Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

1 Korrik 2025, 15:35Blog Nga Frrok Çupi

Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka kuptim. Nuk është aspak ashtu siç guxojnë të thonë disa se ‘haj merru me emigrantët e dhe me krimin, lëre Farage.

Jo, fare nuk është kështu. Madje është debati më i sinqertë kontinental qëkurse Britania e Madhe rrëshqiti në izolim, sipas fjalimeve të Farage, dhe tani nuk po di si të dalë. Brexit ka krijuar disa pasoja të rënda në Britani, që nga rënia ekonomike, rënia e marrëdhënieve tregtare dhe politikat e emigracionit. Mbretëria e Bashkuar përjeton barriera tregtare në rritje me BE-në. Liria e lëvizjes për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar brenda BE-së ka mbaruar, duke ndikuar si në turizëm ashtu edhe në udhëtimet e biznesit.

Ky është Brexit, për të cilin u ngref Nigel, sepse u pickua në gjënë e keqe që i ka bërë vendit të vet.

Pse hynë në mes emigrantët shqiptarë? Ndoshta edhe kjo është shenjë krize personale.

Disa shqiptarë që ndodhen në burgjet e Londrës e paskan shkaktuar të tërën?

Jo, nuk është kështu. Për ta kuptuar se nuk është kështu, mjafton të tërheqim imazhin e përshkruar nga Edi Rama në letrën e parë për Farage. Ky i thotë se ‘vemë bast, nëse një në pesëdhjetë shqiptarë është kriminel, atëherë vij në Londër e i marr të gjithë shqiptarët në Shqipëri’. Duket se Nigel, ose nuk e kuptoi, ose nuk e çanë kokën për fatin e Britanisë. Nëse do të largoheshin emigrantët shqiptarë, pastaj të gjithë emigrantët, çfarë do të ndodhte me Britaninë?! Do të vihen në rrezik shumë gjëra në atë shtet të madh e të vjetër. Po mund të vihej në rrezik vetë kopshti i Nigel…

“Në realitet, z. @Nigel_Farage e di çfarë? Shifra është mbi 300,000, vëlla! Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, që ndërtojnë shtëpitë tuaja, që kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj”, shkruan Edi rama.

Nigel, duke e vënë Ramën në radhën e globalistëve, mendon se po e shan dhe po e mund. Gabim trashanik. Farage, si edhe të tjerë, jetojnë çdo ditë e çdo orë në globalizëm, dhe thonë dokrra për një gjë të kundërt. Ku është ajo gjëja? Bota është globaliste dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Farage ishte ‘zhdukur’ diku që nga dita e fundit e Brexit, që e ndau Britaninë nga Europa. Por kur u duk? Kur në Amerikë fitoi Donald Trump. Në këtë mënyrë vetë Farage kthehet një ‘emigrant’ ose shtesë në kopështin e fitoreve të Donald Trum si president; me këtë shet mend, jo me veten. Ka shumë nga këta në Europë që janë ngrefosur ‘si konservatorë të Trump’. Por çështja është sa shumë i përket vetes dhe dobisë së kombit tënd?!

Të përzësh, të selektosh, të veçosh, të kërcënosh, të mburresh, të qëndrosh në istikam…, këto kam vënë në dukje në letrën e Nigel Farage.

Por këto janë shumë të rëndësishme, shumë delikate për botën tonë.

Këto e bëjnë të madhin shumë të grimcët, dhe e kundërta. Britania është e madhe, por çfarë manifestohet në letrën e Farage? Do të doja që Edi Rama të ishte ‘më i vogël’ se Farage, sepse përfaqëson një shtet mjaft më të vogël, që edhe floririn nuk e ka tërhequr dot akoma nga Britania. Edhe pse Rama është kryeministër i shtetit tim, le të dukej më i madh ‘lideri’ britanik. Farage e lëshoi veten në duar të melankolisë dhe iu lut Ramës ‘na trajtoi edhe ne si Italinë’, për emigrantët.

Është kthyer radha.

Kjo që po ndodh, ku lideri londinez i Brexit, shfaqet aq i vogël; kjo është ç’është!. Këtu po ndryshon bota. Çfarë po ndryshon, e shikon?

Po ndodh ajo që ndodhi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në pas vitet ’45. Atëherë njëra pjesë e Botës, (Perëndimi, i prirë edhe nga Britania e Madhe), shtuan shpejtësitë dhe u vunë në ecjen drejt të ardhmes, dhe u bënë ata që u bënë. Lindja, përfshirë edhe Shqipërinë me BRSS, u vunë në mbretje dhe mbetën atje ku mbetën.

Në këtë përplasje të kuptimtë mes Rama dhe Farage, po shikoj se ‘lideri i djeshëm’ londinez është kthyer në mbrojtje, në stanjacion. Janë ndërruar rolet. Shqipëria po ecën shpejt përpara, politikani zemërak i Britanisë del te dera e shtëpisë e numëron ‘sa emigrantë shqiptarë kaluan sot’. S’ka punë tjetër, Brexit ka mbaruar.

Ky është kuptimi; po ndryshojnë kahet e poleve. Mjafton një Farage, edhe pse një i vetëm, por dëshmon pikërisht ‘kthimin në mbrojte’ të asaj pjese që ishte në sulm prej tetë dekada.

Sinjalet janë të qarta.

6 Komente

  1. X
    X

    Ky anglezi Farage qenka edhe më idiot se Rama gjersa rri zihet me Ramën në distancë. Ramiu atë do. Të tërheqë vëmendje.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ne fakt, eshte e kunderta. Farage ku ta gjeje pergjigjen se Farage ne Angli eshte nje cope politikan i nje partie opozitare minorene. Ai qe nuk duhet te pergjigjet eshte Rama si kryeminister vendi. Po ben grindje me nje politikan te rendomte opozitar ne Angli sikur po flet me kryeministrin e Anglise. Farage ka share dhe ka sulmuar shume lidera shtetesh qe nuk i kane kthyer kurre pergjigje. Farage ka sulmuar nja 100 here Makronin e Frances, ka share Biden te Amerikes, dhe te tjere. Keta nuk kane denjuar kurre t'i kthejne pergjigje sulmeve te tij se e kane per ulje t'i pergjigjen nje cope politikani ordiner ne Angli. Flasin vetem me liderin e shtetit, homologun e tyre. Nuk dhjesin per Farage. Sado e vogel Shqiperia, Rama eshte kryeminister. Nuk duhet te beje cirk me nje politikan opozitar ne Angli. Foli cfare kishte per te thene me homologun e tij kryeministrin e Anglise kur ai erdhi ketu per vizite. Eshte palacollek te merresh tani me Farage kur je kryeminister vendi.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Britania e madhe ra dhe tani u ngrit shqiperia!Hajde propagande prorilindase hajde!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Profesionisti byth-lepires

        Ne kete vend i ndesh te gjithe speciet e legensve dhe byth-lepirasve.Dhe nje nga ata. qe ka thyer rekorde ne bythlepirje, eshte dhe Frokja, me siper, qe nuk ka lene byth sunduesi pa lepir dhe turpin e ka kthyer, ne krenari.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ec Aty

          Unë shikoj zëmërata Rama mes Farage dhe më ze shqetësim, më ngrihet tension, më përzien zorrë. Pastaj lëçit gazeta Tema dhe artikull Frrok Çup dhe më kap qetësi. Titull shumë bukur. Autor artikulli kujtoj mua diktatura kur bëj kurs anti-analfabetizëm për mësim shkruaj lexoj gjuha shqiipe.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Si matematika e lulit

            Ne firmat américain gjithmone ka pasur personash négative si Ruset Afganet sot shqiptare neser nuk duhet skenar i thjeshte . Edhe ne politike e njejta , ky fashiste godet shqiptaret pasi e di qe jane faible , njerez pa mbrojtje. Nuk mundet ky ta beje me Francen. - 87 mije te burgosur jane angles dhe 14 % jane te huaje futé ketu dhe shqiptaret . - 1000 mije shqiptar te burgosur per krime dhe riatdhesim ku jetojne rrethe 200 - 300 mije do te thote qe shqiptaret ne Angli jane njerzit me te nderuar....... Ky bastarde duhet goditur .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje