Albin Kurti, si mëkëmbës i Berishës dhe Metës në luftën ndaj Ramës dhe SHBA

7 Korrik 2023, 17:46Blog TEMA

Albin Kurti, si mëkëmbës i Berishës dhe Metës në

Nga Kreshnik Spahiu

A ka këllqe Albin Kurti të refuzojë takimin me një kryeministër perendimor vendi i të cilit e ka sanksionuar Kosovën?

Pse Kurti nuk hakmerret kundër Macron, Scholz, Blinken që izoluan qeverinë e Prishtinës dhe sanskionuan Kosovën, por refuzon vetëm kryeministrin e Shqipërisë?

Edhe Rugova refuzoi të takonte Sali Berishën pas zgjedhjeve të 1997, por me një ndryshim shumë të madh nga Albin Kurti. Ai kishte SHBA-në në krahun e tij dhe kundër Berishës. Sot ndodh e kundërta. SHBA, UK dhe BE janë në krahun e Tiranës zyrtare dhe kanë sanksionuar Prishtinën.

Ish-presidenti Clinton i kishte dërguar kryeministrit Albin Kurti një mesazh të pa koduar.

Ai përcolli Kurtit si mesazh “kërcënues” historinë e tij me Jaser Arafatin. Clinton tha se: “Yasser Arafatin e mbanin për gënjeshtar që nuk mbante fjalë” dhe ashtu i kishte ndodhur edhe me planin që Clinton kishte ofruar për marrveshjen Palestinë- Izrael, duke insistuar dhe u përpjekur që të bindte Arafatin që ajo ishte zgjidhja më e mirë, madje aq e mirë, sa shumica e izraelitëve e urrenin për vdekje kryeministrin e tyre Ehud Barak.

Pas disa ditësh, Yasser Arafati, si njeri që nuk e mbante fjalë e kishte prishur marrveshjen dhe Clinton e kishte paralajmëruar se ai i kishte bërë një dëm të madh kombit palestinez, sepse çdo marrveshje tjetër paqeje që do ofrohej nga perëndimi, do të ishte më e keqe se ajo në të ardhmen.

Pa dorashka Clinton ka dërguar dy mesazhe:

– E krahasoi Albin Kurtin me Arafatin si njeri që gënjen dhe nuk e mban fjalën.

– E kërcënoi Albin Kurtin se nëse nuk respekton planin franko-gjerman për të cilin ka rënë dakort, atëherë çdo plan tjetër do jetë më i keq dhe do ti përngjaj fatit të Palestinës.

Qartazi të gjitha qëndrimet diplomatike të çojnë në konkluzionin, se nëse Plani franko-gjerman dështon prej refuzumit të Albin Kurtit, atëherë “oferta” perëndimore e radhës do jetë më e keqe dhe fatkeqësisht mund të jetë “shpallje e krahinës autonome” të serbëve në Veri të Kosovës.

Aktualisht Kasova është ndëshkuar me sanksione të ashpra:

– sanksione nga SHBA

– sanksione nga Nato

– sanksione nga Gjermania

– sanksione nga Bashkimi Europian

Pas sanksioneve nëse s’ka reflektim, vjen ose largimi politik i Albin Kurtit, ose një plan më i keq për Kosovën.

Dje Albin Kurti refuzoi në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Nga 5 shtete Ballkanike i vetmi që e refuzoi ishte Albin Kurti.

Ai u mundua ta poshtëroj publikisht Edi Ramën, por ende s’ka kuptuar dëmin e madh që i bëri vetes dhe popullit.

Së pari në sytë e gjithë diplomacisë perëndimore, Albin Kurtit, ju vu kapaku si njeri që nuk njeh dialog, gjë të cilën edhe pa refuzuar Ramën e ka demostruar me çdo lider perëndimor.

Së dyti e largoj Kosovën një shekull nga Shqipëria, sepse ngjalli urrejtje tek aktivistët e Vetëvendosjes. Pra la për të kuptyar që ne “kosovarët” s’mund bashkëjtojme me Shqiperinë.

Kurrë më parë Kosova nuk i është larguar Shqipërisë, se sa në dy vitet e qeverisjes Albin Kurtit.

Albin Kurtit i duheshin votat për bashkim kombëtar, vetëm për tu forcuar në opozitë dhe për të ardhur në pushtet. Tani që është në krye tē “fshatit” i intereson largimi Kosovës nga Shqipëria, që të qeveris i vetëm bajrakun pa i futur hundët Shqipëria.

Dje Vetëvendosja akuzoi Ramën për projektin e tij për Veriun e Kosovës.
Vetëvendosja harron të sqarojë pse Parisi, Berlini, Roma, Londra kanë të drejtë të paraqesin projekt për Veriun e Kosovës, ndërsa Tirana nuk paska të drejtë.

Albin Kurti duhet ti thotë popullit, pse Beogradi ka të drejtë të paraqesë projekt për Kosovën dhe Tirana jo?!

Albin Kurti duhet mbaj përgjegjësi, pse Kosova nuk e respekton sot Shqipërinë, aq sa serbët e Kosovës duan Serbinë.

Plani serbërve për serbët në Kosovë përgatitet nga Beogradi, ndërsa Prishtina zyrtare e shikon Tiranën zyrtare si armike.

Albin Kurti e harroi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ditën që ai garoi në Shqipëri me partinë e tij dhe Shqipëria e nxorri me 300 vota, 0.0001% në zgjedhjet e vitit 2021.

Kjo tregon se bashkimi i Albin Kurtit ishte ëndrra e tij jo për të bashkuar 1 komb apo dy shtete, por thjesht ideja për t’i qeverisur ai të dyja vendet.

Në pamundësi për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, i ka rrëmbyer kauzën opozitës, duke lënë në hije Berishën dhe Metën.

Të dy janë ç’faktorizuar dhe shikojnë nga ekrani si Albin Kurti ka marrë përsipër të rrëzojë qeverinë e Tiranës dhe të godasë projektin madhor të SHBA dhe BE në Kosovë, si një vend dhe shtet demokratik europian dhe jo si një bajrak provincial

17 Komente

  1. m
    mustafa

    Akoma nuk i ka dhene Rama ndonje kocke ketij loqes...! Apo varianti thellohu thellohu vazhdo vazhdo se akoma nuk je bindes per Ramen...

    Përgjigjjuni
    1. *
      *****

      kokeloqe jane te gjithe ata qe cdo gje ne lidhje me politiken e barazpeshojn me sasine dhe llojin e kockes qe do ju hidhet.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Freie Kokona

        Kreshniki duhet safet-job që të bëjë Rama ambasador në Iran. S"mjaftojnë pjerdhjet e tua në qarkoren e Pështanit. Dhe nje Potta Party Ymerit se e çmendi diareja dhe prostati.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jari

        Albini ka gjetur e bën, po Ju o Kreshnik, ç' farë po bëni në Gjermani apo hani atë Dollarët që morët kur ishe te K L D. Hajdut.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ermal Panduri kosovo centriste e antishqiptar i pe

          Me sa kuptoje ti nuk i njeh fare koqevaret megjittlhse thua qe njeri nga prindrut e tu eshte nga kosova .. Kur nje kqevar takon ne Serbe i thote si je Zemo ( patriot ) pasi mendojne qe jane nje Kur takon nje Boshnjak i tbote si je vlla se jane musulman. Kur takon nje Shqiptare i thote si je shqipe . Tani po pate pak mend mbrapa kokes e kuptone kush jane koqevaret . Qellimi Rames ishte qe Pitkini Vetfundosjes mos ta takonte xhe e realizoje ate qe donte . Dhe ky nuk eshte raste i pare shembull président Begaj nuku prit nga lideri i partise serbe LDK ndersa ku Gjukanovici shkoje ne prishtine po ky lider i shkoje ne takim ne hotel fsre bene ne hotel sexe apo bizeduan nuk dihet . Politikanet Shqiptare duhet ti injorojne keta provincial tribal nnerez me bishte bolle u moren me keta kafshe pylli . Koha po i jepe te drejte Serbis dhe pk i kuptoje serbet me cfare njerez kane pasur te bejne.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shprese dhe fat te mire ne te ardhmen.

            Kueti eshte budalla natyral dhe kaq. Qefli thashethemesh. Nuk nese eshte politikan. Por fakti qe ne dokumentin majtist qe kosovaret duhet te manipohen me ane te " thashethemeve per te ardhe ne pushtet" eshte gjeja me e rend we i ka ndodh shqiptareve ne shekuj. Kosoves i eshte vene damke si nje popull i ulet, pa kultur dhe primitiv. Dhe kete e bene ky kokbosh me format koke dhe fytyre si idiot. Fat I keq per te gjithe shqiptaret. Kosovare shqitar nxirreni kete idiot nga zyra e KM. Po na flliq si komb. Ju ngruhini ne niveli qe jeni. Te mencure, w qendrestar dhe trima. Kjo eshte Kosova e vertet dhe populli I saj.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Bravo zoti Kreshnik. Shkrim i shkelqyer. Mendime dhe argumenta te shkelqyera. Kurti yshtet nga poitika e mbrapsht e Sali Berishes dhe Metes per te goditur planin madhor te SHBA dhe BE qe kane per kosoven. Kjo eshte e verteta. Te tjeret le te komentojn sipas deshires se tyre preferenciale. Ne kete rast Kreshniku ka te drejte.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtesia Popullore

                Kurti eshte nje delirant, ai jeton me enderra e jashte realitetit. Ai mendon se eshte udheheqes panshqiptar, pra i gjithe shqiptareve kudo qe jane (Kosove-Shqiperi-Maqedoni e jashte ne bote). Kjo ishte aresyeja qe ai mori pjese ne zgjedhje ne Shqiperi dhe nuk u ndje i lenduar, sic tha Konjufca. Mendonte se do fitonte ne Shqiperi. Ky ilegal delirant nuk duhet perfillur, packa se Rama po ben gjithcka ta "edukoje". Loja eshte me e madhe, krijimi i nje fronti non gratash, Meta-Berisha-Kurti, i cili eshte non grata ne fakt. Dhe te krijoje nje front ku te vije verdalle e te krijoje probleme. Misioni politik i tij mori fund, eshte i gabuar. Me sa duket do te vije ne Tirane ne Tetor si gjel. Uroj te beje cfare i do zemra, edhe sikur te mos vije, nuk eshte nje mekat, mjafton te zbatoje ate qe i do zemra atij dhe atyre qe i shkojne prapa. Thaci eshte ne Hage me ata qe luftuan, Haradinaj shkoi dy here dhe doli i pafajshem. Ta shohim tani, kur te dale Thaci e ndofta te futet prap ne politike se cfare peshe do kete ky mendimtar i madh.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  selimi

                  Po po ja e shpetoi turpi ballaknik i Rames

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    toni18

                    mero Baze një idiot funksional Rama,Berisha,ilir floriri janë Hajdut te korruptuar Albini është një idealist intelegjent qe ka bosht korrizor nukë krahazohet e pa krahazishmja ti mero je nje servil por kurr një gazetar

                    Përgjigjjuni
                    1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                      Vetem Amerikanet nuk gabojne ?

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fasllia

                        Albini njeriu që do mbahet mënd, si njeriu më besë prerë për shqiptarët. Mjer kosova kush e drejton, një njeri që do vetëm konflikte dhe rrëmuja. Ato që po bën kurti, këllira shqiptare berisha, ja faturon ramës si përçarje. Populli ka kohë që nuk është dele e berishës dhe kurtit. Kurti, burr i keq, burtë që jeton me dilerin e madhështisë dhe të fortit, ku kërkon luftë me shtetet e tjera, kur e di që nuk ka as potenvial njerzor, e as llogjistikë, por kërcënon e shantazhon, duke menduar se sherret që hap ky si person, ti mbulojë amerika.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tosi

                          albin Kurti eshte rrot kari jo politikan

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            F

                            Pervers politikan i paftyr qe ariti te mashtroj poullin e vet e per fat te keq edhe ktej kufirit qe strehoi zgjedhesit e tij ne ditet e veshtira te tyre ! Esht e pabesushme qe kjo ftyr passi ka kaluar edhe nga burgjet e armikut per patriotizem ,na e shiten per has kte "pras te kalbur ushqyer me helmin shekullor te antishqiptareve qe diten qe shkelen ne trojet e tyre per tu ber zot i tokes se tyre ! Loja e Serbis per tja arit ksaj dite ,mbasi ju hoqi breket Amerika me Klintonin e madh,esht nji realizim "shkencor politik"ustallaresh ku me mjeshteri patriotet e vertet akoma enden koridoreve te Hages e ky DOC SERBIE qe ka kurajon te vi ne Shqiperi ,sigurisht i telekomanduar, i mbeshtetur nga plehrat e shitura qe desh cuan ne humneren e 97 tes Shqiperin dhe shiptaret !! Fati i shqiptareve qe i dhan duart e vazhdojn edhe sot e ksaj dite te mos bien preh i i sivllezerve te Kurves ,me falni kurtit desha te them ,treguan se nuk e han "hallven"serbe ,ndonese personazhet e tyre armiq te ktij Kombi i hapen dyert qe te vi deri ne Shqiperi te rezoj EdI Ramen!! A ka me ZI kjo pjell qe i thot vetes shqiptar ,te vi deri ne Shqiperi me qellime te poshtra e te mos takoj kryeministrin shqiptar qe i vjen "ne shpi"i zgjedhur rishatzi per te treten her nga ata shqiptar qe aq shum ndihmuan popullin e kosoves ne ditet e sketeres serbe ! Aka mundesi te mos duash Ameriken qe ju fali lirin kosovareve ????? Nuk ju falet kjo or kosovar ,nuk beshtyhet mirnjohja se keshtu do nje kryenec injorant kapadai i shitur ! Uroj qe te dilni nga kjo kllapi se sdua te besoj qe jeni dhe ju pjell KUR.......H si kryeministri juaj

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trapajane hesapi

                              Edi Rama ,per ATA qe Kane mend ne koke e t'ha me dy fjale:-"koken nga perendimi,Jo nga kremlini".Me fjale ,patriot i madh,me vepra,tradhetar i madh.Gjithsesi...i madh mbetet ...me sy nga krahina autonome e vellait serb. Nuk i them dot as Malazezi,se eshte larg Abazovicit.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nik

                                O "K", Zorra qorre e Ramutit! Lehe dhe per sot per tet zot!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiperia Etnike

                                  Analist dhe pseudopolitikan tipik berishist! Cfare lidhje ka Albin Kurti me vrimen e qelbur te berishizmit, me Meten e monikes apo Edvin "antikomunistin" ne krye te partise se Punes qe themeloi Enver Hoxha?! Keta tanet jane produkt tipik shqiptar lavjerrsa, oportuniste, hajdute, sharlatane, tradhetare, bythlepiresi, rrugace, tribale, harbute, vorioqimarjote, delirante, burra buçe. E peshtyne dhe nxorren nga varri Enver Hoxhen jo se nuk gezonin privilegjet me te medha te atij sistemi, por se nuk ju mjaftonin. Nuk ngopeshin. Me Shqiperine bene gjene me te ndyre qe mund ti kete bere vendit te saj, nje klase politke ne historine politike te planetit. Po! Kurti eshte kunder Amerikes. Por jo si Sali Berisha, Meta dhe halabaku tjeter planetar, thithkarsi i Rrajave. Te gjithe keta kane qene thjeshte thithkarsa te Amerikes dhe u ndane jo per principe, por thjeshte se Amerika i shurroi ne goje laviret e veta te diskretituara, hajdute, ordinere dhe halabake, pasi i doli boja ne gjithe planetin, duke u perfaqsuar me kerma te tilla "proamerikane". Kesaj klase pseudopolitike dhe pseudo intelektuale shqiptare i ka ardhur fundi. Me ate qe i beri Shqiperise, me mafjen, me rrenimin urbanistik, me rrenimin industrial dhe bujqesor, me rrenimin e ushtrise, me humneren e borxhit, me hemoragjine e spastrimit etnik, ky lloj llumi multimiljarder groposi veten. Ndersa Enverizmit jo! Ka shperthyer me Kurtin ne Kosove dhe po zgjon edhe nervin e vdekur te Shqiperise. Komunizmin e solli historia. Enver Hoxhen e solli ky popull. Komunizmi vdiq. Enverizmi ka per ta dominuar kete vend per aq kohe sa te marre fryme.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje