Në pritje të ‘fakteve’ nga Çim Peka, kryeministri Edi Rama bën gati “dorëheqjen”!

4 Korrik 2025, 17:09Blog TEMA
Në pritje të ‘fakteve’ nga Çim Peka, kryeministri

Nga Aranit Muraçi

Zëdhënësja e kryetarit të opozitës ka mbështetur një pikëpamje të kundërt dhe tejet demoralizuese me atë të kryeministrit, Edi Rama, për qeverisjen.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga Floriana Garo, gjatë bisedës me Blendi Fevziun, është arritur në përfundimin se “askund nuk jetohet më mirë se në Shqipëri.”

Ky përfundim u arrit teksa gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ku foli për etapat e rëndësishme që kanë lënë shenjë në jetën e tij profesionale.

Rama që kur mori pushtetin dhe të paktën deri më sot kurrë nuk ka pretenduar se Shqipëria është “vendi më i mirë për të jetuar”.  E ndërsa siguroi pak javë më parë mandatin e katërt radhazi, Rama vazhdon të këmbëngulë se për Shqipërinë europiane “ka ende shumë për të bërë”.

Mbi gjysma e popullsisë është larguar në emigracion dhe shpesh i bezdisur nga kritikat se përse qeveria e tij nuk ka arritur dot të frenojë të rinjtë që të qëndrojnë dhe ta shohin të ardhmen në Shqipëri, kryeministri është përpjekur të justifikohet duke e konsideruar fenomenin rajonal, madje edhe më të gjerë se kaq.

Mësohet nga burime ende të pakomfirmuara se ky pretendim i Fevziut, i promovuar nga zëdhënësja e PD-së, e ka ‘demoralizuar’ aq shumë kryeministrin Edi Rama, edhe pse nuk është mundur asnjëherë nga opozita saqë për herë të parë ka menduar të japë “dorëheqjen”.

- “Nëse kjo është e vërtetë, atëherë çfarë më mbetet të arrij më tej në qeverisje” - mësohet të ketë thënë Rama.

Megjithatë, lidhur me opinionin surprizë të Fevziut te zëdhënësja e Berishës, kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende dhe as ndonjë anëtar tjetër i qeverisë; para se të japë “dorëheqjen”ndoshta qeveria është në pritje të një reagimi me ‘fakte’ nga gazetari Çim Peka.

12 Komente

  1. N
    Nik

    Ky Fev-ziu është një nga "analistët" e vjetër të Republikës së Propagandës!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Dhelpra ne pritje qe t'i bien koqet dashit....hahahaha... prisni prisni, prisni e shpresoni doreheqjen e Rames. Chi vive sperando muore cagando... thone italianet.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Admir

      Mjekra me buba è qimit eshte intelligente sa dhia ne mal ,Pyeteni dashin e peqinit kur hype gjeli maje plehut a kendon kengen qe ka mesuar permendesh. Po thote dashi ,kendon deri sa ta therin dhe koken ja hedhin mbi cati.

      Përgjigjjuni
      1. Analist

        Cim lopa.

        Përgjigjjuni
        1. a
          arrifi

          .... më LOQE femër se kjo Garo që i mban uturakun nje plaku të rjedhur nuk ka .

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            E sa keq me vjen qenka bere gati gorja me u ber zedhenesja e kryeminister hale saliut. Mbajeni me shkum e shihni enderra me sy hapur sic keni pare nga 12 vjet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salih

              Kur paska bere podcast kjo idiotja qe sdi te lidh 2 fjale Epo kush i vete ne interviste ka tamam trite e saj

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Paskan dalur 2 kurvat e Saliut po bejne thashetheme.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SUKSESI

                  Ne jete ka disa sekrete per te patur sukses: 1) Budalla ose Budallaqe 2) Servila ne cdo kohe apo moment/ sahanlepires apo sahanlepirese 3) Pa shkolle ose me Diplome shkolle 4) Aparenca ka shume rendesi 5) Nuk ka rendesi cfare mendon mjafton aprovo apo buzeqesh 6) Mos kij turpe as mos e mendo Turpin mjafton ce perpara 7) Mundohu te jetosh me genjeshtra

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kështu i do mushka drutë

                    U lodhet me Ramën ju dhe nuk u lodhet me Fevzon, një servil i shpifur, që ka 30 vjet që na ka çarë bythën ne të gjithëve dhe ka lëpirë pa pushim bythën me mut të Saliut, tani po lëpin dhe atë ,,,,,,,,,, të Florianës, të këtij njeriu të pa aftë që la Zvicrën për të ledhatuar kafshën e pyllit Sali Muti. Ptuuu, plehra jeni që të dy.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      Po te degjonte perendia qente e fshatit nuk do kishte mbetur gomar me kembe..do kishin ngordhur te gjithe.. A moj zonja Garro sa ne hall je . Po nuk ta zgjithnim dot..

                      Përgjigjjuni
                      1. Falli nuk Genjen

                        Poze te bukur ke mare moj Garo , filxhani i kafese te mungon dhe pastaj ta kthesh qe te shohesh FALLIN ta shef Fevziu ? Thon : FALLI nuk genjen edhe ti prit si Delja me koqet e dashit i bjene sot e i bjen mot ???

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje