Lirimi me kusht i Ervin Salianjit dhe rikthimi i tij si triumfator në selinë e Partisë Demokratike u shoqërua me përqafime dhe mesazhe solidariteti, por, në të vërtetë, pas kësaj fasade ka shumë xhelozi dhe pasiguri.
Futja e tij në burg nuk u prit me trishtim nga të gjithë në PD. Përkundrazi, shumë prej tyre në heshtje fërkuan duart. Jo pse ishin dakord me dënimin, por sepse për një pjesë të mirë, largimi i përkohshëm i Salianjit ishte një lehtësim në betejat e brendshme të partisë.
Është e qartë se Salianji nuk e ka pasur dhe nuk e ka problemin me pushtetin. As në të kaluarën, e as sot. Çështja e tij – e lidhur me një video të fabrikuar, që shumica brenda vetë PD-së e pranojnë si të tillë – ishte produkt i ambicies personale. Pikërisht kjo ambicie e çoi në burg. Siç do të shkruante Shekspiri për Çezarin: “E vrau ambicia e tij”. Në rastin tonë: e burgosi ambicia e tij.
Por tani që burgimi ka përfunduar, përballja e vërtetë e Salianjit sapo ka nisur. Dhe ajo nuk është me qeverinë. Është me strukturat dhe figurat brenda PD-së. Ai është pa mandat deputeti, dhe brenda partisë është e qartë që do të lëvizen fijet për ta mbajtur jashtë çdo funksioni politik në shtator. Sepse ai është një rrezik real për balancat e brendshme dhe për ambiciet që kishin bërë llogari pa të nëpër këmbë.
Grupi parlamentar i PD-së nuk është se e ka pritur me entuziazëm rikthimin e tij. Këlliçi dhe Bardhi duhet të jenë djersirë në këtë vapë korriku teksa kanë ndjek intervistën e tij në media nga selia e PD.
Shtatori do të vijë shpejt dhe mendoj se Salianji do të shndërrohet në problemin e radhës për vetë PD-në. Dhe koha do të tregojë se sa e gatshme është partia për ta përballuar këtë problem të brendshëm, që ka ardhur jo nga kundërshtarët, por nga njëri prej të vetëve.
????? Per asnje nuk do jete problem ky fshatari.Edhe ky do haje nje cope buke prane doktorrit dhe Grides,sigurisht qe nuk do ta kete rracionin e madh,po do llokocitet ne politiken shqiptare per nje fare kohe dhe avash avash do harrohet.
PD në po e zë muti i vet dhe muti i Berishës . Nuk ka asnjë shpresë. Një jashtëqitje historike.
Kruahu kruaju o Salian. Shpejt ta qet dosjen Argita ty dhe Grides.