Mesha e të dielës, ose hapsira e himnit të ritualeve dhe jetës së ngadaltë

29 Qershor 2025, 14:49Blog TEMA

Mesha e të dielës, ose hapsira e himnit të ritualeve dhe

Nga Alba Malltezi

Ndërkohë që bota ecën me shpejtësinë e dritës dhe të modernizimit, kur çdo gjë jeton pak dhe ka peshën e një klikimi apo një “vizualizimi”, është një hapsirë, ajo e Kishës katolike, por me siguri dhe të ritualeve të tjera fetare në botë, që këmbëngul të rezistojë nën peshën e simboleve, figurave, mesazheve, fjalëve, këngëve, me dëshirën për të kapur më të “duruarit” mes njerëzve që kërkojnë të arrijnë dhe të kuptojnë diçka për ekzistencën njerëzore në këtë mrekulli që quhet Tokë.

Mesha e kësaj të diele në Shën Pjetër, drejtuar nga Papa Leoni XIV, ishte një mrekulli mbushur me vargje, këngë, rite, mesazhe që shpërndaheshin mbi kokat e kardinalëve flokëbardhë që mbanin mbi trupin e tyre të gjithë palët e veshjeve e kapeleve, pavarësisht temperaturave të jashtëzakonshme të këtij fundqershori.

Do të doja të njihja me “fanatizëm” gjithçka u tha dhe shfaqet aty, nën 4 kolonat e mrekullueshme prej bronxi të krijuara nga Bernini, por ato 45 vite ateizëm alla shqiptar, na kanë lënë në këtë drejtim të gjymtuar e të paditur për të njohur domethënien e një shalli të bardhë me kryqe, të një këmishe të gjatë po të bardhë, të rripave, të shamive, të ngjyrave që përdoren për këtë apo atë mesazh. Qëndismat, altari, qirinjtë, temjani, gjestet, lëvizjet vijnë nga thellësia e shekujve për ta bërë njeriun më Njeri, edhe pse nuk është e lehtë.

Në kohën kur e gjithë bota vrapon, kur rrugët e metropoleve janë përherë të zhurmshme dhe plot me njerëz, kishat janë bosh. Barqe gjigande të zbukuruara nga artistët më të talentuar të kohëve, duket sikur janë gati sot të marrin ata që humbin rrugën.

Në një “chat” komunikimi të përbashkët me gazetarë, politikanë e njerëz të artit, i vetmi, i vetmi që ndodhet aktualisht në Gaza, është një prift katolik që po ndihmon atje me sa mundet. Duket sikur ritualet, vargjet, sakrificat, e bëjnë një prift të durueshëm edhe aty ku shumë të tjerë ja mbathin apo nuk mund të futen.

Ndërsa Papa Leoni përfundon meshën e gjatë dhe emocionuese, ndërsa largohet e nga pas i vijnë klerikë e kardinalë, shumë nga ata që janë në sallë ngrenë celularët për ta filmuar: Sikur pa e bërë atë video, duket sikur asgjë nuk ka ekzistuar, sikuar ata nuk ishin në atë sallë.

6 Komente

  1. .
    ...

    Edhe në çoftë se nukë je i Krishtër -praktikant, por ke kulturë të Krishtër dhe mentaliteti-Perendimor, ti je një njeri, i cilivizum dhe mundësh që të jetoshë në paqë dhe në demokracie me vetveten tëndë, me familjën dhe në atë shoqrie ku jetonë. Po ti pytish të gjith njerzit më të ditur të botës, Shkencar, Filozof dhe Biology, të thonë një gjë se edhe nëse nukë besojë në Zot, apo krishtrim, kanë kulturë të Krishtër dhe për të jetue në paqë me vetën e tyrë dhe me të tjerët, marrin shembuj nga Jezukrish dhe Bibla. Problem ështe sot mbi ket tokë, se ideologjitë shumë të dhunshëm si islami dhe komunizmi, nukë e lën tokën që të jetonë në paqë në një pjesë shumë të madhë të sajën.

    Përgjigjjuni
    1. i
      iriqi

      Edhe në qoftëse ti nuk beson te asnjë fe. As te krishtërimi, as te myslimanizmi, as te ebraizmi etj ti mund të jesh njeri i mirë, i ndershëm dhe i drejtë. Mjafton vetëm kultura njerëzore, dallimi i së mirës nga e keqja. Zbatimi i shprehjes: mos i bë tjetrit atë që nuk do që ta bëjnë ty. Të gjitha ideologjitë, dhe jo vetëm islami dhe komunizmi, i kanë duart të lyera me gjak. Kujto kryqëzatat, inkuzicionin, Shën Bartolemeun, kolonializmin dhe shfarosjen e popullsive vendase. Mjafton të shohësh sot sesi sillet shteti izraelit me palestinezët. 15 000 fëmijë të vrarë! Apo jo më larg se dje të çmendurit e ISIS-it dhe Al Qaedas me atentatet e tyre të përgjakshme nëpër vendet europiane. Mund të jesh njeri i mirë dhe i drejtë edhe vetëm duke qenë njeri i mënçur dhe i lirë nga çdo dogmë.

      Përgjigjjuni
    2. v
      vend europian pa din e pa iman

      Nje shkrim i ralle, dhe fare i huaj, per syte veshet dhe trute e miletit kam-kum te ketij vilajeti, qe vazhdon te ndjeje kenaqesi dhe nostalgji, per eren e qenefit turk.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENVER PASHA

        ALLAH EKBER ,, RROFTE ISLAMI SUNIT DHE SHIIT NE SHQIPERI ,,,,

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Krishterimi ka lindur si fe ne Jurizalem sot Izrael, atu kane bashkejetuar e jane vrare me çifutet e myslimanet. Europianet e privatizuan krishterimin dhe mire bene se u qyteteruan, por nuk i kane falenderuar kurre qyeterimet jo europiane qe i ndriçuan mendjen. E kunderta Lindjen e Mesme e kane kthyer ne nje laborator vrasjesh.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

            Arapo,mos harro qe pas dhjeries te lash sumen me kanoce...... plehre arabe,u bere ti mer qafpalar te na tregosh si sillet shteti evre!?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje