A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

11 Korrik 2025, 19:08Blog TEMA
A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Nga Eduard Zaloshnja

Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe zbukurimin e qendrave të qyteteve; 2. Spastrimin e trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe pasi trotuaret u spastruan dhe qendrat urbane u zbukuruan, u përcaktuan kritere strikte se ku dhe sa përqind të trotuareve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre.

Vijmë në vitin 2025. Pasi fitoi mandatin e tij të katërt kryeministror rradhazi, Rama konstatioi se trotuaret ishin zaptuar përsëri nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe duke filluar nga Lungomarja e tij e dashur e Vlorës, ai urdhëroi një aksion spastrimi të ngjashëm me atë të dikurshmin.

Duke e kuptuar që kriteret strikte se ku dhe sa përqind të trotuareve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre nuk ishin zbatuar nga zyrtarët lokalë të bashkive, Rama “kërkoi” dorheqjen masive të tyre, dhe ata iu bindën “kërkesës” së tij. Ndërkohë, ai ka deklaruar se në shtator do të miratohet një paketë e re ligjore territoriale në Kuvend, e cila do të përcaktojë në mënyrë edhe më strikte se deri më sot kriteret e administrimit të territorit.

Rama ka dhënë pak detaje rreth paketës së re ligjore territoriale që do të miratohet në shtator. Por pyetja që natyrshëm mund të shtrohet është: A nuk duhej pritur miratimi i paketës së re ligjore territoriale në shtator, që pastaj të fillonte spastrimi i trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abusive?

Për më tepër, në shtator përfundon edhe sezoni veror, që përbën pikun e turizmit të huaj e të brendshëm në Shqipëri…

9 Komente

  1. L
    Laura

    Pyetje e sakte! Sidomos ne vende turistike si Vlora. Korrik dhe gusht eshte momenti i punes dhe fitimit Po ky ligji terrotorial c’eshte?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiu

      O mender gazetar, o idiot gazetar bëj ndonjë sondazh se nga politika dhe covidi ti je xhorre dhe ke frik. Rama filloj punën për fitoren e mandatit të pestë. Ti si themelus i PD e ke mëndjwn tek Krimineli, vrasësi dhe shkatërrusi vendit Sali nongrata. Puna fillon me fitoren dhe përfundon për fitoren. Qelbësira analist, çfarë pune ka turizmi me forcimin e shtetit ligjor. Apo tu bë qejfi për molotovët e Thethit që u hodhën mbi punonjësit dhe policin. U mbuloft turpi, po vërë maskën se mos sëmuresh nga virusi i përhapur Sali.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !

        Qenke patronalizh i lodht!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Më mirë në kohë te keqe se fare!

        Edhe unë kam mendu: momenti më i papërshtatshëm për turizmin! Por nëse bëhet gjithandej vendit, për zbatimin e ligjit është mirë.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Në fakt Z. Zaloshnja është shumë kosnstruktiv, për t'u marë shëmbull nga "gazetarët" e tjerë!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Korabi

            Keto jane punet e perditeshme te bashkive ligji nuk pyet per turism por duhet te zbatohet pa hezitim kudo dhe ne cdo moment pse nuk zbatohet ligji dhe njerezit nuk e respektojne ate jemi ne kete gjendje

            Përgjigjjuni
            1. B
              BOLET E ZALLIR GJITHANDEJ, PROBLEM

              O K@r ZALLI oshnja, po si te presin... deri sa te behet katrahura????? Ne Theth vazhdonte masakra, punohej edhe naten qe tebgdhihej ne mengjes e perfunduar... jo po fut edhe frymen u demtua biznesi.... çfare biznesi, me çfare te ardhuraah, çfare plani???? ... INFORMAL?????? IK SHKO BOJ NDONJE SONDAZH SA HERE NE DITE DHJET LEZHENDA E ÇYRYKEVE TE KENETES... dhe krahasimet beji po me vete Lezhenden e viçikarit kur ishte ne pushtet. LEZHENDA, MISIOKARI I VOTES SE LIRE

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sadiu

                Ka rënë COVID-19, prandaj futur brënda. Gazetar rrumpalle je ti. Po të bëhësh aksioni në dhjetor dhe janar do të thoshe që qeveria po shpenzon lekët 6 muaj para. Mbylleni more atë buçen se qeveria e ka mandatin të bëjë punë të mira, që ju analet ta mbyllni atë sqepin. Tek grafiku i parë e ke përgjigjen që do shumica, tek dy të tjerët janë rrumpallët, ku dhe ti kërkon të tallesh me popullin ti fytyrë dërr.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ccc

                  Puna ështëbqë Rama nuk mund ti bëj të gjitha Duhet të punojnë bashkitë e çdo rrethi

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje