Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

3 Korrik 2025, 19:06Blog Nga Namir Lapardhaja

Ajo se çfarë ndodh përditë në Gaza, në një rrip të ngushtë toke, ku qenia njerëzore po trajtohet në mënyrë çnjerëzore, e ka sjell Botën në një stad të ri të ripërkufizimit të vetvetes. 
Pas ngjarjeve në Gaza, Bota duhet të ripërkufizojë se çfarë është e njerëzishmja, se çfarë do të quajmë humane dhe se çfarë do të quajmë dhimbje, vuajtje, arsye për të ndjerë keqardhje. 
Pas humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve të pafajshëm, Bota duhet ta ripërkufizojë idenë e saj për shenjtërinë e natyrës njerëzore, duhet t’i riqartësojë se kush meriton të jetojë e kush të vdesë, se a duhet të ndiejmë dhimbje për të tjerët, se nëse ka vlerë jeta apo jo, se lufta është rregull apo përjashtim nga rregulla. 
Konventat ndërkombëtare duhet të ripërkufizojnë se çfarë quhet gjenocid, krim kundër njerëzimit, shkelje e të drejtave të njeriut, se në luftë a duhen trajtuar të gjithë si armiq apo lufta do duhet të ketë disa “rregulla”, se vrasja e të pafajshmëve, e grave dhe fëmijëve, e pleqve dhe plakave, e gazetarëve dhe e personelit mjekësor, e njerëzve të paangazhur në luftë, vijon të jetë e dënueshme dhe të përbëjë krim kundër njerëzimit apo ka një qasje të re, ende të padeklaruar. 
Pas ngjarjeve të tmerrshme dhe lajmeve të kobshme që vijnë përditë nga ai rrip toke që quhet Gaza, Bota duhet të ripërkufizojë vetveten, duke filluar nga ajo që quhet demokraci, paqe, luftë, pafajësi, e drejtë për të jetuar, liri për t’u shprehur dhe për të folur, mundësi për të reaguar dhe e drejtë për të protestuar. Duke ndjekur vrasjen e njerëzve të pafajshëm, Bota duhet të ripërkufizojë se çfarë është e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, e drejta dhe e padrejta, se çfarë është turpi dhe se çfarë virtyti, konceptet e forcës dhe të dobësisë. Sa herë që ka luftra dhe vdekje, Bota bëhet më e shëmtuar, njerëzit më të paaftë për të reaguar dhe popujt më të brishtë për t’u zhvilluar. 
Ajo që po ndodh përditë në Gaza, është turpi më i madh i Botës dhe i njerëzimit. Është një e zezë që do duhet jo vetëm ta ripërkufizojë atë se çfarë ka qenë deri më sot, por do të jetë një blanë e madhe turpi që në të ardhmen do ta shoqëroë për një kohë shumë të gjatë.

8 Komente

  1. n
    nallbana vukshi

    ky eshte cmimi qe paguan kur zgjedh terroristet ne pushtet. kan kaq kohe thone vdekje izraelit. vdekje ju erdhi dhe zoti ja degjoji lutjen. bota ka fajin e vet qe pse nuk e luftoi hamasin si isis.

    Përgjigjjuni
    1. z
      z

      Njerzimi nuk eshte bere as me i mire as me i keq, keshtu ka qene prej zanafilles. Sipas Bibles Kaini dhe Abeli ishin dy djemte e njeriut te pare Adamit dhe kishin gjithe token per ta trsheguar por Kaini e vrau vellain e vetem Abelin qe toka ti mbetej vetem atij dhe pasardhesit e Kainit qe atehere e deri me sot vazhdojne te vrasin, te torurojne , te burgosin e keqtrajtojne njeri tjetrin me shume se cdo lloj specie mbi toke. Lufta ne gaza eshte vetem nje nga episodet e radhes.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sic ishte ashtu mbeti

        Laperdhaja, pershkruan vec pasojat e kesaj tragjedije, pa thene asnje fjale per shkakun, vrasjen makabre te mbi 1200 njerzve paqesore, nga hamasi terrorist islamik, ne territorin izraelit, qe kish pushtetin ne gaza.Ndjehet jo nje kripto simpati dhe dashuri, e laperdhase, per hamasin, por nje dashuri e hapur per te..

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          jo vetëm 1200 njerëz në 3 orë,por dhe gati 20 mijë raketa,dy muajt që pasuan masakrën,mbajtjen e pengjeve prej gati dy vjetësh dhe mbi të gjitha kufoma pengjesh!!gjë më të ndyrë nuk ka!!kushdo që të ketë qënë ai person që sot është kufomë!?kufoma është e PAFAJSHME!!kufoma nuk përdhoset!kufoma respektohet si një gjë e pafajshme!!nëse për së gjalli personi ka bërë faje!?me shëndrrimin në kufomë ai i ka larë të gjitha fajet!nëse përdhoset kufoma,kushdo qoftë ai që e bën,tregon vetëm kafshëri!!të mbash gati dy vjet rresht kufoma dhe të mos jua këthesh të afërmve të tyre!?nuk di çtë them!!

          Përgjigjjuni
        2. H
          H.Lapardhaja

          Po flitet per te pafajshem,jo per Hamasin.Nuk po zhduket Hamasi, por femije , gra ,pleq ,gazetare,mjeke te pafajshem.n

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            ky është ai,problemi i vogël o H.Lapardhaja!përmëndet vetëm ajo pjesë që të plëqen ty!!po bëj një krahasim të thjeshtë!!nëse do flitej VETËM për viktimat gjermane të L2B,pa përmëndur aspak gjithë krimet e bëra nga nazistët??si ta merr mëndja se do krijohej mendimi në atë masë që do lexonte,do indoktrinohej nga kjo mënyrë të treguarit(propagantë e pastër dhe e ndyrë)??do krijohej mendimi se regjimi hitlerian ishte viktima e gjithë "botës së gjenocidale"!!nuk di arsyet që e shtyjnë të shkruaj në këtë mënyrë Namir Lapardhaja,por po të them thjeshtë se,minimumi,nuk e ka menduar thellë,maksimumi bën një propagandë të ndyrë islamiste!!ndërmjet dy eksteremeve varieteti është i pafund!!

            Përgjigjjuni
          2. A
            Askushi

            Ore nje pyetje kisha une, PO kosovaret ça shteti kishin zgjedhur qe i masakroi Serbia?

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              o lapardhaja!!shkruan për vrasjen e të pafajshmëve!!plotësisht të drejtë,por a ka ndonjë të fajshëm??sepse deri tashti,tipat si ti,mbështetësit e palushëve(mbështetës të sëbëve)nuk thonë asgjë nëse ka ndonjë të fajshëm në gaza!!nëse këta të fajshmit,dallohen vetëm kur,në mes të turmave të të "pafajshmëve" i dorzojnë kruyqit ,a gjysëmhënës, të kuq/e,të rrëmbyerit,pengje,95% të pafajshëm izrailit,se janë të veshur me uniforma!atëherë si mund të themi se mes gjithë të vrarëve(nëse shifrat e dhëna,nga hamas, janë të sakta)nuk ka asnjë të fajshëm??nëse heqim mënjanë fëmijët e mitur(nën 12 vjeç)ndonjë plak e plakë,që nuk kanë takat të ngrihen nga krevati,atëherë mund të themi seeee!në mesin e,atyre që ti përmënd si viktima,ka pasur prova të filmuara,se fëmijë 14 vjeçarë kanë vendosur mina kundër tankeve,punonjës sanitarë që kanë veshur uniformë saniteti dhe kallashnikov në dorë duke sulmuar(mbrojtur po deshe ti),gra që kanë mbajtur të burgosura vajza të pafajshme izrailite për më shumë se një vit,ka pasur gazetarë të përfshirë në sulmet kundër IDF!!fakti i fundit o lapardha-ja,përse mbahen akoma, me një kokmushkëri të jashtëzakonshme,pengjet??po bëhen gati dy vjet dhe mbajtja e tyre nuk ka sjellë asnjë leverdi,asnjë lehtësim për hamasonët dhe vetë palët!përse mbahen këta njerëz të pafajshëm,dhe mbi të gjitha PËRSE TIIIIIIII DHE SHUMË SI TI,nuk thoni asnjëherë se mbajtja e tyre është një kafshëri!!përse njerëz si ti,ansjëherë nuk ulërini dhe të thoni se përse mbahen,nuk ju këthehen familjeve,kufomat e njerëzve të pafajshëm izrailit,të vrarë që në momentet e para të rëmbimit,ose pas rëmbimit??e di përse o lapardhaja??sepse ti tërë izrailitët i quan TË FAJSHËM!edhe kur ata janë foshnje djepi,edhe kur janë kufoma!!kështu o lappordha!!ti je një koqe që se ke shokun si shumë të njëjtë me ty!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje