrohet nga fabrika qe e prodhoi duke i garantuar mosndeshkim deri sa te nderoje jete nga natyra e nga kerkush tjeter!

            Përgjigjjuni
          2. A
            Alfred

            Kaq shpejt e humbi besimin te drejtesia "e re" edhe ky megafoni I Rames?!....Po ky me ca te tjere na kane shurdhuar veshet ekraneve duke bere avokatine e "reformes"?!... Cfare palacosh!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Likja i MONES...

              O ALFREDI...PALACO JE TI E PALL..CA THA NAI GJO KY QE SESHT E VERTETE PER SALI BERISHEN...EDHE FMIJA NE BARK I DI KTO...

              Përgjigjjuni
            2. L
              LAÇJANI

              Tani ky Bulinoja, që gjithkush e din se është zëdhënësi i blerë i Rames, po si nuk foli njeher kundër kësaj qeverie qelbesir, që nuk ka ngelur gjë pa ndodhur kësaj qeverie grup hajdudesh, grup kurvash, grup korrupsioni, dhe ç'do lloj-lloj muti tjetër, dhe ky Bulinoja çdo gjë ja faturon Saliut, mbasi ai zullume plotë por mbas vitesh mos hani mut ma boll, t'ju vjeri pak turp, po ku dini ju çfar është turpi.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                palacojeni... Bolino do e bej ete qe thua ti kur Qim Pak i "Syrit" te Salikadavres te thote nje fjale te mire per qeverine.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LAÇJANI

                  O "Mirela" hajde ta pimë të paktën një gotë ujë, dhe diskutojmë me gjere, ke rast që farfalla të zgjerohet një qike.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LAÇJANI

                    O "Mirela" hajde ta pimë të paktën një gotë ujë, dhe diskutojmë me gjere, ke rast që farfalla të zgjerohet një qike.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LAÇJANI

                      O "Mirela" hajde ta pimë të paktën një gotë ujë, dhe diskutojmë me gjere, ke rast që farfalla të zgjerohet një qike.

                      Përgjigjjuni
                  2. x
                    xhoxhi

                    Njerzit flasin për SPAK.kur gjykata kushtetuese është pjesa më e keqe e drejtësisë.Si do ketë SPAK kur në gjykatën kushtetuese janë njerzit më të pa vlerë?Kaq mjafton për të kuptuar se kush është drejtësi e re..

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mali

                      Sali Berisha ka krijuar dosje per cdo prokuror ne spak, personale dhe te te afermeve te tyre. keshtu i ka paralizuar, ata as nuk i afrohen saliut pa lere me te prekin sepse ai u tund dosjet!.. Saliu luan me metodat e kgb dhe udb: presion me cfardo lloj mjeti per te ryajtur vehten dhe rrethin e tij; presion deri eleminim fizik sic ka ndodhur me Remzi Hoxhen e te tjere... Dikush duhet ti hapi gurin e themelit Saliut qe ta vithisij, mdryshe ai do ta mbaje te paralizuar e neperkembu vendin dhe sistemet politike, pushtetetet dhe sidomos prokurori-drejtesi. Koha kete po e provon ditat dites.. Mali

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Olimpia

                        I nderuar Carlo.... Reformà ne drejtesi ne realitet nuk egziston.Sepse nje reforme thelbesore varet nga zbatuesit.Jam plotesisht i sigurte qe mbi 90 % e atyre qe kane kaluar vetingun ne realitet jane te njejte me ata qe nuk e kane kaluar vetingun apo dorehequr .Por kane nje ndryshim ...jane dinake....KANE DITUR TA FSHEHIN PARANE E GRABITUR .Si rrjedhoje jane edhe me te rrezikshem,sepse kane zgjuarsi dhe parashikim . Kishte vetem nje menyre ,shume me te thjeshte dhe me me pak shpenzime per te bere reformen.Largimi i te gjithe trupes se drejtesise .Zevendesimi i tyre i menjehereshem me juriste te rinj qe kane studiare brenda apo edhe jashte,te pa implikuar,me konkurs.Por me nje kusht....Vendosja per nje periudhe 5 vjecare prane cdo gjykate e juristeve nga BE dhe SHBA si keshillues me fuqi te plota .Jam i bindur qe ne kete menyre dhe me trupe te re drejtesie te udhehequr nga te huaj,drejtesia do te kishte bere nje kthese te vertete ,te shpejte .Bandat politike te korruptuara me ne krye Berishen,Meten ,por edhe te tjere tashme do te ishin prapa hekurave.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SPAKU VK

                          JAM DAKORT ME TY..POR NUK E LEJON LIGJI...DERI SA TI SI SHTET NUK I GJEN ASGJE NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN DHE PROFESIONIT.NUKBE PUSHON DOT...AS ENVERI SE BENTE DOT..PRANDAJ QUHET SHKERDHATACI DHE JO DEMOKRACI...ESHTE AJO QE THUA TI...KAN VJEDHUR ME DINAKERI...DUHET NJE MOTIV PER TE SHKARKUAR NJE GJYKATES..

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fakulteti qe prodhon gardista te Berishes

                            Mire e propozon ti Olimpia por harron dicka thelbesore. Fakulteti Juridik nga nis udha e te gjithe te rinjve te sistemit te Drejtesise, ka qene totalisht nen kontrollin e rrepte studente-pedagog te Argita Berishes dhe Monika Kryemadhit. Ky kontroll per shkak te autonomise qe Universiteteve nga Qeveria ka vazhduar me sukses edhe pasi Rama u be Kryeminister. Dekani qe eshte ne fuqi Skender Kaçupi, eshte komunist i vjeter dhe kapter besnik i Sali Berishes. Kete miell kemi, kete kulaç do bejme. Reforma ne Drejtesi po sherben vetem per te zbutur kontrollin absolut prej monarku qe kishte Berisha mbi drejtesine, dhe per te arritur te promovonte nje minorance gjyqtaresh dhe prokuroresh qe jane te balancuar. Por ne fund te fundit sistemi mbetet nen ndikimin e forte Berisha-Meta. Po keshtu Fak. Drejtesise qe do prodhoje juristat e se ardhmes.

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Berati

                            Kur komunistet varen nje burre te vertete nga Korça ne Berat, kishin mbledhur migjilis te madh dhe midis tyre ishin nje grup evgjitesh qe bertisnin : ne litar, ne litar. E degjon popullin i thane? E ai u pergjigj: vertet une u kam qire nenen shume veteve, por me jevga skam shkuar kurre. Çkane qe bertasin. Kjo vlen edhe per Bolinon. Berisha mbase ka bere shume te keqia shqiptareve po ketij jevgut puliez ça i ka bere?

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artan

                              Berar, I vjen keq se te ka qire mamin ty. I vjen keq se ky komunist I poshter po ja hedh paq.

                              Përgjigjjuni
                            2. 1
                              19

                              Si ka mundsi mor zot qe vetem maloket e mbrojne kte monster .cfar race serbe paskeni qen mor derra .tamam derra me mentalitet sllav .gjakmares dhe kriminela te poshter .mos befshi hajer ishalla kure ne bot .

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardan

                                Faleminderit Carlo Bolano! Nese bejme nje krahasim historik te metodave te shantazhit dhe kercenimeve qe praktikon Sali Berisha ndaj personave me pushtet juridik, do te na coje tek metodat antishteterore qe perdorte Ahmet Zogu kunder institucioneve shteterore: ne kohen e tij Ahmet Zogu u dergonte gjyqtareve kriminelet injorante te malesise se Dibres e Matit; Sali Berisha i kercenon gjyqtaret (nder ta edhe prokuroret e SPAK-ut), duke u derguar "miqesisht" kriminelet e Tropojes dhe Lacit.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xeni

                                  Po pse lodheni kot more aman? Thjesht fare FAJIN E KA SALIU.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Super

                                    Hahaha, ke te drejte, Saliu do jete Gogoli i shqiptareve deri sa te zhduket nga ekranet. Eshte fantastike qe ai njeri ka nente vjet larg pushtetit po vazhdon te kete faj per gjithcka.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. o
                                    o popull dele

                                    I nderuar Karlo , kjo analiz me ben te skuqem nga turpi i qenies time shqiptar !!Nje analiz e kujtes aq e sakt e ksaj lakuriqesie te se vertetes se ktij Kombi, te mar peng nga nje ,vrases, mashtrus,hajdut, kriminel e tradhtar i shitur antishqiptaresh, qe me "vepren" e tij ka kaluar cdo armik te gjith historis se ktij Kombi te vogel , qe per egzistencen e tij provoi nje rug mundimesh ,e sakrificash varferie, ate rug diktature , qe ky perbindesh na beri ta harojm e bile ta cmojm e sot kur dhe vet Amerika qe dikur e mbeshteti u zhgenjye e i dha pergjigjen qe meriton ,ne ,shqiptaret akoma "flem" !!!!! Si esht e mundur ky DJALL I ZI edhe pa pushtet, po arrin te kerkoj te mar pushtet Me ne fund pas perpelitjes se shqiptareve te dhunuar ,qe i dhan per te treten her mandatin Edi Rames ,ky i fundit sot kujtohet qe Sali Berisha duhet te ndiqet penalisht per bemat e medha koruptive , shkaterrimin e shtetit ,dhe degjenerimin e drejtesis se saj te gjykohet e arrestohet ! Nuk ka shqiptar qe edhe ne barkun e nenes ,te mos di ato cfar ti aq bukur i shkruan ne kte analiz ! Sali Berisha e pati shum te leht te degjeneroj , pushtoj e kompromentoj ndergjegjen e shqiptareve te varfer ,ti ver ne krye te shtetit dhe drejtesis, qe te mbreteroj familarisht trofen e pushtusit me te eger te gjith kohrave ! Per "fat te mir"gjeti fole e personazhe si skrapalliu i Cepanit ,tjeter kriminel e hajdut ....familjarisht ......Un e kam humbur besimin se Shqiperia do clirohet prej tyre e kjo shpresoj te ndodh pas vdekjes se tyre ,se shqiptaret durojn ,genjehen se ju mungon solidariteti ,se shqiptaret kan zgjedhur rugen e vrapit , te mergimit e te roberimit larg shtypesve shqiptar, me te eger e keqij nga armiku i huaj.......

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Iso

                                      Z.Bollano! Me gjithe respektin per ju,mendimi im eshte qe poturja deklaraten per te tredhurit e spak ma kap e beri pikrisht per te mbrojtur politikisht sali vuk berishen.Ne rast se nuk te kujtohet po ta kujtoj une se kur poturja erdhi ne pushtet nje vite e ca prapa deklaroi:”ta leme salen ne pensionin e tij” pra u dha sinjalin prokurorve e gjykatesve te tredhur”mos u merrni me te” 1 perqindshi qe mendoja se poturja nuk eshte ne grupin e Katovices eshte shuar,ata jane bashke dhe po luajne me Ameriken e EU se me ne kane tallur trapin e vazhdojne ta bejne.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patronazhisti

                                        Sa të vegjël bëhen shkurtabiqët bythlëpirës si kollovari Kar lo , kur i zmadhon Mero tek Tema. Veçanërisht ky puljezi që ishte bythgrisur në Puglia, dhe u bë oligark pronash në Tiranë. Edhe ta mendosh që Kar lua është një mediokër funksional pa shkollë, por kjo gjë që si duket e komplekson Edvinin që ka frikë mediat gjobëvënëse. Jo më kot MediaSud e sikterisi si bakterie kadavre Kar lon kollovarin e Myzeqesë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirana

                                          Nuk mund te hetoje Sali Berishen ai qe eshte ne krye te Spak qe me procedure pushoj hetimet e Rruges Kombit,nje kukull si Arben Kraja

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            arqile

                                            Analize e vertete.Vetem njerzit qe kane perfituar nga sala dhe kryesisht veriore e perkrahin akoma sale kriminelin hajdutin shkateruesin e demo.dhe te drejtesise ne shqiperi.Vetem Amerika beri punen e sakte kur e shpalli salen dhe familjen te pa deshiruar.Tani kraja apo prokurore te tjere do vazhdojne ti kthejne reston sales por me e madhe e mbi gjithecka eshte perendia qe do vendosi drejtesi shume shpejt bile dhe krimineëi sale do e gjeje vendin bashke me familjaret.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. i
                                              ilir

                                              Foli ky mafiozi i Puglia? Gazeatr qe e shperblen me toke Kryeministri. Nga ky do degjojme analize?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                The truth

                                                Po ca te beje SPAKU i gjore tani. Me korrupsionin qe ka bere dhe po ben Ramiu me shoqaten e rilindasve, korrupsioni nen qeverisjen e Berishes duket lule. Vetem te kutosh ate ndihmesinfermierin e lalidhjerit qe fitoi tenderin e unazes se re ne Tirane dhe keto te fundit dhe e kupton. Eshte kjo arsyeja qe populli thote me mire prape Berisha se keta sorosiane te ndyre. E di kete edhe Ramiu me Kimeten prandaj po levizin cdo gure kunder Berishes.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Eda Fifaj

                                                  nje shkrim brilant i Carlo Bilinos ....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lindita Cazimi

                                                    Sa leke ka mare ky pipinua me kompani e keni kthyer Shqiperin si bordellane.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Juliano

                                                      Jeni shum konçiz, në perceptimin drejtësi. Prandaj dhe në krijimin e SPAK, shumica e njerëzve të këtij vëndi, nuk ishin optimistë, për arsyen e thjeshtë që; më parë se të fillonte punë SPAK, duhej me ligj të veçantë ku; të gjithë ata që me universitetin e kristalit, ku pastaj katapultuan në kursin gjashtë mujor, të plepave si prokurorë e gjyqëtarë të largoheshin nga institucioni i drejtësisë. Sot ata punojnë në lidhje zinxhirë për të mbrojtur njëri tjetrin me shpresën se po vjen në pushtet ai, që i veshi me veladonin e çdrejtësisë që ata japin në seanca gjyqësore. Kur flasim për drejtësinë mendojmë se është një tipar i një karakteri njerëzor. Vetëm një frymë e fortë mund të ndjekë ligjet e moralit duke mbrojtur të dobëtit dhe duke dënuar të fortët. Drejtësi është kur të gjithë marrin atë që meriton. Drejtësia duhet te bazohet në parimin e barazisë. Në ç’do vënd ku ka njerëz të klasave të ndryshme ka pabarazi dhe padrejtësi.Fjala drejtësi shpesh mund të dëgjohet në sloganet e të gjitha partive politike dhe sot kjo fjalë më shumë ka mbetur si një slogan se sa një obsion i besueshëm në luftën për të drejtat e tij ku ka humbur rëndësinë e saj. Biles biles , ështe shum e rrezikëshme të jesh i drejtë, në një kohë ku një vënd qeveriset nga njerëz të pa drejtë,,,

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Brilante

                                                        Bolino kam nje ide brilante per Ty dhe Tematiket, denonconi Spak qe nuk heton SB, Ate Krajen me shoke. Me shkrepi si rrufe ne mendje kur degjova fjalimin e kryemese. Gjithe ai mund e djerse per reformen ne drejtesi dhe rezultatet kaq te varfra: burgim qeveritaresh, mos hetim salinjsh e largim malokesh. Gjynah qe kryemeja nuk eshte i gjithepushtetshem ende, dhe gjynah qe ka njerez qe ende shprehen lirisht dhe nuk e mendojne si ju. Bolino SB nuk eshte Berlusconi, e shoh qe ne trurin tuaj e identifikoni pa pushim por fatkeqesisht per ne nuk eshte i forte sa Berlusca juaj, por eshte shume me energjik se shume prej jush. Dhe e fundit urime per menyren si e flisni shqipen, gjuhe e vjeter dhe e veshtire, jeni me te vertete i zoti. Dhe pse bindjet tuaja fatmiresisht Jane te kunderta me te miat e te shume shqiptareve te tjeret.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Një qytetar

                                                          Zoti Bollino! Ju shkruani: ".....I njëjti problem u ngrit dje edhe gjatë kongresit të PS-së nga Edi Rama, i cili duke folur si kreu i Partisë Socialiste dhe jo si kryeministër, ....." A mundet, ju lutem, të spiegoni se si arrini të ndani aktivitetin e Edi Ramës si Kryeministër dhe si Kryetar i PS? Cila është arsyeja që ju e shihni aktivitetin e tij të ndarë, në politikë dhe shtetëror? A mos vallë me këtë qëndrim ju justifikoni në mënyrë fare të paarsyeshme qëndrimin skandaloz të Kryeministrit kur deklaron hapur "...se, nëse më thërrasin në SPAK unë jam i gatshëm t'u tregojë kokën e krimit..." Pse duhet t'a thërrasin, kur ai e ka për detyrë të shkoj ti bëjë të ditura të gjitha ato që di përpara organit të drejtësisë? Dhe kur nuk e bënë, a nuk konsiderohet kjo mosdeklarim dhe fshehje e krimit, diçka ligjërisht thellësisht e dënueshme? Vallë çfarë ka bërë dhe bënë Berisha më shumë për të trembur drejtësinë dhe ligjëruar mosndëshkimin e paligjshmërive në këtë vënd? Pa u zgjatur, ku qëndron në këtë rast ndryshimi i qëndrimeve tradicionale të Berishës nga ky i Edi Ramës? Të dija burrë të drejtë, Bollino por ti qënke ligësia vet. Ti qënke armik i betuar i së ligës kur e bënë Berisha, por kur e bëka Edi Rama, e liga për ty nuk përbëka shqetësimin më të vogël. Turp dhe faqja e zezë!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. z
                                                            zgalem

                                                            Bolino , apsolutisht mbetet nga gazetaret e rralle dhe te llogjikshem , qe ka Shqiperia . Shkrimet e tij jane gure qoshwje , per c'do problem , qe trajton . Ky shkrim i sotem , per Saliun dhe per Spakun , nuk ka burre nene t'i heqi qofte dhe nje presje . Drejtesai , nuk po e merr veten , nen autoritetin fallc te sali Berishes . Jane te frikesuar , jo per faktin se shpif per ta Saliu , por Saliu te vret . Per vrasjet , qe ka bere , i ka pohuar me goje . Ky Sali arriti ta cvleresoi videon e Priftit , per Ilir Meten . Shkurt dhe prere ka mijra prova , qe Saliu te burgoset dhe t'i konfiskohet pasuria , por drejtesia trembet , se Saliu nuk e k aper gje te paguaj vrases . Vrasesit i k a afer vetes . C'drejtesi eshye kjo , qe nuk gjen dot ku eshte LLalla , Urdher arresti mbahet kot .Kot tremben . saliut nuk i ka mbetur me gjak ne vena . eshte frikesuar . I duket ferra Brahim . Faleminderit Bolono ! Zgalem

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje