Zoti Berisha në aferën “Partizani” si “barinjtë gënjeshtarë” të Ezopit: Kur gënjen një herë, askush nuk të beson më

30 Qershor 2025, 17:50Blog TEMA
Zoti Berisha në aferën “Partizani” si “barinjtë

Ja provat që SPAK ia kundërvë Berishës dhe dhëndrit të tij, dhe të paktën një fakt për të cilin të dy po gënjejnë 100%

Nga Carlo Bollino

Odisea e gjatë e klubit “Partizani” ka hyrë më në fund në një sallë gjyqi, ku do të përcaktohet nëse ai spekulim ndërtimor që pasuroi familjen e vajzës së Kryeministrit, u mundësua apo jo nga pushteti i të atit. Ndryshe nga sa ka pretenduar për vite me radhë propaganda e Berishës (përveç Sali Berishës i akuzuar për korrupsion, në të njëjtin proces është nën hetim për pastrim parash edhe dhëndri i tij, ambientalist e ndërtues), procesi nuk vë në diskutim pronësinë e tokës, por të drejtën e Jamarbër Malltezit për t’i përfituar ato toka në kthim pronësie (së bashku me trashëgimtarët e tjerë), edhe pse mbi ato toka ngrihej kompleksi më i madh sportiv i kryeqytetit, që nuk mund të shembej për t’i lënë vendin 19 kullave. 

Procesi përqendrohet pra mbi procedurat që Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet në vitin 2005, vuri në lëvizje për t’i mundësuar dhëndrit të tij të realizonte atë spekulim ndërtimor që nuk e kishte tentuar kurrë për sa kohë në pushtet ishin socialistët. Vetëm kaq mjafton për të legjitimuar dyshimet e Prokurorisë.

Pastaj vijnë faktet. Jo vetëm që qeveria e Berishës firmosi një sërë VKM-sh dhe ndryshime ligjore që, edhe pse nuk përmendin me emër Jamarbër Malltezin si përfitues, ishin të domosdoshme për të përfunduar projektin e ndërtimit të tij. Por Berisha ka bërë shumë më tepër: ai mobilizoi ministrat e tij dhe nivelet më të larta të ushtrisë për të përshpejtuar ato procedura që përndryshe, pa presionet politike dhe ndryshimet ligjore, nuk do të kishin qenë të mundshme kurrë. Sali Berisha nuk kishte nevojë të firmoste personalisht aktet që u urdhëronte ministrave të tij të realizonin, mjaftonte një fjali, si një vrasës që gjithmonë mban doreza për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit. 

E megjithatë, në një moment nervozizmi, një firmë e la: nënshkroi një urdhër për inspektim disiplinor nga Departamenti Antikorrupsion i Këshillit të Ministrave ndaj Batalionit Mbështetës, komandanti i të cilit, gjeneral Vladimir Qirjazi, refuzontetë nënshkruante dorëzimin e Kompleksit “Partizani” te trashëgimtarët, pasi e konsideronte procedurë të paligjshme. Berisha firmosi urdhrin për inspektim dhe ajo firmë mbeti një provë e padiskutueshme në dosjen gjyqësore.

Pjesën tjetër të “punës së pisët” ia delegoi si gjithmonë njerëzve të tij: në këtë rast, zbatuesi i urdhrit ishte Oerd Bylykbashi, atëherë drejtues i Departamentit Antikorrupsion të qeverisë. Njeriu i besuar i Berishës zgjodhi të dërgonte për inspektim në zyrën e gjeneralit ''rebel'' jo një inspektor të zakonshëm, por pikërisht një prej ish-pronarëve (në marrëveshje me Malltezin), i cili do të përfitonte nga procedura që po hetohej. Një konflikt interesi i pastër, që nuk habiti as Berishën e as Bylykbashin: kështu funksiononte shteti kur në pushtet ishte “doktori”. Gjeneral Qirjazi i konsideronte të paligjshme procedurat që i kishin urdhëruar të kryente për favor të Jamarbër Malltezit: pas inspektimit të porositur nga Berisha dhe të kryer nga ortaku i dhëndrit, gjenerali u shkarkua nga detyra. Pasardhësi i tij, Xhemal Gjunkshi, firmosi letrat për tre ditë. Si shpërblim, u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe më pas deputet i Partisë Demokratike.

Sapo u kthye nga Kosova në vitin 2005, Argita Berisha deklaroi një gjendje financiare prej rreth 35 mijë dollarësh në bankë. I ati sapo ishte bërë Kryeministër, pas tetë vitesh opozitë. Megjithëse me atë shumë të vogël në bankë, bashkëshorti i saj u hodh në ndërtimin e një kompleksi të tërë pallatesh mbi tokën e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku fillimisht zotëronte vetëm disa dhjetëra metra katrorë. Kur projekti i spekulimit ndërtimor, i favorizuar nga vjehrri, u zhbllokua, ai u bë pronar i pothuajse gjysmës së të gjithë investimit, duke i kthyer në mënyrë “magjike” ato 35 mijë dollarë në dhjetëra milionë euro. Nëse kjo është një aferë korruptive dhe një rast i pastrimit të parave, apo jo, do ta përcaktojë procesi i saponisur.

Që nga dita e parë e hetimeve, Sali Berisha dhe familja e tij janë paraqitur si viktima të një komploti politik, një akuzë që e kanë përsëritur edhe sot në prag të procesit. Në listën e akuzave, kanë përfshirë prapë si papagaj dhe një që më prek drejtpërdrejt: sipas tyre, unë kam paguar vetëm 1 euro për t’u bërë pronar i një toke 4.120 metra katrore që familja e Malltezit ia kishte dhuruar Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një gjimnaz dhe ku, falë ''katër VKM-ve të personalizuara'', kam ndërtuar selinë e televizionit Report. Si dëshmitar dhe protagonist i drejtpërdrejtë i kësaj historie, e di mirë që kjo është një genjeshtër e madhe, për të cilën Malltezi është tashmë i pandehur përballë Gjykatës Penale të Tiranës. 

Unë në fakt nuk jam pronar i tokës (madje as i godinës së televizionit që kam ndërtuar me paratë e mia mbi të sepse kështu e parashikon ligji), por vetëm qiramarrës; toka nuk është dhuruar kurrë nga Malltezi, as për bujari as me vakëf siç pretendon, sepse ai asnjëherë nuk ka qenë pronar i saj; gjimnazi nuk është projektuar kurrë; dhe katër VKM-të nuk janë të personalizuara, por procedura burokratike të parashikuara po nga ligji për të gjithë njëlloj. Kështu që si dëshmitar i drejtpërdrejtë (unë po që jam viktimë e shpifjes politike!), mund të deklaroj se Berisha dhe Malltezi po gënjejnë 100%, të paktën për këtë pikë. Dhe për pjesën tjetër?

Ezopi, fabulisti i lashtë grek që besohet të ketë jetuar midis shekujve VII dhe VI p.e.s., na ka lënë një fabul me titullin “Barinjtë gënjeshtarë”. Është historia e famshme e barinjve që çdo mbrëmje bërtisnin “ujku, ujku” për të mashtruar fshatarët. Derisa një natë ujqërit erdhën vërtet, por askush nuk i besoi më dhe ujqërit shkatërruan tërë kopenë e tyre të pambrojtur. Ja, ky është morali i Ezopit që i përshtatet për mrekulli Sali Berishës: kur kapesh duke gënjyer një herë, nuk të beson më askush, edhe sikur të thuash të vërtetën.

11 Komente

  1. P
    Perbindeshi sali dracula

    Mos na e thirr zoti berisha kete kriminel

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hyseni

      Kur ka goje dhe flet ky lecjani qe doli pronar tek fabrika e orave ne mes te tiranes. O vari karlon i thone kesaj. Flet hajduti i pronave te ish pronareve kunder pronareve qe kane marre pronat

      Përgjigjjuni
      1. k
        korcari i denje

        O bre dhenderrr te mbiu ne goje lecjani me koqet e tij. Po te ka qiiiire lecjani o dhenderr qose. Nuk e kupton qe eshte 1000 here me i zgjuar se ti e 1000 here me qytetar se ti. Lecjani nuk eshte i uritur si ti dhendrri qerosi saliut. po te mos ishte lecjani me mero labin kush ju prekte juve ai Fantoci i klanit. Pse nuk e permend ndonjehere fantocin mo?

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Ky eshte kaq abuzim I paster sa s'ka nevoje per shume eksperte. Puna eshte se drejtesia jone servile dhe e korruptuar eshte e paafte ta coje drejtesine ne vend. Dy dhjetvjecar zvarritje, jane te mjafte per te mos shpresuar me tej. Nuk di a ka mekanizma shteti qe ket ceshtje t'ja delegoje gjykates nderkombetare, apo te therras gjykates prej andej. Ne te kundert une e parashikoj si nje false te neveritur.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca-Bajram

        Eshte kenaqesi e vertet te lexosh shkrimet e Carlos, si nga stilistika, fjalori, temat qe prek, faktet qe sjell dhe arsyetimet qe ben... Nje profesionalist i vertet. Jo si Zagaret langaraq qe lehin pa pushim neper gazeta dhe emisjone televizive me diskutime, argumentime ose shkrime idioteske duke shpifur, intriguar ose shantazuar perpiqen te mbrojn llumin e shoqerise, kriminelet dhe hajdutet dhe ne ndonje rast dhe per perfitime vetjake. A mund te krahasosh Carlon me Andi Bushtren, Cimken e Pekes, Blendi Fatziun, Ylli Karipin e shume te tjer, qe jane vemie te pa skrupullt, mashtrus ordiner shpifarak e intrigant.

        Përgjigjjuni
        1. p
          populli

          Eshte fat qe ky gazetar shkruan per keto ceshtje qe sja mban bytha te tjereve. Respekte per ju dhe Meron

          Përgjigjjuni
          1. t
            tironsi

            Ka vetem nje problem. Karlo duhet te kerkoje ne arkivat italiane dokumentet e blerjes se truallit ne fjale nga ushtria italiane gjate L2B. Aty shkruhet e zeza mbi te bardhen se si ish pronaret e shpronesuar nga shteti kuisiling jane paguar me para ne dore, bile edhe me shume se sa ishte cmimi i tregut ne ate periudhe. Mbas clirimit, ai truall u shtetezua me vendim te Kuvendit Popullor si prone e Italise Fashiste e cila kapitulloi pa kushte dhe pronat e saja ne cdo vend nderluftues u sekuestruan nga qeverite perkatese. E njejta gje ndodhi edhe ne Shqiperi. Me pak fjale, kjo prone i perkiste shtetit dhe aspak ish pronareve qe e kishin shitur ate prone qe ne kohen e luftes. Ketu qendron edhe krimi i Berishes qe i dha pronen publike pa shperblim dhendrrit te tij. Nga ana tjeter, kur ne cdo cep te Shqiperise ish pronaret nuk moren asgje nga ish pronat e familjes, si spjegohet qe Berisha i dha vetem kete prone te ashtuquajturve "ish pronare"? Nese do i kthente pronat te tere ish pronareve dhe me kete rast do perfitonte edhe dhenderri i tij (gjithmone nese nuk do ishte problemi i blerjes nga italianet te ketij trualli), mbase kjo do ishte nje plus ne veprimtarine e Berishes, pasi do kryente nje veper te drejte ne vazhden e te padrejtave qe ai ka kryer ne keta 35 vjet sa here qe ka qene ne pushtet.

            Përgjigjjuni
        2. .
          ......

          sikur te ishe kaq i zellshem edhe kunder rames(dhe ka plot material) mbase ,e perseris mbase do quheshe i paanshem dhe transparent......ti nuk i sherben njerezve ti i sherben vetem pushtetit bashke me wimin e syri tv ......shkerdhata

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Te shkerdhehet Berisha njehere e mire e pastaj fillohet me ramen e kedo tjeter! Pa ikur kolera Berishe nuk duhet te merren me askend tjeter. Kolera Berishe dhe monstrat e tij familja, dhendrri, noka, kalaja kellici etj

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Or taj me 6 peika-ktu po flitet per nje gjygj ku te pandehur jane Berisha dhe dhenderri i tij. Kur te filloje ndonje gjygj kunder Rames, do flase Karlo edhe per ate.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni

              Kullat jane aty plot 19 , edhe 144m2 toke te malltezit aty jane ,edhe me llogarine e lulit nuk ndryshohet asgje.Ku eshte drejtesia!!??

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje