Arbën Xhaferi në shtëpinë e nënës time

22 Prill 2023, 21:49Blog Nga Kristo  MËRTIRI

 

Arbën Xhaferi në shtëpinë e nënës time

                                Cdo mesgushti unë kujtoj Frosinën, motrën time të madhe dhe shaminë e saj të bardhë që mërmëriti për shumë kohë atje, mbi dafinat e Gurit të Shkallës në Piligri, si dëshmitare e gjallë e asaj ikjeje tragjike në greminë. Por kujtoj jo pa dhimbje edhe “filozofin e politikës shqiptare”, Arbën Xhaferi, që mbylli sytë përgjithmonë në 15 gusht, 11 vjet më parë. Iku në Ditën e Fjetjes së Shënmërisë ! Kujtoj edhe një natë të paharruar te rruga “M.Shyri” në Tiranë, fiks 30 vite të shkuara : Kishte takuar vëllain e sapokthyer tinëzarisht nga Përfaqësia jonë diplomatike në Shkup, zyrë ku pati fatin ta hapte për herë të parë në emër të shtetit amë e në kushte të rënda familjare ! Por falë Alfred Sereqit kokëplotë e zemërqëruar, iu lehtësua sadopak barra gjëmëmadhe e vrasjes së bashkëshortes para Hotel “Dajti”, vrasje që mbeti enigmë e zezë sot e kësaj dite (?). Ia rrëmbyen nga krahu kriminelët që ishin azatë e pa frena, deri edhe 100 metra larg Ministrisë së Rendit Publik. Drejtuesi kryesor e fodull i atij dikasteri e njëkohësisht zëvendëskryeministër, premtoi prerazi zbulimin e shpejtë të krimit. Ndërsa në ish gazetën “Bashkimi”, në vend të kryeartikullit u botua edhe një shkrim i ashpër për Rendin rrumpallë(jo për rastin konkret). Dy faqe të daktilografuara në makinë shkrimi (përgjigje e Drejtorisë së Policisë Kriminale), u kthyen në “mollë sherri” midis Ministrit dhe ish Kryeredaktorit që nuk pranoi të botonte atë këllirë profesionale, zyrtare e qeveritare. U botua vetëm te “RD”-ja. Atë dialog telefonik, të sertë e rakitik, rastësisht e ndoqa vetë në Redaksi. Papërgjegjshmëri të atillë shtetërore dhe ligësi njerëzore të pamatë, rrallë kam dëgjuar me veshë e kam parë me sy gjatë mbi 4 dekadave në Gazetari ! Në këtë shkrim, mbase nuk ia vlen shtjellimi i mëtejshëm…

                                Vecse kur ia rrëfeva shkurt Arbnit(sepse bujti te shtëpia e Nënës sime bashkë me Menduh Thacin), u mblodh e u bë një grusht te një divan jo i ri në kuzhinë dhe sytë i xixëllonin keqardhje, vëmendje e zgjuarsi aspak të zakontë. Ishte një heshtje pikëlluese e paksa irrituese. Unë e takoja për herë të parë. Por biseduam edhe si kolegë gazete. “Ne sot e kësaj dite nuk kuptojmë rëndësinë e gjithanshme të idesë së shtetit ligjor”. Kaq tha ai. Tani po shfletoj shënimet e mia personale. Mbaj mend kur befas më pyeti edhe për “burgosjen politike” të Fatos Nanos. U dakortësuam e ramë në një mendje : Duhej liruar sa më shpejt nga prangat dhe qelia e “pushtetit gangster”! U bëmë gazi i botës demokratike… Mëmëzeza hallemadhe, sa herë që na shërbente, donte të përqafonte Arbnin dhimbjehollë e të dashur. Sidomos kur rrinin këmbëkryq mbi qilimin e dyshemesë dhe kuvendonin shtruar (Cuditërisht vëllain e kish zëvendësuar në Shkup një i graduar e katapultuar nga SHIK-u i Gazidedes, veshur “diplomat” (?!). Jo nga Sereqi serioz e dinjitoz, por nga një lëpirës i paskrupullt i Doktorit ! Nuk e di ende përse ky i fundit mbylli gojën. Të kuptohemi. Nuk po shkruaj si ata tipat e dikurshëm që tundnin e shkundnin, me gojë e me shkrim, atë deklaratën e stërrpërdorur se “familja jonë ka strehuar filanin e fistekun gjatë Luftës”. Dhe as më nevojitet hic “për pasurim biografie”. Se këtë e bëmë vetë në jetë, sipas amanetit të babait ! Por nuk mund të mos përmend një thënie jo dosido :” Nëse Arbën Xhaferi dhe Ibrahim Rugova do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do të kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një populli shumë të vogël”. Nuk është deklaratë e rëndomtë e ndonjë studiuesi delirant apo simpatizanti partiak të zakonshëm në Kosovë e Shqipëri. Është bërë nga vetë ish Presidenti Italian, Napolitano !...

                                Të luftosh për mbrothësinë kombëtare, nuk mjaftojnë kurrsesi shpatat e dyfeqet, por edhe njerëzit e ditur si “Filozofi i Politikës Shqiptare”, Arbën Xhaferi. Kështu na ka folur e flet historia jonë lavdimbuluar. Atë natë të shënuar mësova se paskëshim punuar të dy gati në të njëjtën kohë e “llogore” mediatike. Ai në Televizionin e Prishtinës dhe unë në TVSH-në e Tiranës. Pastaj e kish hedhur në rrugë regjimi i Miloshevicit ! Emrin e tij po e ndeshja në disa media të tjera shqip, brenda e jashtë vendit. Një analist origjinal, pa huqe e ulluqe të pista politike. Mbushamendës i zgjuar dhe i respektuar, sidomos përballë intelektualëve të vërtetë e pa zinxhirë të ndryshkur partiakë,  nepotikë e “patriotikë”. Ishte shumë male kaptuar nga llafazanëria dhe “teoricienët” e qebaptoreve ! Kur u bë kryetar partie në Tetovë, jo më kot fitoi herët mbështetjen reale të ndërkombëtarëve. 13 vite në krye të asaj force politike. Se burrin e mencur, kush nuk e do ! Nuk mund të harrohet as ajo Skica e tij e famshme për Mbrothësinë Kombëtare. Duke vënë në lëvizje edhe bashkësitë shqiptare nëpër botë. Kulturolog, analist, politikolog, mendimtar i papërsëritshëm dhe altruist i pandreqshëm…

                                “…edhe hana do ta dijë,

                                Edhe dielli do të ketë pa,

                                Se përqark kësaj rrokullie,

                                Si Shqipnia vend nuk ka !

                                Pa bërtitur e sokëllitur, atë natë i recitoi me një frymë. Dhe ngrihej e dilte në ballkon, përkëdhelte me duar luet e mëmës sonë, i merrte erë zambakut 13 vjecar të babait dhe kthehej “shend e verë” në biseda të tjera me ne: “Fragmente të tekstit dhe melodisë, i mbaj mend edhe sot. U rrita mes këngëve të babait nëpër shtëpi, nga ato që nuk këndoheshin dot në publik, as atëhere as sot”. Dhe theksonte shpesh kohën e nëmur : -Kur ne ishim të pambrojtur si foshnja…

                                Mbaj mend kur i thashë shkarazi se një shkrimtar serb 40 vjecar te libri “Ura mbi Ibër”, mund të jetë i pari që dëshmon për krimet e bashkëkombasve të vet në Kosovë. E sidomos për masakrat e tmerrshme në Rrugën e Kovacëve në Mitrovicë etj. Ra në të thella e meditonte me veten, si në detin e shpresave të pahumbura. Aspak indiferent e pa qibër në atë shtëpi ku mëma kish mbetur nikoqire e amvisë e vetme përmes pleqërisë së plagosur rëndë. I urtë e shikimdepërtues si ai. Po ndiehesha vërtet me fat që e njoha dhe e takova për herë të parë dhe të fundit… Ndryshe nga më parë, më vonë e ndiqja edhe më me interes dhe e “takoja” shpesh nëpër median e shkruar dhe atë elektronike. Gurgullima e mendimeve, deklaratave e prononcimeve të tij në publik, vërshonte natyrshëm, me kthjelltësi e urtësi origjinale. U befasova nga një prononcim i hapur e disi sarkastik gjatë 100 vjetorit të Pavarësisë. Realist, pa rrumbullakosje e pa kallaisur fjalët, foli për ceremoninë madhështore të pritjes së eshtrave të Abdyl Frashërit në mars 1978 ! Por nuk përtoi të fshikullonte edhe mjerimin zyrtar e qeveritar përballë eshtrave të Nikoll Kacorrit në Rinas, në 2011, të cilat u transportuan paturpësisht me një mjet që ngjante më tepër me një “karrocë mallrash”(?!). Asnjë ceremoni në Aeroport ! Asnjë zyrtar qeveritar ! “Eshtrat e Dom Nikoll Kacorrit frikësojnë Qeverinë anadollake të Tiranës”, do të derdhte zemërimin e vet që nga Australia, i përndjekuri politik e autor i disa librave, Fritz Radovani.

                                Mëma jonë e ndierë pyeste deri sa mbylli sytë për Benin “shëndetlig”(kështu e thërriste ajo). Sidomos kur dëgjonte emrin e tij në radio e televizor. Vizionar i urtë e largpamës europian e perëndimor. Fjala vjen, shqiptarët e Maqedonisë nuk e harrojnë një nga veprat e tij “Sfidat e Demokracisë në Shtetet Multietnike”. Por edhe më tej. Kontribut i vecantë për Rajonin nga ky politikan i shquar. Edhe vetë Autostrada e “pagëzuar” me emrin “Arbën Xhaferi” do u flasë shumë brezave. Gati 70 kilometra e gjatë, “urë lidhëse për ndërtimin e Miqësisë” nga Kosova e lirë dhe e pavarur, e anasjelltas.

                                Ndërsa ai zambaku shqiptar në ballkonin e Mëmës te Rruga “M.Shyri”, ka mbi 35 vjet që lulëzon e zbukuron mjedisin. Gonxhet e tij shpërthejnë cdo qershor. Dhe unë meditoj e shikoj ende edhe duart e buta të Arbnit, që përkëdhelën atë bimë që hijeshon kurdoherë e fal aromë të mirë…

20 Komente

  1. M
    Minoritari

    Arbën Xhaferri një shqiptar i pa parë ,erudit me intelekt me koefiçent të lartë.Homotetiku i Nolit të madh.Mendja e këtij njeriu do ti bënte shumë punë shqiptarisë por çe do iku shpejtë,por dashje pa dashje fjalët e tij do gdhenden në panteonin e kombit....

    Përgjigjjuni
    1. p
      petro

      shume bukur! respekte!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropoja

      Bukur

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tefiku

        Kristo Mertiri eshte nje idiot dhe megalloman qe jeton me shume ne ender sesa ne realitet. Kakarisin pulat dhe u vjen pas Kristo dallkauku...

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pordhe me rigon....

        Akoma vazhdon te kakarisesh karlliqe mo Kristo loqka.....turku shqipfoles Xhaferr iku ne....diten e Shen Maria-s.....!!!!!! Po c'lidhje kane sunitet or shiitet me Shen Maria-n e kristianeve o loqke qe ndot edhe emrin Kristo!? Ndrroje beje Hason a Rrexhep.......

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Te lumte pena o Kristo. Ky tipi qe qelb me ere kete faqe gazete e di dhe vete se ceshte,se pordhe e quan veten. Detyren e tij e kreu, i mori edhe kete muaj 300 evrote. Lum ata qe e kane komshi se besoj gruaja e tij nuk mund te mbaje nje pordhe ne krevat.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taipi

            Na rrofsh bythen o Goni qe ta lepish me pas me mire sesa ate te Mertirit!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pollogasi

            Pordhë qelbësire, turku nuk do ta dije per emrin ARBEN, së pari. Nuk ishte filozof, sic rrahin ujë në havan ata që nuk e njihnin nga afër, por kulturë ARBNORE KISHTE, e padiskutueshme, shumë më arbnorë se një vistër patëlxhanash politikanë domator shqiptar. Kishte kulturë kombëtare dhe të përgjithshme, por është edhe firmëtar i KAPITULIMIT të SHQIPTARËVE në FYROM, pa kuptuar se cfarë akti disfatist nënshkroi dhe pa kuptuar se cfarë të keqe iu solli shqiptarëve atje, që sot jetojnë jetën e kulluar minoritare dhe asgjë më shumë, ndonëse janë POPULLATË e shumicës ABSOLUTE në arificin e fabrikuar MV.

            Përgjigjjuni
          3. A
            Asdreni

            ***VLORES*** Ti je balli me florinj, ti je lulja e Shqipërisë dhe trumbeta e lirisë. Pleq që ngjalle dhe të rinj, tërë kombi të sjell nder, me lavd emrin ta ka shkruar se ti trime vet’ me duar fij’t e flamurit ke tjerr! Je kurora me shkëlqim gurështrenjt’, margaritarë, që do mjeshtër magjistarë t’i radhuan me qëllim. Zjarr lëshojnë, që verbon, si yj rrotull të shëndrisin, rreze njyrash, llamburisin, për sy bërë që lakmon!… …Rrotull fqinjët sa fuqi, sa mënyra nuk përdorin, me pahir që të na korrin çdo send, Vlorë, mban në gji! Mund e bij ke pas’ armiq, me syt’ katër gjith’ pas arit, jasht’ zakonit të shqiptarit, që s’shet besën për ca fiq. Por ti, Vlorë, mos u dro! Mbaj mburojën me qëndresë, se kush vetes i zë besë, e mat grushtin me këdo. Se dhe Deti mik kur fle, n’ëndrrat kryen një dëshirë mbret të jet’ e zot i lirë veç për tokën q’i dha bè. - Poezi nga Asdreni

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ndre Mjeda

              ***GJUHA SHQYPE*** Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. - Poezi nga Ndre Mjeda

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zef Serembe

                ***Vrull *** Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. ***Zef Serembe ***

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asdreni

                  ***SA TE DUA O SHQIPERI*** Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer! - Poezi nga Asdreni

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjergj Fishta

                    ***GJUHA SHQYPE*** Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! - Poezi nga Gjergj Fishta

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Petro Nini Luarasi

                      ***KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE*** Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. *Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. *S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. *Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! *Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! *Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! *Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. *S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! *Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        F. S. Suma

                        Të lumtë! U kënaqa duke të lexuar. Jetë e shëndet, Kristo Mërtiri.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andon Z. Çajupi

                          ***NAIM FRASHËRI*** Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! .................................. Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! Bilbil’ i gjuhësë tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë, pse more të tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë, mos i vdektë nami kurrë! - Poezi nga Andon Z. Çajupi

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fan Noli

                            ***HYMNI I FLAMURIT*** O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben' u-lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri. - Poezi nga Fan Noli

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xhevat Z.

                              Te lumtë dora i nderuar Kristo. Te shkruash sot për bemat dhe figurën e patriotit e filosofit te mbarë shoqërisë shqiptare është nderim e respekt për figura të tilla si ARBËR XHAFERI. Edhe nje herë te uroj dhendet e pene te artë paçi përherë i nderuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pollogasi

                                Xhevat, por cfarë filozofi na e bëni Arbenin, kur tre-katër vite mbeti në vitin e dytë të studimeve në Fakultetin e Shkencave të Filozofisë - Beograd. Kaloi në fabrikën universitare të Prishtinës...

                                Përgjigjjuni
                              2. P
                                Pollogasi.

                                O Kristo i nderua. Arben Xhaferi ishte njeri korrekt, kishte kulturë të lartë kombëtare. Fliste. Mirëpo, politikan nuk ishte ngase ishte shumë deficitar në aksione ndryshimi situatash. Arben Xhaferri merrej me mullinjtë e erës dhe nga ai na mbeti rendja pas icit e shqiptarëve të Shqiipërisë Lindore. Arbeni solli antishqiptaren BDI me jargësinë e tij politike. Më thuaj të arriturat e tija politike, pos disfatës Marrëveshja e Ohrid, ose Marrëveshja e KAPITULLIMIT të SHQIPTARËVE në Shqipërinë Lindore, nën pushtimin (ushtarak serb)e policor të MV. Kjo është cka është....

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje