Nga Baton Haxhiu
Kur zbrita para disa ditësh në atë rrugën e vjetër të Kukësit, më kapi një ndjenjë që nuk lidhet me politikën as me nostalgjinë. Është ndjenjë turpi. Turp që kjo rrugë ekzistonte ende. Turp që ajo është e vetmja rrugë për qindra fshatra të Veriut. Turp që, në vitin 2025, unë eci në të njëjtën rrugë ku ecnin kamionët e rëndë të Enver Hoxhës në vitin 1975.
Rruga është aq e shtrembër, aq mizore, sa nuk është më çështje infrastrukture: është çështje humaniteti. Nuk është humane të jetosh atje. Dhe nuk është humane të qeverisësh nga Tirana dhe të bësh sikur ajo rrugë nuk ekziston.
Kemi mbetur këtu. Si në vitin 1975.
Rruga e vjetër e Kukësit që ka mbetur e vjetër me 3600 kthesa, që bukurinë e Veriut e ka lënë në kohën e Enver Hoxhës. Atëherë nuk ka pasur mundësi ndryshe. Sot, rruga e Kombit e ka zgjidhur problemin me Kosovën, por jo me Tropojën dhe fshatrat atje. Ose duhet të zbresin në Gjakovë dhe të marrin rrugën e Kombit, ose shumë fshatra marrin rrugën më të keqe në botë për nga siguria.
Ky është një racizëm i lehtë politik. Nuk është i qëllimshëm, por i pavërejtshëm. Prandaj njerëzit vuajnë dhe duhet të ikin nga ajo pjesë e bukur.
E njëjta ndjesi më godet sa herë ndaloj te Liqeni i Komanit. Një mrekulli natyrore, por me një platformë ndalese që të ngjan me një stacion autobusi të harruar në ndonjë periferi të vendit më të varfër në botë. Turistët fotografojnë natyrën dhe shmangin syrin nga realiteti. Sepse aty ku nisen tragetet është ndotje, është kaos, është mungesë totale e kujdesit. Nuk është çështje estetike. Është turp institucional.
Dhe nëse kjo është rastësi, është një rastësi që përsëritet shumë shpesh në të njëjtën gjeografi: në Veri. Dhe për shumë gjatë kohë.
Edhe te Komani, edhe te platforma, është e njëjta gjë. Si është e mundur që në vendet ku parkohen tragetet është pis dhe kalojnë mijëra turistë? Nëse e para është rastësi, pse kjo e dyta nuk është e tillë? Kjo nuk ngjan me Rilindjen.
Veriu ka shumë biznesmenë me renome në Tiranë që duhet të mendojnë për prejardhjen. Firmat e tyre janë ndër më të mëdhatë në Shqipëri, por prejardhja e tyre jeton në kushte mesjetare infrastrukture. Kjo qeveri që krijohet tash nuk guxon, nuk ka të drejtë dhe as nuk duhet të thotë që për Veriun kemi bërë më shumë se qeveritë e kaluara. Sado që kanë bërë, nuk i ngjan projekteve të Rilindjes.
Në këtë pjesë të vendit, njerëzit jetojnë me dinjitet, por pa dinjitetin që u ka borxh shteti. Rruga e Kombit është bërë moderne, është bërë e denjë për të lidhur Kosovën me Shqipërinë. Por jo për të lidhur fshatrat e Veriut me Shqipërinë. Ironia është kjo se për të hyrë në shtetin tënd, duhet të kalosh nëpër një shtet tjetër(ky është realitet juridik që për mua nuk është i tillë).
Qytetarët e Tropojës zbresin në Gjakovë për të marrë rrugën që i çon në Tiranë. Është si një metaforë e heshtur e një shteti që s’ka guxim të shohë pas malit.
Merita e Rilindjes është që e bëri Jugun të Shqipërisë. Sado që ka qenë gjithnjë aty, ka pasur gjithnjë një frikë se nuk mund të zhvillohej sepse Greqia nuk lejonte. Rama e fitoi betejën në Jug dhe shkoi përtej Rilindjes. E largoi idenë se plazhet janë greke, por janë në truallin shqiptar. Beteja ishte politike strukturore dhe kombëtare.
Por ky racizëm i pavërejtshëm me Veriun duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë. Ai është aty. Banorët e jetojnë dhe e përjetojnë çdo ditë. Tregojnë 3600 kthesat.
Kjo qeveri mund të hap tunel që i vendos në autostradën e Kombit. Ose le të mendojnë si të duan. Por kjo duhet të bëhet.
Ndërkohë, biznesmenët më të fuqishëm të Shqipërisë vijnë nga ajo tokë.
Shefqet Kastrati, Rame Geci, Hajri Elezi, Haxhi Bardhi, Bashkim Ulaj, Mak Gjini, Avni Ponari, Shyqyri Duraku, Kadri Morina, Rrok Gjoka. Kanë ndërtuar perandori ekonomike në një vend që s’u ka dhënë asnjë rrugë të denjë për të çuar fëmijët e tyre për pushime në vendlindje. Dhe prapë, ajo tokë i ka falur vendit më shumë sesa ka kërkuar. Por ky barazim i heshtur është një gënjeshtër. Sepse suksesi i tyre nuk e shlyen braktisjen e Veriut.
Taksat e bizneseve nga Veriu janë themelet e shumë projekteve në Jug. Por Veriu vetë ka mbetur në statikun e moszhvillimit. Në pamje të parë, suksesi i tyre mund të duket sikur tregon se nuk ka pasur diskriminim për zonën. Por kjo nuk është ashtu. Nuk është vetëm çështje perceptimi. Është çështje harrese.
Ky është momenti që nuk kërkon më diskutim. Kërkon vetëm vendim. Shqipëria nuk mund të jetë e plotë pa rrugën Milot–Shkodër të ndërtuar si autostradë. Dhe nuk mund të jetë e drejtë pa një tunel që lidh fshatrat e Veriut me Rrugën e Kombit, që i hap asaj treve derën për në zhvillim, jo thjesht rrugën për në ikje.
Nëse kjo qeveri e re nuk e bën, le ta dijë se nuk është më çështje ndihme. Është çështje shlyerjeje. Dhe nëse Rilindja e fitoi Jugun, atëherë koha është që ta kërkojë edhe Veriun, jo me fjalë, por me asfalt.
Post Scriptum
E di që Shqipëria e vitit të demokracisë ka qenë më shumë se njëqind vite prapa vendeve të tjera evropiane. Dhe nuk ka dyshim që ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Sot, shumë gjëra janë më mirë. Infrastruktura, qasja në teknologji, turizmi, qendrat urbane — janë bërë hapa që askush nuk i mohon.
Por sërish, nuk mjaftojnë. Sepse njerëzit nuk ikin vetëm nga mungesa e bukës. Ikin nga mungesa e cilësisë. Na duhet të investojmë thellë në arsim dhe shëndetësi, sepse aty matet besimi që një shtet i jep qytetarit të vet. Dhe aty është plagë.
Por mbi të gjitha, na duhet që një pjesë e Shqipërisë të arrijë Shqipërinë tjetër. Të mos ketë më një vend që jeton në vitin 2025 dhe një tjetër që ndodhet ende në vitin 1990. Sepse po kështu ka qenë ndarja që ndjenim ne, kur krahasoheshim me Evropën në fillim të demokracisë: ndiheshim si jashtë kohe.
Sot, nuk është më Evropa që na turpëron. Është pjesa tjetër e Shqipërisë. Dhe kjo nuk është më çështje krahasimi. Është thirrje për drejtësi.
Batoni ben sikur nuk e di qe nje zone ose nje krahine e bejne banoret e vet,fakte eshte qe nga veriu ka shume emigrante qe jetojne ne Angli Itali e ne vende te tjera Europiane deri ne Amerike.Keta emigrante qe punojne jashte kur vine blejne shtepi ne Tirane e Durres nuk investojne ne vendin e vet.Popullsia veriut ka shkuar ne renia te madhe,a do kishte ineteres shteti te investonte ne vende me pak njerez,djemt dhe vajzat e veriut kur mbarojne shkollat si doktore mesuaes e inxhinjere rrine ne Tirane nuk kthehen te punojne nga vendet qe vineathere lind pytja kush do ta bej veriun,do shkoj Tironci si ne kohe te Enverit ta beje.Me sa e lexova shkrimin Batoni nuk e njeh mire realitetin ne Shqiperi,ne keto raste kur nuk din pyet ata qe e dine.Duke qene se Batoni eshte nga Kosova te shikoj fshatrat ne Kosove se si jane zhvilluar nga vete ata banore qe punojne ne Zvicer e Gjermani e investojne ne ndertim e zhvillim ne fshatrat e tyre.
Po nuk kthehen se nuk mundesh me jetuar atje pa rruge e pa uje e pa energji !
Kjo vlen edhe per Jugun. Madje Jugu shenja shpopulimi, sidomos Gjirokastra, ka patur qe ne vitet '80. Ate kohe vinin me njohje pas njohje(te lidhur me pushtetin) ne Tirane shume "kuadro" nga Jugu ne Tirane. Ushtarake pa fund(oficere e police). Edhe ne vitet '90 popullsia e Jugut vershoi ne Greqi(kryesisht) dhe ne Itali(Vlora me shume). Nuk ka justifikim mungesa e investimeve ne Veri. Eshte e qellimshme! Rama eshte tashme hapur nje antishqiptar!
Alfred cili është më anti Shqiptarë Rama apo Berisha? Alfred Rama është duke punuar pamvarsisht që ju qorrët e PDsë nuk i shifni se kështu është orientimi i Kriminelit Berisha.Alfred ! anti Shqiptari është Berisha që nuk lë samite nëpër europ pa nxirë Shqipërinë ! Kypa është anti Shqiptari mëi i ndyrë që historia ka pasur Shqipria.Rama ndërtoj rrugët në Shkodër siç janë Rruga Vermoshit , Thethit,Dagagjinit, Komanit po ju qorrët e PDsë këto ju nuk ju pëlçejnë ! Satë keni një kriminel,hajdut anti Shqiptarë PDja kurr nuk vie në pushte miki Alfred.
O labo shif punen tende mos u perziej kot , si injorant kur nuk merr vesh. Rri e mos fut hundet aty ku nuk di.
Nuk ta marr per keq,mbasi quhesh Zef nuk mund te komentosh me mire,Zefin lene Zef se eshte mire.
Mjere debati publik ne dore te kujt eshte...ne shqiperi ka krahinizem (p.sh. dhe Kruja ka tradita qe ndryshojne nga Fushe-Kruja), por te flasesh per rracizem brenda nje rrace duhe ta keshe megalomanine ne instancen me eperore...
Ti Baton më kujton kohën e sistemit të mëparshëm që kur vinte ndonjë « turistët » me mision fotografonte kazanët e plehrave për të diskredituar sistemin. Probleme do të ketë gjithmonë, por mos e lidh politikisht, sepse tregon që je misionar me një qèllim të caktuar!
I dashuri Niku. Ajo qe thote Batoni eshte e qarte si drita e diellit por qe ti i dashur ta shikosh ke nevoje per gjyslyk me numer te madh sepse nuk shifke fare.
Ne Kosove e akuzojne per UDB kete Baton gagacin dhe une nuk besoja por kjo ndarja Jug - Veri eshte politike serbe. Ne veri vetem per rrugen e kombit dhe rrugen e Peshkopise jane investime sa per gjithe Jugun pa harruar rruget e Vermoshit qe Konispoli i sheh me dylbi projektet e autostradave dhe hekurudhat qe disa kane filluar Baton TQR
Po ik more idiot, njerëz shkerdhata që për 1 like apo klikim përdorni me vetëdije fjalët pa doganë fare. Copë e mishit, shko e shikoji fshatrat e braktisur kudo në Jug si i kane rrugët e pastaj ha mut me racizma
Ça jugu thua? Ke 20 fshatra pa rrugë në tiranë more. Në komunën petrelë ke nja 5 ku ata pak banorë lëvizin me mushkë. Nuk bëhen të gjitha me abra kadabra. Batoni nuk kupton që ku ka më shumë banorë ka më shumë investim. Ose artikulli ka qëllim tjetër pastaj
Kisha mendimin se ky trapi Baton ndryshonte nga shume hajvane kosovar qe na ndotin edhe gjuhen, por u binda se kjo eshte race muti, e pandryshueshme.
Ju bijt e Serbise te lani gojen per Enverin ore legena me adn serbi.Po te mos ishte Enveri ore plehera edhe sot e kesaj dite ju do ishit nen hyqmin e Serbise e ne Shqiperi do vinit me viza.Fale Enverit ,Kosova u furnizua me arme e logjistike,ndryshe do luftonit me llastiqe me serbine.Perse nuk ia kerkoni prijsit tuej legjendar Berish or Batonoviç por Edit apo asokohe nuk e dije mire shqipen! Ashtu si e parashtron ndarrjen jug -veri ti je nje mbeturine serbe ,fale shkerdhatokacise i paisur me shtetesi Shqipetare.Baton ke qene edhe keshilltar i z.Rama apo ia ke propozuar dhe ta ka refuzuar???????? Mbetesh fytyra me sholle e Kosoves ,ku na kendej kena nje shprehi "As nuk skuqesh dhe as nuk zverdhesh".Ti je gjithnje veze e prishur qe vetem helmatis.Baton nuk mujdesh me ba shurren ne Prishtine e me na lagun na kendej ne Tirane se do apo nuk do jemi vite drite larg kallepeve si puna jote.
Te kujton rracizmi e ENVERIT kunder veriu? Gjuha jote mua me kujton cfare shkruani gazeta e Saliu "jugut sundoi veriun", "toskerishtja sundoi gegerishten", shkrimet qe I parapri e 1997,ku kontribute I kosovare e te tu nuk mund te mohohet. Mos valle edhe ti po nxit nje ngjarje tjeter? Enverin e gjeti veriun ne feudalizem, ku ne vend te jastekut perdoren trungu. E beri me shkolla, drite, hidrocentralet e industrie nxjerre se dhe perpunuese. Nuk behen dot te GJITHA te mirati me shkop magjik. Mbase kosova juaj e patì ndihme si nga hitlerianet, me ushtri moderne, madje dhe SS, ashtu dhe nga Titojaqe ju organizon edhe kunder Shqiperise. Cudi, sa ju terheqje lufta kunder mesit dhe jugut TE shqiperise. Qe nga 4 shkurt I dhe perfundoi te Marsin I 1997.
Baton nuk eshte harese eshte urrejtja qe ka jugu komunist per veriun antikomunist.Vazhdon dhe sot mendesia Enveriste e mbuluar me lloqe moderniste. Lexo shifrat e investimeve shteterore ne Vlore e krahasoi me investimet me Shkodren, sa per krahasimet me Kukesin, Tropojen, Peshkopine etj mos e harxho kohen thjesh jane koloni e Jugut komunist.
Komunuzmi ka lind ne Shkoder
Astriti e paska gjuhen brisk
Mir e ke o baton,por ne kohen enverit ishin te gjith te barabrt dhe gjith shqiperia punonte per veriun s'kishte racizem,racizmi eshte tani duke I etikuar me lloj lloj emri.
Batoni do vemendje keto dot vape.. me mire te pirdhje se te shkruaje.
Dikush duhet ta mësojë Batonin se i ka batuar fiqiri. Liqeni i Komanit nuk eshtykrijesë e natyrës, po vepër e njeriut.
Spiun i UDB, Moskes, grekut. Ky eshte gjobvenesi me talent haxhiu. Turp, shko ne Kosove, kepute qafen atje, mos mbill helm ne Shqiperi. Halabak.
O Baton po te paska rene ne sy gjendja e platformes tek trageti i Komanit qe vertet eshte per te ardhur keq ne ate mrekulli natyrore qe eshte liqeini i Komanit. Por si nuk the nje fjale per kryevepren energjitike te Ballkanit dhe ndoshta te Europes Heci madheshtor 600mw i Komanit nje kryeveper energjitike me digen e betonit me te larten ne Europe, projektuar nga prof. Petrit Radovicka nen kujdesin personal te Kryeministrit legjendar Mehmet Shehut qe po te ishte gjalle do te kishte ndertuar dhe Skavicen se projektin e kishte mbi tavoline.E ky HEC gjigand eshte aty veper e regjimit te Hoxhes qe e beri Shqiperine te pavarur nga ana energjitike dhe sot krenar mban peshen kryesore te sistemit energjitik bashke me vepren tjeter madheshtore HEC in e Fierzes 500 mw me digen e rralle ne Europe.
E dyta, përdorimi i sloganit të Sali shpiunit për racizëm ndaj veriorëve të bën ty alias Batua të shfaqësh detyrën që të ka dhënë UDB.
Mbeturine pis burre nje race dhe me keq se Saliu zagar serb percare meriton me te keqiat e kesaj bote duhet te zhdukesh larg prej nesh
O Baton! Ja ke fut kot ama kot fare. Kur sdi gje mos fol fare se e dhjet hesapin. Qe ta dish ti ne kohen e Enverit u be cdo gje qe veriu te arsimohej e te zhvillohej se ishte prapambetja me e madhe. Vetem per arsimin kishte bursa te posacme per cdo rreth te veriut e ndodhte qe djemte e vajzat nuk synonin te shkonin ne shkollat e larta ose shkonin me pakice dhe nje pjese prej tyre kur shkonin ne shkolle te larte ne Tirane shkoder et hapeshin si vaji ne lakra e harronin te mesoni. E ktheheshin mbrapsh. Nese fshatrat e jugut punonin ne bujqesi e merrnin 30 leke per dite pune fshatrat e veriut kishin edhe minierat edhe sharrat ku pagat ishin te larta per kohen. Po rrugen e vjeter te kukesit sipas mendjes tende duhet ta prishim? Po vendin e trageteve ne Koman duhet te vije qeveria apo Tirana ta pastroje? Po per cdo fshat te veriut qeveria duhet te ndertoje nga nje tunel per ta lidh me rrugen kryesore? Po ik mos na caj trapin e na u hiq si i mencur. Shqiperia nuk eshte Amerika se Amerika ka 250 vjet shtet. Kokra e gomarit
Komunizmi dhe jugu qe urrenin veriun, e gjeten, vec Shkodres, me prapambetje ekstremisht te dukshme, popullsi analfabete, Lezha, Kuksi dhe Peshkopia fshatra paksa te medhenj, qe u shnderruan ne qytete industriale. U ngriten vendbanime qytetese te shumta, si Bajram Curri, Fierza, Krum, Kurbneshi, Rresheni, Rubiku, Laci, Burreli, Bulqiza, Klosi, Shengjini, FusheArrzi e Fushekruja, Ulza, vadeja, kopliku. Te gjitha keto qyteza me industri nxjerrse e perpunuese, te cilat PD i zhduku dhe i la njerzit rrugve. Pyjet u prene per shitje dhe nje pjese per derrasa arkivolesh, vetem Tropoje mbi 300. Nuk kish deri ne 90 analfabetizem ndersa tani Po lulzon. Ky bastardi vjedhes i pasurise se shqiptarve i duhet shqyer goja, nemos me teper, qe perhap urrejtje kombetare.
Rrace e felliqur jeni ju kosovaret. C'pune ke ti te ndihesh keq. Ik ir qelbesire jep mend, poqe se ke,ne Kosove. Ne sistemin e kaluar ndjenim nje keqardhje per kosovaret, por tani me sjelljen tuaj te poshter, keni fituar urrejtje. Shikoni ore punen tuaj ne vendin tuaj, mos turbulloni ujrat tek ne. Ka patur te drejte Noli per percaktimin qe u ka bere. Jeni mosmirnjohes.
A po sheh sa mire ti e illustron punen per te cilen eshte paguar ky batoni qe vetem ne Shqiperi arriti te behet ´keshilltar’ i kryeministrit tone?! Lexo edhe nje here cka ke shkruar edhe kupto se kosova eshte Shqiperi, deshte s’deshte bashke me Batonin e me Serbine!
O baton te kesh turp,se ti nuk e njeh as kohen e Enverit e as historine e veriut.Enveri dhe sistemi ka ber maksimunin per veriun,sepse historikisht ka qene zona mece prapambetur e shqiperise pasi zone malore, me debore,me gjakmarje,femrat qene te mbyllura ne shtepi,per gjen me te vogel te vrisnin pas shpine.Me thuaj nje fshat ne veri qe ka pasur shkoll elektrifikim para 44. Ne ish te rinjt e tiranes,kur mbaronim universitetin ne degdisnin ne veri per te mesuar sheruar kujdesur femijet,pleqt dhe kysh kishte nevoj. Ne dimrin e 1985,u bllokua gjithe veriu nga ngricat e debora,qeveria e asaj kohe dergoi eliokopter me rezerva ushqimore,dhe i hidhnin ne cdo shtepi te zonave te bllokuara Ne komunizem rinia shkonte ne zbore aksione e universitet,studentet njiheshin me njeri tjetrin e krijonin familje, njeri nga jugu e tjetri nga veriu,sot shum veshtire,veriu me verin dhe jugu me jugun,ne ate kohe nuk fliste njeri per maloket,sot flasin te gjithe asnjeri nuk thoshte toke e xanun,sot shumica e popullsise,sot jane ndare jugu me PS,e veriu me PD,serbi ja harriti qellimit. Kur ishte saliune pushtet policia e gjitha nga tropoja,dhe saliu ne 97 i dergoi te digjnin vlore. Prandaj o baton serbi,me me saliun qe dogji dhe shkaterroi shqiperine me cekun e bardhe,dhe edi qe po e regullon pak shqiperine,por duke e vjedhur dhe shitur trampit. Enveri nuk futi nje qindarke ne xhep,por krijoi udhtri moderne,kufirin te thana grekut e serbit,di "gazetar "qe je leco pak provokacionet e gushti kur ushtria shqiptare i qiu ne byth greket dhe kush i ka pjell greket. Enveri u semur ne 1978 dhe aty u fillua tradhetia,nga ssliu rsmizi e ku di un se kush. Pas vdekjes se Enverit doli nje shprehje 5 vite do me qani 10 vite do me shani Gjithe jeten do me kerkoni,e kurre sdo me gjeni. Shqiptaret po ikin,ne vend te tyre po vine rus serbe e grek,,droga ka marr rruget e shqiperise Prostitucioni po ashtu Arsimi po degjeneron Familja po ashtu,degjo tv ne 7 te mengjesit ,dhe cfar thone komentuesit. Gjakmarja droga po bejne kerdine Mer ca statistika sa te pushkatuar ,pra te vdekur ne 45 komunizem,dhe sa te pushkstuar per drog vjedhje gjakmarje,divorce,etj etj Marja e jetes ne komunizem behej ne baz te ligjit,ne mutokraci ne baz te maliqit. Vdekja nuk ka dallim. Per ty baton thon qe je provokator,dhe je ber milioner duke vjedhur abuzuar me popullin e thjesht. Mos u me Enver Hoxhen se nuk ke as byth e as surrat te meresh me figuren e tij,kur deri dje i keni lepir bythen,o legen burre,o mashkull kurve.
Nuk ia vlen per koment se eshte humbje kohe. Vec futja nje pordhe se eshte me e vlefshme per Baton trapin, kur i kane plasur syte te shkoj se edhe jugu malor dhe rural vazhdon te jete krejt i harruar.
Baton Staniçiçi, o sa mirë ta ka gjetë Plaku Mere këtë mbiemër!… Në kohën e Enverit të shkolluarit nga Jugu, mësues, agronomë, inxhinierë, etj., etj., shkonin në Veri, për t’i ndihmuar këto zona të bëheshin si ata. Shqiptarët e Jugut e kanë fituar qytetërimin dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, jo për shkak dhe meritë të të qenit të Enverit drejtues i Shqipërisë, por me punë, me emigracion, në Amerikë dhe jo vetëm, me sakrifica të panumërta të tyre, ndërsa Veriu atë zhvillim që trashëgoi nga “koha e Enverit” e pati dhuratë nga ai regjim i poshtër… Prandaj veriorët, përfshi edhe ty o vemje veriore, kanë vuajtur dhe do të vazhdojnë të vuajnë nga ndjenja e inferioritetit ndaj jugorëve… Shqipëria ka patur dy udhëheqën veriorë, Ahmetin dhe Saliun e Sheqeres. Çfarë bën ata për veriun? Noc Rokun… Veriu, siç vetë e pranon, ka me dhjetra oligarkë, që nuk dinë se sa dhe ku i kanë paratë. Çfarë bën/po bëjnë ata për vendin e origjinës? Noc Rokun… Mbajeni me shëndet, atëherë!!!
O baton kurva,Enveri ka qen mik shok vlla me Hysni Kapon,po ke shar Enverin ke shar dhe Hysni Kapon,apo ke frik se te tredh Andi Bushat,nip direkt i i Hysniut krahu i djatht dhe figura e dyte pas Enverit,Pse nuk e shan Mehdi Bushatin ish drejtor i hotel Dajtit per sigurimin,ne kohen e Enverit,apo ke frik andi bushatin,o hajdut qe te urrejne te gjithe,ku i gjete parat per vilen e gjithe pasurine qe ke vene ketu????
O kuciot nuk ka pasur fshat ne Shqiperi qe ka pas shkolla para 44, te kane genjyer, por shkrimi i pare shqip eshte i dokumentuar Meshari i Gjon Buzukut, Normalja e Elbasanit eshte hapur nga Luigj Gurakuqi,, shkollat e para shqipe konsullata e disa vendeve perendimore kane qene ne Shkoder. Edhe kuciot edhe thua ne te rinjte e Tiranes kur mbaronim universitetin, Leni pordht e kuqe se te verteten ka shkru.
Arsyeja e pare eshte koha e Turqise,qe e la te prapambetun kete zone pastaj Enveri
Il ore bythqir se Veriu dhe Verilindja ne diktature ka qene e vetmja zone me plan shteteror zhvillimi ku degdisnin mesues, mjeke, inxhiere e cdo profesion tjeter qe ta nxirrnin nga prapambetja e ta zhvillonin. Ata qe nxorri diktatura nga mjerimi duke i arsimuar ta zhvillojne Veriun.
Po po aty mbeten se prej 90 shit asnje investim!
Baton mos harro qe ju u çliruet prej Serbit dhe na u pushtuem prej jush.Zaptut çka gjetet,u gedhite me prona e det,u paiset edhe me pasaporta shqipetare e sot qe keni zbritun ne asfalt e qyteterim po doni me zbatu endren e vjeter me nda shqiperine ne Jug e Veri pa kuptu e imagjinu qe gjysmen e jugut e keni zaptu Ju Vosokarret qe doni me na dhanun dhe mend.Qytetar shqipetar nuk te ben dokumenti qe ke marr por civilizimi dhe qyteterimi or derr me dy kembe.Ndaj tolerancen mos e merr per dobesi ore vemje me gjakperzier serbi.Na kur vijme ne Kosove nuk dum kurrsesi te bejme ligjin e aq me pak ti rekomandojme kryeministrit tuej se çka duhet te beje me rruget Kosoves.Apo si "hurunji orthi "qe je ndihesh i lodhun kur merr rrugen per ne Tirane .Me respekt per Shqipetaret e Shqypnise ,mos perfito ti dhe ca plehra si puna jote nga toleranca shqipetare se nuk eshte nenshtrim por tolerance qytetare qe ju mundet me e arrire pas nja 100 vitesh.
Po, veriu sot, por sidomos dje ka dhene shume vendit duke mos i dhene asgje as vleren minimale te djerses se derdhur nga njerezit e tije. Ne bote zona te cilat kane pasuri te tilla si veriu yne jane zonat me te zhvilluara, me nje standart te lart jetese, sepse oto pasuri dhe vlera jane perdorur separi per te zhvilluar ato zona qe i posedojne keto pasuri. Por veriu dhe sot mbas 35 vjet demokraci eshte nje nder zonat me te pa zhvilluara dhe te varfera te vendit.
Kjo o Kaçorr nuk eshte mos vemendja e qeverise por jeni ju qe e keni brktisun veriun se keni zaptu duke u be pronar ne shqypnin e mesme dhe ne jug.Ju jeni te vetmit qytetar te republikes Berishjane qe keni prona ne veri ,shqipni te mesme dhe ne jug,nen moton "toke e xanun".Batoni ashte pronar dhe ironikisht eshte bere dhe qytetar i Republikes se Shqypnis.Batoni don me bo shurren ne Prishtine e me na lagun ne kendej kufinit verioro-jugor shqipetar.Ghithkush ia ka pa kaptinin qe i ashe bo si kaptin .arr. Se fundemi o Kaçorr nuk eshte faji i kesaj qeverie qe te gjithe verioret e kane braktise vendin e tyre duke u ba te gjithe prej Saliut o deputet ose zaptues tokash e pronash.Investoni siç kane bere jugoret e shqiperia e mesme.Keni zaptue Londren e nuk eshte faji i mospasjes por i mosdijes .Jugun nuk e beri Rama por qytetaret e saj e zhvilluan edhe pse ne vitet 90 u pushtuan edhe prej Batoneve .
Mendoj qe Batoni i ka renduar shume ndasise Veri - Juge , ku eshte edhe pika me e dobet e shqiptareve ! Zjarrit te ndasise e te percarjes i kane fryre dhe i hedhin benzine fqinjet tane dashakeqes , nder te cilet shquhet si i zellshem edhe lideri Albin Kurti , politikan jo koherent , i pa lidhur ne mendime e veprime , e nisi karrjeren me bashkimin kombetar dhe po e perfundon me carjen e percarjen e skajeshme te shqiptareve ne Ballkan , duke u larguar cdo dite e me teper nga dheu meme dhe afrimi i hapur me partine e Nikolla Gruevskit dhe me palacot Sali Berisha e Ilir Meta ! Nuk e kam kuptuar asnje here se perse te mban afer k/ministri E.Rama , se ai nuk duket aq naiv !
Batoni nuk eshte kot mik i Stanishiqit , njeri i vetmi ne Kosove qe takeover e darkon me te kur kosova ishte ne flake ne kater anet ky ishte ne dark me stanishiqin duke ngrene mish derri te eger, apo jo baton? Jo kete milosheviqi i tha ne Hague ti je njeri jone! Pra Jo kot flet e shkruan per te sjell prape percjarjealla Berisha se nje patron kane! Turpi I Rames qe e ka keshilltar me ate maliqin tjeter udbash!
Nje miku i familjes sone ka punuar si mesues ne shkollen e mesme dhe kur beri kerkese per tu pranuar ne Parti , e cuan te bente stazhin 2 - 3 vjet ne nje lokalitet te Tropojes . Mbas stazhit u kthue serisht ne vendlindje dhe e vume ne mes per te na dhene pershtypjet ,por na befgasoi teresisht me ato qe ne tha : " Bera cudi se pse i ngreme kaq lart malsoret tane , si patriote , atdhetare , puntore , njerez te beses, te ndershem . . . e ku di une , por ne te vertete nuk kane absolutisht asgje nga keto qe thuhen zyrtarisht . Une punova ne bujqesi gjate stazhit , ngrihesha ne mengjes e nisesha per pune , por burrat nuk delnin ne pune , qe ne mengjez i suleshin klubit , kafes me konjak apo fernete , muhabet per shtate pale qefe . Kur une u thosha te delnin ne pune , me thoshin "mos na shit dengla ti qe ke ardhur te na mesosh per pune , shko puno se per ate te kane derguar . Te tille ishin edhe drejtuesit e kooperatives e te keshillit popullor , nuk kishe se ku te qaheshe . Une nuk e zgjata me tej , sepse ata do te me benin karakteristikes ne fund , pra ata me kishin ne dore , do te pranohesha ne parti ose jo . " Na tha edhe mjaft gjera te tjera por nuk dua te zgjatem per te mos iu bezdisur . Kur e porositem te mos fliste keshtu se do merrte veten me qafe , na tha edhe nje here qe , une nuk po genjej , po them te verteten .
Baton, Mos nxit përçarje. Nuk e njeh mirë Shqipërinë e kohës së Enverit. Mjafton të lexosh Eduard Lirin për të kuptuar ndryshimin e madh kulturor mes Veriut dhe Jugut. Çfarë bëri keq Enveri për Veriun? Hapi shkolla, dërgoi qindra e qindra mësues, specialistë të bujqësisë,, të mjekësisë etj. nga Jugu. Sa uzina e fabrika u ndërtuan në veri të Matit dhe sa poshtë Vjosës? Me dhjetëra sipër Matit, as sa gishtat e njërës dorë nga Vlora në Gjirokastër. Pra, bëri sa mundi për rritjen kulturore të Veriut. Ato të meta që pati sistemi, penguan njëlloj ritmin e rritjes si në Veri, dhe në Jug. Pra, atëherë jo çdo gjë ishte e zezë, sikundër e paraqitni ju dhe shumë si ju ose s'e nuk e njihni Shqipërinë, ose se niseni nga mendësi krahinore a ideologjike.
Te lumte Baton, shkrim i qarte e trondites. Veriu eshte i lene rreshqane, e ato palo bij veriu qe ti permend, jane be “tiranase”. Shikoji edhe kur flasin, se edhe ne dialektin e perditshem duan te jene “tirapordhanase”. Turp per ta e mjere veriu per ta.
Butoni te laje gojen kur permend veprat e Enverit ne veri
Beton I kalbur, qe batohesh. E di ate kengen ti:-"qe nga jugu ne veri"? Eshte e kohes se ENVERIT, kur populli I Jugut I dhuronte veriu "tufa tufa bageti, I prin dashi me kembore". Jugu ndan buke e gojes me veriun. Eshte ngjarje e vertete, o I Batuar. Sic shkuan per rindertimin e Dibres dhe shkodres nga Termetin qe I rraafshoi. Dhe per 6 muaj I ringriten. Keto behesh in nen udheheqjen e ENVERIT. Ndersa nen udheheqjen tuaj me Saliu ne krye vetem rrafshimi veriu dhe jugut. Keta jeni ju.
Baton paske gabuar rrugen, sot ne kukes shkohet nga rruga e kombit, apo edhe ajo nuk te pelqen!!! Me sa duket ke dashur te kursesh 5 eurot.
Legen dhe pis burre! Enveri beri te mundur qe coi kuadro nga jugu ne veri dhe jo vetem u zhvillua veriu por u krijuan mijra familje midis veriorve dhe jugoreve. Kjo e shpetoi Shqiperine pas viteve 90 se Sala dhe pisa si Batoni i fryn ndarjes veri-jug! Midis shume te keqiave kjo eshte nga kryeveprat e diktatorit
Ne vitet 1920 -1925 ne parlamentin shqiptar te kohes politikanet katolik te shkodres te, beshtetur nga kleri katolik, kerkuan kantonizimin e Shqiperise, e popullsia katolike e shqiperise te ishte kanton ne vete, me qender Shkodren. Shqiperia e kundershtoi. Sot fale diskriminimit krahinor Shkodraneve e te tjereve qe ndjehen te menjanuar, te çperfillur, e te perbuzur ne kete shtet ku mbizoterojne interesat e Jugut shqiptar te rishikojne mundesine e kantonizimit te zonave te tyre dhe te shkeputen nga drejtimi i Tiranes. Perse duhet te duhet nje shtet qe ty nuk te don?
Baton, e paske pervetesuar shume mire Çubrilloviçin. Keshtu ben edhe Saliu: gjysmen e Shqiperise kunde tjetres!.. Ky eshte qellimi yt, jo problemet e shqiptareve se keto jane te njejtet si ne veri edhe be jug. Turp te kesh, oreje kerthuzen nga UDB-a, i njeri!… Mali
Në disa gjëra ke të drejtë por në tërësi e ke bërë diare fare ke lëshu oshkurët.Janë bërë plot gjëra të mira.A duhet më shumë?patjetër por jo sikur veriun e kanë nxjerrë para humnerës.Çudi gjithë bossat nga veriu
Po çfarë të paska gjet o Baton? Aman se tu thy lapësi!?!?
Po çfarë të paska gjet o Baton? Aman se tu thy lapësi!?!?
Së ja nevoj për gjera të tilla se flasin faktet. Aman mis e thyej lapsin Baton se na kepute shoirtin!?!?
JuBaton penën e lëvis mirë dhe jo pa ide dhe argument . Por kjo temë që diskuton më duket se rezonon me problemin madhor që është hapur me Thethin A kanë apo jo të drejtë për çka po bën Qeveria le tja lëmë kohës ligjit dhe duhet të jepet një zgjidhje e pranueshme për të dëmtuarit. Mirëpo ju në vënd që të jepni ndonjë ide se si duhet të veprojë Qeveria për këto probleme në të vërtetë po i hidhni benzinë zjarrit dhe pse?? Sepse sipas jush është lënë në harresë veriu për një rrugë që ka qënë e vetmja në kohën e Enverit ajo e kuksit .Po rrugët duhen bërë duhen mirëmbajtur dhe shtuar deri në thellësi të vendit nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje Por ekonomist nuk jam ama këto linja që e kalojnë kryq e tërthor Shqipërinë deri fshatrat më të thella më duket se duan miliarda Euro fonde . Ku do të gjënden . Sa është buxheti vjetor i shtetit? Besoj se e dini ju se radhitesh në intelektualët e mirëinformuar . Por pse pikërisht tani dhe pikërisht kur situata në zonën veriore ka precipituar në një konflikt ose i provokuar ,ose për gabimin taktik të qeverisë dhe Edi Ramës .?? Hë Baton më jep një mendje që të më iluminosh se nuk e kuptoj Diku thua me gjysëm zëri se në jug ejug perëndim apo jugë lindje gjëndja e infrastrukturës është më e mirë dhese Rama ka vënë dorë Edhe kjo ka sens dhe të vërtetë por jo në rrugët e fshatrave por në linjat kryesore .Se ja po të jap një shëmbull Një krahinë me afërsisht 50 fshatra siç eshtë ajo e Kurveleshit u rruga bë mbas 32 vjet dhe po ta shikojmë në anën politike kjo nuk ka anë e udhë të rri sepse i madh e i vogël e di që për 34 vjet demokraci ata kanë votuar për të majtën .Mirëpo Edi Rama e bëri këtë rrugë me shumë vlera në vitin e 11 të qeverisjes . Ja ta çoj pak më tej arsyetimin . Jam nga Tërbaçi . Po e din ti Baton historikun e Fshatit Tërbaç .Nuk besoj .Por me dyfjali po e theksoj. Si gjithë krahina e Mesaplikut dhe krveleshit Tërbaçiështë basë e luftës dhe burim i kuadrove por dhe i udhëheqjes më të lartë të PP me tradita nga më të lashtat dhe më të bukurat .Po pse e thash këtë ??Sepse edhe pse e dinte ky kryeministri ynë që ky fshat bën ndryshimin në votime lokale dhetë përgjithëshme në favor të PS pushteti vendor spo dhe ai qëndrornuk u kujtua të bëjë një rrugë 4 km për të shkuar në qëndër të fshatit . Kaq e vështirë është??Mund ta quajmë diskriminim dhe lënie pas dore si ky fshat dhe të tjerë ?? Gjykoje vetë por nuk besoj se të dalin llogaritë morale dhe politike , sepse kaq gjë kjo qeveri i detyrohet ksaj zone dhe këtij fshati.Dhe për hirë të vërtetës kanë filluar të hedhin ca karroca zhavorr këto kohët e fundit ,Po pse kaq von??? Mendoj se për fonde dhe hishalla kjo të jetë e vërteta dhejo nënëvleftësimi .Po Baton ,po ,duhet ,duhet dhe sa më shpejtë të bëhet infrastruktura në çdo cep të Shqipërisë , po mundësitë konkrete a janë për të shpejtuar këtë domosdoshmëri ? ?!! Mendoj se jo tani për tani dhe ndoshta dhe për një 10 vjeçarë tjetër .Tani dhe as një ditë më von populli ka nevojë urgjente për ujë për energji për spitalet për shëndetësinë për pensionet për shkollat dhe punësimin .Këto duan fonde dhe le të ngelen disa rrugë pa u bërë apo lezetisur zgjeruar apo kthimi në autostrada me 4-6 korsi Uji dhe drita nuk presin dhe të gjitha ato që theksova më lartë kurse ju po i mëshoni një rruge që kalon një apo dy duzina mjete në ditë që edhe për kaq ajo duhet bërë por avash avash dhe jo para atyrë që janë jetike për popullin.