Nga Besnik Bakiu
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet politike dhe që ndjeshmërinë njerëzore e çojnë përtej nacionalizmit. Deklaratat dhe kundërdeklarat midis deputetit britanik Nigel Farage (lideri londinez i Brexit, që e ndau Britaninë nga Europa, i cili njihet për tonet e tij nacionaliste dhe disi raciste ndaj të huajve) dhe Kryeministrit tonë Edi Rama, për pretendim absurd të të parit se në Britani kemi “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë” dhe evolimi i shifrës në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…”.
Interesant është që këto deklarata vijnë menjëherë pasi Shqipëria nuk pranojë kërkesën e Britanisë së Madhe për hapjen e një qendre emigrantësh. Sikur të qe një rast i shkëputur dhe shprehje nga një person i vetëm, mund të përligjet me lajthitje me dëshirë për të fituar pikë në lojën politike kombëtare, apo paaftësi për të ofruar zgjidhje për krizat e brendshme, por nuk është i vetmi rast. Sjell në vëmendje të lexuesit deklaratat e para disa viteve të ministrit britanik të emigracionit, Robert Jenrick “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin!”; apo sekretares së brendshme britanike, Suella Braverman, që i cilësoi “terroristë” dhe “banditë” emigrantët shqiptarë që duan të emigrojnë në Britani.
Në atë moment vërtetë nuk po u besoja veshëve dhe syve, pasi këto akuza bëheshin nga një person, historia familjare e së cilës ishte e lidhur fort me emigrimet, kur më 1960 familja e saj e nisur nga Maritius dhe Kenia mbërriti në Britani për një jetë dhe shkollim më të mirë, sikurse as më pak as më shumë bëjnë shqiptarët sot. Akuza të tilla janë jo vetëm të paprovuara, por edhe propagandë e rrezikshme, që fut në një thes, pa asnjë dallim, të gjithë emigrantët shqiptarë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesesh dhe partnerë, të cilët janë pjesë e strukturës së gjallë dhe frymëmarrëse të shoqërisë britanike. “Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj ndërtojnë shtëpitë tuaja, kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj. Ata nuk janë mish për dhëmbët e propagandës së shpëlarjes së trurit pas Brexit-it. Pra, këto deklarata janë të rrezikshme për shqiptarët e ndershëm, që punojnë e studiojnë në këtë vend dhe që plotësojnë detyrimet ndaj një shteti pritës”. Në këto rrethana, si profesionist i fushës, vetvetiu më lindin disa pyetje:
A thua se kombësitë e tjera janë engjëj? A thua se dhe vetë britanikët nuk janë de facto porositësit dhe konsumuesit më të parë të drogës e veseve të tjera për të cilat tregohen me gisht të ardhurit? Përse nuk e kthejnë vëmendjen te efikasiteti dhe integriteti i agjencive të tyre ligjzbatuese, pasi është e pamundur të zhvillohet aktivitet kaq i madh dhe i rrezikshëm kriminal dhe strukturat antikrim të mos reagojnë, parandalojnë dhe godasin me efikasitet? A thua se në një mbretëri me 60 milionë banorë ka mundësi ta prishin 130 mijë shqiptarë (edhe sikur të gjithë të ishin kriminelë)?
Krimi nuk ka kombësi e shtetësi, kriminelët janë kudo. Nuk dua të mbroj mitin e shqiptarit të mirë, që rezervohet të përgjigjet edhe kur e fyejnë, por rasti në fjalë më sjell në kujtesë një sjellje fisnike, por edhe mendjemprehtësi në një histori analoge me Imzot Atë Gjergj Fishtën, gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin 1934.
Kur gazetari anglez i bën një pyetje ironike, duke i thënë se paskësh dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë, Atë Gjergji i përgjigjet krejt i qetë: “Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët), nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajdutë. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”! Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës që, sipas tij, ndërrimi besimit fetar tregonte një dobësi e karakterit të shqiptarit, Ati i nderuar i tregon për arsyet e ndryshimit të besimit fetar dhe shkëputjen e Kishës Anglikane përfundimisht nga varësia dhe juridiksioni i Selisë së Shenjtë në Romë, në kohën e Mbretit Henry i VIII të dinastisë Tudor.
Z. Farage duhet të dijë se pavarësisht se në cilën rrugë e mënyrë mbërrin, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut. Argumentet i gjen, mes të tjerëve, te Miss Edith Durham, e cila u admiroi shqiptarëve trimërinë, atdhedashurinë dhe bujarinë. Ajo tregoi vëmendje të rrallë ndaj fatit tragjik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që kërcënohej në ato vite nga synimet dhe pazaret e shumta të Fuqive të Mëdha, që vinin në pikëpyetje vetë ekzistencën tonë si komb. Për këtë arsye shqiptarët nuk e etiketuan atë si “emigrante” në malet tona, por e ndjejnë atë si bijën e vet dhe e nderuan me titullin e lartë “Mbretëresha e Maleve”. Z. Farage, duhet të lexoni Lord Bajronin”, i cili te “Child Harold” i këndon Shqipërisë: “Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi mbi ty,/ O nënë e rreptë burrash t’fortë!”. Shqiptarët nuk e etiketuan kurrë atë një “endacak aventurier”, por e nderuan sikurse nderohen burrat me mendje të lartë dhe shpirt të gjerë. Z. Farage, duhet të lexoni “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”, të Eduard Lirit, për të mësuar se në Shqipëri ka pasur qytetërim të hershëm. Të shikoni mbi 100 pikturat e tij të mrekullueshme për Shqipërinë.
Arkitektura, veshjet, qëndrimet e njerëzve dëshmojnë shumë për këtë komb, që sot i dërgokërka Londrës “kriminelë”. Lexoni edhe Lordin Aubrey Herbert, anëtar i Parlamentit anglez më 1911, i cili ishte kryetari i “Shoqërisë anglo-shqiptare”. Z. Farage, lexoni edhe për veprimtaritë e të nderuarave Lordit Alan Watson të Richmond CBE, Lordit Michael Bates, Sër Noel Malcolm, Zotit Alexander Duma, Zotit David Lloyd, Zotit Stephen Nash, apo të kolonelit Frank W. Sterling, që është një nga themeluesit e Xhandarmërisë Shqiptare. Z. Farage, dua t’ua rikujtojmë se ky komb i vuajtur është ai që u hapi dyert dhe mbrojti hebrenjtë gjatë terrorit nazist, kurse sot pret pa i etiketuar dhe paparagjykuar jugurët, muxhahedinët, afganët edhe ukrainasit, kur kombe e shtete, shumë më të pasur se ne dhe “ithtarë të të drejtave të njeriut”, i refuzuan, apo u menduan aq gjatë rreth tyre sa i harruan. Ne i bëjmë këto se i ndjejmë dhe nuk kërkojmë shpagimin për gjithë sa na kanë ndodhur, sepse ky është aq i madh sa nuk kthehet kurrë, por nuk mund të mos jem dakord me Bernard Shaw, që thotë: “Fal vjedhjen si sëmundje dhe vrasjen për pasion, por jo mosmirënjohjen”.
Z. Farage, mosmirënjohja më lëndon, prandaj nuk mund të mos përmend akte e qëndrime të tilla si ajo e vitit 1913, deklarata e Greit, mosnjohja e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë gjatë dhe në përfundim të Luftës II Botërore, anësia në incidentin e Kanalit të Korfuzit, floririn e bllokuar për ketë incident që akoma nuk e kemi tërhequr nga Britania. Po e mbyll me kaq!
Megjithëse deklaratat e z. Farage dhe të të tjerëve të lënë një shije të hidhur, ato nuk ndikojnë në adhurimin që ne shqiptarët kemi për Mbretërinë e Bashkuar, ndaj mendoj dhe dëshiroj që prioritet i politikës sonë të jashtme të jetë forcimi i marrëdhënieve me këtë mbretëri. Në përfundim, sinqerisht dua të komplimentoj kryeministrin e vendit tim (me të cilin për të qenë i sinqertë jo shpeshherë kam qenë dakord) për këtë reagim dinjitoz në mbrojtje të shtetasve të vet, pa dëgjuar sirenat që i këshillojnë se, “…duhet që ta kishte shmangur këtë debat, sepse Shqipëria nuk duhet që të jetë kritike ndaj Britanisë së Madhe”.
Lereni mjaft mis hani mut me, kure skeni bole ti mbroni mbylleni halen se britania nuke eshte si serbia. Shut up you mouths
Po për Z Rama, Shqiptar e Britannia a janë statistike? që po bën , teatër të pa nevoshëm, veç për vemendjen si për Brexit, si për Shqiptaret që jetonë dhe punonë në Britannie. Por ne Shqiptar, që kurë në pushtet erdhi Enver Terroristi, dhe deri në ditë e soti, Shqiptaret, për politikanët shqip foles, ne statistika dhe disa dele që duhët sundue dhe zhvytzue si pasë qefit të tyrë kemi qëne dhe jemi dhe asë gjë më shumë.Kurë je njeri kotë, osë vendë kotë dhe komb kotë per her të tjerët ta kanë fajin, si pasë të mbarumve, z Niger Farage Shqiptarve nukë ju ka asnjë lloje borgji dhe ai ka të drejtë të bën politikë çoftë edhe jo të drejtë por kyministrit i yën Turk shqip folës, nukë ka të drejtë që të luanë teatër me Shqiptaret ku do që jetonë.
Kodra pas bregut . N.q.se të kuptova një fjali ,të më bie rrufeja. VARI LESHT OR TIJ.
E rend me ken....korrak shqipfoles! Por per kete nuk kane faji as gjermonet, talionat,greket, inglizat etj..... ishte deshira e Allahit qe ju te lindit te tille....pra,korrake! Athere nuk ju mbetet,vec te qesni sumen m'xhami a teqe..... gezuar ramazonin
PO cfare merresh me Farage dhe Robert Jenrick dy maskarenj dhe mashtrues. Shqiptaret jane koke turku per masat e pa edukuara Angleze. E paking me shqiptaret se nuk ka kush ti mbroje: 1. Vend i vogel i pa mbrojtur 2. Kane popullsi myslimane por jane te bardhe (nuk akuzohen per racizem dot) Pyeti nje cike Spanjollet, Greket cfare mendimi kane per 80% te Anglezve ne Benidorm, Majorca, Zante. Nje popull hajdut qe ka vrare e ka prere 500 vjet dhe akoma vuan delirin e madheshtise. Nje popull qe urren emigrantet po 90% te mjekeve / infermierve i ka emigrante, nje popull ku 20% e popullsise jeton me social (Unviersal Credit) me breza te tere qahen se punojne emigrantet, nje popull 60% e 14-15 vjecarve duan te behen influencer, nje popull ku idealja e femres eshte Bonnie Blue qe u shkerdhy nga 1025 meshkuj kafshe.
Ik ore evgjit muti...rri aty pas kepuce..
Or torollak autor Bakiu, qe ´´komplimenton´´Ramen, per kete reagim karshi anglezit, kur gjithe bota e di, qe gjysma me vitale e shqiptareve nga trupi dhe truri, kane braktisur Shqiperine, nga sundimi i kesaj amalgame malinje antishqiptare te species narciste vulgare rama.Kesaj i thone mor gomar i tere ; Te vras diten, dhe si i paturpeshem qe jam, te qaj po diten.
Sa ze pabese e sa b…..re tregohen keta shqiptare qe komentojne!!!!????Turp i madh!!!!!!!Po mire mo ke mbronte Kryeministri,ndaj nje sharlatani anglez?Mbronte popullin e tij,apo mbronte serbet a greket?Komedi e madhe! Bravo i qofte ketij Zoterie qe argumentonte me histori te dijetareve angleze qe kane jetuar ne trevat tona! Komedi e madhe e Turp i Madh,me keto komente banale…..
Te gjithe kane te drejte: Rama qe mbron shqiptaret (perfshi dhe horrat) Farage qe na kritikon. Problemi yne eshte se ajo pakice njerezish te pa kultivuar qe kemi, na perfaqesojne mjaft keq: Jane prodhim bruto, nuk vijne era civilizim. Kur skane leke skermiten dhe te shohin me inat, kur ju bie ndonje lek ne dore pushtojne bulevarded me makina luksoze. Mafie kane gjithe shtetet por jane diskret dhe punojne pa u ndier. Keta koqet tane akoma bertasin rrugeve....