Nga Roland Lami
Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku korrupsioni është strukturor dhe jo aksidental. Regjimet hibride përdorin mjetet e korrupsionit si pjesë të strategjive të qëndrueshmërisë politike. Në vend që të kufizojë korrupsionin, qeveritë shpesh e ushqejnë dhe e shpërndajnë atë në mënyrë të qëllimshme, duke ndërtuar rrjete klienteliste dhe patrimonialiste që garantojnë besnikërinë e elitave dhe varësinë e qytetarëve.
Në krahun tjetër edhe publiku e ushqen dhe e riprodhon nga poshtë, duke e shndërruar atë në një sistem vlerash të përditshëm dhe të normalizuar. Kjo, jo pak raste çon drejt internalizimit të korrupsionit si normë, ku vetë qytetari bëhet aktor i kapjes së shtetit, duke ushqyer rrjetet klienteliste nga baza. Në këtë kontekst, në vend që të kërkojnë reforma, individët preferojnë të bëhen pjesë e një loje ku “nuk fiton ai që respekton rregullin, por ai që di t’i anashkalojë ato”.
Kjo shprehen autorët e mësipërm është forma më e rrezikshme e korrupsionit, sepse nuk buron vetëm nga pushteti, pra nga lartë poshtë , por nga mënyra se si një shoqëri e tërë e koncepton drejtësinë, mundësinë dhe dinjitetin, pra, nga poshtë lartë.
Pikerisht, kështu ka ndodhu në këto vite në Shqipëri, pasi nuk ka si shpjegohen disa fakte të renditura më poshtë që burojnë nga raporte, anketime apo studime të kryera për fenomenin e korrupsionit në Shqipëri.
Se pari, në pesë vitet e fundit, perceptimi për korrupsionin në Shqipëri, sipas indeksit të Transparency International (CPI), është përmirësuar vetëm me një pikë – nga 35 në 36. Në këtë kontekst, qeveria nuk është thjesht një aktor që e toleron korrupsionin për shkak të paaftësisë ose dobësisë institucionale, përkundrazi, ajo shpesh e ushqen, e menaxhon dhe e shpërndan atë në mënyrë të qëllimshme, për të ndërtuar aleanca politike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit. Jo pak aturor mbrojnë pikëpamjen se qeveritë në regjime hibrite sic është Shqiperia e perdorin korrupsionin si një mjet patronazhi dhe klientelizmi, ku besnikëria ndaj qeverisë shpërblehet me akses në fonde publike, kontrata shtetërore, punësime dhe përfitime të tjera. Në këtë mënyrë, korrupsioni shndërrohet në monedhën e qarkullimit politik ku elitat nuk mbështeten mbi legjitimitetin demokratik, por mbi përfitimin reciprok dhe kontrollin e resurseve publike.
Së dyti.në pesë vitet e fundit, perceptimi për korrupsionin në Shqipëri nga ana e qytetarëve ka ndryshuar me shumë pak pikë. Kjo e dhënë ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje. Së pari, një ndryshim prej një pikë referuar indeksit të Transparency International (CPI), tregon se besimi i qytetarëve në luftën kundër korrupsionit mbetet i ulët. Së dyti, pavarësisht retorikës politike, nismave ligjore dhe krijimit të institucioneve të reja (si SPAK apo BKH), perceptimi publik nuk ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Kjo mund të nënkuptojë se reformat e ndërmarra janë perceptuar më shumë si teknike ose të orientuara nga presioni ndërkombëtar, dhe jo si të lidhura me ndryshim real në përditshmërinë e qytetarëve. Së treti, lëvizja minimale prej një pike ngre dyshime mbi efikasitetin e sistemit të drejtësisë së re, e cila në teori është ndërtuar për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë.
Se treti, sondazhet tregojnë për shkallë të lartë perceptimi për korrupsionin nga ana e qytetarëve por kur ata pyeten se cila forcë politike është më shumë e korruptuar rrjeshtohen më shumë sipas binjeve politike sesa analizës së ftohtë të treguesve të korrupsionit. Kjo është një simptomë klasike e politizimit të tepruar të shoqërisë, ku ndarja partiake mbivendoset mbi analizën kritike. Çdo skandal, pavarësisht provave, interpretohet përmes syzeve të besnikërisë politike, dhe jo përmes kërkesës për përgjegjshmëri. Kjo sjell një efekt zinxhir duke rritur tolerancën ndaj korrupsionit te partia që preferon si dhe duke delegjitimuar akuzat ndaj kundërshtarëve pai i trajton ato si “sulme politike”, Në këtë terren, llogaridhënia humbet kuptimin, sepse ajo bëhet objekt i propagandës dhe jo i gjykimit të paanshëm. Në thelb, kjo gjendje nuk është thjesht produkt i polarizimit politik, por dëshmi e dështimit për të ndërtuar një kulturë qytetare që vendos interesin publik mbi besnikërinë ideologjike. Kur qytetarët nuk arrijnë të ndajnë faktin nga bindja, korrupsioni nuk ka nevojë të fshihet, ai mbijeton sepse të gjithë e justifikojnë – secili për "të vetët".
Së fundmi, në çdo sondazh del që qytetarët kanë më shumë besim për luftën ndaj korrupsionit te ndërkombëtarët dhe jo te institucionet lokale në Shqipëri. Mbivleresohet roli i ndërkombëtarëve karshi atyre lokal ku ndërkoh vetëm këta të fundit mund ta ndryshojnë gjendjen. Ky vlerësim i tepruar tek ndërkombëtarët, edhe pse i kuptueshëm, krijon një rrezik të dyfishtë. Së pari, ai ushqen pasivitetin qytetar, duke forcuar idenë se ndryshimi nuk vjen nga brenda, por “na e sjellin të tjerët”. Së dyti, ai zvogëlon presionin mbi institucionet lokale për të vepruar dhe për t’u reformuar nga brenda. Në realitet, asnjë reformë e qëndrueshme nuk mund të vijë nga jashtë, për sa kohë që institucionet lokale nuk e përvetësojnë ndryshimin si proces të tyre dhe për sa kohë që qytetarët nuk e shohin veten si pjesë aktive të kontrollit demokratik. Zgjidhja nuk është heqja dorë nga ndihma ndërkombëtare, por zhvendosja graduale e shpresës dhe veprimit drejt institucioneve lokale, përmes forcimit të transparencës, ndëshkimit efektiv dhe ndërtimit të një kulture politike më llogaridhënëse.
Si konkluzion, mund të themi se korrupsioni në kontekste si ky i yni nuk është thjesht një devijim nga norma, por vetë norma. Ai është sistemik, domethënë i ndërthurur në mënyrë strukturore me mënyrën se si funksionon shteti, politika dhe shoqeria. Si i tillë, nuk mund të luftohet me masa të pjesshme, por kërkon një transformim tërësor të sistemit politik dhe institucional. Siç thekson Mungiu-Pippidi, një shoqëri bëhet “pa korrupsion” jo kur ndëshkon të korruptuarit herë pas here, por kur ndërron ekuilibrin mes normave informale dhe rregullave formale – duke e bërë të palogjikshme, jo vetëm të paligjshme, sjelljen korruptive.
Shkrim futja pordhes qe nuk I pergjigjet dot pyetjes qe ngre qysh ne titull. Natyrisht qe me kete Spak e keta gjyqtare te korruptuar ne cdo qelize, lufta kunder korrupsionit eshte nje perralle.
Drejt Munika! Korrupsioni nuk luftohet me prokurore e gjykates te korruptuar si Dadod e Banot. Nje riveting live ne TV i tyre do e lebetiste popullin. BE ne 2029 do vendose te shtyje integrimin tone ne BE deri ne 2039. Dhe me te drejte kjo, sepse ne nuk jemi ne gjendje te zgjedhim gjyqtare e prokurore te ndershem, pale te tjerat.
Po normal se verem spak funksionon. A ka prokurori tjeter?
Kot fare,shume zhurme per asgje.Inflacion fjalesh.
me hetus e gjykates te Sali Serbit nuk ka drejtesi, shumuca jane ma te korruptumt e te korruptumve, jane te kapun nga marimanga Sali , nga familja ma kriminele e hajdute ne bote, u shofte fara e tyne
POLITIKANET KANE KORRUPTUAR NJE PJESE TE MADHE TE POPULLUT DHE INTELIGJENCES. DUHEN 300 SPAK PER TA LUFTUAR KORRUPSIONIN. MENYRA ME EFEKTIVE DHE E SHPEJTE PER TA ELEMINUAR KORRUPSIONIN ESHTE JO GODITJA E HAJDUTEVE VETEM, POR NGRITJA DHE PROMOVIMI I NJEREZVE TE NDERSHEM TE KETIJ TRANZICIONI!!! TE KORRUPTUARIT KUR TE SHOHIN MBI KRYE NJE TE NDERSHEM IKIN APO DHJESIN GJAK!!!! KAQ E THJESHTE ESHTE!!!!! POR NUK DUAN TA PASTROJNE KORRUPSIONIN NGA TRUPI GJYSME KALBUR I SHQIPERISE!!!!
Vetem Kina i ka dhan zgjidhje korrupsionit deri tash....
Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Pikёrisht Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe kёrkon ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!” (Qaj neno, qaj moj bije, Drejtesia ne Shqiperi kurre nuk do te vije!) 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrasje. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot shpresa e madhe është rihapja e hetimeve nga SPAK. Gjykata e Strasburgut e ka dhënë manualin, duke i treguar rrugën prokurorëve specialë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit. Ndërkombëtarët thanë qartë se ato janë vrasje shtetërore dhe dosja nuk është hetuar siç duhet për shkak të presionit të qeverisë “Berisha”. Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu-mënxyrë nuk është e rastësishme, sepse në personin e tij ishin dhe janë të mishëruara të gjitha antivlerat njerëzore: që nga vënia në shërbim të agjenturave të huaja e deri te etja për karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë, hipokrizi e demagogji e pabesë, mashtrues kalibri, i gatshëm që të të vrasë si ditën ashtu dhe natën… e më pas, madje, të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në ceremoninë mortore të atij që ai vetë e ka vrarë. Ky është Sali Berisha, që Perëndimi, madje dhe vetë Amerika, nuk kishte dhe s’mund të gjente dot figurë më të degjeneruar, agjent nga më të ndyrët, i cili, me pishtar në dorë, i vuri zjarrin krejt Shqipërisë, aq sa do ta kishte zili edhe vetë Neroni, i cili dogji Romën e lashtë me zjarr e me hekur.
E kam then disa here qe te Korruptuarit nuk i Luftoin dot te Korruptuarit. U ben rreth 30 vite qe ne Shqiperi per tu futur te Juridiku duhet te Paguash shume, qe ta Mbarosh Paguan edhe me shume, qe te marresh Emerimin edhe me shum, qe te Qendrosh ne sistemin e Drejtesis dhe te besh Karriere duhet akoma me shume te Paguash etj… qe i bie per te marre nje Rroge , nuk ka Budall qe te hedh Qindra Mijera Euro, por me Korrupsion eshte Investim i Zgjuar, edhe pse eshte Vrastar per Vendin, RQ te Drejtesis dhe Politikes nuk i Intereson Vendi sepse nuk jan Patriota, por jan Vemje te Ndryra
Per sa kohe te jete Ramiu e Saliu korrupsioni vetem do shtohet.Apo ka njeri me tru ne koke qe beson se Rama jeton vetem me rroge.
Per sa kohe te jete Ramiu e Saliu korrupsioni vetem do shtohet.Apo ka njeri me tru ne koke qe beson se Rama jeton vetem me rroge.