A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

11 Prill 2022, 17:28Blog TEMA

A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

Nga Andi Bushati

Fjalimi i Edi Ramës në kongresin e PS, i mbushur me aludime dhe shantazhe për SPAK, i ka përndezur pjesën më të madhe të opozitarëve, duke lënë të kuptohet se kryeministri po i trembet hetimit të prokurorisë speciale, sidomos për aferën e inceneratorëve. Akuzat e tij për zv/ministren që e dënuan vetëm “për një arkë peshk”, dorëzimi pa kundërshtime i dy ish deputetëve dhe paralajmërimi se të gjitha këto nuk duhen marrë si dobësi, në pamje të parë të lënë përshtypjen se kryeministri ndihet i trembur.

Këtë ndjesi e shtoi edhe paraqitja e tij në “Opinion”, ku bëri sikur shkalloi, duke braktisur studion, me të njëjtën taktikë që ka përdorur edhe më parë kur është pyetur për inceneratorët, ose kur është dashur të përballet me protestat e studentëve dhe skandalin e tenderit me letra fallco të unazës së re.

Pra versioni që po qarkullon mes shumë opzitarëve është ai se frika po e detyron Ramën të kërcënojë SPAK.

Kjo mund të jetë një hipotezë, por pranimi i saj pa e vrarë mendjen krijon një paradoks, sepse ligjërimi kryesor i kundërshtarëve dhe kritikëve të kryeministrit deri më tani ka qenë se ai e kontrollon drejtësinë, natyrisht dhe SPAK-un dhe për rrjedhojë nuk ka pse frikësohet prej tyre. Shembujt janë të shumtë.

Mënyra se si u mbyll dosja e vjedhjes së votave në Dibër, se si u varros skandali i përdorimit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve nga patronazhistët, apo se si u shndërrua në një nga “heronjtë e fëmijve tanë”, prokurori që gënjeu publikisht për të fshehur krimin elektoral të Elbasanit, dëshmojnë për kapjen e SPAK-ut.

Po atëherë kush nga versionet qëndron: Ai që opozita përsërit si refren prej kohësh, apo ky i tanishmi që e vizaton shefin e qeverisë si dikë që po përdor shantazhin për të ruajtur kokën e vet?

Përgjigjja më e saktë është diku në mes. Natyrisht Rama nuk trembet për vete dhe as për pushtetin e tij. Ai i ka shtrirë prej kohësh tentakulat në sistemin e ri të drejtësisë për të mos vuajtur sot nga telashe të tilla. Por thënë këtë, ai nuk kontrollon gjithçka. Sistemi që po ngrihet ka sponsorë të fortë SHBA-në dhe BE-në, që kanë shpenzuar miliona nga taksat e qytetarëve të tyre.

Ata duan të kenë me çdo kusht disa suksese, qoftë edhe sa për sy e faqe. Prandaj ata ushtrojnë presion nga ana e tyre. Duke parë për shembull aferën skandaloze të inceneratorëve dhe dokumentat që dëshmojnë për grabitje monstruoze, ata rrisin trysninë se nga pushteti duhet të bien disa koka turku.

Pikërisht fryte të kësaj drejtësie politike dhe të negociuar janë arrestime si ato të Lefter Kokës apo Alqi Bllakos, për të cilat kupola qeveritare qe njoftuar me kohë dhe i kishte marrë masat. Ajo pranoi parimin se duhej dorëzuar diçka për të mbrojtur të tërën.

Po atëherë si duhen kuptuar kërcënimet e shefit të qeverisë në kongresin e partisë së tij?

Ato nuk shprehin aspak ankthin e tij se situata mund t’i dalë jashtë kontollit. Ato duhen parë në perspektivën e marrëdhënies tërhiq e mos e këput të çdo negociate. Nga pozicioni i tij, Rama jep mesazhin se ai ka lëshuar mjaft dhe orienton SPAK-un se tani e ka radhën të vërtetojë ligjërisht akuzat e Blinkenit për Berishën, duke goditur edhe palën tjetër. Pra, ai nuk shantazhon se është trembur, por sepse do të fitojë më shumë nga një drejtësi e shndërruar në pazar.

Prandaj, pretendimi i opozitarëve optimistë, që e lidh sjelljen e Ramës me frikën nga afera e inceneratorëve nuk qëndron. Ai vërtet përdori të shtunën një gjuhë kërcënuese, por qëllimi i saj qe thjeshtë për të fituar më shumë në lojën me koka turku.

13 Komente

  1. A
    Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

    Po kete halen e saliut kur do e fusin ne listen e zeze se ke mare kot si gyshi i tij dhe i jati qe ka internuar keta qe marin pare si te persekutuar sot.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Cloaca massima.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pn

        Prape ti o kelysh komunisti, ....

        Përgjigjjuni
      2. b
        baca

        Si e dredh ti ore Bushat nuk e di nese di se cfare shkruan. Ke ca rreshta ku lengezohesh per investimin e SHBA dhe BE ne drejtesi, ndersa deri dje ulerisje si i cmendur qe te digjej Shqiperia. Cfare gjelle e prishur jeni kete nuk keni per ta kuptuar kurre, ama njerezine e qelbni perdite

        Përgjigjjuni
        1. y
          yyz ont

          tamam,haha.

          Përgjigjjuni
        2. o
          ore s'kan noj koqe plummbi per kte prostitute

          na shurdhoj veshet ky fiskurvash komuniste nderkohe qe te gjithe e urrejne dhe asnji sdo me dit cfar dhjet nga goja ky prostitute kazani !

          Përgjigjjuni
          1. S
            SEMI

            Nje gje e sigurt eshte ne mos sot ai dhe te pakten shume nga ata lolo qe I rrine nga pas do perfundojne ne burg.....as qe diskutohet...kjo do ndodhi kur Shqiperia te jete prane hyrjes ne BE...üra per rreth 10 vjet....letrat jane aty...te fala nga Borisov

            Përgjigjjuni
            1. a
              arqile

              Si nuk u ngope asnjehere o l.....duke i lepire b......sales.Sa turp te duket vetja analist .jo mo jo se je bashkepunetor i kriminelit sales.Haroje vetem Amerika nuk gabon kure.Gazetar eshte Mushkola ai kosovari e pe si ja tha ne sy cfare i ka bere sala shqiperise dhe kosoves.Ti mbur salen turp te kesh e ta dish se ke urejtjen e shqipetareve por edhe te perendise se mbron vrasesin ti e di mire kete.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sotiri

                Doli dhjeranaku i Berishes, nuk rri dot pa ngrene mut, si gjithnje! Kur flet ky - ka folur Saliu, ka folur Flamuri, ish roja i oborrit te PD, dhe sot deputet dhe besniku me i madh i te dhjerrit Sali Berisha! Dhe me ne fund, kur flet ky ka folur Mehdi Bushati, babai i Andit, pra ka folur Sigurimi i Shtetit, shpirti dhe zemra e Sali Berishes!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Super Andi

                  Andi i qarte sa me s'ka, nga te paktet qe meriton fjalen gazetar.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sara

                    mendim i drejt

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    sulo Permeti

                    Mund ti themi "kelysh komunisti",por mjaft gjera i thote drejt.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tony

                      Analyze feminore...ska idene fare...kodra mbas bregut

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje