
Narrativa popullore: “Mbaro për juridik se kamarier do punosh.”, përtej një shakaje kafeneje, është përshkruese e një realiteti të trishtueshëm.
Megjithatë, universiteti nuk ra sot. Faktorët kryesorë që kanë kontribuar janë: liberalizimi i vizave në vitin 2010 dhe hapja e mundësive për të udhëtuar në Evropë, rënia e numrit të popullsisë, emigrimi i vazhdueshëm, keqmenaxhimi i universiteteve ku shuma të mëdha shpenzohen për karburant dhe zyra, mungesa e kërkimit shkencor, fenomeni i korrupsionit i bërë publik shpesh në media, ofrimi dhe mbajtja e degëve universitare që nuk i përgjigjen kërkesës që kërkon tregu i punës.
Gjithashtu në 10 vitet e fundi kemi një trend të promovimit të profesionistëve të rinj që kanë studiuar jashtë shtetit. Kjo në vetvete është një gjë pozitive, por në mënyrë indirekte nënvleftësimit diplomat e atyre që kanë studiuar në vend.
Një tjetër problem është rënia e lindshmërise,sipas statistikave të Instat-it, në Janarin e vitit 2018 nga gjithë popullsia ishin 162.416 mijë fëmijë të moshës 0 deri 4 vjeç. Me një matematikë arbitrare le të supozojmë që brezi i 4 vjeçarëve është fiks 25% e këtyre fëmijëve. Sipas kësaj në vitin 2032 do të kemi potencialisht 40,604 tetëmbëdhjetë-vjeçarë në Shqipëri. Nëse faktorizojmë këtu emigrimin,ata që vendosin të studiojnë jashtë, ata që nuk vijojnë studimet universitare duke gjykuar nga trendi i viteve, mbase vetëm rreth 15 000 prej tyre në të gjithë Shqipërinë do jenë viti i parë në universitet në vitin 2032.
Përtej këtyre faktorëve objektivë, problemi më i madh në Shqipëri është që diploma e një universiteti nuk të garanton punë. Edhe nëse gjen punë rritja e vazhdueshme profesionale nuk të garanton të ardhura më të mira. Pra, mungon në gen sistemi i meritokracisë. Si një plagë e shoqërisë shqiptare kjo prek dhe demotivon më së shumti intelektualët e rinj. Mjaft të shikosh disa figura që kanë konkurruar dhe fituar pozicione politike ndër vite dhe mund të vëresh fare lehte së kush promovohet në shoqëri.
Kjo tregon që respekti për librin, dijen dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional, hiq këtu një pakicë të shoqërisë civile dhe pak biznese, është i dobët.
E thënë thjesht, në Shqipëri nuk paguhesh për sa di e për sa punon. Ose, nëse di dhe punon, kjo nuk të garanton domosdoshmërisht të ardhura më të mëdha.
Sistemi ynë politik dhe shoqëror e ka universitetin një zgjidhje pragmatike, sepse është mirë të kesh një diplomë. Pra, më shumë se një referim intelektual, universiteti është një referim praktik në fazën e jetës. Kështu ishte dikur edhe puna e ushtrisë, duhet ta bëje që ta kishe, por jo se do të të hynte në punë.
Andaj duhet një reforme shoqërore e shoqëruar me një reformë institucionale.
Një reformë shoqërore ku vlerësohet dija, zotësia dhe kësisoj meritokracia në vendet e punës, ku zhvillimi profesional shpërblehet. Një matës suksesi do të ishte që nuk do të kemi luksin e qëndrimit një orë në kafe sepse kostoja e asaj ore në punë na dëmton shumë financiarisht.
Përsa i përket reformës institucionale, duke mos qenë ekspert, disa gjëra që mund të bëjmë janë:
-Të ofrohen programe të reja të përshtatura me nevojat e tregut;
Universitet nëpër rrethe të qendërzohen në drejtim për një 10-vjeçar;
-Universitet të profilizohen: p.sh. i Vlorës të jetë universiteti kombëtar i Turizëm dhe Hoteleri-Biznes;
-Të ofrohen degë në gjuhën angleze dhe të rekrutohen studentë ndërkombëtarë me tarifa të përballueshme. Kjo për të krijuar masën kritike.
-Të lidhen marrëveshje për të patur degë të universiteteve të huaja në Shqipëri, sidomos në nivelin master-doktoraturë, duke sjellë dhe studentë elitarë të studiojnë këtu.
Shpresoj që kjo këmbanë alarmi që na vjen nga universiteti do të vërë në lëvizje shoqërinë dhe politikëbërjen tonë.
Qe nga titulli, "A ka ra" e merr vesh pergjigjen, sepse universitetet tona kane rene ne dore te injoranteve dhe vetem te tille nuk mund te quhen me
Cdo universitet eshte kthyer ne qender punesimi per profesore te paafte dhe korrupsioni per rektoret, dekanet etj. Cdo gje atje blihet. Mesimi shpesh behet nga asitentet dhe mund te ndodhe qe nuk e shikon profesorin gjate gjithe semestrit.
Lexo titullin dhe merr pergjigjen. Te shkruash ne gjuhen letrare ne media eshte detyrim. Por nje injorance e theksuar kembengul tek ideja qe eshte krenari te shkruash ne gegnisht. A jane bere gabime kur u standartizua shqipja? Me siguri, por nuk jam gjuhetar qe ta them me bindje. Por kjo nuk i jep te drejten kujtdo te shkruaje ne media ne gjuhen e katunit te vet.