Nga Ardit Rada
Tedi Blushi, ish-gazetar me kujtesë të përzgjedhur dhe zëdhënës i Ilir Metës, ka shpërndarë së fundmi një listë “non grata” gazetarësh, duke na quajtur “mercenarë të SPAK”. Dhe e gjitha sepse kemi guxuar të bëjmë një parashikim logjik për fatin e padiskutueshëm penal të shefit të tij: Ilir Metës.
Në atë listë jam edhe unë që 6 muaj para se Ilir Meta të prangosej, shkruajta se s’mund të ketë fund tjetër veç prangave një njeri që përveçse nxiti në vend një frymë anti-amerikane dhe anti-BE, e njihnim të gjithë për jetë luksoze të familjes së tij jashtë vendit e të tjera, që populli i di. I kam bërë të tilla analiza sepse mendoj se nuk ka krim më të madh në gazetari sesa të mos thuash të vërtetën për një hajdut që ka pasur imunitet për dekada me radhë. Që u vranë 4 qytetarë prej tij dhe i quajti kokëpalarë etj.
Pra në thelb kam thënë shumë më pak sesa Sali Berisha për Ilir Metën! Dhe s’mund të ketë turp më të madh sesa të jesh ish-gazetar që sot del nëpër konferenca shtypi dhe intimidon kolegët e tu vetëm sepse kanë ekspozuar realitetin dhe mendon se po i sheh si Zeusi nga lart meqenëse ke marrë një pushtet të përkohshëm politik. Ky është Tedi Blushi sot. Një zëdhënës që ka ndërruar kostumin e gazetarit me çorapet politike të Ilirit. Dhe i rri mirë.
Por më shumë se gjuha e një zëdhënësi të rënë në hall, më neverit heshtja e atyre që e quajnë veten “mbrojtës të lirisë së shtypit”. Shoqatat e gazetarëve janë ulur në prehrin e politikës dhe nuk thonë asnjë fjalë, as kur kolegët sulmohen publikisht për llogari të politikanëve që kanë provuar prangat e bekuara nga SHBA dhe BE.
Po jua them publikisht: Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë komunikim me ndonjë deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Aq më pak me ndonjë prokuror të SPAK që të më japë lajme për t’i “shitur”. Gjithçka kam shkruar, e kam bërë me aq profesionalizëm sa mund të kem dhe me përgjegjësi, pa pasur nevojë për burime të paguara. Madje jam i hapur për Blushin dhe këdo që t’i vej ne dispozicion bilancet e mia dhe të shohin se jam nga të paktët gazetarë që s’kam as automjet.
Dhe këtë e quaj fat pavarësisht nevojës, se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të ecësh në këmbë apo të udhëtosh me autobus urban dhe të të falenderojnë qytetarët pse denoncoj me aq sa mundem hajdutët dhe kriminelët e popullit të tyre. E them këtë, sepse në ndryshim nga disa ish-gazetarë që sot japin konferenca për shtyp me shpresën se do y’i shpëtojnë shefat nga burgu, unë s’i kam borxh ndonjë shefi me apo pa pushtet politik.
E kam kursyer prej kohësh Tedi Blushin nga kritikat. Madje, kur LSI shpërndante mandate për njerëz pa shkollë, pa dinjitet e pa një fjali të artikuluar, kam thënë me vete: pse të mos jetë edhe Blushi deputet? Të paktën i kishte thënë punës ‘bismilah’. Edhe pse sot mandatin e mori pa garë, pa përballje dhe pa moral politik. Por nuk është kjo tragjedia. Tragjedia është se sot, nga ai post, ai ka vendosur të shpifë, të etiketojë dhe të kërcënojë kolegë që bëjnë vetëm një gjë: punën e tyre. Tjetër gjë pse puna jonë nuk përputhet me planet e Ilir Metës.
Ka njerëz që pushteti nuk i ndryshon, i nxjerr zbuluar. Siç thoshte Sali Berisha për një TV francize në vitet `90: “Pushteti ka prishur burra më të mirë se unë”. Tedi është një prej tyre dhe sot është kthyer në gojën e zellshme të një partie që është fundosur me kohë në hetime dhe është braktisur nga elektorati.
Dhe në fund, një sqarim për publikun: Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i dënuar për shpifje si dikush. Nuk jam kapur ndonjëherë duke gjobitur nga kolltuku në Tiranë ndonjë ish-nëndrejtor të Polcisë së Korçës. Dhe mbi të gjitha, nuk kam shitur kurrë ndërgjegjen time për t’i shërbyer
një partie. Se ndryshe do isha unë deputet dhe jo ai që përmenda më sipër.
Gazetaria nuk është as shpifje, as ofiq, as pazar. Është përgjegjësi. Dhe nëse kjo përgjegjësi i shqetëson ata që dikur kanë qenë gazetarë dhe sot janë zëdhënës të hajdutëve, ky është problemi i tyre, jo yni që nuk ndajmë të njëjtin mendim me ta.
Nuk jemi ne që kemi frikë nga drejtësia e aq më pak nga presionet politike. Ne nuk kemi nevojë për mbrojtës me kravatë. Mjafton të bëjmë punën tonë. Me fakte. Me zë. Dhe pa frikë. Jemi ata që presim ta shohim drejtësinë më në fund në veprim. Ndërsa ata që mbrojnë hajdutët me çdo çmim, duhet ta marrin me mend fatin e tyre në histori, politikë etj.
E mirkuptoj Blushin.Ne kohen qe e mori Meta ne presidence ky kishte ngelur pa pune se Irfani e kishte pushuar,keshtu qe ky tregohet qen besnik i te zotit
Po ty mo Ardit Rada vetem samari te mungon! Nuk e di nese shihesh ndonjehere ne pasqyre po beje se do te ndihmoje se je edhe nje kokepalare qe vegjeton ne gjirizet e Mero GelBazes!
Ky ti vije anash nje qeni, qe eshte besnik i te zotit. Ky, o eshte lyer keq nga i zoti, o eshte e vertete ajo qe tha Mona, se i ri mire fustani dhe kepucet me taka.
Te lumte dora që e degjenerove kete rangalle njeri. Ja ke then te gjitha non comment.
Mirë, mirë, por në përgjithësi për këto fenomene dhe në veçanti kur nga njerëz të 'veshur me pushtet', cilëtdo qofshin aata, anëtarët e saj në vet të parë cilësohen "mercenarë të SPAK", do duhej të reagonte fort shoqata e gazetarëve, që mesa di nuk është vetëm një. Pse ndodh kështu? Mos ndoshta se në media, shumë prej tyre janë si Blushi në mos më keq?! Këtu në "pushtetin e katërt", (siç duhet të jetë), kemi të bëjmë me një problem shumë të madh. Për fat të keq!
Po po keto lloj rrangallesh behen deputet
Ardit te ndjek nga USA sa here flet ne media dhe ke guxim te pashoq. I vetmi qe flet shqip dhe pa fjale te bukura e nenkuptime. Go ahead!
Na rrofsh bythen per behat o Engjel se na djersit tani dhe behet si koka e palare e ketij Ardit Rades dhe Ylli Pata.
Bravo
Bravo!
Hallall.Bekuar qofsh.Lum ti qe e ve koken rehat ne jastek.Te dhente zoti shendet familjarisht.Te ndjek rregullisht dhe je ne vendin e duhur.Ki durim.Zoti eshte I madh dhe I jep secilit sa I takon ne kete jete.
Meriton nje bravo Ardit
Me pelqeu shume fraza e gazetarit : "prangat e bekuara nga SHBA e BE" dhe sidomos ajo fraza se nuk mund te kishte fund tjeter vec prangave nje njeri qe nziti frymen antiamerikane dhe an-BE. Eshte hera e pare qe degjojme se Ilir Meta ka nzitur nje fryme antiamerikane dhe anti BE ne Shqiperi megjithese te pasukseshme . Ne nuk kishim degjuar se eshte fut ne burg per te tilla gjera kaq te tmerrshme, pasi as SPAK nuk e ka akuzuar per nje gje te tille as ne kodin penal nuk ka nje nen qe denon antiamerikanizmin e supozuar. Ndoshta urdheri i Rames per arrestimin e Metes nga foltorja e Asamblese se PS eshte ndikuar pikerisht nga keto gjera qe ne njerzit e thjeshte nuk mund ti dinim. Ky Meta paska qene i tmerrshem dhe ta mendosh se e kemi pasur edhe president e kryetar kuvendi. Ndoshta edhe Mona e ka ndare Meten pasi nuk mund te ndante krevatin me nje antiamerikan dhe nzites te antiamerikanizmit ne vendin me proamerikan ne bote.
po o hajvan po, por nuk eshte akuze penale. Nxiti popullin kunder amerikes. thoshte ne tv le te sjellin fregatat amerika te vila ime ne lalz dhe do ti bombardoj si vojo kushi e mujo ulqinaku me top etj. Po ngaqe ka idiote si ty vazhdon dhe blushi me shoke behen deputet. Se ste ben pershtyje qe popullit i thoshte ms ikte, e tre femijet i kishtre ne angli etj etj etj.
Beje punen dhe mos e rruaj trapin me loqet LSI. Dy profesione jane qe duan kurrajo dhe dinjitet. ( gazetari dhe gjyqtar prokuror) nese trembesh nga pressionet ndero profession . Je gazetar ne kuptimin e plote te fjales suksese.
Ardit me behet qejfi, qe ka akoma njerez ne kete vend, qe zemren e kane ne koke dhe jo ne xhep e ne buze duke i hapur e mbyllur ato mekanikisht e ftohtesisht, pa thene asgje...
Shume i sakte. Per keta gazetare dinjitoze kane nevoje Shqiperia dhe shqiptaret kudo qe jetojne.
Bravo Ardit. Te pergezoj per shkrimin si gjithmon i sakte dhe me shume kurajo. Bravo Ardit Rada se plerat si Blushi keshtu e duan. Sindikata e gazetareve kane degraduar me kohe bashke ME ÇIPEN E TYRE.
Jo zoti gazetar! Thuaj ka vjedhur, jo se eshte antiamerikan dhe antieuropian. Sot amerikanet dhe evropianet bejne sehir se si vriten femijet ne Gaza. Sot nuk duhet te jesh me ata. Arroganca e Trampit ka arritur kulmin.
Po shoqata e Cipes nga Bregu, cfare thote, apo po ha suflaqen e rradhes!? Cipa nje sharlatan dhe hipokrit kampion I gazetarise!
Tedi Blushi eshte prostituta e Likes. Mona ka te drejte qe e akuzon se i ka marre burrin.
Mutra jeni dhe ju dhe pronaret e Juaj . Nuk je shitur se nuk ta njef kush firmen sa te dalesh nga statusi gazateruc do shitesh Edhe ti si gjithe te tjeret . Mediat Jane problem I madh ne ate vend . Me kete qe shkruajta nuk I jap asnje te drejte Tedi trushplarit por Edhe ju te tjeret mia u hiqni si engjej . Tung
Po të jetë i zgjuar blushi, qënunë nuk e besoj, këtë shkrim që i bëni ju i nderuar gazetar, duhet ta mari si servis i shpejtë për të marë vulën e koladimit të mjetit. Po blushi as ja qenë e as është e as do jetë ndonjë herë politikan. Një karagjoz dhe një debil thënë më popullorçe, ku gjuante gazetaret femra kur regjistronin në presidencë. Ky me metën kanë raste pedofili në bashkëpunim me njëri tjetrin. Prandaj i nderuar z. Rada, ju vetëm sa i hoqët pluhurin këtij faqeziu, por ka nga ato që për këtë plerë,dinë aq sa ky vet nuk do dijë ku tl fshihet. Ky pler metës i ka bërë transaksione monetare, ku është i përfshirë në llumin e metës. Nuk i falet berishës, që ushqeu një kamaleon si blushi.