Nga Ben Andoni
Mandati IV i socialistëve do jetë sfidues për Shqipërinë. Është premtuar që Shqipëria të hapë shumë shpejt të gjithë grup-kapitujt e integrimit dhe të nisë periudhën e vështirë të përafrimit të legjislacionit për t’i përmbyllur ato pastaj në vazhdimësi. Metodologjia e re është e bukur dhe ndjellëse, por malorja nis në periudhën kur fillohet dhe mbyllen kapitujt. Opozita do të jetë në parlament dhe për shumë nga kërkesat e integrimit do jetë në gatishmëri. Kjo do ta zbehë shumë betejën e saj për zgjedhjet. Ai narracioni i ashpër i Berishës, Vokshit, Nokës e të tjerëve do të fashitet sepse baza dhe njerëzit e PD-së, kur të mbarojë rinumërimi, do të kërkojnë llogari. Por nuk mbaron këtu.
Ashpërsia e njerëzve që e kanë si pronë PD-në do të përballet dhe me një sfidë të madhe: Me të panjohurit që do t’u vendosë përballë këtej e tutje Partia Socialiste. Dhe, nuk është edhe çudi që socialistët edhe Ekzekutivin ta mbushin me njerëz të tillë, e para për të mos i dhënë shumë karburant të pakënaqurve të PS-së dhe e dyta për ta përçarë në lodhje PD-në, të cilës do t’i duhet të rrëmojë shumë në stilin e Berishës për të gjetur gjëra në karakter të kundërshtarëve të rinj.
Sfida do të mbetet për Shqipërinë. Korrupsionin e madh që nuk e lufton dot Rama &Co, mospërfillja e tij ndaj opozitës, lëngimi i strukturuar i ekonomisë, përqendrimi i madh i pushtetit dhe një grup të rinjsh cinikë që po afrohen. Kjo e fundit në parlament do t’i lërë njerëzit e PD-së përballë krizës së tyre dhe sa më shumë të kalojë kohë dhe me sfidat e tyre të së ardhmes.
Narracioni për zgjedhjet 2025 do të harrohet pas disa ditësh sepse situata është ngado e turbullt, kurse Shqipëria do të përballet me sfida të tjera për të cilat opozita nuk është fajtore por e ka të pamundur të jetë në rreshtin e parë. Përballë ose në Ekzekutiv me shumë gjasë do të ketë shumë të rinj që jo vetëm e shohin Berishën si fenomen të vjetër por edhe se nuk u bën përshtypje aq shumë gjendja e opozitës. Shqiptarët për fat të keq do të kenë në parlament njerëz të paidentifikuar dhe të kenë treguar se dinë të mbajnë peshë, kurse nga ana e PD-së një grup “solid” por që është çelikosur në humbje.
Megjithatë një gjë nuk ndryshon që Rama bëri dhe do bëjë zotin e vendit, kurse Berisha të ashprin, por që tashmë nuk i hyn më në punë askujt. Njerëzit s’kanë nevojë për udhëheqës që duan të duken të ashpër. Ata duhet të kenë njerëz që ashpërsinë ta tregojnë me principet, mendimet dhe karakterin e tyre. Rama ashpërsinë po e tregon me atë që ka konstruktuar vetë. Kurse Berisha, për fat të keq, me sfilitjen e vet nëpër gjyqe dhe mos mbajtjen e fjalës për largim, do të përballet dhe me “të panjohurit” e PS-së që do e torturojnë me indiferentizmin alla Ramë. Dhe, në këtë mandat janë pak si shumë +80, syresh.
Cfare mund ti percahet more Ben Andoni nji partie te shparallueme qi drejtohet nga nji komunist nongrata anglo-amerika.
Tamom e ke thene! A ka me te percare se nje ushtri e shpartallume?
Po kur ja ka futur plot Bing Beni? Keta jane nje tufe idiotesh qe fle Berishizmit jane bere Haleiste ,qe dijne ,parashikojne gjithçka.Keta ironikisht mendojne se fatet e kombit jane ne analizat shterpe te tyre dhe qe e ardhmja e shqipetareve varet nga analizat qe i bejne keta hale-ista .
Në këtë parti që e quan veten PD mbizotëron malokëria prandaj mos mbani shpresë për ndryshim sa të jetë gjallë shpellari Sali non grata...
Opozita eshte e percale dhe e dhier tek s'mban me. Pa varrosur kufomen non grata, do behet edhe me keq dhe fajin te mos e kerkojne gjetke, por tdk servilizmi I tyre ndaj kufomes.
O BING-BEN po ku i del koha qeverise te perçaje te perçaret ore trap qe mendon gjithnje qe ke vlera ne te menduar,por qe nuk ti ndigjon njeri .Ti e disa si ti jeni antivlera dhe jashteqitja e gazetarise qe perfitoni nga amullia e tejzgjatur gazetareske.Ju e disa te tjere te kallepit tuaj jeni vlere e humbur e pengmarres te gazetarise institucionale si gazetar rruge e kioskas.Angazhimi juaj ne kete fushe te jetes tregon qe Shqiperia fatkeqesisht eshte akoma mbrapa ne zhvillimin shoqeror ,ku deshmi e kesaj jeni jute vetquajturit gazetaruc qe mbani peng me mosdijen nje shoqeri te tere duke dhene madje edhe receta kuruese. Pytja eshte e thjeshte: Kur do vije ajo dite ku ju gazetarucet e kazaneve mediatike te profilizoheni ne sektoret ku mund ti jipni me shume vehtes dhe shoqerise e jo ta mbani ne obskurantizem kete vend ,fale dijes qe sot e ka braktisur kete vend ketu e 35 vite,duke mos marre guximin te rrikthehet sepse vendi vazhdon te mbahet peng nga ferra si puna juaj qe vetquheni haleiste te kazanit te madh mediatik.