Bankers Petrolium "u arrestua"

5 Korrik 2025, 12:16Blog Nga Indrit Vokshi

Kur ra Sulltani në 1919, ajo çka ngeli prej Perandorisë Osmane do të merrej e të sundohej nga fituesit e luftës, Britani, Francë, ShBA.

Harta e re e Versajës 1920 u qep e tillë, ndante territoret në shtete të vogla, shtete pa mundësi për tu rritur e për të qenë rivalë gjeopolitikë. Lindja e Mesme u nda në Arabi, Liban, Irak, Siri, Jordani, shtete nën kontrollin franko-britanik. Magrebi gjithashtu. Ballkani në Jugosllavi të kontrolluar nga Franca e Britania. Greqi britanike. Shqipëri e cila u njoh ndërkombëtarisht vetëm pasi Entoni Iden, kryeministër i mëvonshëm në Britani, erdhi në Tiranë takoi Abdi Toptanin dhe kërkoi të rrëzohej qeveria pro-italiane e Durrësit dhe të mbahej kongres (Kongresi i Lushnjes) e Britania do ta njihte Shqipërinë shtet. Ashtu ndodhi. U rrëzua Durrësi, u vra Esad pasha, lindi rendi politik i Kongresit të Lushnjës.

Shtetet si Shqipëria u lanë të vogla, pa burime, me gjymtime territoresh e resursesh me qëllim që të mos kishin mundësi për të qenë të forta, përkundrazi të ishin sa më pak sovrane. Vazhdoi "Koncerti Europian" i themeluar në Vjenë 1815. Veçse në nivel tjetër, pa Gjermaninë, pa Austrinë, pa Perandorinë Osmane, me Amerikën që u shtua si fuqi e re. Shtetet e mëdha manaxhojnë territore dhe zona influence.

Sadami u vra, pati guxuar të shtetëzojë naftën në një vend të cilin Britania e shpalli shtet prej naftës në Mosul e Kirkuk dhe si bazë për të sunduar Lindjen e Mesme. Naseri u bombardua nga Franca e Britania në krizën e Kanalit të Suezit, pastaj Sadati u vra në paradë ushtarake. Mbreti i Arabisë Feisal u vra në 1975 sepse synonte ta përdorte naftën si mjet politik qëndrese. Në 1977 u vra presidenti i Jemenit, Kolonel Ibrahim al Hamdi.

Për t'i sunduar këto territore të fituara nga mposhtja e Perandorisë Osmane dhe e Austrisë, ka pasur një kusht: Elitat sunduese të ishin sa më të korruptuara dhe sa më tradhëtare të interesave të popujve të tyre. Rendin ndërkombëtar nuk munden ta qëndisin vende të vogla si Shqiperia por elitat nevojiten të korruptuara dhe anti-vend që sunduesit të marrin "pazar të lirë", të mos negociohet asgjë për interesat e shtetit, kompanitë të marrin pasuritë dhe të mos paguajnë asgjë, siç nuk kanë paguar miliona euro taksa e tatime.

Nuk dihet ku është prishur pazari me Bankersin dhe atë çka Bankers përfaqëson, pazari nuk është prishur në Tiranë. Nuk mundemi dhe nuk duhet të jemi kundër investimeve të huaja pasi lëndët e para nuk munden të lihen pa përpunuar. Mirëpo Shqipëria ka pasur dhe ka nevojë për elita që negociojnë "pazar" sa më të favorshëm për vendin.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Nje shkrim futja pordhes. Nafta shqiptare u shit tek te huajt per pasurimin e familjes non grata. Per cfare investimesh ben fjale autori kur dihet qe prej shfrytezimi kanibal te te huajve, Marinza perkundej nga termite te perditshem e te frikshme.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mangalli

      Leonidha Cobo dhe lidhjet e tij me fondet publike: një model përfitimi të privilegjuar dhe mundësia e pastrimit të parave Leonidha Çobo, një figurë kyçe në biznesin shqiptar, ka qenë përfshirë në disa skandale financiare që kanë ngritur dyshime serioze mbi burimin e pasurisë së tij dhe mundësinë e pastrimit të parave. Një nga ngjarjet më të diskutuara ishte akuza për vjedhje fondesh nga vetë kompania Bankers Petroleum, ku Çobo ishte CEO. Ai u akuzua për vjedhjen e 10 milionë dollarëve nga firma, një akuzë që nuk u ndëshkua dhe që lë një shenjë të fortë dyshimi për pastrimin e parave nëpërmjet kompanive të tij të tjera. Pas largimit nga Bankers Petroleum, Çobo krijoi AGVENTURE shpk, një kompani e cila, përkundër eksperiencës të kufizuar, u pajis menjëherë me një grant prej 198,773.85 euro për ndërtimin e një serre moderne për kultivimin e produkteve bujqësore. Ky grant u sigua nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e cila administron fonde nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Për të fituar këtë grant, AGVENTURE shpk kishte ekzistuar vetëm 3 muaj, një periudhë mjaft e shkurtër për të krijuar një reputacion të besueshëm në treg, duke ngritur dyshime mbi mundësinë e ndikimit të Çobos përmes lidhjeve të tij politike dhe administrative. Tetra shpk dhe tenderi për karikuesit elektrikë Një tjetër rast i përfshirjes së Çobos është Tetra shpk, një kompani që ai e mori nën kontroll përmes blerjes së aksioneve dhe, menjëherë pas kësaj, fitoi një tender 1 milion dollarësh për furnizimin dhe instalimin e pikave të karikimit për automjetet elektrike. Ky tender u akordua në një kohë kur Tetra shpk nuk kishte përvojë të mëparshme në këtë fushë, dhe aktiviteti i saj u ndryshua vetëm disa muaj para tenderit përfshirës. Shumëkush pyet se si një kompani pa eksperiencë mund të fitojë një tender kaq të madh, dhe disa analistë sugjerojnë mundësinë që ky tender të ketë qenë një mundësi për pastrimin e parave përmes projekteve publike. Rritja e fitimit të Tetra dhe dyshimet për pastrimin e parave Në vitin 2023, Tetra shpk raportoi një rritje të jashtëzakonshme të fitimit, duke kaluar nga 1,101,494 lekë në 41,702,172 lekë. Ky ndryshim drastik në rezultatet financiare është një tjetër tregues që ngrit dyshime për burimet e këtij fitimi dhe mundësinë e pastrimit të parave përmes përfitimit nga tenderët dhe grante publike. Një model i përsëritur përfitimi të privilegjuar Rastet e përfshirjes së Çobos në përfitime nga fondet publike dhe ato të BE-së ngrisin shqetësime të mëdha për mënyrën si këto fonde ndahen dhe menaxhohen. Lidhjet e tij me figura të fuqishme si Frida Krifca, ish-drejtoreshë e AZHBR, dhe Ani Hasa, Këshilltar Ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, sugjerojnë një sistem të ndërlikuar ndikimi që favorizon individët e caktuar në mënyrë të padrejtë. Nëse vërtetohet se këto lidhje kanë ndikuar në fitimin e tenderëve dhe granteve nga kompanitë e Çobos, atëherë ky mund të jetë një shembull tipik i mënyrës si mund të përdoren fondet publike për përfitime të paligjshme dhe pastrim parash. Çobo, pavarësisht historisë së tij të errët në sektorin privat, vazhdon të jetë një figurë qendrore në përfitimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi ndershmërinë e sistemit të menaxhimit të burimeve publike në Shqipëri.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        Shume histori, shoqeruar me opinion Pse?, dhe asgje llogjike per aktualitetin shqiptar te naftes, vecse nje hipoteze.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Familja non grada e ardhur nga shpellat me valixhe druri dhe opinga lope duhet te studiohet dhe verifikohet mire dhe sakte por dhe horreshat dhe horrat e rivdekjes scipetare te pa breke dhe te shemtuar nga Zoti u ben super miliarder $ nga pasuria ime dhe gjith dynjase scipetare. Nuk do ti gezojne keto qelbesira hajdute shpellare dhe muter katundare qe vodhen nder 35vite pasurine tone.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje