Letërsia si testament i qëndresës estetike ndaj diktaturës

1 Korrik 2025, 17:02Blog Nga Namir Lapardhaja

Si çdo fushë, letërsia shqiptare në diktaturë u gjend përballë dilemës së mbijetesës, përshtatjes apo vënies në funksion të regjimit.

Përtej të gjitha diskutimeve, askush tjetër më shumë se Ismail Kadare me veprën e tij nuk e sfidoi regjimin nëpërmjet artit dhe letërsisë, si një përpjekje për të tejkaluar represionin dhe mediokritetin dhe si një zotim për të mbijetuar për t’u dhënë lexuesve kënaqësi të tjetërfartë.

Pjesa më e madhe e veprës së tij në komunizëm është tregues i një zëri unik që ruan dhe lartëson estetikën e së bukurës.

Nëpërmjet alegorisë, ai arriti të japë kuptime të shumëfishta; nëpërmjet simbolit, ai arriti të përjetësojë dhe të aktualizojë tema universale të zanafillës së krijimit; nëpërmjet mitit arriti të japë mesazhin e lashtësisë dhe të autoktonitetit, ndërsa rimarrja e temave historike, e ndihmoi atë për të mbijetuar dhe për të qëndruar gjallë.   

Për mua vepra e tij më e guximshme, më sfiduesja dhe ajo që shpreh më së miri 'disidencën e tij letrare' ndaj regjimit totalitar është ‘Pallati i ëndrrave’.

Ky roman alegorik, i botuar në vitin 1981 dhe i ndaluar menjëherë pas daljes, nuk bën fjalë për vend tjetër veçse për Shqipërinë komuniste. Alegoria dhe thellësia e tij është e jashtëzakonshme. Pallati i ëndrrave është në zemër të Tiranës, aty ku sahati dhe xhamia janë përkrah njëri-tjetrit, ndërsa Banka Qendrore pak më tej. Aty ku njerëzve u hapen dosje dhe ku u kontrollohet edhe e pavetëdijshmja, gjumi dhe ëndrrat.  

Ky kontroll i skajshëm i së pavetëdijshmes është një pasqyrë që e tejkalon realitetin dhe e shndërron veprën në një alegori të përbotshme.

Sikur asnjë vepër tjetër të mos kishte shkruar Kadare, do t'i mjaftonte 'Pallati i ëndrrave'.

Siç edhe kritika e ka vlerësuar me të drejtë, letërsia e Kadaresë është një formë rezistence e heshtur, por e fuqishme, një mënyrë për të mbajtur gjallë ndjeshmërinë, mendimin dhe estetikën në një kohë ku gjithçka tjetër ishte vënë në funksion të ideologjisë dhe mbizotërohej nga metoda e realizmit socialist. 

 Nëpërmjet krijimtarisë së tij, sidomos me vepra si 'Pallati i ëndrrave', Kadare dëshmoi se e bukura, e vërteta dhe liria nuk mund të shuhen as në kohët më të errëta.

Letërsia e tij është një testament i pavdekshëm i qëndresës estetike ndaj diktaturës.

4 Komente

  1. K
    Kajsiu

    Ik lahu me pare o Namir Bytha Lapardhaja pastaj na bej eruditin apo biografin e Kadarese, se te dy palaço jeni per dy leka qiheni ne bythe!

    Përgjigjjuni
    1. s
      socialisti i vertete

      Leri keto tema o Namik per njerz me te holle se nuk jane per ty. Ti ke mjaft ndonje artikull kunder Berishes sa per te marre nje rroge se kaq eshte kapaciteti yt. Mos shko me thelle se mbytesh ne budallallekun tend.Kadare ishte padiskutim me i talentuari i brezit te tij, por ai e vuri talentin e tij ne sherbim te partise-shtet duke e kthyer kerijimtarine e tij artistike ne nje mjet te propogandes komuniste, ne je percuese te ideologjise se partise tek masat e gjera te popullit. Vepra e Kadarese u imponohej me detyrim nzenesve qe nga klasa e peste deri ne vitin e fundit te universitetit. Ndoshta pallati i endrrave apo ndonje tjeter mund te lexoheshin edhe ndryshe por si mund te lezojej ndryshe poezia"Partia ime", "Shqiponjat fluturojne lart" apo romani "Keshtjella"? Pastaj qendrimi i tij kunder koloseve te letersise shqipe si Fishta etj nuk eshte qendrimi i nje shkrimtari te madh por i nje njeriu te vogel qe njejteson qendrimin e tij me ate te regjimit.

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        AJO S'ISH FIRME AJO ISH VETE TIME ENVER HOXHA KISH THEMELUAR PARTINE

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          Talenti , kjo dhurate e misterte dhe shume e rralle , nuk I ka munguar Kadarese . E nese ky talent ka "Dominuar " nga pika me e larte viset e letersise shqiptare , kjo , domosdo , nuk I hap vend ne llozhat e asaj Boterore . Historia njeh njeh raste pozicionimesh e ripozicionimesh ideologjike ( A. Kamy , E. Paund ) , Po artin nuk e Kane kthyer kurre ne sherbetor . Te pagush nje harac kaq te madh ne emer te artit te madh , eshte e veshtire te flasesh per pasterti ... Vete "Pazari " te Ben ,sado pak , pis . Kadare e mbylli ne harmoni e pajtim te plote deri Tek E. Rama . Kadare , sipas meje , qe nje oaz ne Saharane shqiptare . Kesisoj , Ai dhe arti I tij , zor se u Kane shpetuar sterkala e te saj ( Saharase) .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje