Basti i Ramës me Nigel Farage, si gafa me Trumpin

30 Qershor 2025, 17:02Blog TEMA
Basti i Ramës me Nigel Farage, si gafa me Trumpin

Nga Andi Bushati

Në këtë periudhë vape, ku vala e të nxehtit vret shumë lajme, Edi Rama ka ditur të kapë titujt mediave vendase dhe atyre britanike, duke u përfshirë në një polemikë identitaro- humoristike me liderin e “Reform UK”. Replikat kundër Nigel Farage, që kërkon zbrazjen e burgjeve të vendit të tij nga “kriminelët shqiptarë”, të cilët i sheh si një të keqe për Britaninë, do duhej, parimisht, të duartokteshin.

Po ashtu edhe etiketimet për “vendin e erët” që ka fobi ndaj të huajve mund të qëndronin në këtë kontekst.

Por ama, përpara se të bëjmë patriotin e fasadës ne duhet të ndalemi pak në sfondin e kësaj polemike dhe në bastin që vuri shefi i qeverisë për numrin e bashkëkombasve tanë që gjenden në qelitë e ishullit. Farage, duke iu referuar një të përditshmeje me reputacion të së djathtës, “The Telegraph”, pretendon se 1 në çdo 50 shqiptarë që gjendet në vendin e tij, ka përfunduar pas hekurave.

Rama, duke e tallur, duke botuar një foto të të dyve me rrobabanje të gjeneruar me IA, e ka sfiduar se do ta ftonte të pushonte në brigjet tona, nëse kjo shifër rezultonte e vërtetë.

Sipas kryeministrit numri i bashkëkombasve tanë në Britani është tre fish më i lartë prandaj dhe numërohen më pak se 1/100 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.

Por, përtej faktit se kush ka të drejtë për numrat dhe përqindjet, pyetja që ngrihet është: a i intereson komunitetit shqiptar atje dhe imazhit tonë në përgjithësi, fokusimi i vëmendjes tek shqiptarët e burgosur?

Pavarësisht nëse Farage e ka të ekzagjeruar llogarinë dhe ajo e shefit të qeverisë mund të jetë më pranë së vërtetës, gjithçka që mbetet në mend nga tërë kjo polemikë, nuk është diskreditimi i gënjeshtrës së liderit të ekstrmit të djathtë, por asocimi i emigrantit shqiptar me burgaxhiun. Duke u ndërkallur në këtë debat, më shumë se të luajë patriotin, mburojë për çunat e Londrës, Rama i jep krahë stigmatizueve të tyre. Edhe më të fortë e bën këtë përshtypje fakti se ai është idhtar i një teorie që e predikon shpesh, asaj se shpifja, e keqja, e errëta, kërkojë shumë mund që të mposhten nga e vërteta dhe dirta. Pikërisht për këtë ai ka zgjedhur që në Shqipëri të mos i japë përgjigje pjesës më të madhe të akuzave kundër tij. Si një mjeshtër i komunikimit dhe i teknikave të manipulimit të opinionit, ai është i ndërgjegjshëm se imazhi negativ edhe kur mposhtet, gjithësesi e lë një njollë.

Atëherë, pse u përfshi në këtë debat kundër parimve të veta, të afishuara, i bindur se tezgjatja dhe mediatizimi i tij nuk do t’i bënte mirë  shqiptarëve të Britanisë?

E vetmja përgjigje logjike për këtë është se duke u angazhuar në përplasje me ksenofobin Nigel Farage, atë nuk e shqetësonte as imazhi i emirantëve të atjeshëm, as roli prej Skënderbeu në mbrojtje të bashkëkombasve. Kjo polemikë Edi Ramës i shërben për tjetër gjë. Ai do të jëtë me çdo kusht favoriti i etablishmentit evropian, i elitave që duan të ruajnë status quo-në dhe që ende janë dominante në perëndim. Vetëm përmes tyre ai mund të sigurojë legjitilitetin e brendshëm dhe të vijojë mbyljen e syve ndaj regjimit autoratik që ka ngritur.

Natyrisht, për të garantuar përkëdheljen e këtij establishmenti nuk ka target më të mirë se goditja e Nigel Farge. Ish kryqëtari i Brexit, njeriu që prej më shmë se dy dekadash shndërroi në kauzë të të vetën daljen nga BE, duke denoncuar elitat polktike dhe emigracionin e pakontrolluar, ka qenë halë në sy për të gjithë ata që tenton të joshë Edi Rama.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi me ish frymëzuesin e Brexit-it, së fundi, është një deja vue e asaj që pamë me sharjet kurndër Trumpit në fushatën elektorale të 2016, kur ai u etiketua si “fatkeqësi për botën” dhe “turpi i njerëzimit”.

Ndonëse edhe atëherë deklaratat kundër kandidatit miliarder u bënë gjoja me preokupimin se fitorja e tij e mundshme do rrënonte marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-në, gjithçka u ndërrmor në emër të Sorosit, klintonëve dhe elitave sunduee, në Francë, apo Gjermani.

Atëherë Rama nuk besonte se lideri i MAGA do e mundte Hillary Clintonin, ashtu si dhe sot nuk beson që shefi i “Reform UK”, ka shance të mbërrijë në 10, Downing Street.

Por, ama kur çudia e parë ndodhi, ai s’la akrobaci pa bërë për të rikuperuar gafën e dikurshme, duke shkuar deri tek falja e Sazanit. Tani duhen kryqëzuar gishtat për fatin e keq të Nigel Farage, për të mos hubur llokma të tjera Shqipërie. Ose për të mos pasur burgje të tjera si ato të Melonit, që, tani për tani, thuhet se britanikëve nuk do tu jepen kurrë.

28 Komente

  1. Z
    Zzzzz

    Pupu sa i zgjuar eshte ky bushati. Per ke e ke bere kete shkrim o bushat??? Per katunaret e lagjes apo ndonje pa shkolle??? Po ca eshte kjo teze mor pall. Si qenka kjo Rama po jep Sazanin se do te rikuperoje figuren nga nje sharje. Kush ti ben keto shkrime mor bushat? Bufi? Je shume poshte daku

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Akoma me këtë bythecin e Kapove?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Ky b..q .., legen e zagar , shkruan “patriotin e fasades” . Po mo klysh kurve ty te kemi patriot te vertete qe ke borxh ta shesesh kete vend per 5 dollar . Je bere zedhenes i zagareve dhe krimineleve .

        Përgjigjjuni
      2. i
        iriqi

        Vërejtja e Bushatit qëndron. Farage është pothuajse i mallkuar nga elitat sunduese në Perëndim. Por nuk duhet të harrojmë as namin e zi të atyre që i quajnë me përkëdheli "çunat e Londrës"! Banditë të gjithë. Ndryshe ky shkrim ka shumë gabime ortografike që ia ulin vlerat.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Shkrim koti. Vetëm per të sharë Ramën me çdo kusht. Edhe sikur Zvicër ta beje Shqiperinë Edi Rama, ky birbo do gjejmë diçka te ankohet. Dhe si pasoje, nuk të degjon me njeri. Behesh i pabesueshem, edhe kur ke të drejtë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Hahahaha fix. Do thoshte ç'e duam zvicrën që ska det. Hahahaha

            Përgjigjjuni
          2. .
            ...

            Si Rama, si Nigel farage, janë dukë u tallur me jetët, e Shqiptarve, që jetonë në Britanie, me djersën e ballit dhe siç thoni edhe ju, na krahasonë me drogagjie dhe hajdut ordiner. Mirë Nigel Farage e kuptojë sepse Nigel Farage, Shqiptarve, nukë ju ka asnjë një borxh, por Ed Ram Turk hajdut Erdogani, që e kemi kyministrit të Shqiprisë tashë e 12 vite, me thën të vertetën, nukë e kuptojë dotë sepse i ule të gjith Shqiptaret që punonë në Britannie , veç për të bër polemika dhe politike të djallzumë në kurriz të Shqiptarve që punonë dhe jetonë me djersën e tyrë.

            Përgjigjjuni
            1. @
              @.

              Ke shavi Rama o qor. Eshte i vetmi kryeminister i Shqiperis që ka folur per ne qe kemi 35 vjet jashtë vendit. Eshte i vetmi që ka ngritur ne piédestal vendin. Panvarsisht gabimeve që bashkekombasit bejn. Po mos haro se bejn pislliqe aty ku gjejn teren. Yt rac e keqe që dini vetem te nxini vendin Esadë.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rudin Gunga

              Shkrim pa asnje lidhje, vetem per ta sharre Ramen. Urrejtja patologike qe ka ky njeri per Ramen,do ta gerryeje nga brenda, pak e nga pak, deri sa te marre fund menderisht e fizikisht. Gjynak i shkreti. Mbase gjendet ndonje shok a mik ta ndihmoje.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salamela

                KE TE DREJTE ME ANTI SHQIPTAR SE KETA ANALISTET E SALIUT NUK KA FUNDERINA

                Përgjigjjuni
              2. N
                Njazi

                Si gjithmone per kete bythec te Bllokut, cdo fjale apo veprim I Rames eshte I gabuar! Edhe kur nje gazete britanike apo amerikane e nxin SHqiperine apo shqiptaret Rama nuk duhet te reagoje por te mbylle veshet dhe syte sepse keshtu do Bushati! Je ne nje linje me Berishen, Moulin, Mediun apo paloqet e tjere qe me cdo kusht te poshteroni vendin tuaj! Por shqiptaret ju njohin mire prandaj dhe ju dhane dermen me 11 Maj!

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  O Bushatlliu i Kapajve u plake e su POQE, ngele KALAMA PA INTELEKTE .KALAMA SI ATHERE KUR SALI KARAXHIÇI TE MBANTE UTURAKUN.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nipi Hysni Kapo djali spiunit

                    Koqe kandari ke afersisht 200 - 250 mije shqiptar me dokumenta pa dokumenta , dhe 1000 te denuar te pa denuar klandestin do te thote qe 0,5 % e te burgosurve ne Angli jane shqiptare te denuar per krime dhe per riatdhesim, pyetja eshte po 99, 05 % çfare jane .....

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gjyshi

                      Andi pordha

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hasoni

                        Andi je i trashe dhe i lig!

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nik

                          Nga pikpamja diplomatike deklarata e Z. Rama ndaj rrezikut që sillte kandidatura e Tramp-t të parë si preresident i SHBA dhe më tej për botën ka qënë shumë e guximshme për Ramën dhe një Shqipëri të vogël! Pse nuk na thotë Z. Bushati që pamvarësisht difektit diplomatik të asaj deklarate, përmbajtja e deklaratës bazuar në faktet e mëvonshme, a qëndron?!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Te bene te fala Saliu o pis

                            Te qifte qeni nanen, ai ska asnje krahasim me Trump, ai ashte nje qen zorresh qe bredhe ne Britani, cfare te shqetson ty zagar sepse nga rreth e e 200000 emigrant shqiptar jane e jetojne me djersen e ballit ne Britani,kane bisneset e veta e jane te sukseshem, nga keta vetem nje %minimale 0se jane ne qendra ndalimi per hyrje te kunderligjshme ose kane ra prehe e trafikut te kunderligjshme dhe jane mashtruar, ti qen rrugesh biri I nje kurve qe dilte naten ne rruget e Tiranes dhe me nje babe spiun ha mut kunder njerzve

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Y. H

                              E i thuaj pastaj ketij se eshte nga soji i Bushateve. Hajde legen hajde. Hajde pjelle e poshter hajde.Ishalla te bie nje kolere ty e disave si ty, qe shani vendin tone e levdoni te tjeret.

                              Përgjigjjuni
                              1. Çika

                                Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për komentin (shkrimin e Andit) Si gjithëmon ai kap ndonjë temë që në të vërtetë krijon një pështjellim në opinion dhe sigjithënjë kjo polemik e Ramës me Migelin anglez ju hap një vrimë në murin e opozitës për të tjerrur armiqësitë e Ramëes dhe dëmin që i bën Shqipërisë një qëndrim i Ramës ndaj politikanit të BM .Për hirë të vërtetës jo që ska gabuar por ka mbrojtur një të vërtetë satistikore që në se i ka mirë shifrat e të dënuarve në Angli ai bën mirë që ja kujton këtij politikani ekstrem .Nuk eshtë më koha e pas luftës së dytë botërore që mundet të shkruaje dhe të flisje si të kishin qejf se fundja Shqipëria për 45 vjet i ka patur kundra të gjithë shtetet Evropine dhe SHBA, për shkak të sistemit ,por jo më ,sepse tani Shqipëria ka vëndin dhe rojin e saj në çdo aspekt pavarësisht që kjo është modeste . Por ajo ka zërin e saj peshën esaj diplomatike rolin e saj si anëtare e NATO-s dhe kjo i jep të drejtë Ramës që jo për çdo gjë ti thotë kujtdo Amin o hoxhë.Pra Rama me apo pa shumë diplomaci por e vuri në lëvizje diplomacinë ,shtypin ,mediat por dhe qeveritë e të dy vëndeve që të ri kuperojnë ndonjë pasaktësi që është abuzuar me apo pa prapamendim negativ për marëdhëniet e dy vëndeve tona.apo për krimet që janë bërë nga shqipëtarët në Angli.Rama e ka kurajon ti kërkojë falje në se ka shifra jo të sakta dhe Migeli ka të drejtë .Përsa i përketë Andit dhe shkrimit të tijë ai këtë punë ka se sot është ditë pune dhe fundi i muajt .Ai pret të marrë honoraret dhe ju dha mundësia që të shtojë ndonjë lek më shumë për kritikat që i bënë Ramës "".Aferim o nipçe "Çfarë bënë Saliu në mëngjez ju se lin të bjerë në qenef por ashtu të ngrohtë i qaseni me shumë oreks . Po pse o derëshuar na bën të prishim fjalorin në këtë moshë????!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nari

                                  Foli nipi i Hysni Kapos,ish krahu i djathte i Enver Hoxhes.Na cave trapin o Andi,vetem te nxjeresh mllefin qe ti ke ndaj Rames.Na ben si i perveluar per popullin,nje legen i rritur ne bllok ne preherin e shokut Enver !!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kujdes

                                    49 ne 50 eshte e sakta, por reagimi i rames ka te behe me shume sepse e priste “ sulmin anglez”. Pasi rama rrefuzoi Stamer mbi emegrandet, rama priste sulme nga anglia, ndaj dhe reagoi. Mire eshte qe rama te ule toner me anglezet, por ti uli shume ama. Edvin, ke kapur majat me cifutet dhe arabet, por me anglosaksoner je shume larg. Kujdes edvin se keta te fundin jane dhe ata qe gjithmone na e kane futur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Patrioti

                                      O sy shplari kalove.meqe edhe dhe vapa maje ca kohe kaushin e akullores se Rames ne goje se te vje menja ne ven.futja nji llupime se e ka la per ty.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patrioti.

                                        FOLI KY KËLYSHI OSE DJALI I SALIUT.KUÇ E DREQË.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjosa

                                          Ktij kulishi i është bërë gjaku ujë nga cmira e sëmurë që ka për Ramën.Dëgjoni kur të dali i me ishemi ,kaq keq është helmuar .Sa farë e keqe ,mjerë ajo që e ka mbajtur 9 muaj në bark.SHKËRDHAT BURR.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gurabardhi

                                            Bushati është i veremosur

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zgalem

                                              Shqiperia ka nje ecuri te pa pare . Kete e thone te gjithe personalitet boterore . Ky kulish i Bllokut duhet te ndalohet te mirret me gazetyari , sepse helmon opinionin publik . Hysniu nuk te jepte kurre lincesne , per gazetar ., Me c'motivacion: Nuk ka shkruar asnje shkrim real . Eshte kundedr vendit , qe s'eshte i veti . Ja ka lene me testemant HUzniu , krimineli me i eger se Enveri . Zgalem

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Aron

                                                Doli ky trapi? Po ik o idiot, mos meso kalorsin qe i varen kembet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  deda

                                                  o bushat akoma stë ka dalë inati me ramën që i dha leje frangajt të bëjë pallat ke fshati turistik në qerret ku ke dhe ti vilën që je nipi i hysniut nuk të fajësoj se hysniu ishte më i urti i byros po që je i biri i kryesigurimsit që kishte për detyrë të ruante regjimin ai ka fut në burg disidentët e shkodrës dhe ti nga frika e hakmarrjes bëhesh me berishën hajt tung

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje