
Në garë për të qenë president të Republikës. Cilët janë kandidatët e mundshëm dhe sa janë gjasat që të ulen në zyrën e kreut të shtetit. Nga Leka Zogu i II-të, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Zef Mazi e deri te Majlinda Bregu e Pandeli Majko. Mundësitë reale ose jo për tu bërë president. Kush ishin 10 presidentët e shtetit shqiptar, nga Ahmet Zogu te Ilir Meta.
Nga Roland Qafoku
Politika shqiptare vijon ti ngjajë trupit që nuk i ikin ethet dhe ngjarjet janë aq të shumta saqë mbivendosen, por kryeçështja e momentit në Shqipëri është se cili do jetë presidenti i 11-të i Republikës? Kanë filluar negociatat dhe media ka nisur nga spekulimet por ajo që vlen më shumë është se PS duket se e ka seriozisht që këtë herë kreu i shtetit këtë herë të jetë socialist. Nga 10 presidentë që ka në histori shteti shqiptar që nga viti 1925 dhe 6 presidentë të zgjedhur pas rrëzimit të komunizmit vetëm një, Rexhep Meidani, është zgjjedhur nga radhët e PS-së. Katër janë zgjedhur nga radhët e PD-së, Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani dhe një, Ramiz Alia, është zgjedhur nga radhët e PPSH. Por sa janë mundësitë që presidenti i ri të jetë socialist pikërisht për këtë arsye?
Anëtari i kryesisë dhe deputeti Arben Pëllumbi zbuloi pak ditë më parë në emisionin “Dekalog” se të 74 deputetët e PS-së do të votojnë në një mbledhje të grupit me një selektim paraprak duke shkruar secili në një letër të mbyllur në zarf emrat e tre kandidatëve që ata preferojnë. Kjo merr vlerë edhe për faktin që këtë herë është rasti që kjo përzgjedhje të bën të mendosh dhe besosh se vetë socialistët do zgjedhin dikë brenda radhëve të tyre. Megjithatë, konjukturat, ndërhyrja e ndërkombëtarëve, apo edhe situata të tjera të paparashikuara që në Shqipëri janë fenomene politike normale dhe mund të përmbysin gjithçka. Ndonëse çdokush mund të bëjë listën e vet me kandidatët për presidentë, disa emrat janë më të diskutuar ditët e fundit. Një listë që mund të përmbyset në çdo moment dhe kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama mund të zgjedhë një emër që nuk i ka shkuar në mend askujt.
KANDIDATËT E MUNDSHËM
LEKA ZOGU
Nëse këto ditë kur çdokush që është nbi 40 vjeç mund të quhet kandidat për president të Republikës, kësaj mund ti shtohet edhe një element tjetër. Nëse këtë kandidat e takon një diplomat i huaj, kandidatura të paktën në media bëhet edhe më serioze. Mjaftoi që një vit më parë zëvendësndihmës sekretari i shtetit, Philip Ricker, të takonte pretendentin për fronin mbretëror, Leka Zogun e II-të dhe tani emri i tij është në top listë. Nuk ka asnjë gazetë, asnjë televizion, asnjë emision politik dhe asnjë portal që të mos e kenë bërë lajm se ai është kandidat për president. Por sa e besueshme është që emri i Leka Zogut i hedhur befas për opinionin publik ka serizoitet si kandidat i mundshëm? Përveç se është një emër befasues, asnjë llogari politike dhe teknike madje, nuk del që nipi 40-vjeçar i Ahmet Zogut të jetë një ditë president i Republikës së Shqipërisë. Së pari, nëse ai pranon qoftë edhe kandidaturën, zyrtarisht kauza e tij që është pretendent i fronit mbretëror, për të cilën është betuar, bie poshtë.
Kjo ka domethënien se shuhet një herë e përgjithmonë idea se një ditë në Shqipëri Zogollët mund të ngjallin mbretërinë. Së dyti, Leka Zogu i II-të nuk ka asnjë më të voglin talent politik për të qenë në krye të shtetit. Pas 20 viteve nga rikthimi në atdheun e të parëve, ai duket shumë larg instikteve jo vetëm të gjyshit të tij por edhe të babait dhe gjuha e tij jo vetwm politike por edhe shqipja letrare lë shumë për të dëshiruar. Në ato pak angazhime që ai ka patur kryesisht në krah të Lulzim Bashës si këshilltar në ministrinë e Jashtme apo edhe në bashkinë e Tiranës mbahet mend që ka marrë vetëm rrogën dhe asgjë më shumë. Dikush mund të spekullojë dhe të thotë se ky është kandidat ekskluziv i Bashës, por çështja komplikohet kaq shumë me këto llogari saqë të largon shumë nga besimi se nipi i mbretit do bëhet president nga socialistët, krejt e kundërta e Ahmet Zogut që nga president u bë mbret.
VALENTINA LESKAJ
Socialistja 74-vjeçare Valentina Leskaj mund të ishte një emër ideal brenda familjes socialiste si presidente e Republikës. Një figurë që krijoi një format të pranueshëm edhe për kundërshtarët politikë në rreth 20 vjet karrierë aktive, Leskaj nuk është përfolur kurrë për afera korruptive. Nuk është përfolur kurrë për abuzime me pushtetin dhe nuk është përfolur kurrë për defekte që politikanët shqiptarë i kanë pa masë. Katër herë e zgjedhur deputete në kuvend dhe ministre e Punës dhe e Çështjeve Sociale, Valentina Leskaj është nga ata politikanë që është terhequr nga politika me dëshirën e saj. Ajo e mori vendimin në vitin 2017 për tu lënë vendin të rinjve, një gjest që ndryshon shumë me politikanë të tjerë qw ose janë larguar të detyruar ose nuk vazhdojnë të mos largohen. Nga viti 1995 deri në 2002 Valentina Leskaj ka qenë presidente në Forumin e OJF-së shqiptare, ndërsa ka qenë mjaft aktive në disa organizata ndërkombëtare, si UNESCO dhe OKB. Ndërkohë Leskaj është e para grua shqiptare që ka mbajtur postin më të lartë si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nga 2015 deri 2017.
Por sa janë shanset që Valentina Leskaj të jetë presidente e republikës? Nëse është një emër që kuotat i ka vërtetë të larta për tu futur në presidencë, kjo është pikërisht Valentina Leskaj. Së pari, pritshmëritë janë që në votimin e grupit parlamentar amri i saj pritet të jetë më i votuari. Së dyti ajo preferohet jo pak nga kryesocialisti Edi Rama me të cilin ka patur një bashkëpunim shumë të mirë. Së treti, emri i Leskajt është i pakontestueshëm edhe nga opozita që mezi pret ta kthejë në gjahun e saj emrin e presidenti të ri, por me Leskajn nuk e ka këtë mundësi për shkak të formatit të saj serioz dhe aspak konfliktual. Dhe së katërti, Lekaj ka avantazhin se nëse do zgjidhej presidente, do ishte gruaja e parë në historinë e shtetit shqiptar që merrte këtë detyrë, një element që Rama dhe të tijtë e kanë shprehur si element i gjetur në përzgjedhjet.
MIMI KODHELI
Nëse një ditë Mimi Kodheli do ishte presidente e Republikës vetëm do ti bënte nder vendit. Një grua në politikë që e ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë kudo që e ka qenë, edhe në këtë detyrë ka të njëjtat pritshmëri. Dhe 58-vjeçarja e lindur në Tiranë i plotëson kushtet preferenciale të Partisë Socialiste por edhe më shumë se sa kjo parti. Katër herë e zgjedhur deputete në Kuvend që nga viti 2009, ministre e Mbrojtjes nga vitit 20913 deri në 2017, Mimi Kodheli ka krijuar një profil real personal të një gruaje në politikë që e ka arritur duke zhvilluar beteja. Ajo ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës gjatë kohës që kryetar ishte Edi Rama dhe kjo është një armë më shumë drejt presidencës.
Më pas ka qenë prefekte po e Tiranës gjatë kohës që kryeministër ishte Fatos Nano. Dhe gjatë kësaj kohe ka kryer disa beteja politike të cilat i ka fituar. Më e fundit ishte ajo kur u zgjodh deputete në listën e PS-së së Tiranës të vendosur shumë larg zonës fituese, por që arriti të futej në kuvend edhe falë votave të veta por edhe zhvendosjes në listë për shkak të largimit të Najada Çomos. Mundësitë reale që Kodheli të jetë presidente janë të shuma. Kjo edhe për faktin se gëzon mbështetjen e Edi Ramës, por edhe për faktin që ka një karrierë të pasur politike gjë që e bënë të avantazhuar për të drejtuar presidencën por edhe për faktin që një grua socialiste në krye të shtetit do ishte vazhdimi i trendit që kjo parti ka krijuar gjatë qeverisjes së saj.
ZEF MAZI
Një nga diplomatët shqiptarë më të njohur të tranzicionit, Zef Mazi, lehtësisht mund të jetë një ditë president i Republikës së Shqipërisë. Me kontrirbut të jashtëzakoshëm në këto 30 vite si ambassador, 66-vjeçari ka për faqësuar Shqipërinë si ambasador në Britaninë e Madhe dhe si diplomat ambasador në shumë organziata ndërkombëtare të OKB-së dhe të Evropës. Prej 9 majit 2020, Zef Mazi është shef negociator i Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kjo e avantazhon shumë atë si një emër të preferuar personal të Edi Ramës pikërisht për këtë arsye. Duke qenë president i Republikës ai mund ta zhvillonte diplomacinë presideniale në atë formë dhe mënyrë që të ndihmonte mazhorancën socialiste për të arritur qëllimin anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Por emri i Zef Mazit i duhet më shumë Ramës dhe PS në presidencë, apo në krye të grupit në negociatorëve me BE-në? Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës mund ta japë vetëm Edi Rama. Nuk është hera e parë që emri i tij qarkullon për tu ulur në karrigen e kreut të shtetet. Zef Mazi ka qenë kandidat për president edhe në vitin 2002, por palët e asaj kohe të PS dhe PD nuk ranë dakord. Në vitin 2005 ai ka qenë kandidat zyrtar i Shqipërisë për postin e Sekretariat të Përgjithshëm të OSBE-së. Aktualisht shanset e tij janë të mëdha, por kjo do varet nga përzgjedhja e kryesocialistit Edi Rama.
MAJLINDA BREGU
Tre herë deputete në kuvend, ministre e Integrimit dhe zëdhënse e Qeverisë, Majlinda Bregu në moshën 48-vjeçare duket sikur i ka dhënë restart jetës politike. Që prej tre vjetësh me detyrën sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ajo është shfaqur ditët e fundit në Tiranë dhe në media si emër i përfolur për të qenë presidente e Republikës e përzgjedhur si emër nga socialistët. Por a është e mundur që Majlinda Bregu të jetë seriozisht një kandiate për presidente e Republikës? Në fakt rezulton se emrin e saj e kanë hedhur në treg vetëm ata që kanë dëshirë që ajo të jetë kandidate dhe askush tjetër. Cilësitë dhe kushtet e tjera e largojnë aq shumë saqë edhe vetë zonja Bregu e kupton që e shkuara politike e saj nuk e bënë shumë të nderuar. Mjafton për këtë të kujtojmë marrëdhëniet skandaloze të saj me median gjatë kohës kur ishte zëdhënëse e qeverisë. Raportet ishin të tilla që gjurmët nuk mund të fshihen si në një klinikë estetike.
Urdhrat që Bregu u jepte pronarëve nëpër gazeta dhe televizione dhe komunikimet skandaloze me gazetarët janë ende të freskëta dhe tanimë politika shqiptare e vitit 2022 nuk ka nevojë për një “old fashion” të viteve 2005-2013. Fakti që ishte dhe është kundërshtare me Lulzim Bashën nuk i jep asaj ndonjë benefit të madh politik. Por sidomos fakti që një anëtare e qeverisë së PD mund të bëhet e preferuar e socialistëve për ta përzgjedhur si presidente të Republikës e kompromenton shumë emrin e saj. Prandaj shfaqja e Bregut në kryeqytet si lektore e “huaj” por me mendësi shqiptare, më shumë se se një dëshirë për tu rikthyer në politikën e lartë duhet t’i kujtojë gabimet e të shkuarës kur kishte shumë mundësi ti jepte pozitivitet por që realisht i dha një model që brenda PD-së mori shumë kritika. Mjaftojnë të pëmendim akuzat e forta të Mark Markut ndaj saj që në atë kohë ishte deputet po i PD-së dhe ky diskutim mbyllet pa filluar seriozisht.
PANDELI MAJKO
Me 4 prill Pandeli Majkos i ndodhën dy gëzime në një ditë. Mori mandatin e deputetit të lënë bosh nga Alqi Bllako që u arrestua dhe në të njëjtën ditë u përfol si emër i mundshëm për president i Republikës. Por a do ta festojë këtë vit 55-vjetorin e lindjes Pandeli Majko si president i Republikës? Një nga politikanët më të rëndësishëm në Shqipëri në këto 32 vjet, ai është kryeministri i 30-të mes 33 kryeministrave në historinë e shtetit shqiptar. Madje i zgjedhur dy herë në këtë detyrë, herën e parë nga 1998 deri në 1999 dhe herën e dytë për gjashtë muaj në vitin 2002. Pandeli Majko ka qenë gjithashtu edhe ministër i Mbrojtjes në kabinetin e Fatos Nanos dhe ministër i Diasporës në kabinetin e Edi Ramës. Ai mbetet një nga politikanët më të pushtetshëm dhe më aktivët në vend, sidomos po ti shtojmë faktin që është zgjedhur nëntë herë deputet në parlament duke qenë rekordmen për sa i përket numrit të mandateve. Por të këto këto stacione të CV-së së tij shërbejnë vetëm për statistika dhe sidomos atyre që shkruajnë libra. Fuqia politike e Pandeli Majkos ka ardhur duke u ulur dhe ylli politik i tij është zbehur shumë me kalimin e viteve.
Jo vetëm me pranimin e portofolit të nivelit të dytë si ai i Diasporës qw askush nuk e dis e çfarw bëri në katër vjet, por edhe të reagimeve të mekura të tij në opinionin publik për çështje të rëndësishme, aq sa ditën që u shkatërrua godina e Teatrit Kombëtar Majko u justifikua se nuk foli se kishte dhimbje të dhëmballës. Por duke ia ditur të gjitha këto pirueta, Edi Rama pak besohet se do ti hapë rrugë për në presidencë. Fakti që në listën e kandiatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 e vendosi të 19-ti në listën e Tiranës kuptohet qartë dëshira e tij për ta nxjerrë nga politika. Fat për Pandeli Majkon ishte vetëm arrestimi i deputetit Bllako prej të cilit i erdhi radha në listë. Por presidenca është tjetër gjë. Majko vetë e di këtë. Ka dëshirë shumë të jetë president, por mundësitë i ka aq të pakta saqë pranoi po në heshtje mandatin e deputetit. Dhe këtë afërmendsh e ka bërë për tu ulur në një cep të sallës dhe për të mos folur duke gjetur ndonjë justifikm të ngjashëm me atë të dhëmballës kur të ndodhë ndonjë ngjarje si ajo e teatrit.
CILËT JANË 10 PRESIDENTËT E REPUBLIKËS
Në 110 vjet shtet, 10 presidentë janë shumë pak. Por kjo lidhet jo vetëm me 50 vitet e diktatuës por edhe me faktin që Shqipëria ka provuar të gjitha format e mundshme të regjimeve politiike qeverisëse. Presidenti i parë Ahmet Zogu, pas tre viteve në krye të shtetit, u shpall mbret dhe për disa dekada vlera e presidentit humbi me vendosjen e monarkisë dhe më pas të Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë e deri te Ilir Meta, Shqipëria ka patur 10 presidentë, gjashtë prej të cilëve janë zgjedhur pas rrëzimit të diktaturës. Nga 10 këta presidentë, 5 prej tyre janë të djathtë: Ahmet Zogu, Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani dhe 5 janë të majtë; Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Rexhep Meidani dhe Ilir Meta. Nga 7 presidentë të zgjedhur pas rrezimit të diktaturës, vetëm Rexhep Meidani është zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste. Katër janë zgjedhur nga radhët e PD, Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani dhe një nga PPSH, Ramiz Alia. Për shkak të detyrës, janë 2 presidentë që janë arrestuar. Haxhi Lleshi dhe Ramiz Alia janë krerët e shtetit që kanë provuar prangat pikërisht për shkak se mbanin postin e presidenti të Republikës.
Një tjetër e veçantë e njerëzve të presidencës është se nga 10 prej tyre, 3 kanë qënë në profesionin e ushtarakut: Ahmet Zogu, Alfred Mosiu dhe Bujar Nishani. 3 prej tyre kanë qenë mjekë: Omer Nishani, Sali Berisha dhe Bamir Topi, mjek veteriner. Nga të 10 presidentët 2 prej tyre janë pa diplomë: Ahmet Zogu dhe Haxhi Lleshi. Madje Haxhi Lleshi rezulton të mos ketë patur as ndonjë shkollë tradicionale. Të 10-të presidentët kanë funksionuar në tre regjime: Ahmet Zogu në regjimin presidencial autokratik, Omer Nishani, Haxhi Lleshi dhe Ramiz Alia gjatë regjimit komunist dhe Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani, Ilir Meta në një sistemin demokratik. Edhe më interesante janë vendlindjet e 10 presidentëve. Dy presidentë kanë lindur në Tiranë, Rexhep Meiodani dhe Bamir Topi; 2 presidentë kanë lindur në Shkodër, Alfred Mosiu dhe Ramiz Alia. Presidendët e tjerë kanë lindur përkatësisht në Mat Ahmet Zogu, në Gjirokastër Omer Nishani, në Dibër Haxhi Lleshi, në Tropojë Sali Berisha, në Durrës Bujar Nishani dhe në Skrapar Ilir Meta.
CILËT JANË 10 PRESIDENTËT E SHTETIT SHQIPTAR
1. AHMET ZOGU, president i 1-rë i Republikës
DITËLINDJA: 8 tetor 1895
VENDLINDJA: Burgajet, Mat.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 30 janar 1925 deri më 1 shtator 1928
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 3 vjet, 7 muaj e 2 ditë
MOSHA KUR MORI DHE KUR LA DETYRËN: E mori detyrën në moshën 29 vjeç, 3 muaj e 28 ditë dhe e la 32 vjeç, 11 muaj e 7 ditë.
ARSIMIMI: Ushtarak, i arsimuar pjesërisht në Turqi dhe Austri por pa diplomë.
PËRKATËSIA FETARE: Musliman
DETYRA TË TJERA SHTETËRORE: Mbret, kryeministër, ministër i Brendshëm, deputet.
VDEKJA: 9 prill 1961, i dignostikuar me kancer.
2. OMER NISHANI, presidenti i 2-të i Republikës (President i presidumit të Kuvendit Popullor)
DITËLINDJA: 1887
VENDLINDJA: Gjirokastër.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 10 janar 1946 deri më 31 korrik 1953
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 7 vjet, 6 muaj e 21 ditë.
MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën në moshën 69 vjeç dhe e la në moshën 75 vjeç.
ARSIMIMI: Mjek, i diplomuar në Universitetin e Stambollit, Turqi.
PËRKATËSIA FETARE: Orgjinë muslimane. Ateist
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Jashtëm, deputet.
VDEKJA: 25 maj 1954, vetëvrasje.
3. HAXHI LLESHI, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popullor)
DITËLINDJA: 19 tetor 1913
VENDLINDJA: Dibër.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë
MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë.
ARSIMIMI: Arsimim fillor, i padiplomuar.
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, deputet.
PËRKATËSIA FETARE: Me orgjinë muslimane, atesit.
VDEKJA: 1 janar 1998, 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë, natyrore.
4. RAMIZ ALIA, presidenti i 4-ët i Republikës (Kryetar i presidiumit dhe president)
DITËLINDJA: 18 tetor 1925.
VENDLINDJA: Shkodër.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: Që nga 22 nëntori 1982 deri më 2 prill 1992.
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 9 vjet, 4 muaj e 11 ditë.
MOSHA KUR MORI DHE E LA DETYRËN: E mori detyrën 57 vjeç, 1 iaj 4 ditë dhe e la 66 vjeç, 6 muaj e 16 ditë.
ARSIMIMI: Diplomuar në shkollën e Partisë, Moskë, Rusi.
PËRKATËSIA FETARE: Me orgjine muslimane, ateist.
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Arsimit, deputet.
VDEKJA: 17 tetor 2011, natyrore.
5. SALI BERISHA, presidenti I 5-të i Republikës.
DITËLINDJA: 15 tetor 1944.
VENDILINDJA: Vuçidol, Tropojë.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
MANDATI I PARË: 9 prill 1992 deri më 2 mars 1997.
MANDATI I DYTË: 2 mars 1997 deri më 20 korrik 1997.
KOHËZGJATJA NË DETYRË:
HERA E PARË: 5 vjet, 1 muaj e 7 ditë.
HERA E DYTË: 4 muaj 18 ditë
MOSHA KUR MORI DHE LA DETYRËN: E mori detyrën në moshën 47 vjeç, 5 muaj e 25 ditë dhe e la 52 vjeç, 8 muaj e 26 ditë.
ARSIMIMI: I diplomuar për Mjekësi në universitetin e Tiranës. Mban gradnë shkencore Profesor Doktor.
PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, deputet.
6. REXHEP MEIDANI, presidenti i 6-të i Republikës.
DITËLINDJA: 17 gusht 1944.
VENDLINDJA: Tiranë
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 1997 deri më 24 korrik 2002.
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet.
MOSHA KUR MORI DHE LA DETYRËN: E mori detyrë 53 vjeç e 24 ditë dhe e la 58 vjeç e 24 ditë.
ARSIMIMI: I diplomuar për fizikë në universitetin e Tiranës. Mban gradën shkencore Profesor Doktor.
PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Deputet.
7. ALFRED MOISIU, presidenti i 7-të i Republikës
DITËLINDJA: 1 dhjetor 1929.
VENDLINDJA: Shkodër.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 2002-24 korrik 2007.
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet.
MOSHA KUR MORI DETYRËN: 72 vjeç, 4 muaj e 7 ditë.
ARSIMIMI: I diplomuar ushtarak.
PËRKATËSIA FETARE: Ortodoks
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Mbrojtjes.
8. BAMIR TOPI, presidenti i 8-të i Republikës.
DITËLINDJA: 24 prill 1957
VENDLINDJA: Durrës.
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: Nga 24 korriku 2007 deri më 24 korrik 2012
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet.
MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 50 vjeç e 3 muaj.
ARSIMIMI: I diplomuar si mjek veteriner në Universitetin Bujqësor Kamëz dhe studimet aopsauniveraiter në Itali. Mban gradën shkencore Profesor Doktor.
PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje mulsimane.
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Bujqësisë, deputet.
9. BUJAR NISHANI, presidenti i 9-të i Republikës.
DITËLINDJA: 29 shtator 1966.
VENDLINDJA: Durrës
KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 2012–24 korrik 2017
KOHËZGJATJA NË DETYRË: 5 vjet
MOSHA KUR MORI DETYRËN: 46 vjeç, 1 muaj e 5 ditë.
ARSIMIMI: I diplomuar ushtarak dhe jurist.
PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.
DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë, deputet.
10. ILIR META, presidenti i 10-të i Republikës
DITËLINDJA: 24 mars 1969
VENDLINDJA: Çepan, Skrapar.
DITA KUR U ZGJODH PRESIDENT: 28 prill 2017 2017, ora 18.00.
MOSHA E ZGJEDHJES SI PRESIDENT: 48 vjeç, 1 muaj e 4 ditë.
ARSIMIMI: Diplomuar për ekonomi në UT.
PËRKATËSIA FETARE: Musliman i sektit bektashi.
DETYRA TË TJERA SHTETËRORE: Kryetar i Kuvendit, kryeministër, zëvendëskryeministër në qeverinë e Pandeli Majkos, Zëvendëskryeministër në qeverinë Fatos Nanos, zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, sekretar Shteti dhe 8 herë i zgjedhur deputet.
Ore Qafok :Po si mund te jete Leka Zogu ore traper gazetaruc ku eshte njesoj sikur te veshe ne kandidature edhe Ilir Hoxhen!Kanidature pa sens apo seç na reshton disa ndrikulla sikur i ke rene pikes me to.Per mua tre kandidatiura jane me te spikaturat .Rexhep Qosja,Luljeta Bozo dhe Zef Mazi.Fikura qe simbolizojne miresine e kombit!Pasketaj mut te veshe rangun e ketyre qe kemi kaluar deri me sot si Pandeli Majko me shoke ku mund ta votoje vetem Ilir Meta.Ore seu kujtova mire mbiemrin e ke Qafoku po qafok pse ke dale?Presidenti duhet te jete figure i unitetit te kombit e jo te korbit ore Qafok.
Me qene se ne kemi nje president qe dihet boterisht qe ka vjedhur thesarin ne flori (vetem drejtesisia nuk e di) Like Floriri ateheri i takon pa tjeter Leka Zogut se dhe Zogu i madh thesarin vodhi..... Eshte turp qe diskutohet ne medja ky emer nderkohe qe ne vendin tone ka plot intelektuale te arsimuar qe e meritojne..... Presidenti nuk duhet te jete mare me politike.... Shikoni z. Mojsiu qe ka qene i vetemi president qe e ka merituar ate vend dhe gjith te tjeret jo vetem qe se kane merituar por kane qene kukulla te varur nga shefat e tyre te partise qe i ka vendosur.... DUHET NJE PRESIDENT SI MOJSIU.... Me mire vini Zogun e Tiranes se kete Zogun qe duket si bile....
Arta Dade do të ishte një kandidaturë dinjitoze, ose Majlinda Bregu.
Oiiii
T'ka gnjy doktori, ilace t'skaduara t'ka dhan... President, do ishte Arben Ahmetaj ose Lulzim Basha.
Majla.Brekun ,, do ta cojme te sherbej si masazhiere ne Pensionet e Pleqve Gjermani se ka nji goje te pershtateshme ,mjaft seksi tashma nga operacionet plastike kasten me ja omesue frutat e thata Politkanve Pleq ne Pincjon si Presidente e Bordellos PD
Po ç’Leka Zogu ore qafok, behet fjale per president REPUBLIKE, jo per mbret dhe ai bashke me ca budallenj ketu e quajne princ. Per me teper nuk thuhet ne kushtetute gjeni 40 vjeçare budallenj. Keshtu qe vec zogollit e majkos, ajo lista mund te jete e pranueshme E duhet shtuar Pellumb Xhufi
Mor mavri cpresidenta ose predidente mendoni. Te semure psikike.Femra me te kaluar intensive seksuale te njohura nderkombtarisht. Qe te jesh kandidat duet qe tre breza te mos kesh defekte qofte dhe te vogla.Te kesh dinjitet qe te nderosh Shqiperine.me te huajt.Te jesh I shkolluar dhe me sharm. I vetem qe ploteson keto kushte eshte PELLUMB XHUFI.
Sak,Lasgush!!!
Valentina Leskaj, Zef Mazi, Perparim Kabo mund te jene kandidatura te spikatura . Presidenti dueht te jete patjeter mbi 60 vjec. Boll me me eksperimente
Pse jo Fatos Tarifa
Gamorro , Tosi eshte padyshim nji Intelektuale ,por ,,,,,, pashZotin jena lodh me Lojnat e Daj Semit , me FakeDemokracit e Politikat e Gishtit ne prapanice Shqiperise . Po na dhemb shume ,kto 30-vjet Cirku me Majmunat salih -muta-bash
Me i papershtateshmi eshte Pandua i cili shkaterroj ushtrine ne bashkepunim me Delijorgjin. Ky edhe deputet nuk e meriton.
Pellumb Xhufi eshte kandidati me i mire per President. Larg qofte Mimi Kodheli qe shkaterroi edhe pak ushtri qe kishte mbetur.
Vetem kur kijtoi Lotet qe derdhi M Bregu ne 2013 se po linte Berisha PD me vjen per te Vjellur
Hahaha. Hedh budallai disa guralece ne lume dhe ska burre nene ti nxjerre.
A mund te hiqet nga mendja e gjithkujt emri i "sovjetikut" Pandeli Majko dhe te perfshihet ne perzgjedhje Pellumb Xhufi ?
Berja e listave si bast i cdo anonimi si Qafoku,tregon mungesen e respektit per menyren e zgjedhjes se Presidentit. Kete do Rama sepse si Zeus,Skenderbe Presidenti duhet te jete nje cfardo qe vihet ne tryezen e tij per tu bekuar. Presidenti duhet te zgjidhet ne popull,deri atehere kushdo qe do zgjidhet duhet te kete vese dhe dobesi si mund tu gjendet emrave te mesiperm.Vetem keta mund te pranohen nga Ramiu.
Berja e listave si bast i cdo anonimi si Qafoku,tregon mungesen e respektit per menyren e zgjedhjes se Presidentit. Kete do Rama sepse si Zeus,Skenderbe Presidenti duhet te jete nje cfardo qe vihet ne tryezen e tij per tu bekuar. Presidenti duhet te zgjidhet ne popull,deri atehere kushdo qe do zgjidhet duhet te kete vese dhe dobesi si mund tu gjendet emrave te mesiperm.Vetem keta mund te pranohen nga Ramiu.
Kandidatura koti, servila dhe partiak qe na kane care b***en keto 30 vjet. Perzgjidhni nje ish ambasador, ne pension. Do i rritej dhe pensioni.
Doktori i Shkencave te Komunikimit Roland Qafoku eshte nje fatkeqesi e shtypit dhe mediave televizive shqiptare, sepse pretendon sikur flet i mbeshtetur ne dokumente arkivore, por ne te vertete transmeton ne publik thashetheme, legjenda e shpifje te ndyra. Presidenti i Shqiperise ka per detyre te mbroje zbatimin e Kushtetutes se Republikes, por Qafokut nuk i shkon ndermend asnje kandidature juristi konstitucionalist me integritet profesional e moral, por merret me figura politikanesh dhe ...ruajna o Zot, me nipin e kryehajdutit dhe kryekriminelit Ahmet Zogu, qe perndoqi e vrau udheheqesit e Opozites Demokratike ne Shqiperi dhe ne fund...mbushi arkat me flori dhe ia mbathi ne Angli!.
O Qafok! Ju jeni te çmendur perfundimisht; se takoi amerikani Leka Zagollin e katermbedhjete dhe u dashka te gacmoni ju njerezit per ta patur ne konsiderate? Cili eshte kontributi per Shqiperine dhe shqiptaret?! Veçse dhe babai tij , ju nuk e dini, apo nuk doni ta dini, por nuk ka qene i biri Ahmetit dhe Xheraldines sepse: ne te dale te kufirit djali tre kater ditesh vdiq dhe Ahmeti mori nje femije tjeter dhe e biresoi duke shpresuar per trashegimnine e mbreterise private.. Keshtu qe mund te jete ky i sotmi dhe gjak greku apo arabi. Kjo eshte aresyeja tradicionale, pastaj edhe Edi Rames vetem ky i ngeli tani se Ahmetin e vuri Saliu ne krye te bulevardit dhe Xheraldinen e vuri ne bisht te bulevardit. Ma merr mendja qe duhet zevendesuar dhe Skenderbeu me Hitlerin dhe mbyllet kjo çeshtje ne Shqiperi perfundimisht. Behuni vetem 5 minuta serioze se jeni bere paçavure qe fshine jo kepucet dhe kembet por atje ku jane rrenjet e kembeve.
3. HAXHI LLESHI, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popullor) KOHËZGJATJA NË DETYRË: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë. ARSIMIMI: Arsimim fillor, i padiplomuar. DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, deputet...... KRYEVEPER, vetem ne shqipen tone mund te ndodh dhe vetem Pandeli Majko e konkuron...lol
Rama e ka ndarë mëndjen me kohë. Ky Qafoku ngeli në autobus tërë jetën. Mbledh qeset e të vjellave dhe I riciklon. Rama ka vendosur qe presidenti I ardheshem I Shqiperise do jete Prof Ledi Bianku , ish gjykatesi I Strasburgut Per kete ka lobuar edhe USA dhe BE. Po edhe vetë Rama ka një vleresim tepër positive. Edhe pjesa e panëpërkëmbur e opozitës është positive. Kundër është vetëm media-kazan me në krye Meron.
mrs/ Ledi Bianku?!!! hahahapoqe se ,.... do heq dore nga shtetesia shqiptare
Shaban Murati Figure e paster, shume patriot dhe diplomat i shkelqyer...gjithe kohes me shkrimet e tij shume koherent... Person i pakorruptuar...ai meriton te jete keshilltar per problemet nderkombetare... perkrahes i flakte per çeshtjen e Kosoves dhe vigjilent ne politiken antishqiptare te Vuçiç
Shaban Murati Figure e paster, shume patriot dhe diplomat i shkelqyer...gjithe kohes me shkrimet e tij shume koherent... Person i pakorruptuar...ai meriton te jete keshilltar per problemet nderkombetare... perkrahes i flakte per çeshtjen e Kosoves dhe vigjilent ne politiken antishqiptare te Vuçiç
Ambasadorja e USA sic kane bere gjithmone dhe qe shohin gjithmone shume me perpara se ne duhet te vene ne nje zarf emrin e Pandeli Majkos dhe t’ja vene perpara keti te gjatit qe spo pyet me per merita dhe kontribute ne PS dhe ta zgjedh. Nje politikan kariere me kontribute jo vetem per PS por per te gjithe kombin
O qafkoti! Ti jo per analist dhe gazetar nuk je, por as per gomar per te mbajtur dru nuk ben se e ke samarin shume te vogel o trap! Po kur ka mbetur shqiperia ti japin mend budallenjte dhe te mendoje kandidaturat per president te vendit!?! O trupeshk ,o teveqel ,o injorant ! Thjesht po analizoj kot keto mbrockullat tuaja per te mbyllur ate gojen tende te felliqur dhe trurin tend qe nuk Kane funksionuar kurre! Leka nuk din te flase e te shkruaj shqip, eshte teveqel e kaqol si puna jote,duhet te mbaroje shkollen Fillore dhe te behet coban delesh ne burgajet.leskaj eshte grua e mire por vetem kaq, sa per e paperlyer ,shiko gradacelat buze lanes te ndertuara nga djali I saje ne kohen qe kjo ishte ne Parlament! Kodhelja( kotelja) ,a e mban kur ishte min e tha se do bente namin do conte ne burg drejtuesit e min mbrojtjes, imamin me shoke dhe shpejt I rane pendet dhe beri nje vere ne uje, thjesht u pasurua! Sa per bregun ,lere fare se ja ke fut si kodra pas bregut o llapush, ajo nuk I duhet dreqit! Majko eshte pa bythe, pa koqe ,pa dinjitet, ka vetem nje te mire se eshte me pak I perlyr ne report me shoket partizane! Sa per mazin nuk di cte them se nuk njihet shume! O qaflesh qafoku, po si anashkalohen arta dade, ermelinda meksi si zonja qe Jane ,si kapacitete te vyera ,do ti benin nder shqiperise ne rolin e presidentit, Jo keto pacavuret qe ti permend! Po nejse ,po te biesh ne nivelin tend ,duhet te mos lexosh dhe te mos shkruash kure ,e Jo me te japesh mendime per keto ceshtje madhore! Ti je thjesht nje sharlatan I medias qe e ke haram dhe rogen qe mer. Me budallenj te tille ,shqiperia edhe 30 vite te tjera do jete sic eshte sot.
Nuk e di se si behet seleksionimi per figuren me te larte te vendit , thjesht nga ana partiake , simpative apo businesit ,,!!!! Kandidatet e mesiperm per cfare meritash dhe aktivitetesh jane zgjedhur si psh Kodheli, Bregu apo Majko....!!!!????? Cili eshte niveli i tyre intelektual per te perballuar nje pozicion te tille apo te biem perseri ne nivelet e fshatarit Meta dhe klluonit Rama duhet te nxjerrim mesime nga e kaluara dhe te shohim perpara dhejo ta shohim shtetin si organizata e PPSH ku fshtaret dhe injorantet ishin sekretare e kryetare.....
Per ne shqiptaret deri tani president i mire ka qene Alfred Moisiu. Kandidate per President per mua SPARTAK Ngjela, Perparim Kabo, Zef Mazi, Prec Zogaj, Frok Cupi, dhe Majlinda Bregu.
Prec Zogaj ??? Shoku , president kerkohet dhe jo bythlepires , si Preci ka kudo ne cdo cep , vine verdalle si gabzere per ndonje post se u haruan fare ...... Si nuk i shkoi asnjerit ne mendje per Ismail kadaren ??? Sbesoj se deshiron shkrimtari me fam .....nejse
Nje saktesim ju lutem: Sali Berisha nuk eshte i djathte pavaresisht se u zgjodh si President nga PD-ja. Edhe vete PD eshte shume larg te qenit e djathte. E djathta nuk ka pasur pushtet qysh prej 24 Maj te Vitit 1944! Si po sillet Kamunisti Birish PS e ka hallall edhe presidentin e 12-te.
Ky Roland Qafoku e kam thene qe eshte nje gomar jo analist. Ti besosh Landit ne keto qe parashikon se Mimi Kodheli Majlinda Bregu apo Leka Zogu mund te jene president te Shqiperise duket pak endra te nje nate vere. Per Mimin nuk kam ndonje reserve po te besosh se Majlinda me Leken na behen president me duket njesoj sikur ate dite Roland Qafoku duke qene hajvan ka vene samar mbi kurrizin e tij dhe Maja apo Leka po shetisin neper rruget e Tiranes hypur mbi te.
Shpifjet e Roland Qafokut ne pacavuren "100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (1912-2017) te ngrene qimet e kokes perpjete. Eshte fatkeqesi kombetar nese ky idiot jep leksione te quajtura "shkencore" ne Departamentin e Gazetarise ne Fak. e Historise dhe te Filologjise!!!
Une mendoj qe Monika ka shume eksperince, edhe familja do ta mbeshtese!!!
ORE POPULL, E KUPTONI SE PRESIDENT DO VIHET ASHTU SIC E DUAN ATA DHE JO SIC DUHET NE TE VERTETE, HISTORIKISHT SHQIPTARI KA VUAJTUR PER NJE HUDHEQES DINJITOZ, DO TE VIHET NJE COBAN APO COBANE PER NE DELET.
Diku thuhet se 5 presidente jane te majte ....dhe nje nga ata eshte dhe Ilir Meta ....sinqerisht e keni ????? Ilir Meta i majte ???? Nese eshte Meta i majte , atehere kush eshte i djathti ???? Perpara se te botoni komentin duhet te merni mesime se kush quhen te majte dhe kush te djathte ....pastaj folim prap ...
Ver Llapa më i miri apo ka vdek,apo zgjidhni atë jetimit e Durrësit që ftonte ÇANI në emision.100% më të mirë se I.Meta.
O Qafoku, po qenke me keq se Basha ne matematike?! Po pse ore Omer Nishani Lindja 1887 - marrja e detyre 1946, 69 vjet bejne apo 59?! Eshte 59 - 65 vjec oreee Ja ke fut kot plako shko merr bej ndonje kurs si Basha..
Ne si rregull per te blere nje kilogram domate e vrasim me shume mendjen se per te dhene me seriozitetin me te larte si qytetar nje emer qe mund te jete presidenti i ardhshem i republikes. Atehere, c'te bejme? Te blejme domatet, e kemi vete ne dore. Te tjerat i ka ne dore ajo force politike qe ka marre mandatin e popullit per te qeverisur. E mira do te ishte qe pozita dhe opozita te merreshin vesh per nje kandidat te mundshem. Por e cuditshmja ka kohe qe po ngjet perpara syve tane: Shqiperia nuk ka sot nje opozite te mirefillte politike, por ka disa njerez te shkaperdare qe hiqen si te tille.
Me keto komente uroj ta marre mesazhin rama. besoj se Mimi eshte per numer.