Nga Namir Lapardhaja
Pas zgjedhjeve të 11 majit, në vend që Partia Demokratike të prodhonte një debat të brendshëm për dështimin elektoral, ajo është zhytur në një garë qesharake se kush përkëdhel më shumë sedrën e Sali Berishës.
Nëse analizojmë reagimet publike të deputetëve të PD-së, të atyre që kanë mbetur dhe atyre që u larguan, del një e përbashkët e çuditshme: për humbjen janë fajtorë të gjithë, përveç Berishës.
Nuk janë vetëm 'garda e vjetër' e kësaj partie, por çudia qëndron te zërat që do duhet të shfaqeshin të moderuar dhe objektiv, të cilët janë rreshtuar në të njëjtën llogore absurde dhe qesharake.
Për hir të së vërtetës, shprehja që "pa Berishën, PD bëhet katërmbëdhjetë copa", nuk është krejtësisht e pavërtetë.
Berisha është njëkohësisht pika më 'e fortë' dhe më e dobët e kësaj partie.
Forca e tij qëndron në aftësinë për të mbajtur një grup të përçarë në kontroll, ndërsa dobësia qëndron në faktin se ai nuk mundëson ardhjen e PD në pushtet, nuk lejon hapjen dhe demoktatizimin e saj dhe nuk mundëson një rinovim normal, për shkak të mendësisë sektare dhe tribale.
Në themel të kësaj gjendjeje qëndron kultura politike e liderit absolut, që nuk sfidohet, nuk kritikohet, dhe nuk zëvendësohet.
Kështu, Partia Demokratike është në një gjendjeje 'stand by' në pritjeje për trashëgiminë e Berishës. Në vend të ideve, programit, debatit dhe ndryshimit, ajo ofron një garë për mbajtjen në këmbë të 'bustit' të Berishës, sepse rënia e tij rrëzon të gjithë 'status quo-n' aktuale të asaj partie, që as fiton dot as hap rrugën për të lënë të tjerët të rriten dhe fitojnë. Njëkohësisht bëhet nga figura politike që nuk kanë ditur të bëjnë hije, por janë në atë parti si pasojë e hijeve të të tjerëve.
Në këtë kuptim, kjo garë e ethshme mes deputetëve të vjetër dhe të rinj, bëhet vetëm nga frika se mos “tjetri”, dhe jo ata vetë, trashëgon drejtimin, sepse poshtë Berishës të gjithë janë në konflikt për jetë a vdekje me të gjithë të tjerët, askush nuk do askënd dhe të gjithëve u është mbushur mendja dhe kanë ëndrra të mëdha për të qenë pasardhës, sepse vetëm ata e meritojnë dhe vetëm ata e bëjnë.
Ndaj edhe sot e vetmja garë që bëhet në PD është ajo e deputetëve që nuk zhvillojnë asnjë debat tjetër veçse asaj që gjithkush është fajtor për humbjen, përveç Berishës, sepse vetëm kështu shpresojnë të marrin 'bekimin' e tij kur të vijë sahati dhe vetëm kështu shpresojnë të mos lejojnë të tjerët ta kenë të njëjtën mundësi.
Lapalaje, po per ate bustin e Micotaqis Seniorit atje ne Dervican, ky Rama pse nuk beri gare por madje vajti e peruroi vete mor shejtan?
O lapalaje.. qenke I zguar o trim berishian ..more trim ne Europe kush humb jep dorheqjen e been zgjedhje apo kush fiton.Zoti Good Ka dhene dorheqjen dhe zNano sapo humbi. Pasha perendine jeni turbullosur fare,tymosur Psikologu prifti Hoxha ndoshta????;!!!?
Jane ne gare o Namik pse dun me e pa dek Sali kriminelin.
Vetem nje verejtje : " Forca dhe aftesia e Berishes per te mbajtur te bashkuar nje grup te percare ..." Pak a shume , kete ke nenvizuar . Them se nuk ka vertetesi . Nje grup me perberje nokrish , palokerosh , voksherish e vari Le..., nuk mund te jete kurre I percare . Jo se I mban te bashkuar virtuti , e mira , humania , mencuria . Perkundrazi ata Jane grushbadhkuat rreth Berishes , se mungojne te tillat qe nuk jetojne dot pa hapsire dhe ndryshim .. Kesisoj Berisha eshte kapua me komod qe nuk I dihet te harxhoje as nje grime energji . Gjithcka tjeter eshte plotesisht e vertete dhe e thene bukur .
I dashur mesues, ke fol me vend. Per mua qe nuk jam fort i kulturuar, me duket sikur ti thjeshte ke shpreh mendimin tim, por ne forme te kulturuar. Une gjithmone kam menduar se grupi i Berishes i ngjan nje grupi krimbash haleje qe nuk rrojne dot pa mut. Eshte pikerisht muti Sali qe krimbat i vijne verdalle.
Me shume se kushdo, Lapardhaja e di se si udheheqsit e pd dhe ps, trashegojne genin e sundimtareve dhe pushtuesve paraardhes, ku njeshi eshte gjithcka, plotesohet nga zerot e shumte, qe shperblehen, dhe perfitojne nga trupi i sakatosur i kombit.Absurdi arnaut eshte, qe nqse iken sundimtari, qe duhej te kish ikur prej vitesh, ne parti, nuk ka per ta marre vesh i pari te dytin.Me nje fjale vjen era mut gjithandej.Dhe ne si kosovaret, ata akoma dhe me keq, nuk kemi haber fare, cdo te thote shtet, por vec o mete per vete,hyxhym per te zhvatur.
PD-ja ,ta gezoj Berishen dhe opoziten,deri sa zoti te bej punen e vet.Ajo ka qene dhe eshte "prone"e Sali Berishes.Bajraku eshte bajrak,sot e mot.
Bravo!