Kontrasti mes dy figurave politike, Erion Veliaj në paraburgim, Sali Berisha i lirë

9 Korrik 2025, 21:52Blog TEMA
Kontrasti mes dy figurave politike, Erion Veliaj në paraburgim, Sali

Nga Emili Bibolli

Më 10 shkurt 2025, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të një hetimi penal që po zhvillohet ndaj tij për dyshime mbi korrupsion dhe pastrim parash. 

Që prej asaj dite, Veliaj vijon të mbahet në burg në pritje të përfundimit të hetimeve dhe pa një vendim gjyqësor përfundimtar. Prokuroria ka paraqitur indicie që, sipas saj, e justifikojnë masën më të rëndë të sigurisë ndaj një zyrtari të lartë publik, ndërsa avokatët mbrojtës kanë argumentuar se ndaj tij nuk ka rrezik arratisjeje apo ndikimi në hetim dhe se masa është e pajustifikuar në raport me fazën e procedurës.

Në një tjetër rast të rëndësishëm, që ka tërhequr vëmendjen publike, Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, është nën hetim nga organet e drejtësisë për korrupsion dhe pastrim parash (akuza të njëjta me të Veliajt), në një çështje që lidhet me përfitime të familjarëve të tij nga vendime shtetërore të marra gjatë kohës që ai ushtronte funksione të larta publike. Fillimisht ndaj tij u vendos masa e arrestit në shtëpi, por më pas kjo masë u zbut, duke e lejuar Berishën të qëndrojë i lirë gjatë zhvillimit të hetimeve. Hetimi ndaj tij vijon, ndërkohë që vetë Berisha i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha rëndon gjithashtu edhe një vendim i rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, për shkaqe si korrupsion madhor dhe për minim të proceseve demokratike në Shqipëri. Ky vendim, që nuk ka pasoja penale brenda territorit shqiptar, përbën gjithsesi një element me peshë në perceptimin publik dhe ndërkombëtar mbi figurën e tij politike.

Në të dyja rastet, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë që janë përfshirë në hetime penale për vepra të rënda që lidhen me ushtrimin e funksioneve shtetërore dhe me administrimin e burimeve publike. Megjithatë, mënyra se si janë trajtuar nga organet e drejtësisë deri më tani paraqet një kontrast të dukshëm: nga njëra anë burgim i menjëhershëm dhe izolim për Veliajn, nga ana tjetër liri e plotë për Berishën, pavarësisht se ndaj tij rëndojnë si akuza penale, ashtu edhe dënime morale të formuluara nga shtete partnere të Shqipërisë.

Në këtë kontekst, shtrohet nevoja për një analizë më të thelluar mbi kriteret që përdoren në vendosjen e masave të sigurisë personale. Sipas ligjit shqiptar, masa të tilla duhet të jenë të justifikuara, të nevojshme dhe proporcionale me rrezikun që i dyshuari paraqet për shoqërinë, për procesin penal apo për mundësinë e përsëritjes së veprës penale. Është e rëndësishme që këto kritere të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht funksionit apo statusit politik.

Raste të tilla përbëjnë një provë të rëndësishme për pjekurinë institucionale të drejtësisë shqiptare, për aftësinë e saj për të qëndruar larg ndikimeve politike dhe për të mbrojtur parimin e ligjshmërisë. Për sa kohë që qytetarët dhe vëzhguesit e pavarur ndeshen me diferenca të theksuara në trajtimin e rasteve të ngjashme, nevoja për qartësi, transparencë dhe koherencë në vendimmarrjen gjyqësore mbetet e domosdoshme.

Drejtësia nuk mund të matet me individë të veçantë, por me mënyrën se si ajo funksionon për të gjithë. Dhe është pikërisht ky funksionim që do të përcaktojë nëse Shqipëria po ecën drejt një sistemi të konsoliduar ligjor, apo po vazhdon të mbetet peng i konjunkturave të përkohshme politike.

25 Komente

  1. A
    Aspi karalloi

    Emili vk cfare ke shkruar,po ti qenke der dhipi!!!

    Përgjigjjuni
    1. j
      jon

      Ky është SPAK....i korruptuar dhe i pa aftë që ta vërtetoni hidheni në votë ndër popullore dhe do të shikoni se sa i vlen lëkura maskarenjve që marin rroga sa do ti kenë zili dhe kolegët e tyre në Evropë...

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cubi

        Duhet te jesh kriminel jo me nje kufom por me mijra qe mos te shkosh ne burg. Hajdut pa fakt futesh brenda e nuk del. Kjo eshte merite e asaj qe ndertoi sali qeni nga 35 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Të bukur argument dhe sidomos llogjika për t'a mbështetur argumentin! Po cila është arsyeja e lidhjes mekanike midis rastit Berisha dhe rastit Veliaj? Veç tifozllëkut politik, ku janë argumentat ligjorë mbi të cilin bëhet krahasimi? Tek e fundit, çfarë qëndrimi mbahet ndaj Berishës pse duhet të shërbej si argument për Veliaj? Dreqi t'a marrë, pa pikën e informacionit për rezultatet se deri ku ka arritur hetimi, shkoni dhe kërkoni lirimin e të pandehurit. Pra, me të drejtë mund të pyetet, se cila është arsyeja dhe pse nuk bëhet durim sa të mbyllet dosja dhe më pas të kërkohet vazhdimi i gjyqit në gjëndje të lirë? Kërkesa për lirim nga paraburgimi kërkon domosdoshmërisht njohjen paraprake me ecurinë e hetimeve, ndaj heshtni, dreqi e mori, lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Me ate mjeker dhe vetulla si te maces se eger , jo te shkruash por edhe te derdellisesh nuk te mer njeri per te vertete.Te ngaterojne me robotin majmun.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Une

              Qenke gjeni ti zemra,ik e behu blogere e cfare quhen keto!Ne burg eshte ai mjeshtri sepse edhe nga burgu nuk rri rehat imagjino cbente jashte!Ah po dhe per kte kufomen qe duhet te ishte ne burg qe para 20 vitesh,deri sa te jet gjalle duhet jashte qe te lefi,per te vjedhur i ka zgjidh hallet ka len trashgimtar!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enveri

                E nderuar, ke harruar te shtosh qe i pandehuri Sali Berisha eshte lene jo vetem i lire, por nga organi i akuzes eshte favorizuar aq shume, sa per vrasjen e 4 viktimave te bulevardit, edhe pas vendimit te Gjykates te Strasburgut e me pas Gjykates se Larte, Spaku e ka fshehur dosjen perkatese, ndersa per rastin e Gerdecit, vrasesi, djali i tij, eshte i lire che as i hetuar!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrati i zhgenjyer

                  Po normal ky eshte standarti i drejtesise se re te Dumanit e GjKKO Velia dyshohet se ka blere e shoqja breke te shtrenjta e mbahet ne burg ndersa Sali krimineli ka vrare njerez jo nje e dy po shume e ne mes te bulevardit ne mes te dites e eshte i lire e per shtate qefe i shan me liber shtepie nga Edi Rama , Dumani e deri tek i fundit . E mire ua ben kur nuk jane te zotit ta izolojne po mua me vjen inat kur i barazojne bile ca maloke e quajne me te ndershem e te mire Sali terroristin se sa Ramen .

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati i zhgenjyer

                    Po normal ky eshte standarti i drejtesise se re te Dumanit e GjKKO Velia dyshohet se ka blere e shoqja breke te shtrenjta e mbahet ne burg ndersa Sali krimineli ka vrare njerez jo nje e dy po shume e ne mes te bulevardit ne mes te dites e eshte i lire e per shtate qefe i shan me liber shtepie nga Edi Rama , Dumani e deri tek i fundit . E mire ua ben kur nuk jane te zotit ta izolojne po mua me vjen inat kur i barazojne bile ca maloke e quajne me te ndershem e te mire Sali terroristin se sa Ramen .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapterri

                      Kjo biba është gazetare apo juriste. Na e sqaroni.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kapterri

                        Kjo biba është gazetare apo juriste. Na e sqaroni.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kapterri

                          Kjo biba është gazetare apo juriste. Na e sqaroni.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kapterri

                            Kjo biba është gazetare apo juriste. Na e sqaroni.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kapterri

                              Kjo biba është gazetare apo juriste. Na e sqaroni.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati

                                Po , është juriste .

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlonjati

                                  Po , është juriste .

                                  Përgjigjjuni
                                2. N
                                  Nuk ka shpetim...

                                  Jetojme ne vendin e vogel te cudirave te medha!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Ton

                                    Nese do flisni per drejtesine, flisni per mijera ceshtje qe jane ne gjykate prej 10 vitesh dha as ka shans te fillojne. Keto u interesojne njerezve e bisneseve. Sot ne Shqiperi te zgjidhesh ceshtje ne apel agjykate te larte eshte mision i pamundur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Jurist i universitetit të Tiranês, jo i plepave.

                                      Në kohen e xhaxhit Enver, kur një person merrej i pandehur dhe gjykohej nga gjykata, i merreshin parasysh si rrethana lehtesuese të të qënurit komunist, veteran i luftës, dekorata e ndryshme, kontributi në aksionet kombetare etj etj. Sot, në hetuesinë dhe gjykatat Shqiptare, një të pandehuri, i merren si rrethana lehtesuese, të të qënurit kopil biologjik, vrasës, kriminel ordiner, hajdut, tradhetar i kombit, trafikant droge, trafikant vajzash, etj etj etj të ketij lloji. Personalisht jam dakort me konsideraten e drejtesisë sot ndaj kriminelve, sepse konsiderata e drejtesisë në kohen e xhaxhit Enver, ishin të pa-drejta dhe komuniste. Sot, konsideratat e drejtesisë janë të drejta dhe demokratike...! Ju, artikull-shkruesja, nuk e kuptoni që Erion Veliaj ka shumë-shumë-shumë më pak rrethana lehtesuese të ketyre llojeve në krahasim me kopilin e Shiqeres, Sali Vuk Viçidolin, dhe për keto mungesa rrethanash lehtesuese, Erioni nuk del nga burgu. Kurse, rrethant lehtesuese të lart-permendura, Sali rracë-qirë Shiqerja, i ka me thasë, rrethana të cilat, gjykata Shqiptare i merr në konsideracion pozitiv, dhe nuk mund të futet në burg një njeri i tillë me keto veti, kontribute dhe dekorata, ndryshe nuk rrespektohet demokracia dhe as drejtesia demokratike...! ps- Vetëm kriminelët nga familjet e të vrarve të Shkodres, nga Gerdeci, nga familjet e 4 të vrarve të bulevardit dhe Haklajt e Tropojës, që nuk kanë asnjë rrethanë lehtesuese të siper-shenuara, mund ti pastrojnë kepucët e Shqiperisë nga muti Sali shkerdhatë Viçidoli, i cili po rrin i ngjitur në kepucët e kombit që 32 vjet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Realisti

                                        Shume e " çuditshme": Veliaj ne burg , qe supozohet ndersa Berisha i lire kur dim se çfare i ka bere vendit. O nene o nene...!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Haaa besoin vertete te SPAK ! .

                                          Jane prokuror e gjyqtar qe ne i themi te rinje , por qe kane dale nga dora e Argida Berrishes petagoge ne fakultetin e drejtesise ( e shpallur non grata per korrupsion galopant , normalisht nuk duhet te qendrojne ne ate poste mesimdhenje. ) . Kush besone te SPAK eshte naïve , kush besone te denimi Bufit jetone ne ilizion. Kjo historia e te akuzuarit per korrupsion eshte per te qorrollisur Qorrat ku kjo histori do zgjatet e sterzgjatet deri ne pafajesi , komedi thjeshte per te okupuar kohen largimin e vemendjes nga vrasjet , teknike per te orientuar opinion ne njeren ane e per te harruar tjetren ate te krimit me te rende. Psh : Shqiperia ne krize , ndersa shtypi meret me nje skandal sexuel, e njejta teknike.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Çika

                                            Gjëndja e drejtësisë është në pikën më të diskutueshme për sa i përket ekuijlibrit dhe drejtë peshimit të akuzave për individë që akuzohen për vepra të pa vërtetuara por që po vuajnë burgun deri sa ti teket gjykatave prokurorëve dhe skanë asnjë reagim organet siperore nënë justifikimin e pavarësisë së gjyqësorit. Pra drejtësia e re ka dalë nga shinat dhe treni kur del nga binarët fundine ka në humnerë. Prandaj parlamenti i ri duhet të vërë dorë në kodin penal për ti kufizuar në max paraburgimet pa prova të vërtetuara për ta çuar në gjykim .Këtu futen shumë figura deri dhe ish presidenti Meta apo Erion Velia dhe ministra e zv/ministra apo shumë të tjerë ,që mbahen në burg pa ju vërtetuar me prova të pa kundërshtueshme të krimeve e shkeljeve të ligjeve që kanë bërë..MD dhe institucionet përgjegjëse duhet të marin nismën për ndryshime ligjore dhe të zbrazen burgjet nga njerz që mbahen në paraburgim me shpresën se do gjejmë ndonjë fakt për ti dënuar.Jo kështu moj drejtësi e tredhur ..Jo kështu more politikan unuk .Jo kështu o parlamentar, që ziheni si qëntë për brekët e ishes të Saliut ,Ilirit ,Erionit dhe babale Salianjit, por nuk mendoni se si ta vini drejtësin në shërbim të popullit .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qukapiku

                                              Ja ke fut kot o goce, rastet mnuk janë fare te ngjashme sepse : - Sali Berisha akuzohet për një vepër një vkm qe e ka marrë një organ koliegjal. - vepreën e ka konsumuar para 15 vjetësh. - nuk është në detyre dhe ska çprova te prishë. - me vkm kanë përfituar ish pronarë, një ndërta dhe dhëndërri. Ndersa Lal plehu veprat i ka të freskëta dhe vazhdonte të ishte në detyrë.. Përgjimet në burg trwguan qe ka rrezik të prishë provat dhe veprimwt e tij ishin ashiqare, jepi tendera bisnesmenëve dhe përfito nga ta prona, udhëtime, pagesa në para etj. Ska vënd për paralelizëm. Pastaj mos u trishto se Lalin do e ndihmojnë, Mazniku, Sugar Fuga, Rama dhe Leksi, te cilët pas Burgut mund ta bëjnë dhe kryetar Ps dhe kryeministër njëlloj si Fatos Nanon qe ta ruajnë Traditën.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Henk

                                                Qukapiku. Cilat janë akuzat ndaj Veliajt? Se deri tani nuk ka akuza konkrete. Ti di gjë, ore Qukapiku?

                                                Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                Ai

                                                Gjyqtari qe liroi Jamarber e kishte emrin BIB NDRECA. Nuk kam koment. Rrofte Shqypnia.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje