Nga Simon Hadaj
Mjafton të shohësh sjelljen politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste përballë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit, për të kuptuar pse vazhdon të fitojë Partia Socialiste në Shqipëri.
Ndërkohë që rinovohet më shumë se 75% i grupit parlamentar të PS, duke promovuar figura të reja, gra dhe profesionistë, Sali Berisha krijoi një listë të mbyllur me besnikë dhe servilë, shumë prej të cilëve në kushte normale nuk do të merrnin asnjë votë në listë të hapur. Rama krijoi një ekip që jep perceptimin e freskisë, besimit dhe besueshmërisë, në të kundën e asaj që bën Berisha, i cili duket sikur është kujdesur për një strukturë të ngurtë, ku emrat përzgjidhen vetëm për besnikërinë personale ndaj liderit.
E njëjta filozofi e së kundërtave që vihen përballë, duket edhe pas zgjedhjeve, ku Rama, ndonëse ka fituar thellë, nuk ka shkuar me pushime për të festuar fitoren, por ka nisur një operacion ristrukturimi në njërën nga zonat më të forta të tij, qarkun e Vlorës, duke dhënë sinjale të forta se asnjë bastion nuk merret i mirëqenë. Një ditë pas Vlorës, mbledh edhe strukturat e Tiranës, duke dhënë mesazhin se vera nuk do të jetë për pushime, por për organizim.
Në të njëjtën kohë, kampi opozitar, me në krye Berishën, Nokën dhe Vokshin, i përkushtohet vetëm një agjende: të përsërisin çdo ditë që Berisha nuk duhet të largohet dhe të akuzojnë këdo tjetër për humbjen. Në vend që të analizojnë arsyet e dështimit dhe të rifillojnë organizimin, ata mbajnë një qëndrim sikur zgjedhjet i kanë fituar dhe se çdo kritikë është tradhëti ndaj partisë dhe liderit.
Në këtë kuptim, ndërsa njëra palë përgatitet që sot për përballjet e ardhshme, pala tjetër përgatit vetëm arsyetime për humbjen që nuk ka ndodhur ende, por që po justifikohet që tani.
Kjo sjellje gjykoj se është një ndër treguesit se pse Edi Rama dhe PS fitojnë. Ata funksionojnë si organizatë politike me objektiva, plane, reformim të brendshëm dhe strategji afatgjatë. Përballë tyre është një opozitë që sillet si sekt, me lider të përjetshëm dhe një grup ndjekësish që nuk mendojnë për të nesërmen e vendit, por vetëm për mbijetesën e vet politike. Zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë ai që punon për to që sot. Dhe siç po shihen zhvillimet, vetëm njëra palë ka nisur punën.
Jo po do fitoje me Mediun, Noken, Paloken e Terrtanin. Ysh felliqesirave qe e qelben kete vend
Munika nuk e di kush po e qelb. Qe ka plas era mutit kudo ne Shqiperi. Uje te pishem nuk ka ende. Qe te pije dhe te lahet njerzia.Kryeminstri eshte mesuar me zhulin poshte urave te Parisit. Por mileti ç'faj ka.
ia ke futur kot fare. Rama fiton thjesht dhe vetëm se njerëzit urrejnë Berishën. E urrejnë deri edhe për mënyrën se si flet, edhe se si ecën. Ndryshe e mbajnë mend mirë çfarë bëri ai gjatë viteve 1992- 1997 dhe 2005 - 2013. Po të filloj të përmend "bëmat" e tij, më duhet një roman dhe jo një gazetë. Për sa i takon lavdeve të tua për ekipin e ri të Ramës, kësaj i thonë të zësh hundët me dorë. Të rinj dhe të reja pa asnjë reputacion, eksperiencë, ideologji, afërsi me Partinë socialiste etj etj. Por merr nga rruga dhe bëji deputetë, ministra, kryetarë bashkish e kështu me radhë. Dhe pastaj I Gjati bën të çuditurin kur i dalin hajdutë dhe të korruptuarin deri në palcë! "Çfarë faji kam unë"! -justifikohet kalliri bosh. Edhe një herë: Ia ke futur kot fare plako!.
Gjithcka qe ke shkruar qendron.
Shum saktë....????????
Eshte e turpshme dhe cinike qe nuk flet asnji fjale kryeminisri per dramen mjedisore qe po ndodh prej 3 ditesh e netesh ne qytetin dhe mushkurite e banoreve te Elbasanit.Protesta duhet te vijojne per dite nga ai popull ndryshe askush nuk ka per te marre pergjegjesi shtetrore e penale.
Plot 21 drejtore te Bashkise Vlore detyrohen te japin doreheqje fill pasi Rama i nxjerr nga salla mbledhjes. Madje edhe ta falenderojne Ramen e ti shprehin besnikeri per me tej! Dhe thone pastaj pse fiton Rama...Regjimet natyrisht nuk kane brire e kunder tyre as nuk fitohet e as eshte fituar ndonjehere me vota!
Po të ishte regjim, nuk duhej të kishim Spak dhe sali kërma do ishte marrë zvarrë me dru pas hekurave që në 2013 dhe çim pekës do i ishte djegur syri tv. Kuptove toç??
PS - krijone figura të reja # PD - figura të konsumuara. PS - ide të reja # PD - idera shumë të vjetra. PS - ndërtim të vendit # PD - Shkatërrime. PS - prosperitet # PD - regres PS - statistika (kush janë hallet e popullit) # PD - muhabet trenash. PS - vizon i qartë për të ardhmen # PD - i bie të njëjtës daulle, asaj të 1997. PS - një hap para futjes së vendit në BE # PD - mesazhe antishqiptare (mos e fusni vendin ne BE) PS - kuvend kombëtar # PD - halle familjare Ka aq shumë për të thënë sa nuk kam kohë t'i shkruaj ...t'a vazhdoj ndonjë tjeter
Jeni kthyer ne origjine me kete fryme dhe qasje shkrimesh! D.m.th te "ZP"-ja e shokut Xhelil Gjoni! Po pse, figurina si Zeqineja dhe hajdute xhepash si Termeti po na i shisni per rinovim?! Nga Valentina Leskaj te Zeqineja! Nga Ethem Ruka te Termeti! Keni rrjedhur nga trute!!!!
Rama fiton se populli eshte i majte dhe ka nostalgji per te djeshmen dhe me afer te djeshmes shohin Ramen se Berishen. Kushdo te jet ne krye te PS fiton ne cdo kohe. Berisha ka fituar vetem me marifete dhe duke i kercenuar sic beri me Nanon. Edhe te iki Berisha, Rama dhe cdo kush ne krye te PS fiton me shume. Kete radhe kishte opsione te tjera ne zgjedhje, nuk ishte vetem Berisha ne anen tjeter, dhe cfare morren keta te rinjte? Asgje. Keshtu qe thenia, "te iki Berisha dhe Rama humbet" eshte thjesht propagand e te majtes. Rama humbet po e hodhi Amerika, por persa kohe ai fal Sazanin dhe populli nuk ben ze, pse te mos e doj Amerika.
Rama ka kryesoren, është qytetare dhe punëtor. Atë që thotë e bën. Nuk është hakmarrës. Nuk është i majtë fanatik. Mjeshtër komunikimi, përfshi ndërkombëtarët. E bëri shqipëriné të njohur në botë. Rama do qeveris derisa të dalë një kundërshtar real i tij.
O Rame!!! A ke polici rrugore dhe Bashkiake o Rameee?! Ku i kanë sytë o Rameee!? Trotuaret i zë tregtari, hapsirat mes pallatit i zunë të fortët e ndërtimit, tani dhe rrugët na i zënë makinat e shtrenjta. Ça bëhet kshu O Rameee! Mos u habisni pse ikin shqiptarët O Rameee!!!