Nga Fatos Tarifa
Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur—Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si president dhe, më pas, si një mbret i vetëshpallur; Enver Hoxha (1944-1985), si kreu më i lartë i Partisë (komuniste) të Punës dhe de facto kreu i të gjithë pushteteve në sistemin e socializmit shtetëror, i ashtuquajtur “demokraci popullore”, ose “diktaturë e proletariatit”; dhe Sali Berisha (1991-2013), si president e më pas si kryeministër i vendit dhe, për periudhën më të gjatë të kohës, si kreu i opozitës në Shqipërinë postsocialiste.
* * *
I pari, Zogu, ishte dhe mbetet një figurë shumë kundërthënëse. Ai e uzurpoi pushtetin me dhunë, i ndihmuar nga forcat jugosllave dhe rusët e bardhë, asgjësoi kundërshtarët politike kryesorë të tij, burgosi shumë të tjerë dhe, më në fund, si mbret, e braktisi vendin në prag të pushtimit fashist italian, në vend që të organizonte e të drejtonte rezistencën e armatosur të popullit të vet kundër atij pushtimi.
Hoxha sundoi me dorë të hekurt për dyzet vite me radhë, por, siç kam argumentuar në studimin tim Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë, ky njeri dhe sistemi politik që ai krijoi dhe drejtoi me metoda autoritariste kishin, për një farë kohe—pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri aty nga fillimi i viteve 1960 – një farë legjitimiteti që u venit dhe humbi krejtësisht më pas për arsye politike, ekonomike dhe ideologjike, të cilat i kam shpjeguar hollësisht në studimin e lartpërmendur. Sot, nga një distancë e mjaftueshme në kohë për të gjykuar e vlerësuar me ftohtësi, figura e Enver Hoxhës vazhdon të jetë e pranishme, provokuese, kundërthënëse dhe polarizuese në narrativën postsocialiste dhe në debatin publik e atë akademik që zhvillohet në vendin tonë.
Kur bëhet fjalë për Berishën, ky, në gjykimin tim, simbolizon tiparet më të këqija karakteriale të mbretit Zog dhe të diktatorit komunist Enver Hoxha. Këto tipare të tij i kam përmbledhur shkurtimisht në esenë “Prognozë retrospektive: Berisha në historinë e së shkuarës”, botuar disa vite më parë në gazetën DITA.
* * *
Është e çuditshme se si Berisha, nga një individ thuajse i panjohur për publikun deri në fundin e viteve 1980, përveçse si një mjek—dhe si sekretar i organizatës së partisë në spitalin ku ushtronte profesionin e tij—u shfaq në skenën e politikës shqiptare krejt papritur, me imazhin e një intelektuali disident antikomunist (pa qenë as edhe një ditë të vetme i tillë) dhe pretendoi se themeloi të parën parti opozitare në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990.
Në fakt, ishin të tjerë individë ata që e organizuan dhe e drejtuan lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, e cila çoi në galvanizimin e skenës politike shqiptare, në krijimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në zgjedhjet e para demokratike dhe në rënien e sistemit socialist.
Berisha ishte një free rider. Ai diti të shfrytëzojë përpjekjet e të tjerëve pa rrezikuar vetë asgjë, për të fituar gjithçka për vete. Humbi në zgjedhjet parlamentare të vitit 1991, por fitoi në zgjedhjet e një viti më vonë dhe u bë presidenti i parë i Shqipërisë postsocialiste.
* * *
Në Poloni, e para qeveri postsocialiste, e krijuar në vitin 1989, zgjodhi në krye të saj një individ si Tadeusz Mazowiecki, një shkrimtar dhe një prej figurave qendrore të lëvizjes opozitare “Solidarnost”, i burgosur nga regjimi i Jaruzelskit në fillim të viteve 1980, ndërsa president i parë i atij vendi u bë udhëheqësi kryesor i “Solidarnostit”, Lech Walesa, edhe ky i burgosur në të njëjtën kohë dhe, në liri, shumë herë i papunë nën atë regjim.
Në Çekosllovaki, presidenti i parë pas rënies së socializmit shtetëror në atë vend u zgjodh Vaclav Havel, një dramaturg disident dhe një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, i burgosur edhe ky disa herë nën atë sistem. Më vonë, pas ndarjes së Çekosllovakisë në dy shtete më vete përmes një marrëveshjeje paqësore që u konsiderua si një velvet divorce, Havel u zgjodh presidenti i parë i Republikës Çeke.
Në Bullgari, gjithashtu, njeriu që u bë presidenti i parë postsocialist i atij vendi, Zhelyu Zhelev, kishte qenë më parë një disident.
Po Berisha? Nga mbiu ai?! Ai kurrë nuk kishte qenë një disident në periudhën e diktaturës së proletariatit. Përkundrazi, Berisha ishte dhe mbeti deri në përmbysjen e sistemit të vjetër një komunist parimor, sektar dhe militant. Ai nuk e pa kurrë portën e burgut të diktaturës, as edhe atë të rajonit të policisë, dhe nuk provoi asgjë nga vuajtjet që përjetuan në Gulagun shqiptar mijëra kundërshtarë të regjimit politik në Shqipëri. Përkundrazi, Berisha hyri në dyert e bllokut famëkeq të udhëheqësve komunistë kryesorë dhe u bë një “mik” servil i fëmijëve të tyre.
Nëse Berishës mund t’i njihet ndonjë meritë e veçantë në periudhën që i parapriu lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 dhe fillimit të tranzicionit politik në Shqipëri, kjo meritë do të ishte nuhatja e tij prej peshkaqeni për të ndier së largu rrezikun që vjen, prénë që afrohet dhe—në rastin e tij—mundësinë që ofron një mjedis i ri politik për të realizuar synimet e veta.
* * *
Ishte fati ynë, apo zgjedhja jonë që e polli Sali Berishën dhe e ngriti atë në fronin më të lartë të shtetit më 1992?
Nëse ishte thjesht fati, ky paskësh qenë një fat shumë i keq, një fat i zi. Por, unë nuk besoj në fat; në rastësi, po. Sidoqoftë, rasti Berisha nuk mund të shpjegohet me parimin hegelian të filozofisë së historisë, se domosdoshmëria e çan rrugën e vet përmes rastësisë. Sepse hyrja e një njeriu si Berisha në politikën shqiptare dhe ardhja e tij në krye të shtetit mund të ishin çdo gjë, por jo një domosdoshmëri historike.
Nëse ishte zgjedhja jonë, kjo ka qenë zgjedhja më e keqe, më e gabuar, më joracionale që një popull mund të bëjë. Zgjedhjet që bëjmë, sidoqoftë, rrallë herë janë fatale. Të gabuara, po. Të dëmshme, gjithashtu. Tragjike, disa herë po. Por rrallë herë janë fatale. Sepse, pasi kemi nxjerrë mësime prej zgjedhjeve të gabuara të së shkuarës, mund të heqim dorë e të bëjmë zgjedhje të reja, më të informuara, më të arsyeshme, më të dobishme.
Këtë bëmë kur Berishën e rrëzuam dy herë nga pushteti—më 1997 dhe 2013. Në këta dymbëdhjetë vitet e fundit, Berisha është përpjekur të rikthehet në pushtet me çdo mënyrë e me çdo mjet, por ka dështuar ta arrijë këtë me të vetmen rrugë legjitime—zgjedhjet e lira demokratike. Berisha humbi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013; humbi përsëri në zgjedhjet e vitit 2017; humbi edhe në zgjedhjet e vitit 2021 dhe përsëri humbi në zgjedhjet e këtij viti. Ai meriton të quhet “humbësi i madh”.
* * *
Shumica e shqiptarëve duket se kanë nxjerrë mësime nga zgjedhjet e gabuara të së kaluarës dhe, më në fund, e kanë ndarë mendjen: Berisha është kohë e shkuar! Berisha është kthim pas! Berisha është pa të ardhme. Unë jam shprehur me kohë se Berisha, në fakt, është një fatkeqësi kombëtare.
May time prove me right! (DITA)
Të lumtë për shkrimin profesor!!! Veçse Berisha është shumë më i zi nga sa e keni përshkruar.
Tarifa si trashegimtar i nomenklatures enveriste (babai i tij seketar personal i diktatorit) eshte i ngjizur me terma te asaj kohe dhe vazhdon ende dhe sot t'i bjere legenit me po ato terma të perdorur ne menyre spekullative nga historiografia komuniste. Sipas shkrimit te Tarifes, referuar Ahmet Zogut, te bejne pershtypje disa momente, por po ndalem në vetem tre prej tyre: 1. Zogu uzurpoi pushtetin me ndihmen e mercenareve jugosllave, shkruan 'profesori' i sociologjise, por jo i historise. Ështe e kunderta: Zogu u kthye per te vendosur legjitimitetin e qeverise se tij te rrezuar me dhune (grusht shteti) nga opozita e drejtuar nga Noli, qeveri e cila nuk u njoh nga nderkombetaret. Ky eshte fakti historik! Kesiso, Zogu i larguar, nga diku do te vinte, ose andej nga erdhi, pra nga ish Jugosllavia, nga Greqia shoviniste ose nga Italia fashiste. Në të tre rastet Zogu njelloj do stigmatizohej nga opozita e kohes, e cila vete ia mbathi me kthimin e tij, duke vazhduar luften kunder tij nga emigrimi. Qeverine e Zogur e njohen nderkombetaret si legjitime. 2. Zogu e shpalli veten mbret?! Profesori duke mos qene historian, s'mund ta dije ose ben sikur, se me shpalljen e Pavaresise dhe njohjen e saj nga Lidhja e Kombeve, Shqiperia ishte percaktuar si nje Principate, pra Mbreteri, bile nen protektoratin italian. Po ku ta gjente mbretin? As Skenderbeu nuk arrit dot të behej. Kur po nën presionin nderkombetar Ismail Qemali u detyrua te largohet, ateherata menduan te sillnin në krye te vendit Vidin, nje princ gjerman, qe më tej te ishte mbreti i saj. Filloi L.I. Bot, iku dhe ai. Shqiperia ngeli pa qeveriseje, pa le më me mbret. Mbas kesaj lufte ne vitin 1918, pati tentativa per krijimin e nje republke parlamentare, por gjithsesi ne krye te saj nga Kongresi i Lushnjes u vendos te krijohej nje Keshill i Larte prej 4 vetesh, me atributet e një Monarku.Pra si te thuash Shqiperia në periudhen 1920-1925 ishte nje gjysem monarki. Në luften per pushtet midis aktoreve te asaj kohe Republika parlamentare, rezultoi e deshtuar. Për kater vjet u krijuar thuajse 7-8 qeveri. Në kete situate amullie e pastabiliteti, me rikthimin e Zogut, u krijua Republika Presidenciale, si dore e forte e konfirmuar tashme, me ate presdient. Politika e kohes, Asambleja Kushtetuese, në kushtet ku ndodhej vendi, gjykoi se ky kishte nevoje stabilitet dhe zhvillim dhe kjo mund te mundesohej vetem duke patur nje pushtet dhe qeverisje të forte, te pa kushtezuar nga manovrat politike të deriatëhershme, ndaj edhe me keshillat e nderkombetareve, te cilet qysh me Pavaresine e kishin modeluar si Monarki, shkuan drejt formalizimit të saj. Në Shtator 1928 Asambleja e zgjedhur nga populli, zgjodhi Ahmet Zogun si Mbret. Shkurt ai nuk uzurpi gjë, dhe as nuk u vetshpall si i tille. Ai erdhi aty si nevoje dhe si rezultat i një procesi te rregullt politik, konfrom Statutit te Lushnjes (kushtetuta e pare). Mbreti Zog i Pare, zëvendësoi keshtu Keshillin e Larte të Lushnjes. 3. Deri ne psuhtimin italian dhe largimin e Zogut ne 6 prill 1939, histooria ka folur dhe do te flasë. Terma të historiaografise komuniste rreth tij se e shiti Shqiperine, vodhi floririn dhe ia mbathi, nuk veshi opingat dhe te luftonte Italine Fashiste etj dokra si keto, tashme janë ndriçuar. Largimi i Zogut, nen presionin e forte italian, ishte edhe veper e 'disidences' , e asaj qe beri "Grushtin e Shtetit" kunder tij dhe qe ia mbathi, kur ai u rikthye. Dhe ajo, ashtu si Zogu diku do strehohej e ndihmohej, ndaj u sistemua në Rome, Beograd, dhe Vjene. duke u financuar kryesisht nga Italia, por dhe nga Beogradi. Kjo "disidence" u kthye me italianet kur ata sulmuan Shqiperine, qeverisi me ta dhe nuk u mjaftua me kaq, por i dorezoi mbretit Emanuel i III-te, edhe kurroren shiptare. Keto mbase i di dhe 'profesori', ndaj nuk eshte në dinjitetin e statures se tij si profesor te vazhdoje t'i bjere fyellit siç ka ndodhur nga historiografia komuniste deri me sot në demokraci. Historia nuk eshte rraketake si ato qe lozin femijte, por eshte shkence qe shkruhet me fakte dhe me prova ashtu siç ajo ka ndodhur.Per nje takem si ky , per konsum populist shpesh me historia perzihet apo ngaterrohet me propoganden e dites.
Shumë gabim mendon o Fatos, pse unë mendoj ndryshe nga ti? E para Sali Berisha ishte piketuar nga Ramiz Alia që në mbledhjet e intelektualëve por jo kot. Pse mendon se e solli fati apo ndonjë agjentur që Ramizit ja kishin zënë kokën me derë pra e dyta për mendimin tim është i servirur nga jasht. E treta, sipas atyre që kanë qënë të prani-shëm ne mbledhjet për disdencën kundër regjimit, nqs do ti quajm kështu, Saliu nuk ka qënë i pranishëm por dhe kur ju bashkua atyre takimeve kërkonte që çdo gjë ta rakordonte me Ramiz Alin. Ndoshta ka dhe të katërt apo të pestë po këto 34 vjet demek demokraci tregojnë që ai ishte i përgatitur për këtë skenar.
"Humbesi i madh" dhe i Humburi i madh Fatos Tarifa/// E fillon me Zogun: i pari Zogu mbetet nje figure shume kunder thenese....... (pastaj vazhdone) Me ne funde, si mbret, e braktisi vendin ne prag te pushtimit fashist italian ne vend qe te organizonte e drejtonte rrezistencen e armatosur te popullit te vet kunder atij pushtimi./// Zogu e zgjidhi duke qendruar vet me forcat e ANTANTES dhe shtetin e la me forcat e BOSHTIT te cilat (mbrojten izraelitet, pra nuk ishin fashist) dhe hapen shkollat shqipe ne tokat e lirueme(duke mbetur per jete atdhetar dhe respektues te te drejtave te njeriut).// Tarifa duhet ta shkruante(niste): I pari Zogu ishte dhe mbetet nje figure shume domethanese, me ne ne fund, si Mbret, t'i bashkohej ardhjes italiane(! qe ai e pati nisur) dhe te organizonte e drejtonte luften e armatosur te popullit te vet kunder pansllavizmes dhe ortodoksizmes per te ju kthyer te drejtat e njeriut shqiptareve mbetur jasht kufijve//// Hoxhen ky e bie si te pranueshem deri me 1960 pra deri tek prishja me Krushovin, por harron se qe ne themelimin e saj, PKSH-se, ishte i pranishem sherbimi i fsheht serb i perfaqsuar nge Miladin Popoviç. Partizanet te kapur nga sherbimet sekrete sllave, drejtuan pushken kunder nacionalisteve qe lufta dhe perpjekja e tyre neper histori kishte mundur te frenoj sllavet e greket e te mbetet nje cope Shqiperi. Krushovi e zbuti luften e klasave pasi me norma te komunizmit i binte qe tere populli i Ukraines te ishte i deklasuar. Pra Rusia do kishte shperthyer me pare po mos te vepronte me oportunizem Krushovi. Ata ukrainjanet jane ngritur serish kunder teknokracise se fshehur te Moskes dhe po fituan luften, ato do te dirigjojne sllavizmen ne demokracine qe karkohet te instalohet ne boten Unipolare. Askush nuk do ti neperkembe sllavet por do ti edukoje njelloje si gjermanet qe pranojne gabimet dhe demshperblyen viktimat. Tarifa shkruan: Figura e Enver Hoxhes vazhdon te jete e pranishme, provokuese, kunderthenese dhe polirazuese ne narrativen postsocialiste(post komuniste, shenimi im) dhe debatin publik e akademik qe zhvillohet ne vendin tone. Pra Tarifa provokon ende me Enver Hoxhen dhe vetem se nuk na ka thene hapur filozofine e Enverit(!). Enver Hoxha ka pas deklaruar qe nje dite Komunistet rus do te dalin ne fushen e betejes, per ta ringritur Stalinin. Shikoni çfare djalli fshihet ne falangat e mendimit te ish klases komuniste shqiptare/// Kur Flet per Berishen asht ma mire ta krahasoje me Ismail Qemalin. Ismail Qemali e ngriti flamurin por nuk munde te shkeputej nga Turqia se e kishte 'shpallur pamvarsine' me dakordesine e tyre. U provua se shkoi drejte tyre me rastin Gebrene. Edhe Sali Berisha e shpalli 'demokracine' me lejen e Ramiz Alise e Nexhmie Hoxhes dhe veprimet e tij te mepastajme treguan se ai ishte zare i tyre. Non Grata kete do te thote por ne nje menyre te vetekuptueshme. Europianet dhe Amerikanet kane nje sy te holle ne levizjet politike qe i zberthejne hilet, nuk ta thone troç por thone vazhdoni reformat(!). Pra dekomunistizohi bashke me Fatos Tarifen(!).
Nje analize Elizabeth. Respekt.