Të Pandëshkueshmit

8 Korrik 2025, 22:20Blog TEMA

Të Pandëshkueshmit

Nga Julian Koka

Në vitin 1972, me vdekjen e J. Edgar Hoover, Shtetet e Bashkuara u përballën me një të vërtetë të hidhur: kreu legjendar i FBI-së kishte ndërtuar për dekada një sistem paralel pushteti, një agjenci që, nën maskën e ligjit, përgjonte kundërshtarë, shantazhonte figura publike, frikësonte qytetarë dhe manipulonte jetën institucionale e proceset demokratike, pa u ndëshkuar kurrë sa ishte gjallë. Hoover nuk ishte thjesht një burokrat fanatik i agjencisë që drejtonte; ai ishte mjeshtër i kapjes së shtetit në emër të ligjit, një njeri që ndëshkonte përmes ligjit dhe fshihej pas tij. Motoja e tij cinike ishte: “Justice is incidental to law and order” – “drejtësia është e rastësishme përballë ligjit dhe rendit”. Kjo filozofi brutale, që rendin e vendoste mbi drejtësinë, rrënoi besimin publik tek FBI pas vdekjes së tij dhe detyroi Kongresin Amerikan të ndërhynte për të kufizuar pushtetin e saj, duke vendosur për herë të parë mekanizma të qartë mbikëqyrjeje.

Në vitin 2025, gjysmë shekulli pas vdekjes së Hooverit, në një Shqipëri që pretendon që ka realizuar një reformë model në drejtësi, po ngrihet një sistem i ngjashëm pushteti i pakontrolluar, por kësaj here pa Amerikën, pa Kongresin, pa Komisionin “Church” dhe pa balancat që ruajtën demokracinë amerikane nga rrënimi. Reforma që nisi për të çrrënjosur pandëshkueshmërinë, po lind një kastë të re të pandëshkueshmish, me pushtet absolut dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale. Në emër të luftës kundër pandëshkueshmërisë, prokurorët e SPAK janë shndërruar vetë në të pandëshkueshmit e kohës sonë.

Në asnjë vend demokratik, një organ akuze nuk ngrihet mbi të gjitha pushtetet, jashtë kontrollit të Kuvendit, mbi gjykatat që i frikëson, larg vëzhgimit të shoqërisë civile dhe krejtësisht i imunizuar ndaj standardeve kushtetuese të transparencës dhe proporcionalitetit. Në asnjë sistem ligjor evropian nuk lejohet që ndjekja penale të shndërrohet në armë politike për goditje selektive, apo që një prokuror të shkelë liritë themelore të qytetarit pa frikën se nesër do japë llogari.

Sot, askush nuk di a është kontrolluar ndonjëherë realisht veprimtaria e SPAK nga institucionet kushtetuese të mbikëqyrjes. Nuk ka as bilanc të abuzimeve, as shqyrtime për standardet e cenuara, as transparencë për motivet reale të ndjekjeve penale në çështje me peshë politike. Kallzimet penale ndaj prokurorëve të SPAK hetohen nga vetë prokurorët e SPAK në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, akto këto që nuk i rendisin si subjekte të posacme kopetencë e SPAK.

Prokuroria (në çdo vend Evropian është nën mbikqyrje të drejtëpërdrejtë politike) që duhej të jepte llogari para Kuvendit, sot ose pyeten për çështje pa asnjë lidhje me interesin publik, ose komplimentohen me shpresën se kjo do t’i mbajë larg nga tytës së shënjestra e tyre. Nuk kontrollohen nga gjykatat; gjyqtarët, ose janë të kapur, ose janë të trembur. ILD është një institucion i vdekur klinikisht akoma i pakallur. Transparenca publike ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sistem rrjedhje të kontrolluar informacionesh përmes frëngjisë manipuluese të zyrës së shtypit të SPAK, ku gazetarët miq “paguhen” me “lajme ekskluzive” të fabrikimit penal ose shantazhohen, siç ndodhi me rastet “Lapsi.al” dhe “Qyno”. Raste këto që tashmë janë konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese si shkelje flagrante të standardeve kushtetuese në hetimin e ushtruar nga SPAK. Më alarmantja është se ky sistem nuk kritikohet, nuk sfidohet, nuk analizohet ai mbrohet me një heshtje të madhe dhe një konsensus të frikshëm, që e bën shumë më të rrezikshëm se çdo kërcënim tjetër për rendin demokratik.

Sot, në Shqipëri, ndjekja penale është kthyer në instrument për përcaktimin e fatit politik. Të jesh nën hetim edhe pa vendim gjykate, edhe pa akt akuze është tashmë e barasvlefshme me fajësinë në perceptimin publik. Është shpallje faji pa gjyq. Është damkë e re institucionale për të de-legjitimuar një kundërshtar, për të larguar një figurë të pakontrollueshme, për të frikësuar të gjithë të tjerët. Procesi i rregullt ligjor nuk ekziston më si garanci kushtetuese, ai është zëvendësuar nga “proçesi SPAK”, një formë moderne e dënimit politik alla “Fronti Demokratik”. Dhe në një vend ku politika hesht, mediat heshtin, gjyqtarët heshtin, avokatët heshtin, dhe shoqëria civile ka humbur zërin, ky dënim informal është më i rëndë se çdo vendim formal gjykate.

Ironia është therëse: në Shqipëri, qytetari mund të ndëshkohet për gjithçka, për një formular të paplotësuar, një procedurë të paqartë, një interpretim të diskutueshëm të ligjit. Por prokurorët që shpikin dosje, fabrikojnë akuza, përgjojnë pa vendim gjykate dhe manipulojnë rrëfime, nuk ndëshkohen kurrë. Në këtë vend, i ndëshkueshëm është ai që guxon të kërkojë llogari; i pandëshkueshëm është ai që dhunon ligjin në emër të drejtësisë.

Ky nuk është më shtet ligjor. Ky është një sistem që ruan vetëm fasadën e ligjit, por ka humbur përmbajtjen e tij, barazinë përpara ligjit dhe kontrollin mbi pushtetin. Nuk ka drejtësi evropiane me prokurorë të paprekshëm. Nuk ka integrim evropian me një drejtësi që qëndron mbi Kushtetutën, në vend që t’i shërbejë asaj. Nëse Evropa është ndërtuar mbi vlerën themelore të mbrojtjes së qytetarit nga pushteti, si mund të quhemi të afruar me Bashkimin Evropian, kur në vendin tonë drejtësia është kthyer në mjet dhune ndaj qytetarit e jo për ta mbrojtur atë?

Po të ishte ende gjallë, J. Edgar Hoover do të ishte i zhgënjyer me çfarë ndodhi me trashëgiminë e tij në Shtetet e Bashkuara, por me gjasë, do të ndjehej krenar për modelin që po ndërtohet sot në Shqipëri. Një model ku dosja vlen më shumë se ligji, dhe frika më shumë se drejtësia. Një sistem ku prokuroria është mbi Kushtetutën, mbi qytetarin dhe mbi të vërtetën.

Nëse zgjedhim të heshtim, bëhemi bashkëpunëtorë. Çdo deputet që mbyll sytë, çdo gjyqtar që bën sikur nuk sheh, çdo akademik që e hesht, çdo gazetar që shmang të vërtetën, çdo avokat që kthen kokën anash, bëhet pjesë e kësaj rendje të re, ku drejtësia vjen pas rendit dhe rendi kthehet në armë institucionale që rezikon “vrasjen” e shtetit të së drejtës. Po rrënojmë një reformë që u ndërtua me mund dhe me pritshmëri të larta, dhe po shkatërrojmë jetën e qytetarëve të pafajshëm për të ruajtur thjesht disa statistika evropiane. Po harrojmë se Evropa nuk është raport progresi, por një sistem vlerash që lind për të mbrojtur individin, jo për ta shkelur atë në emër të reformës.

Nëse drejtësia kthehet në sportin e shëmtuar të viteve të Aranit Çelës, ku “topi futej me dorë në portën e drejtësisë” dhe prapë numëroheshin “golat” si sukses, atëherë loja nuk quhet më drejtësi, por farsë me rezultat të vendosur nga ata që nuk ndëshkohen kurrë. Të pandëshkueshmit nuk janë më hijet e së shkuarës. Janë këtu, me togë mbi supe dhe dosje në dorë. Luftojnë më shumë se krimin pushtetin që nuk kontrollojnë. Luftojnë më shumë se të korruptuari ata që nuk ju binden apo që i kritikojnë. Dhe kur sistemi hesht, ata bëhen ligj. Bëhen moral. Bëhen frikë.

Ne po ringjallim fantazmën dhe trashëgiminë e figurave brutale si Hoover — njeriu që u bë simbol i abuzimit të pushtetit në emër të ligjit, dhe që më vonë historia ia caktoi vendin e turpit, sipas dëmeve që shkaktoi. Sot, në një vend të vogël si Shqipëria, që edhe pas një shekulli ende përpiqet të ngrihet mbi drejtësinë dhe jo mbi frikën, kjo trashëgimi po na troket sërish në derë.

Nëse drejtësia nuk ka më as kontroll, as barazi, as transparencë, atëherë nuk është më drejtësi, është thjesht një frikë e institucionalizuar që prodhon të pandëshkueshmit e radhës.

 

 

5 Komente

  1. L
    Luani

    Nga shtatori shikojeni kur ti pjerdhin te gjithe projuroret dhe gjykatesit d sali bythes, sa te certifikohen zgjedhjet , me 84 vota do tja hapin farfallen sali bythes..!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Valbona

      Sociopati Sali Berisha, njё monstёr me çrregullime psiqike tё pashёrueshme iu turr pushtetit politik nё Shqipërine postdiktatoriale si servil i peshtire perpara padroneve serbe, franceze e amerikane dhe hajdut e kriminel popullin shqiptar. Ky kryekriminel dhe kryehajdut, i perkedhelur nga Gjykata e Apelit e Shqiperise, qe i ktheu vulen, flamurin dhe seline e PD-se dhe nga Gjykata Speciale gjoja e Krimit dhe Korrupsionit, qe i dha lirine, ka filluar ta veshё ndërgjegjen me besimin e rremë se ёshtё i paprekur dhe i pandёshkuar Zoti. Njerёzit qё kanё lindur dhe jetojnё nё njё shtet ligjor demokratik çuditen pse ky i pandehur me fakte dhe prova tё pakundёrshtueshme nuk izolohet nё burg?!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull pa gjak

        Familja nongrata ka qene, eshte e do te jete mbi ligjin.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokraci te qofsha fale ca i ngrite e cai gropose

          Kur nisi reform gjoja e re shumica e popullit e duartrokiten se me ne fund i erdhi fundi pandeshkushmerise te atyre qe deri ne ate kohe e quanin vehten te pa prekshem . Po sot mbas 8 vitesh ku jemi , c'fare kane bere keta gjoja prokurore e gjukates te perzgjedhur si ajka e drejesise . Asnje hap perpara bile ata qe duheshin denuar te parit jane bere me te forte . Ne kete dreq shteti kane ndodhur gjera besoj qe ne asnje vend te Europes po besoj me gjere duken te pa besushme . Ketu te pakten dy here ka rene shteti e pergjegjesit as nuk jane pyetur njehere se si eshte e mundur qe me veprimet apo me mos veprimet e tyre kane rrezuar shtetin dhe nuk u ka hyre nje gjemb ne kembe . U tha qe tere prokurore e gjukates u nxorren jashte sistemit si te korrupuar bile u dhane edhe shifra miliona Eurosh pasuri e me nga shume shtepi banimi ngado neper Shqiperi po edhe jashte . Po kush nga keta u ndeshkua asnje zero vetem fjale . Gjoja u ngrit akuze per krye prokurorin e verr verr e deri sa gjoja u mbyll gjyqi ai jo vetm e mori thaset me lek e Euro po rrezik i shiti edhe pronat e paluajtshme e krisi e iku u arratis e tha te gjithve a ma hani mune . Kemi nje ish krye minister qe e ka shkerdhyer kete vend e popull si i ka dashur trapi , jo vetem e ka vjedhur po edhe e ka vrare po edhe e ka tallur e gjoja drejtesia e re nuk guxon ta pyese njehere se si dhe pse i ka vrare keta njerez . Ketu ne kete nje qen minister ne bashkepunim me djalin e krye ministrit e hodhen ne ere nje zone te tere ku u vrane jo pak por plot 26 njerez nuk dihet sa mbeten invalida te perhershem e plus demi deri 2 - 300 milion Euro e megjithse kane kaluar 17 vite e ish ministri jo qe nuk eshte denuar po bredh ne Amerike nga dy e tre here ne muaj jep ligjerata si mund te ndertohet demokracia e mund te vrasesh sa te duash e mos te te gjeje asgje . Ketu ne kete vend mjer fukaraja se sa per kasten e pushtetit ata nuk i kap as ligj e as maliq .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haka Tekizoti

            Një parashtrim i shkëlqyer i asaj që ndodh realisht. Dhe Evropa na porosit - përkthe: urdhëron - të mos bëhet presion mbi drejtësinë - përkthe: mos i ngacmoni të pandëshkueshmit e rinj, por nënshtrojuni padrejtësive të tyre, pranoni sundimin e tyre mbi drejtësinl, kushtetutën, pushtetet e tjera të pavarura, mbi popullin, mbi të pafajshmit e piketuar prej tyre për t'i shndërruar në statistika suksesi dhe për të mbrojtur padronët e tyre politikë prej të cilëve shqiptarëve u është bërë e padurueshme jeta në atdheun e tyre. Drejtësia e re vjen vërdallë nëpër brekët antishqiptare Sali Berishës - antishqiptarit më të rrezikshëm të të gjitha kohëve. Drejtësia ka vdekur dhe është zëvendësuar nga institucione dhe individë anti-drejtësi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje