Tirana ime

22 Prill 2023, 10:15Blog TEMA

Tirana ime

Nga Diana Çuli

Kaloj shpesh pasditeve nëpër Sheshin Nënë Tereza dhe sa herë ndodhem mes bardhësisë së mermertë të ndërtesave që e rrethojnë  ndalem një çast për të kundruar  një lojë shkëlqimtare dritash të kuqërreme e ngjyrë ari mbi faqet e ndërprera të fasadës së lartë e të harkuar të Stadiumit Arena, që ngrihet nga pas.

Loja gati verbuese nuk zgjat shumë – aq sa zgjat dhe koha e rrezeve të diellit të pasdites e deri në muzg – por më duket magjepsëse, madje nganjëherë i bie andej dhe jo nga rrugë tjetër, duke shpresuar që retë të mos ma humbasin atë spektakël.

Fëminia ime njësohet me rrugët që ne fëmijët i përshkonim duke vrapuar nga  Pallatet e Shallvares drejt Liqenit Artificial, ku hynim në zonë fshati; me Parkun Rinia, me mimozat e marsit dhe me bliret që kundërmonin në maj e në qershor, po edhe me rrugicat tiranase, që shumë shpejt u zhdukën  e u zëvendësuan nga rruga Myslym Shyri, por që më lanë pas në kujtesë oborret me kumbulla e hurma dhe nënat e ëmbëla tiranase, me shami të bardhë në kokë e  me ecjen e tyre të butë e të pareshtur.

Sot këto kujtime janë mjegullima që nuk ua tregojmë më as nipërve, mund të gjenden në foto bardh e zi, sepse është tepër e vështirë të shpjegohet se si në një periudhë relativisht të shkurtër një kryeqytet i vogël, i një vendi të vogël, të izoluar, më pas i një vendi në tranzicion, të jetë shndërruar sot në një metropol që gati të huton me peshën e tij.

Adoleshenca e fëmijëve të mi, e pas viteve ’90 kaloi me orët pa drita, kur duhet të mësonin e të bënin detyrat me qirinj që u ndiznim përmbi tavolinë apo me llampa elektrike me bateri që sajoheshin për të ndriçuar më mirë.

Me frikën tonë prindërore se mos na shkonin te Parku Rinia apo te brigjet e Lanës, ku në kioskat e panumërta e me forma të çuditshme thuhej se ndodhnin gjithfarë historish aspak të përshtatshme për atë moshë të njomë. Me gjeneratorët e pallateve, të ndërmarrjeve, të shkollave që buçisnin sa herë ndizeshin për të prodhuar elektricitet, me orët kur vinte uji dhe apartamentet ushtonin nga uturimat e lavatriçeve që nisnin të punonin të gjitha njëherazi, nga përplasja e enëve që duheshin larë me të shpejtë….

Me plehrat. Nuk mund t’i harroj kurrë plehrat që mbushnin rrugët, që vërviteshin edhe nga dritarja e nga ballkoni, mes të cilave duhet të kaloje në rrugë të madhe e në rrugë të vogël ; nuk mund të harroj kurrë viçat që thereshin për t’u shitur, në mes të ditës, në sheshin mes pallateve parafabrikate ku banoja asokohe dhe tufat e kalamajve, që, të nxitur nga gulçimat e britmat e kafshëve mblidheshin syshqyer për të parë atë pamje.

Kur, po kalamajtë e lagjes grumbull rreth makinës sime rrangallë thërrisnin një ditë me të madhe se poshtë motorit kishte hyrë një gjarpër, një nga ata që bridhnin lirisht buzë Lanës periferike, ku kishte veç male plehrash dhe ndotjesh të tjera. Dhe veten time që futem brenda, e ndez dhe nisem vrik – me tmerrin se gjarpëri mund të dilte befas nga diku brenda makinës – për të gjetur ndonjë Servic apo Lavazho, ku mekaniku a lavazhuesi zemërmirë e trim mund të më shpëtonte.

Sot këto kujtime duken si egzagjerime letrare. Kujtesa jonë përzgjedhëse flak tutje ato që nuk i vijnë për mbarë, që e kanë mërzitur dhe lodhur dhe i lë vendin qëndrimit tonë kritik e modernizues, civilizues, kulturor, cinik, mos-pranues, por, siç mendojmë, edhe vizionar. Sepse e kemi të vështirë të pranojmë që kemi përparuar – një nga gjërat që më shtyn të hamendem jo pak për t’i gjetur arsyen.

Kaloj nëpër Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më kujtohet se në fillim nuk më pëlqyen asfare dy “kullat binjake”. M’u dukën se prishën harmoninë horizontale të Bulevardit. Pastaj u mësova me to dhe tani do të më mungonin sikur një ditë t’i çante më dysh e t’i rrëzonte ndonjë avion.

Eci dhe pak dhe nuk dua ta kthej kokën andej ku dikur ishte Hotel Dajti e që është bërë bankë apo që do të jetë bankë. Hotel Dajti ! Ai, që në kohën e regjimit na dukej si një derë e pamundur për të hyrë ne të vdekshmit, por që ishte simboli i një shkëlqimi perëndimor, para syve tanë. Që mund të kishte mbetur i tillë, një vezullim i viteve ’30, i para luftës, i Tiranës së asaj kohe, po edhe më pas, që gjithsesi qëndroi i hijshëm, i veçantë, nazik.

Argumentat që më japin nuk më bindin, por, them me vete, përse duhet të mbetem peng e mendimit tim të ngulët? Shikoje Tiranën përreth! Çfarë i mungon?

Ndoshta ka pak mimoza dhe fare pak aromë bliresh? Ndoshta po zhduken pallatet me punë vullnetare, që gjithsesi ngrejnë krye aty këtu? Ndoshta humbën shumë shtëpi me qerpiç dhe oborre me kumbulla? Dhe pallatet e kohës së regjimit të viteve ’60-të, që mund të restaurohen më mirë?

Jo, Tirana nuk është ajo e fëminisë dhe rinisë sime, as e fëminisë së fëmijëve të mi. Ky është një qytet i madh ku zjen një jetë e pafundme, dite dhe nate, ku çrregullit dhe mish-mashit të dekadave më parë ia ka zënë vendin rregulli, sistemimi dhe pastërtia. Vëmendja. Habia apo kënaqësia që të shkaktojnë edhe gjërat e vogla: paskan vënë edhe këtu një shenjë kalimi, oh, ja e paskan pastruar edhe këtë shesh, e paskan hapur dhe rindërtuar këtë rruginë, këtu ka stola dhe park për ata që duan të rrinë me nge, këtu mund të luajnë fëmijët. Dhe këto habira të vogla e në dukje të parëndësishme rregullojnë jetën tonë të përditshme, qoftë edhe kur ulet befas trafiku te rotonda e Kopshtit Zoologjik dhe nga një javë në tjetrën pakësohet radha e gjatë dhe e ankthshme e makinave, për shkak të kësaj vëmendjeje, që pasohet me zgjidhje.

Ashtu si ta përmirësojnë jetën shërbimet e shtuara, ambulancat, kopshtet e çerdhet publike, vend-parkimet, ndriçimi, kazanët me standarde të plehrave (!!), shteg-kalimet për biçikleta, blerimi i harlisur brigjeve të Lanës, mirëmbajtja e rrugëve, shërbimi E-Albania, shërbimet në njësitë bashkiake… Po edhe veprimtaritë e shumta kulturore, muzikore, muzetë, teatrot – në pritje të një selie të re teatrore, – janë gjithsesi plot me shfaqje, sallat te Turbina po edhe te Teatri i Metropolit, Amfiteatri i Liqenit… Bibliotekat…

Kjo është Tirana që unë e dua, me gjithë rrëmujën e saj të shpeshtë, me gjithë mungesën e aromave të dikurshme dhe mungesën e qetësisë së mbrëmjeve në rrugët e shkreta, gjë që, me thënë të drejtë nuk më mungon ndonjëherë.

E dua qendrën e ish Bllokut që ushton mbrëmjeve nga muzika e bareve dhe ndriçon nga dritat e restoranteve, si një qeshje gazmore ndaj Bllokut të zymtë, të mbyllur e të frikshëm të dikurshëm. Si edhe periferitë, rruginat e pastruara, me pemë anash, me vetrina dyqanesh e shërbimesh të zonës me parafabrikate, që më kujton të shkuarën vetëm nga modeli i ndërtesave, por aspak nga rregulli e pastërtia që mbretëron tani.

Shpesh mendoj se ndjesia e mirëqenies, e kënaqësisë, madje dhe e lumturisë janë gjendje që varen nga krahasimi i realiteteve. Në shumë aspekte të jetës. Për Tiranën mendoj se nuk mjafton vetëm të krahasohemi me të kaluarën, sidomos me të kaluarën e fazave pas viteve ’90, kur brezave tanë u ra përgjegjësia e përballimit të tranzicionit dhe të rilindjes së vendit.

Mendoj se Tirana nuk është Roma, as Parisi e as New Yorku, por është një qytet që, në emër të përpjekjeve për të tashmen dhe të ardhmen rilindi nga hiri, nga djegia, nga varfëria, nga mos-përgjegjësia, rilindi nga puna dhe vizioni. Kjo është Tirana e një kohe të re, e brezave të rinj, që një ditë ndoshta do ta studiojnë në detaje këtë transformim të jashtëzakonshëm, për të kuptuar se me çfarë shpirti të paepur punuan ata që e drejtuan këtë proces shndërrues, që filloi nga themeli me Edi Ramën kur mori Bashkinë e vazhdoi përsëri në plan të gjerë e të thellë, në çdo qelizë, në mandatet e Erion Veliajt e u bë Tirana e mrekullueshme që kemi sot.

38 Komente

  1. I
    Iso

    Kush don kioskat dhe kokpalaret duke shurrosur rreth tyre jepjani voten magjypit te sali vukut e ilir koklopes.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala i Mezeqesë malok si Ju

      Kur nuk kuptoni nga letërsia mos komentoni mer "trima,,. Mos u mëzitni nuk ua mer Tiranën zonja. Metaforika e thotë. Ju na e mbani veten te zgjuar e me njohuri nuk vleni as një qime e vglës së shurrës të Dianës. Shkoni mer çuna andej nga keni vëndin, nga "Big Vip Byth,,

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

      Reportazh per gazeten Puna.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vetëm debilët ja hedhin fajin popullit.

        Opo lere. U dhje puna. Jo gazeta Puna, po puna. Na e morën edhe Tiranën. Kujtoja se Tirana ishte e jona, e të gjithëve, por jo. Tirana qenka e Diana Çulit more njerëz. Qyqja qyqja. "Tirana ime" - tha. Natyrisht qe e ka me tapi, se nuk flet kot ajo. Po tani si t'ja bëjmë! Ku do gjejmë shtepi tani? Me kujtohet tani shoku im i Fakultetit të Mjekësisë, Artan Hasani, kur tallej me filmin "Tomka dhe spurdhjakët e tij". Thoshte: "Edhe nje lumë që e kishim, na e dogjën gjermanët". Edhe nje Tiranë që e kishim, na e mori Çapaçuli.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tartufi

          Latyra ,mbetyrina e Tiranes se kuqe te pederastise komuniste na thote [ Tirana ime ] Po ta leshe kete Tirane ne natyren e vete si u grumbullua dhe u shtua ,kjo perben 85% morr te kuq si kjo latyre e zberthimit te thelle te poezise se lirise,, anti morrit te kuq. Kjo Tirane voton pa as me te voglin dishim kete mbeturine komuniste ne 85% te pjeses se saj .

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dardan

        MIre ben qe permend Edi Ramen dhe Erion Veliajn qe po e rindertojne Tirane, por nuk ta mban te anatemosh dy shkaterruesit e saj ne vitet 1990-1997: Sali Sheqere Vukmanovich Berishen dhe Azem Hale Hajdarin.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mali

          Nje reportazh i natyrshem.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SPAK

            Hey Zj. Diana! Falemnderit per Tirana ime,eshte edhe jona! Edhe ne u lindem dhe u rritem ne Tiranen tone eshte e jona eshte e te gjitheve,pervec Saliut dhe Likes,Lulit si skllav i tij apo i Belos,Zot na ruaj,belo i Saliut,qe thone se e kane kastruar qe ne kohen kur shoqerohej me femijet e Enverit dhe kujdesej per Andi Bushatin e vogel! Veliaj e ka mdryshuar Tiranen per mire! Merr fryme ne Tiranen tone dhe ne qe vime nga larg e ndjejme ndryshimin e bukur! Edh une u linda tek Shallvaret dhe u rrita po aty! Tani ka lezet te jetosh ne Tiranen tone!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Djani

              Dajana e shquar si grifshe e soc realizmit

              Përgjigjjuni
              1. a
                askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

                Tirana e Cules, asaj qe doli e deshmoi ne gjygjin kunder Vilson Blloshmit e Gjergj Lekes duke thene se vjershat e tyre kishin aludim kunder pushtetit, gje qe coi ne vrasjen e tyre. Kjo vemje duhet te qerohet nga syte e publikut se qelb ambientin me era diktature qe te vriste per dy vjersha.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vetëm debilët ja hedhin fajin popullit.

                  I nderuar, Respekte, por jo vetëm për ty. Respekte edhe per disa komentues të tjere ketu, si Arbeni, Parullaxhesha, SPAK, Djani. Kur lexova artikullin, m'u kthye ora mbrapa, por jo mbrapa, por mbrapa fare, nja 40 vjet mbrapa. Mos, - thashë me vete. Nuk paska vdekur Enveri akoma. Kush duron tani prapë nga e para Enverin, Ramizin, Saliun, Nanon, e me radhë. Pastaj lexova komentet tuaja, dhe u qetësova.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    X askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

                    i corodituri "askush nuk e ble dot te kaluaren e tij", keni ngaterruar person! Po akuzoni nje zonje qe nuk ka te beje fare me fatin e hidhur te Vilson Blloshmit e Gjergj Lekes, e beni se e keni ves shpifjen apo jeni i semure nga demenca senile e jeni i papergjegjshem per ato qe nxirrni nga goja?

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Stockholm

                    Respekt! Një shkrim dhe analizë realiste dhe plot ndjenjë për të djeshmen të sotmen dhe të nesërmen e Tiranës sonë.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arben

                      Shume flisni me veten e pare ju Shqiptaret ne Shqiperi! "Tirana ime", "makina ime", "une", 'mua", etc. Dini te shkruani ne veten e trete apo aq e keni nivelin? Apo e beni si ajo shprehja e humorist "doni me.per Belulin?"

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Parrullaxhesha

                        Propogande bajate, sidoqofte eshte konsistente, brenda llojit të saj, realizmit socialist

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sakaku

                          Ben nire te largohesh nje here e mire nga jeta e letrave. te rendojne shume mekate ne kurriz nga para 1990.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon

                            VETEM B R A V O !!! BESOJ ESHTE MJAFTUESHEM. /PER TE MOS E TEPRUAR/

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Poseidon

                              VETEM B R A V O !!! BESOJ ESHTE MJAFTUESHEM. /PER TE MOS E TEPRUAR/

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Poseidon

                                VETEM B R A V O !!! BESOJ ESHTE MJAFTUESHEM. /PER TE MOS E TEPRUAR/

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alberta

                                  Shkrim I arrire

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alberta

                                    Po po shkrim I persosur

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sefer Daja

                                      Shkrim për sufllaqe për një shkrimtare që kam pas konsideratë dikur! Po na bo me besu që Tirona qenka kriju si qytet nga Rama dhe Veliaj! Mos u trego kaq hipokrite!Jetohej dhe dikur në Tiron! Dhe madje shumë mirë! Kish kinema,teatro, biblioteka, shtepi kulture,fusha sporti,çerdhe, kopështe e mbi të gjitha kish HAPËSIRË!!! Për hir të të vërtetës, qyteti u shëmtua pak në vitet 91-98, nga kjoskat,POOOR ato ishin të përkohshme dhe kollaj për tu prishur( siç dhe ndodhi).Ça ti bësh ndërtimeve shum-katëshe që ja zunë frymën Tironës, e ja gllabëruan hapësirat sa që të jesh fëmij sot në Tiranë, është vërtet për të të ardhur keq! A mundet ti kthehen Tiranës HAPËSIRAT??? JO ,është mision i pamundur! Ato hapësira filluan t'ja zejn frymën Tiranës në vitet 2000 e po vazhdojne sot e kësaj dite me ritme monstruoze! Vrit pak mendjen: kush e ka drejtuar në këto vite qytetin tonë??? Nuk jam kundër ndërtimeve të larta, por Tirana kish hapësira të pafundme, ku mund të ndërtoheshin( Komuna Parisit, fusha aviacionit, astiri etj ishin BOSH) grataçela multifunksionale e qendra të modernizohej me ndërtesa jo më shume se 6-7 katëshe duke ruajtur identitetin e qytetit!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ...

                                        Tirana nuk eshte e jotja Nafije CapaCULI por e te gjitheve. Ka shume te verteta nga ato qe the per periudha te ndryshme kohore por Tirana ka qene shume me e bukur dhe pa ndotje kur nuk kishte kulla ku pastrohen parate e krimit gje te cilen ti se thua dot se je mesuar ti sherbesh rregjimit ne fuqi si atehere si tani. Ik e mos na mallengje me hartime te klases se 8

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mali

                                          Zonjë, Kam pasur respekt për penen tuaj dhe kam qenë në anën tuaj kur ju lincuan në shtyp për firmen e hedhur kunder dy poeteve, por s'kishe rrugë tjetër, kushdo do ta bënte, duhej të ishe hero mos ta bëje dhe heronjte ishin në anën tjetër, mes tyre dhe dy poetet ne fjalë të pushkatuar. Nuk di a u është ngritur permendore. Sa për Tiranen, mos u merzit: Si zoti Fiku si ai djalka janë cirake të të njëjtit zotëri qe ju dihet ta dini mirë Tirana është rritur 6-7 here dhe vendet e punës pakesuar 100 herë, dhe ka mbetur pothuaj me ato rrugë të para 1990

                                          Përgjigjjuni
                                          1. l
                                            lol

                                            Si kepurdhat pas shiut si krimbat nen gur nxjerrin koken ufot qe sù ngopen kurre Takem vjetersirash qe me hosanara e kaluat jeten mos ju mbifte fara Porsi oktapodhe ky xhins i peshtire prap kerkon te haje lepin cka peshtyre Si ndahen tepsise emri ska rendesi mjafton ta kene mire me cdo qeveri Ku shkuan elozhet qe i benit dje droguat nje popull e cuat ne hale ju rente kolera si nuk turperohi porsi Efialter perjete do kujtohi

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Toni

                                              Shijo il dolce far niente dhe na i kurse keto hartime te shpelara

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sulejman pash bargjini

                                                Gezuar fiter bajraminTirona,,,Allahu e bekofte ,,,amin ishallah ,,,,,

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nastradini

                                                  Ouuuuuu! Tirona e Diana Culit!!!!! Diana e Jorgo Culit me duket. Hajde gjeje se e kujt eshte Tirona. Tani si erdhen kohet vetem e tironsve nuk eshte Tirona.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Artan

                                                    Ju lutem shume te gjithe shqiptareve dhe aq me shume mediave te ndalojne njehere e pergjithmone komentet dhe artikujt qe ndikojne ne perçarjen e popullit. Nuk e shihni ku kemi arritur? SI nuk doli nje shtetar qe ti bashkoje njerezit? Pse tek paraardhesi shohin vetem te metat? Te Dale nje dhe te those te verteten,kete e kane bere mire,kete e kane bere keq. Te korrigjojne gabimet dhe te ecim perpara te gjithe.Jo gjithmone ta fillojme nga zero. Edhe Ata qe kane gabuar,te pranojne gabimet dhe te kerkojne falje Te vendoset drejtesia. Nuk ecet perpara duke u zene gjithe jeten. Apo shtetaret tane kane bere lojen dhe u sherbejne atyre qe na Duan keshtu si jemi????? Te copetuar ne 5 shtete,te perçare gjithmone.??? Mblidhni mendjen dhe duani njeri tjetrin. Sado te perpiqen, ta shkulin popullsine nga atdheu sidomos rinine,nuk mund ta shkulin atdheun nga rinia dhe shqiptaret.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      MAJAKOVSKI

                                                      E ç’te keqe ka titulli “Tirana ime” . Shkruaj edhe ti per Tiranen tende,tonen, tuajen. Nje njeri qe ka lindur dhe jetuar ne Tirane e ndjen te sajen, ashtu si Shkodranet kendojne Shkodres teme, korçaret Korca ime etj, qe tregon vetem dashuri jo pronesi mbi te. Edhe ju e ndjeni mire kete por nuk ju pelqen se nxjerr ne pah arritjet, ndryshimet e paimagjinuara duke I krahasuar me kohen e PD qe e beri Tiranen Vicidol, apo jo Vicidoli eshte perseri me i paster se sa Tirana e Salinjve qe ishte bere haleja me e madhe ne bote qe per çudi nuk eshte futur ne Gines. Vlersoni arritjet dhe bukurine e Tiranes Time, Tuajen, Tonen. Krahasimi qe dikush ben me filmin “Tomka” nuk godet aspak vetem te ben kalama edhe pse qenka 60 vjec a me shume.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Detari

                                                        Diana-një shkrimtaruce, një konformiste e pështirë. Njëjtë si në kohën e qoftë largut, kur edhe shërbeu si mashë...

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kolegu

                                                          Jeni e madhe fisnike e nderuar! Do ju votoja presidente, kryeministre, deputete dhe kryetare bashkie! Respekt!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Alban Dega

                                                            VOTONI PER TIRANEN … VOTONI PER TIRANEN SI LULE … AKULLORE … E JO PER TIRANEN DOPOLAVORE… NEVOJTORE TIRANA … TIRANA ESHTE SIC E THOTE DIANA JO NJE GRUSHT HUPANA E BANDITE SALLHANA VOTONI PER NJEREZIT E PUNES E QYTETERIMIT JO PER NONGRATAT E KORRUPSION RRENIMIT!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pukjani katolik

                                                              Per me shqiptaret zemra rreh ne Washington DC dhe Londer ne te semes vafshin non gratat e lindjes

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Pal Melyshi

                                                                Kjo Diana e bija e nje oficeri te Ministrise te Brendeshe te kohes se Diktatures . Hyri ne polike si Dsahnore e Skender Et'hem Gjinushit Brave nafije e ke tund mire Dybekun.....

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                                                                  Shkrimi i zonjes eshte plegjature.Nje shkrim te tille DIANA e ka shkruar ne vitin 1984 me rastin e 40 vjetorit te clirimit te tiranes .Diktatori nuk kishte vdekur .Titulli i shkrimit ka qene " TIRANA E LUFTES " .Botuar ne gazeten DRITA.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                                                                    Shkrimi i zonjes eshte plegjature.Nje shkrim te tille DIANA e ka shkruar ne vitin 1984 me rastin e 40 vjetorit te clirimit te tiranes .Diktatori nuk kishte vdekur .Titulli i shkrimit ka qene " TIRANA E LUFTES " .Botuar ne gazeten DRITA.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. C
                                                                      Christiana

                                                                      Dëshmia Ime e Zemërgjerë ???? Pasi babai i foshnjës sime më la për shtatë muaj të gjatë, u shkatërrova plotësisht. Ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, udhëtoi larg dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Gati sa hoqa dorë nga ne, por thellë brenda e dija se nuk mund të gjeja askënd që do të më donte dhe do të më trajtonte ashtu siç më trajtonte ai. Një ditë, shefi im në punë vuri re sa e trishtuar isha dhe më prezantoi me Dr. Dawn. Dr. Dawn dëgjoi historinë time dhe më premtoi se i dashuri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Sinqerisht, nuk e besova në fillim - por për habinë time më të madhe, ditën e tretë më ra telefoni. Ishte ai! Ai po qante dhe kërkonte falje, duke thënë se nuk do të më linte më kurrë. Që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ka qenë më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Ai ka qenë kaq i dashur dhe i kujdesshëm ndaj meje dhe fëmijës sonë, dhe tani madje do të martohemi vetëm pas dy muajsh! ❤️ Gjithçka falë Dr. Dawn, i cili vërtet e bëri të pamundurën të mundur. E rekomandoj me gjithë zemër atë për këdo që përballet me sfida në: Çështje në marrëdhënie ose martesë Sëmundje Probleme me infertilitetin ose lotarinë Çështje gjyqësore ose rikuperim prone Dr. Dawn zgjidh vërtet problemet në mënyrë efektive dhe sjell lumturi përsëri në jetën e njerëzve. Kontaktoni Dr. Dawn në WhatsApp: 2349046229159 Email: [email protected]

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje