Shteti bektashi, qëndrimi i fqinjëve dhe qëndrimi i Turqisë

5 Korrik 2025, 16:38Blog TEMA
Shteti bektashi, qëndrimi i fqinjëve dhe qëndrimi i Turqisë

Nga Fitim Zekthi

Çështja e krijimit të një shteti bektashi, e një shteti sovran që do t’i përkasë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane brenda territorit të Shqipërisë do të vijojë të endet si hije mbi politikën dhe vendin tonë. Vitin e kaluar këtë ide e paraqiti si propozim të tijin dhe të qeverisë shqiptare kryeministri Edi Rama. Ky propozim u pranua me entuziazëm nga Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror. Megjithë kundërshtitë e mëdha, kritikat e mëdha ideja e shtetit bektashi është aty, pret kohë e vet. Nuk dihet në do të vijë ajo kohë por forca të caktuara të cilat ose nuk kanë asnjë ide, asnjë njohje mbi çështje të tilla ose e bëjnë me qëllim dhe janë në anën e atyre që nuk duan këtë vend janë pas propozimi.

Arsyet e paraqitura nga kryeministri Rama dhe të mbrojtura e të përforcuara por në mënyrë të paqartë nga Kryegjyshata dhe Kryegjyshi Baba Mondi kanë të bëjnë me nevojën e madhe që ka komuniteti bektashi për t’u mbrojtur nga zhbërja, nga zhdukja. Sipas tyre komuniteti bektashi është në krizë ekonomike, nuk ka mundëis të përballojë nevojat, nuk mund të prodhojë dot klerikë të rinj, dervishë, dede, baballarë etj. Sipas tyre komuniteti bektashian duke patur qendrën botërore në Shqipëri duhet të ketë mundësi prej shtetit shqiptar që të krijojë një shtet sovran brenda territorit shqiptar në mënyrë që të sigurojë mbijetesën etj, dhe të kthehet në një komunitet vibrant, që lulëzon dhe përhap vizionin dhe kulturën e tij.

Mund të jetë e vërtetë që komuniteti bektashian është në vështirësi ekonomike, që nuk paguan dot punonjësit apo që nuk prodhon dot klerikë dhe rrezikon të përballet me ditë të vështira mbijetese. Çështja është se Shqipëria është një vend i cili nuk trajton asnjë fe ndryshe nga të tjerat, nuk i lejohet me kushtetutë as të përkrahë dhe as të pengojë një fe. Shqipëria është një vend ku çdo fe gëzon lirinë e saj dhe shteti, qeveria nuk promovon apo nuk ndërhyn fare në punët e fesë. Komuniteti bektashian nuk mund të ketë të drejtën e asnjë përkrahjeje nga shteti shqiptar ndryshe nga besimet e tjera. Kjo është qartësisht kundër asaj që thotë kushteteuta.

Në qoftëse një besim fetar, qoftë ai mysliman apo ai i krishterë, do të rrezikojë të humbasë besimtarët, të mos ketë fuqi të prodhojë klerikë apo edhe të zhduket fare etj, kjo është një çështje vetëm e besimtarëve, e shoqërisë dhe e vetë komunitetit por nuk është një çështje e qeverisë dhe e shtetit. Nuk mund të jetë kurrë një çështje e qeverisë dhe e shtetit. Qeveria nuk ka për detyrë të prodhojë hoxhallarë, priftërinj, baballarë, brahmanë apo rabinë. Qeveria nuk ka për detyrë, e ka të ndaluar, të punojë të rrisë apo zvogëlojë numrin e besimtarëve ose të shpëtojë një komunitet nga zhdukja. Gjatë gjithë historisë janë zhdukur besime. Pra kjo është arsye e kotë dhe antikushtetuese. Po të jetë për shtet sovran që i jepet një komuniteti besimi që rrezikon të zhduket në Shqipëri mund të krjohen shumë shtete. Ndoshta të gjitha besimet janë në vështirësi dhe duan një shtet.

Arsyeja tjetër se në Shqpëri ndodhet qendra botërore, ndodhet kryegjyshata botërore dhe ne duhet ta bëjmë atë një shtet sipas modelit të Vatikanit, siç tha kryeministri Rama dhe siç ka thënë baba Mondi, është gjithashtu shumë më e paarsyeshme. Së pari, krahasimi me Vatikanin është përsëri ose një padije e thellë ose përdorim i qëllimshëm dashakeq. Vatikani, në formën që është sot, është bërë shtet në periudhën mes dy luftërave botërore nga marrëveshja e kryeministrit fashist Benito Musolini i cili i gjeti një zgjidhje një çështjeje shumë të mprehtë në Itali që kishte filluar që nga koha e bashkimit të Italisë.

Vatikani ka qenë shtet ose më saktë Kisha dhe më pas Kisha Katolike (pas skizmës së shekullit të 11) ka patur shteten e saj që nga koha kur krishtërimi u bë feja zyrtare e perandorisë romake në shekullin e katërt. Pasi ra perandoria romake, gjatë viteve të mesjetës, Kisha katolike ka patur shtetin e saj ose disa shtete në gadishullin Apenin ishin shtete të kishës, shtetet papale. Edhe vetë Roma ishte pjesë e këtyre shteteve. Kreu, edhe politik i këtyre shteteve ishte papa. Kur u bashkua Italia në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të shtetet papale u bënë pjesë e Italisë. Edhe Roma gjithashtu. Kisha Katolike mbeti pa shtet, Vatikani nuk ishte më. Selia e Kishës Katolike ishte në territor të shtetit Italian. Pati një krizë aq të madhe sa Papa u ngujua në selinë e Shen Pjetrit në Vatikanin e sotëm për të treguar se Kisha ka territorin e saj sovran dhe nuk ia jep atë asnjë shteti. Vetëm pas 50 vitesh shteti italian, Musolini, e lejoi Kishën Katolike të kishte shtetin e saj sovran. Pra krahasimi që bën Rama apo Baba Mondi është një gabim i plotë logjik. Komuniteti Bektashi dhe Kryegjyshata Botërore nuk kanë qenë ndonjëherë zotërues të ndonjë shteti prej dy mijë vitesh si Vatikani dhe as iu mor ky shtet kur Shqipëria u bë e pavarur. Kryegjyshata e ka vendosur selinë e saj në Shqipëri në vitet 20-të, 100 vite më parë. Ajo u vendos brenda konceptit të lirive fetare dhe shtetit secular me të drejtat e çdo besimi tjetër. Ajo u vendos në Shqipëri pasi erdhi nga Turqia, pasi u përzu në një farë mënyre. Kryeqendra botërore bektashiane nuk ka qenë kurrë në Shqipëri para viteve 20-të.

Gjithashtu bektashizmi nuk është një besim fetar më vete, domethënë nuk është një fe e veçantë. Ai është një tarikat mysliman. Ka debate nëse është shiit apo suni por shumica e dijetarëve të njohur apo e klerikëve të vjetër bektashinj thonë që është tarikat suni, pjesë e komunitetit mysliman shqiptar. Vetë baballarrët e parë drejtues të Krygjyshatës që nga vitet 20-të si Baba Reshati, Baba Ahmeti, Baba Ali Tomorri etj, kanë thënë gjithnjë se janë pjesë e komunitetit mysliman shqiptar. Edhe themeluesit botërorë shekuj më parë e kanë quajtur tarikat suni. Duke qenë kështu i bie që kryeministri Rama po kërkon një shtet për një tarikat, për një urdhër fetar. Është njëlloj sikur të kërkosh shtet për dhjetëra tarikate myslimane si për shembull për Nakshibendi, Halveti, Tixhani, Alevi etj, ose si të kërkosh shtete për urdhëra si Jezuit, Franceskan, Domenikan apo Benediktin. Në botë ka aq shumë tarikate apo urdhëra (në vështirësi të mëdha ekonomike dhe në nevojë të madhe për klerikë) sa me siguri do të bëheshin mijëra shtete sovrane.

Arsyeja se ne duhet të krijojmë shtet bektashi sepse ky tarikat e ka qendrën botërore tek ne është absurd. Çdo tarikat apo urdhër e ka diku qendrën. Pra i bie që në Turqi të bëhen nja 20 shtete sovrane sepse atje janë qendrat e këtyre 20 tarikateve ose në Itali apo SHBA i bie të bëhen më dhjetëra në mos edhe qindra shtete sovrane sepse në to e kanë qendrën mjaft urdhëra apo denominacione. Në Irak, në Gjermani, në Angli, në Siri (lëre më në Indi) i bie të bëhen dhjetëra shtete sovrane sepse në to ka dhjetëra urdhëra apo tarikate apo sekte. Dhe mjaft prej tyre, sidosmos, denominacione të krishtera dhe urdhëra sufistë myslimanë janë në vështirësi ekstreme ekonomike, humbin besimtarë, nuk gjejnë dot udhëheqës, shehlerë apo pastorë.

Ka edhe arsye folklorike dhe qesharake si ato që thonë se bektashizmi ka promovuar kulturën apo patriotizmin dhe prandaj ne duhet të bëjmë një shtet sovran bektashi. Sigurisht që komuniteti bektashi ka vlerat e veta të qenësishme njerëzore, kulturore, kombëtare, patriotike dhe sigurisht që baballarë të mrekullueshëm në histori që nga baba Saliu e deri tek Baba Reshati kanë qenë njerëz patriotë dhe kanë punuar për këtë vend. Sigurisht që figura të Rilindjes kombëtare si Frashërllinjtë janë krenaria e vendit tonë dhe e patriotizmës por kjo gjë mund të thuhet edhe për hoxhallarë dhe priftërinj që nga Vehbi Dibra apo Nikollë Kaçori e deri tek Gjergj Fishta e Ali Krahja.

Pa u zgjatur shteti bektashi është një hije që endet mbi vendin tonë, mbi harmoninë fetare, mbi tërësinë e paprekshme territoriale të vendit. Kjo hije po ta arrijë atë që do, shtetin bektashi, do të hapë një plagë, do të hapë një të çarë të parikuperueshme mbi trupin e kombit dhe të unitetit të vendit. Ai, shteti bektashi, jo vetëm do të prekë territorin por do të prekë bashkëjetesën e mrekullueshme shqiptare. Ai do të hapë një precedent ku fetë të trajtohen sipas oreksit të shtetit por edhe sipas oreksit të vendeve që i kanë shkaktuar shumë drama vendit toinë në histori.

Fakti që një ide kaq problematike, një ide kaq e palogjikshme dhe kaq e rrezikshme mbahet ende gjallë, madje për të punohet në heshtje ndoshta tregon që ka forca jo të vogla pas saj. Në gjithë këtë çështje të çelur prej një viti meriton të falenderohet gati gjithë shoqëria jonë e cila nuk e ka pranuar, meriton të falenderohet edhe pjesa dërrmuese e mediave dhe e intelektualëve të vendit, gazetarë, historianë dhe profesorë të cilët nuk e kanë pranuar këtë ide. Vendet e tjera nuk kanë folur. Greqia, Serbia, Maqedonia e Veriut nuk kanë folur.

Ato nuk duhet ta pranojnë këtë ide. Turqia foli. Foli pak ditë më parë me anë të kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të parlamentit Fuat Oktai. Ajo e kundërshtoi fort këtë ide. Turqia meriton një falenderim për këtë qëndrim. Turqia është një vend me ndikim në rajon por edhe që në një mënyrë apo një tjetër preket dhe është e ndjeshme ndaj ideve dhe çështjeve të tilla. Turqia ka qenë dhe është një aleat, partner dhe mik shumë i shtrenjtë i vendit tonë.

Serbia dhe Greqia dhe vende të tjera janë të ndjeshme ndaj çështjeve të tilla por nuk po flasin ndonëse shpallja e një shteti bektashi, e një shteti sovran fetar sipas modelit të Vatikanit është diçka që i prek ato dhe që ka ndikime kudo. Ai është një model që po u legjitimua mund të përdoret si precedent gjithandej. Reagimi i Turqisë në një kohë kur duket sikur ka një qetësi është një lajm i mirë sepse tregon qëndrimi parimor të një shteti të fortë por ndoshta edhe një lajm jo i mirë, sepse mund të tregojë se ideja e shtetit bektashi vijon të vibrojë në zyra dhe skuta.

16 Komente

  1. s
    shqiptari europian

    Mos vazhdoni ta ndyni gazeten, me kete shkaravites, qe kunmdermon si synetlliu bastard nga lart dhe poshte, qe dhe turku i pranon si lakej, per ti perdorur per te percudnuar kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Bektoshat brilliant, vibrant (me vibrator ne bithe) do te na tregojne kulturen(e sumes)!!! thua se mbaruan sunitet me kete kulture sumet.....!! O Zot cfare tjeter do te na shohen site..... bektoshat vibrant!!!!!?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        Nga ky shkrim, morëm vesh që: " Zekthin e paska pickuar zekthi bektashi.* Të tjerat ishin vetëm ujë.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Jam kundër këtij sforcimi për të prodhuar një shtet artificial, maje disi qesharak. Por, autori nga fundi e djallos me ftesën që u bën shteteve fqinjë të reagojnë kundër shtetit bektashi. Kjo është një ftesë për të ndërhyrë në punët tona të brendshme, një precedent politikisht i rrezikshëm. Gjithçka e pavend brenda Shqipërisë duhet të hidhet poshtë nga brenda.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Urdhri Bektashi eshte ne interes te shtetit dhe kombit shqiptar ne trojet arbërore.turqit dhe greket jane kundershtaret e medhenj te interesave Shqiptare historikisht dhe nuk duhet te harrojme asnje moment marreveshjet midis tyre duke nisur nga moslejimi I gjuhes shqipe ne perandorine obskurantiste osmane ,perndjekja dhe vrasja e mesuesve te gjuhes shqipe,marreveshjet per dëbimin e qindra mijëra shqiptareve nga trojet e veta ne Dardani,Maqedoni,Çameri me pretekstin se jane turq.Arbëria nuk ndalet dot as nga turçelinjt as nga greqirat.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Fitim, je lodhur shumë, o xhan, vetë Nalt Gjatësisë së Tij nuk i bije më ndërmënd t'a ketë kërkuar krijimin e këtij shteti. Po i del flaka turizmit, merr vesh ti? Nëpër gjithë bashkitë e vëndit ka 2357 drejtorë dhe 1826 puntore pastrimi. Inceneratorët natyral, domethënë zjarret për djegien e plehrave kanë shpërthyer anë e kënd, tymi mbulon qiellin sikur t'na ketë bombarduar Izraeli. Por në këtë vapë përvëluese, lavdi zotit, Nalt Gjatësia e Tij (NGT) gjen gjithmonë diçka për t'na zbavitur, së fundi për t'i dalë ballë situatës ekologjike me pasoja të paparashikuara shëndetsore, ai bëri emërimin e zonjushës Ina Majko, me prejardhje nga komuniteti rom, si zv.ministre, duke na çliruar me këtë rast nga ngërçi që na kishte zënë për gryke.

              Përgjigjjuni
              1. O
                O hale , na cate rocken me bektash

                Ptuuuu u shkerdhefte afrika grate me Zekthin ne krye

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti

                  Artikull perfekt. Ataturku i përzuri dhe erdhen në Shqipëri. Keta nuk janë fe , sepse feja ka Profetin dhe librin e shenjtë. Keta asnjëherë nuk kanë pasur te tillë e as shkollë nuk bëjnë. Kanë tarikat islamik. Kryegjyshata botërore quhet, po për 35 vjet ne nuk dijmë e kemi pare ndonjë popull bektashi nga bota te mvaret nga kjo Gjyshatë. Ore Keta bektashi nuk duhet të kerkoj ë shtet. Fete nuk kanë shtete.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Po kete debilin e lìndur zekthi perse e merni per njeri!? Eshte coban lopes, duket nga surati dhe veshja majmuni.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      katarakti

                      Krejtësisht kundër me Zekthin. E ka shkruar këtë artikull sikur të jetë një militant sunit radikal dhe mbështetës i politikës turke në vend. Shkrimi ka edhe shumë pasaktësi dhe manipulime. Përveçse është një "partie pris" flagrante. E para bektashinjtë janë të njohur në të gjithë botën si sekt shit. Njëlloj si alevitët etj. Bektashinjtë festojnë Novruzin, kanë ditën e ashures, falen së bashku me gratë etj etj. Bektashinjtë janë myslimanë, por ndryshimi ndërmjet bektashinjve me sunitët është 1 000 herë më i madh se ai ndërmjet të krishterëve ortodoksë me ata katolikë. Ndarja më vete e sektit bektashi i tërbon sunitët radikalë që deri më tani ishin mësuar që t'i ndanin shqiptarët në tre fe: katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Gjë që nuk është fare e vërtetë. Shqiptarët ndahen në dy fe: muhamedanë dhe të krishterë, ku secila prej tyre ndahet në bashkësi të veçanta: Sunitë me xhami dhe bektashinj me teqe. Si dhe në ortodoksë dhe katolikë me kisha. Ataturku i dëboi bektashinjtë pikërisht se nuk ndiqnin ritet sunite. Se pinin raki dhe pranonin barazinë e gruas me burrin. Etj etj. Përsa i takon shtetit të tyre duhet ditur se numri i bektashinjve në botë rrotullohet nga 20 në 30 milionë vetë. Dhe është shumë mirë që edhe ata të kenë një territor të tyre eskluziv në Shqipëri, ku të mblidhen bektashinjtë nga e gjithë bota. Sunitët shqiptarë e kanë kryeqytetin e tyre fetar në Mekë. Prandaj edhe falen me kokë nga Meka. Ky territor bektashi nuk do të jetë i pavarur nga shteti shqiptar, por do të ketë një farë ekstraterritorialiteti, siç e kanë psh ambasadat. por ai do varet nga shteti shqiptar për sa i takon mbrojtjes së tij e të tjera. Edhe në opinionin publik ndërkombëtar është pritur mirë ideja e një selie botërore bektashinjsh në Tiranë. Pasi perëndimorët janë habitur kur kanë marrë vesh se ka edhe myslimanë që nuk e kanë të ndaluar rakinë, as këngën dhe as vallen dhe ku gratë kanë të drejta të barabarta me burrat. Se deri më tani ishin bindur se të gjithë sunitët radikalë ishin njerëz me thikë në gojë! Prandaj edhe e kanë quajtur bektashizmin si një besim "cool"! Ndryshe është urgjente që ky sekt të ketë një territor të tijin simbolik në Tiranë ku të jetë e vendosur edhe selia ndërkombëtare e tij. Zekthin le ta kapi zekthi po të dojë.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Guri i provës

                        Edi Rama do të futet në histori si tradhëtari më i madh i Shqipërisë nëse krijon "Shtetin Bektashi"! Do të gjymtonte rëndë dhe përgjithmonë Shqipërinë pa pikë zori por nga servilizmi i sëmurë i tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                          Ndersa ti o Guri pa provë, qenke shumë sëmurë.

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Poseidon

                          ESHTE NJE IDE GJENIALE,,,,,DHE KUSH E RRUAN PER TYRQINE APO TE TJETER SHQIPERIA ESHTE VEND I LIRE ,,,,PAVARESISHT SE ESHTE LAIK AI KA PER DETYRE TE NDIHMOJE RELIGJIONET FETARE.......QENIA E SELISE BOTERORE TE BEJTASHINJVE NE SHQIPERI....... E BEN TE LEJUESHME NJE TIP ORGANIZMI ,( QOFTE EDHE SHTET) PER KETE RELIGJION .....DUHET KUPTUAR SE KJO NUK DO TE THOTE SE KY SHTET TE THEMI NUK ESHTE I SHKEPUTUR NGA SHTETI I PERBASHKET DHE SIC DO KETE TE DREJTA DO TE KETE EDHE DETYRIME QOFTE EDHE FINANCIARE APO AFRIMIT TE LEGJISLACIONIT SHQIPETARE.......MOS HARROJME SE ITALIA KA DY SHTETE DHE DISA KRAHINA AUTONOME DHE NUK KA AS DHE NJE PROBLEM ,,,,SEPSE CDO GJE ESHTE E BAZUAR NE LIGJE........

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

                            Qelbesh ere kercikuqi nga Rromsi..... ptuuuuu vrromotourkalvane i baba Rrahimondit (me string)!!

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Po presin

                            Armiqtë e Shqipërisë do ta,shfrytëzonin rastin që ta godasin Shqipërinë.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Budallai me gur

                              Duhet të jeshë budalla ta krijosh edhe 1 problem artificial dhe t'ia shtosh problemeve reale të shumta!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje