Për çfarë votuam?

2 Korrik 2025, 09:13Blog Nga Ardi Stefa

Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit. Votoi në Shqipëri, jo në diasporë. Qëndroi gati tre muaj ndërmjet Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Elbasanit.

Në të gjitha bisedat që bënim së bashku, më theksonte faktin se për çfarë duhet të votonin shqiptarët; më theksonte që ndryshe nga ajo që dëgjohej nëpër televizione, portale apo kafenera, shqiptarët në 11 maj nuk votonin për të rrëzuar qeverinë, as për të ngritur opozitën. Sepse në 12 maj do të kishin të njëjtën qeveri dhe të njëjtën opozitë.

Qytetarët shqiptarë, në 11 maj u ftuan për të zgjedhur zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Shqiptar me shpresën se do të zgjedhin njerëz të denjë dhe të aftë për t'i përfaqësuar ata.

Gjatë tre viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë është bërë shpesh një teatër i opozitës së lirë (si çmim, jo si nocion filozofik e politik) dhe të vogël politike ndaj interesave madhore të shqiptarëve.

Gjatë tre viteve të fundit; Kuvendi i Shqipërisë u kthye në teatër të mazhorancës, e cila mes tymit të flakadanëve, karrigeve të përmbysura e zhurmës shurdhuese të pipizaneve, miratoi ligje për 5 apo 7 minuta, siç u miratua buxheti i shtetit, apo ligje të tjera të rëndësishme.

Dhe do të ishte fat nëse ata që zgjidhen vendosin t’i shërbejnë  vërtet Shqipërisë e elektoratit, të ushtrojnë dhe respektojnë thelbin e përgjegjësive për të cilat janë zgjedhur.

Sidoqoftë, Kuvendi i Shqipërisë nuk është kuvendi i një shoqate studentore ku dembelë të ndryshëm ndërtojnë dhe rindërtojnë planetin dhe vendosin për klimën. As ndonjë shoqatë jofitimprurëse ku diskutohen të drejtat e kafshëve apo të disa bimëve që rrezikojnë të zhduken.

Kuvendi mund të ketë një rol vendimtar në një Shqipëri, që po përpiqet të rifitojë vrullin dhe të planifikojë rolin e prioritetet e saj. Të kërkojë veten në një epokë të trazuar dhe të paqëndrueshme.

Sidomos, tani që rezultati dihet, opozita duhet të ripërcaktojë prioritetet e saj në lidhje me figura politike, qëndrime, pozicionime e retorikë. Në fund të fundit katarsisi dhe kapërcimi i vetvetes nuk janë gjëra të këqija, përkundrazi, janë vaji që lubrifikon ingranazhet e ecjes përpara të shoqërisë.

Shoqëria nuk ka përparuar kurrë kur të gjithë bien dakord për gjithçka. Ecën përpara në diversitet, debat të shëndoshë e tolerancë,  kur interesi i përgjithshëm prevalon mbi interesin personal e partisak, ku vetvetja kapërcehet.

Kështu ka ndodhur në mbarë botën. Të gjithë popujt, të gjitha klasat shoqërore, të gjitha ideologjitë, të gjitha fraksionet e përbëjnë dhe e formësojnë atë së bashku, një skenë politike, një parlament. Kjo duhet të ndodhë në shtator në Shqipëri me Kuvendin e ri.

Jo vetëm sepse çdo zgjedhje është njëkohësisht një fillim. Por edhe sepse vetë Shqipëria dhe ne shqiptarët kemi nevojë për të.

Dhe, meqenëse kemi vendosur “të jetojmë” bashkë, do të ishte ironi e historisë “të vdisnim” të ndarë.

3 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    E lexova me vemendje. Fatkeqesisht keshtu, rrumpalle, do te jete edhe kuvendi i ri. Eshte shume e thjeshte per t' u kuptuar. Opozita jone dembele kur eshte ne pushtet e pa ide, do beje prap zhurmuesin. Keshtuqe ligjet do te miratohen jo per 5 deri 7 minuta, por per 2 deri 3 minuta. Kete radhe perbindshi Salih ka futur me alabaket, me te paskrupujt, me delexhinjt, me hajdutet, me injorantet dhe nja 10 veta me "trimat", per te mbrojtur vampirin qe shperfilli primaret ku kishte njerez dinjitoze.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Se c'perfaqesues do kishin shqiptaret, kete e mesuan qysh kur lexuan listat e mbyllura te Saliut. Vetem qelbesira, bandit e hajdut me dosje e process gjyqesore. Per nder te tij, Rama vuri ne to emra te rinj e te paprovuar, por per furp te tij, pranoi listat e mbyllura. Tani le te degjoje pordhet e Nul Mokes e te Fate Mediut.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        Kuvendi i Ri nuk ka perfaqesues te popullit por te kryetareve.70% e tyre jane te pa votuar dhe s'kane asnje vote nga populli por nga kryetaret e partive.Kuvendi i ri do te jete me i keq se ky qe po mbyllet.Ne votuam kryetaret jo programe dhe individe.Ne Shqiperi dhe Ligjin e zgjedhjeve e deformojme,pra nuk zbatojme ligj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje