
Nga Agron Gjekmarkaj
Babos i urojmë shëndet të plotë dhe në këtë urim e gjithë opozita është e bashkuar nga Doktori te qerratai Kujtim Gjuzi, nga Kryezevendes Lideri Muli tek simboli i rezistencës antikomuniste Bana.
Ilir Meta kishte ndonjë hezitim po më pas tek shpirti i tij prej bektashiu të kulluar triumfoi mirësia e bekimin dha. E solli Braimllari duke rendur si maratonomak dhe lëshoi myzhdenë paçka se dihatej ca nga shëndeti i tepërt. Ne vulëhumburit nga frika mos na e rrëmbejnë atë qafireshë vulë nuk e vulosëm dot një urim ngaqë mendojmë se ata të tre janë bashkë dhe urimi për Babon i shkonte edhe Doktorit edhe Metës.
Sapo lajmi mori dhenë që Babo ka sëkëlldi u mërzita qamet se spitali nuk i urohet as hasmit e jo më Babos që na e mbush jetën me bereqet e qyfyre që më kënaqin shpirtin.
Mu duk sikur dikush nga inati po me sharronte kolonën kryesore ku mbahet “Kronika”. Në vetmi me zu vaji që ku e ku më i ndjerë se i ministrusheve do ketë qenë me lutjen “Krisht shëroje sa më shpejt Babon”.
Dje në Iftar u pa që Babo e kishte hedhur tutje lëngatën si të qe ajo një rraqe që meriton shkelmim.
Ky është një motiv i madh gëzimi për besimtarët se Babo me mjekër dukej si Anthony Quinn që luan rrolin e Profetit në qendër të sallës.
Ai e ka thënë vete që është Lider mysliman.
Oreksi i thyer në mes si buka u ngjit. Shkrumbini që ju kishte tharë buzët u shua. Ti shihje ministreshat e ministrushët si i hanin qoftet me mish hallall të mbushej syri me ëmbëlsi. Vragat e buzëve të thara njomeshin.
Elisa atë ditë u shfaq rënkuese me një lopatë dy metra duke mbjelle peme. Ajo i rrinte si violina Paganinit në dorë. Elisa shihte se Babo vërtetë kishte triumfuar si Skenderbeu dhe hepohej në lumturi. Ulsiu me Blendin ishin dhënë pas të ngrënës dhe lugët e pilafit një pas një pa marrë frymë i shtinin në bulçi. Me kokën ulur kujdeseshin të afronin në pjatë grumbuj me mish e copa byreku. Ulsi me gjasë edhe pse haram të marrësh tinez ca qofte i futi në xhep.
E dinë ata se ç’hamë e pimë është e jona. Tigrushin sikur nuk ma zunë sytë. Ndoshta nga mërzia e trazimit të Babos s’ka mundë me dalë shpie.
Tezja së cilës ende si besohej që Babo ishte rikthyer aq shpejt kur njeriut të zakonshëm i duhen dy javë i llamburisnin sytë nga lumturia. Ajo kujdesej që kjo hare të lexohej nga të gjithë. Etila që mërzinë e ka intime e personale dukej e mermerte e kësisoj pamja fliste vetë. Krifca kur mori vesh qe Babo do te vinte në darkë e preu ke dorën e saj mishin e dashit e dha urdhër që lëkura të ruhej e mbi to të shkruheshin kujtime.
U pendova që nuk shkova nga frika se do më quanin të shitur pashë gjithë atë milet dy herë të kënaqur nga festave bashkëjetesës fetare e nga rikthimi i Babos. Ato piramida te vogla me qofte ma bënin me sy tek e fundit për aq edhe shitet njeriu i ngratë. Se ne properëndimorët për një qofte të lëme hijen më shumë se për vulën. Lypa të shihja Çyrben po nuk ma zunë sytë. Më thanë që kur mori vesh që Babo do operohet për solidaritet me një brisk rroje kishte rrjepur lekurën e barkut deri në zali.
Tao donte të priste gishtin po në fund preu vetëm thoin. Majko në ato orë pritjeje kujtonte partizanin që këndonte teksa i prisnin këmbën e plagosur me sharrë drurësh. Babo i do shumë partizanët dhe u ngjan në trimëri dhe përpiqej të harronte fjalimin e tij për Mithat Frasherin.
Toni që flet me Zotin u mjaftua me dy psalme për të sëmuret. Damo me komposto ishte parë në rrethinat e Spitalit. Jorida Tabaku i pagoi kësaj here taksën e heshtje për taksat e qeverisë. Gaz Bardhi la mjekrën t’i rritej me dy cm në shenjë dhimbjeje. Lul Basha i druajtur shëndeti i Babos do të marrë shumë vëmendje e kishte shtyrë me dy javë kthimin në krye të PD zyrtare.
Në Kuvend ato tre dite u shpallen ditët e trishtimit. Kosta i Gramozit dhe Linditës që jep edhe jetën të behet po ashtu i Babos këdo që shihte të buzëqeshur e qortonte me fjalët “mos bëfsh hajër, Babo ka kaluar në thikë e ty të bën buza gaz. Ajo buzëqeshje fikej si thëngjilli nga uji. Salianji mbet në Kavajë ndoshta që të mos i lexohet marazi. Nejse fjalët e tepërta i merr era. Babo u rikthye si shelegu pas një gjumi të thellë në lendinë dhe shyqyri që duket nuk do kallauz. Të shkuara Babo e mos na bëj më proçka të tilla.
Kete coje ku te duash vetem deputet nuk u be
Po ik, o Agron, se u bere bozë. Keto shkrime behen vetem nje here. Nuk po bën gje tjeter, por vetem po i bën nder Ramës. Rama ka dy paterica qe e mbajne ne pushtet - Katunar Saliu dhe Katunar Meta. Ne vend që t'i heqesh patericat Rames dhe ta lesh të bjere vetë, behesh edhe ti patericë, dhe beheni tre. Se nuk mjaftonin dy trapa. Duheshe edhe ti. Po ikni mër burrë, ikni qe të tre, qe ti jepni mundesi popullit të heqë Ramën dhe të votoje per nje tjeter - nje lider të ri, qe të mos jetë as si Saliu, as si Nano, as si Meta, as si Rama, dhe as si Aldo Bumçi dreqi e mori. Ore, qe të gjithë ju kundershtarët e Rames, të gjithë kështu budallenj jeni?
Keto idiotësira pa kripë,botoini në gazetën humoristike të tropojës.
Prof. malok ti meru me partine e malokerise se babo eshte kaluar, ua ka hypur dhe tall b*then me ju.
Sa i peshtire. Zot mbroi femijet nga Sharlatane Pedagoge dhe Deputete te llojit kafshes Agron gjon marka gjon gjin gjoni.!
Shko mor qafekuq malok,je adhurues i fshehte i katanase apo katalanit zi i Ramoglu
Nuk ke brume per ironi o Gjeko i Markajve. Nje keshille miqesore: "Ate qe eshte i tallur, e genjen mendja se tall te tjeret"
Nje shkrim i mire i z. Gjekmarkaj.
I dashur Gjek Asnjehere nuk te kane pyetur,por edhe ti nuk e ke shpjeguar,pse e therret kryeministrin "babo "!? Prandaj une dyshoj se mamaja juaj ,ka bere nonje aventure ne rini dhe gojet e liga e tregojne tani. Kjo eshte padrejtesi dhe mungese sinqeriteti,qe do shqetesonte dhe xhelozonte cilindo djale te mire ! Mos u merzit,pasi ka edhe me keq !
Une dhe Babo dhe gjithe tironcit Te shkerdhefshim librin e shpise O qafe kuq
Qaj hallin e kalorësit se i varen kembet kane thene dikur.Me kete derexhe qe ndodheni ju pas dy vitesh mbas zgjedhjeve aty rri ai perseri e ju perseri qajani hallin.Pse nuk i kthehesh babos tuaj qe ju beri hor me goje e me vepra
Gjek Maloku vella me analfabetin Dr. Shkencash hajduti i Batsnijeve te Bujdhesori si dhe me Moter Kuckan ( Kucana ) pedagogia e Trapojes me Preliminaren Sexi te Prekurorise Kushurira e Sali Kermes Elisabeta e fyte e Imerajve.....
Na çave dhe ti bythën me këtë epitetin “ babo”, nuk je ad më shumë e as më pak, veçse një qën në hije i Berishës, ati yt historik. Të të bëjnë një pyetje ty, e të thonë, se kush është më i mënçur Gjergj Fishta apo Berisha ?, Berisha do thuash ti, se e ke busull orientimi, lëre ç’farë hiqesh, legen.
Kur kan festa katoliket dhe vatikani ti gjok shkruan me pasjon ,,,kur kan festa myslymanet qe jan dhe shumica ironizon ne shkrimet e tua ,,,pse ,,,,
Ore dini gjë ç’moshë ka ky bukuroshi i kuq që e quan babo Edi Ramën? I shkreti e di veten të ri, por të lëri pak mjekër e më i madh se Rama do dukej. Ju s’patët as dinjitetin t’i uronit të shkuara… po tallesh me të tjerë. Shkruaj sa bën deputetin, pastaj shko me lopët…
Pro perëndomor , ju ? Ç'i bie t'jetë një Albinos n'Afrikë , me babo afrikan ? Daltonë ata q'i shonë zhapën a n'mos fatalë a vallë racistfatalë ju ?