Nga Ardi Stefa
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit
Në një vend ku liria e medias është shpesh më shumë një parullë sesa një realitet, figura e gazetarit- spiun është kthyer në një simptomë alarmante të një sistemi që preferon kontrollin ndaj transparencës. Ky personazh, që maskohet si zë kritik i publikut, por punon në prapaskenë për llogari të interesit vetjak dhe gjobave që vë në emër të “miqësisë me KM”, është më shumë se një devijim etik — është një kërcënim për vetë themelet e demokracisë.
Sikur KM ta dinte si keqpërdorej emri dhe mesazhet e tij, jam i bindur se gazetarin e pafytyrë, të shëmtuar po aq sa në karakter edhe në pamje do ta kishte sikterisur me kohë, atje ku di ai.
Kur gazetarët bëhen zgjatim i propagandës
Në vend që të raportojë të vërtetën, ky “gazetar” ndjek një axhendë të fshehtë: mbledh informacion për “kritikët” e qeverisë, spiunon kolegët e tij, përhap zëra të rremë në emër të diskreditimit, vendos gjoba (kryesisht me apartamente), çel biznese të ndryshme, që nuk përkojnë me profesionin dhe misionin e gazetarit, futet nëpër borde të ndryshme, përpiqet të kontrollojë narrativën publike, dërgon mesazhe pa fund në telefonin e kryeministrit. Ky gazetar- spiun zakonisht nuk lexon. Është i zgjuar, por me një zgjuarsi që nuk i shkon minionit të së vërtetës. Ai është në shërbim të vetes, jo të lexuesit. Në emër të pasurimit apo afrimit me pushtetin, nëpërmjet lëpirjes ka shitur pavarësinë për jo pak privilegje.
Gazetaria e kapur dhe besimi i humbur
Rasti i “gazetarit- spiun” nuk është i vetmuar. Në shumë raste, media që dikur ishte bastion i zërit qytetar, është kthyer në megafon të qeverisë apo të show-t të radhës. Emisionet investiguese transformohen në shfaqje të porositura. Artikujt kritikë censurohen ose zhduken. Portale apo faqe të tëra në rrjetet sociale ngrihen me fonde të errëta për të sulmuar cilindo që nuk pëlqehet apo është pengesë. Pushtetit për momentin kjo gjë i pëlqen, por... Ndërkohë, publiku, që i ndjen këto manipulime, largohet, humb besimin dhe zhytet në cinizëm.
Pse kjo është e rrezikshme?
Një shoqëri pa gazetarë të lirë është një shoqëri pa dritë. Kur informacioni filtrohet nga interesa politike dhe gazetari bëhet “spiun” i kryeministrit apo deputetit, “ushtar” i qeverisë apo interesave vetjake apo bizneseve të caktuara, atëherë qytetari humbet të vetmen armë për t’u vetëmbrojtur: të vërtetën.
A ka shpëtim?
Po, por vetëm nëse ndershmëria profesionale e atyre që ende besojnë në gazetari nuk dorëzohet. Nëse publiku refuzon të pranojë “zëdhënësit” e interesave jotransparente si gazetarë. Nëse mediat që kanë mbetur të pavarura mbështeten dhe mbrohen.
Gazetari- spiun i kryeministrit është një simptomë. Sëmundja është kapja e shtetit. Por si çdo sëmundje, edhe kjo mund të kurohet: me ndershmëri, transparencë, llogaridhënie dhe guxim për të thënë të vërtetën, pa frikë dhe pa shërbime të fshehta.
Mos ia fut kot, o djale. Ne kete vend liria e ahtypit eshte aq e madhe sa nuk njeh limite. Gazetaret, kuazi gazetaret, te vetequajturit gazetare etj., shkruajne cfare t'u doje qejfi, te verteta e te paverteta, te qena e te paqena, shpifin e shajne me fjalor alabakesh, etj., dhe nuk u hyn asnje gjemb ne kembe. Per mua me e tmerrshme eshte neperkembja qe u bejne shume gazetaruce njerezve te thjeshte, te pambrojtur nga askush, duke u botuar te dhena vetjake, duke i fyer edhe per pamjen e jashtme etj. Dhe askush nuk ankohet nga ara te shkretet, se nuk dine ku te ankohen dhe kryesorja, "cenohet lira e shtypit". Denigrohet ne shtyp nje njeri i zakonshem, i cenohet rende privatesia, nuk ka problem. Kritikohet me te drejte nje gazetar, aaa, ketu stop, ankohemi ne bote se u shkel liria e shtypit. Gazetari e papergjegjshme.
Gazetari-"spiun",i trajtuar nga një PROVOKATORUC ! Po ke biththth fol me emra e leri leksionet !
Si ne çdo fushe te shoqerise shqiptare dhe gazetaria eshte plot vese e mungese te theksuar profesionale. Gjithesesi eshte ma mire keshtu se sa nje medja ne diktature.
A mund t'i vesh emrin atij "gazetarit spiun," se keshtu ne pergjithesi dhe duke bere teori jemi te vetmit ne ! Zotrote e ke emrin ne mendje,sepse thua : gazetar i shemtuar ne shpirt sic ka dhe fytyren !