Alternativa 'fituese' e Berishës u reduktua në opozitë 'të gozhdës dhe patkoit'

2 Korrik 2025, 12:59Blog TEMA
Alternativa 'fituese' e Berishës u reduktua në opozitë

Nga Simon Hadaj

Pas 11 majit, opozita shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha shfaqet më e çakorduar dhe më e pashpresë se kurrë më parë. Humbja në zgjedhje jo vetëm që nuk u shoqërua me reflektim, por nxori në pah krizën e brendshme që vjen edhe si pasojë e mungesës së një lidershipi të aftë për ta parë problemin në sy.

Lista e hartuar nga Berisha, ku në vendet e sigurta u pozicionuan besnikët e tij dhe më poshtë u lanë kandidatët oportunistë, sot duket se është kthyer në bumerang për të gjithë. Këta të fundit, të zhgënjyer nga rezultati dhe nga përjashtimi nga vendimmarrja, kanë nisur të sfidojnë vetë drejtuesit e partisë, duke kërkuar rinumërim votash dhe verifikim të kutive, edhe përpos qartësisë së rezultatit dhe alibive të tjera të Berishës, i cili shumë herë është kujdesur të thotë se numërimi nuk është kërkesë e tij dhe e partisë, por e kandidatëve të listës së hapur, duke dashur kështu të distancohet prej kërkesave të tyre.

Kjo sjellje e opozitës tregon më së miri atë që populli e thotë me një fjali: ca i bien gozhdës, ca të tjerë patkoit.

Ndërsa Berisha pretendon se votat janë vjedhur pa u hedhur fare në kuti, kandidatët që kërkuan rinumërim në fakt e pranojnë procesin dhe kërkojnë të shohin çfarë ndodhi brenda kutive. Por edhe rinumërimi nuk u shkoi për shtat, sepse rezultati i tyre rrëzoi njëkohësisht pretendimet për vjedhje masive dhe shpresat për ndryshim përmes rinumërimit.

Në këtë rrëmujë të brendshme, opozita ngjan më shumë me një organizëm në vetëshkatërrim sesa me një forcë që synon të ofrojë alternativë për të ardhmen. 

Nëse PD dhe pjesa tjetër e opozitës vazhdojnë me të njëjtën narrativë të lidhur pas figurës së Berishës dhe interesave personale të një grupi të ngushtë rreth tij, rezultati i 11 majit jo vetëm që do të përsëritet, por do të thellohet edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme. 

Kjo pak rëndësi ka për ata që Berisha bëri deputet, sepse ata do vijojnë t'i përfitojnë privilegjet e servilizmit të tyre ndaj 'udhëheqjes', por demokratët duhet ta kuptojnë që askush nuk mendon për ta, ndërsa shqiptarët duhet të shohin për opozitë që mendon për ta dhe jo për veten e saj.

 

8 Komente

  1. M
    Munika

    Problemi tashme nuk eshte me tek Saliu, por tek Rama, te cilit duhet ti behet presion I forte qe ne zgjedhjet e ardheshme te mos lejoje me lista te mbyllura. Kete radhe mire ti behet dhe le te degjoje pordhet e Mulit, te Vokshit e Paloqes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Kurva e piste Vokshi nuk del nga breket e non grates, Tritan preshi, Mul muti, dhe keta te dy i bejne gojore terroristit pastaj pretendojne te fitoj Partia terroriste

      Përgjigjjuni
      1. s
        sokrat

        Shume sakte dhe qarte je shprehur Simon! Por, SB dhe sejmenet e tij nuk degjojne zerin e arsyeshem te popullit qe i vuri shkelmin, si zakonisht ne keto 12 vitet e fundit. Interesat personale dhe ato familjare, aferat qe kane bere ju kane zene syte dhe nuk dijne cte bejne. Eshte nje opozite qe ka humbur arsyen dhe qe nuk do tja dije per interesin kombetar. Eshte e corganizuar e drejtuar nga nje i corganizuar.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari dixhital

          Mortja tere ata demokrate qe presin ti udheheqe kjo bande me Saliun ne krye . Po te ishin demokrate te vertete duhet me urgjence jo tu kerkonin dorheqje po ti zbojne te mos lene te afrohen ne pd tere banda terroriste qe Saliu ka vene ne lista te sigurta .

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari dixhital

            Mortja tere ata demokrate qe presin ti udheheqe kjo bande me Saliun ne krye . Po te ishin demokrate te vertete duhet me urgjence jo tu kerkonin dorheqje po ti zbojne te mos lene te afrohen ne pd tere banda terroriste qe Saliu ka vene ne lista te sigurta .

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti anarkisti

              SPAK BOLL MË. O popull i të gjitha partive dhe qytetarëve shqiptarë, ngrijeni zërin ndaj kreut të PD, krye mafiozit, që për interesa familjare dhe klanore vrau e dogji Shqipërinë e mbushi vendin me Kanabisë, fali armiqëve tokë e det, burgosi e sabotoj pjetarët e UÇK legjendare, përndoqi nga atdheu mbi 1 milen shqiptar, plaçkiti e dogji dhe me taksat e juaja dhe hajnin uilërinë në TV dhe rrugëve si lagaraq e shan e fyen kombin kudo që shkelë spiunoj atdheun dhe kombi për UDB – BIA serbe kundër shqiptare. ecën poshtë e lartë në mbar vendet ku nuk është ende NON GRATA me krye kriminelet të pistë vrastar – gjakatar e tradhtar të vendit si S. Berisha, F. Mjediu, A. Vokshi, Mula e presha e dreqënesha. SPAK mos fle mbi dosje se fëlliqtë atdheun.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cubi

                Shiko fytyrat dhe s'ka nevoje per koment.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bënët Bëci-KM në hije.

                  Qimon Hajdari Qimon Hajdari je kaq bosh sa qe mund te perdoresh per magazine lingotash muti.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje