PD ka filluar të mbjellë filizat e një shprese të re për të ardhmen e vendit

19 Prill 2023, 20:03Blog TEMA

PD ka filluar të mbjellë filizat e një shprese të re

Nga Neli Demi

I nderuar Z. Alibeaj, i nderuar Z. Bejko, te nderuar mendje dhe zemra te lira te Kryeqytetit tone te dashur Tirane!

Ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të flas në këtë ngjarje që ka potencialin të shndërrohet në historike për qytetin dhe vendin. Unë jam Neli Demi, me profesion mjek psikiatër dhe psikoterapist, si dhe pedagog në shkencat sociale. Jam anëtarësuar në PD që në Janar 1991, por ky anëtarësim u bë gjatë viteve gjithnjë e më formal. Megjithëse kam ngelur në këto 32 vite votues i PD, ndjesitë e mia mbi këtë përkatësi u zbehen me kalimin e viteve. Sepse PD, ashtu si dhe e gjithë politika shqiptare, braktisi ideologjinë, mbi të cilën u themelua. Edhe pse retorika politike ka vazhduar të mbushë programet sipas kësaj ideologjie, shpesh qasjen e saj, në pushtet dhe në opozite, e kam perceptuar gjithnjë e më larg shtresave që kjo parti ka pretenduar të përfaqësojë. Larg pronarëve, larg ish të persekutuareve, larg shtresës së mesme dhe rinisë, dhe gjithnjë e më shumë afër interesave të ngushta të një kaste drejtuese.

Me duhet te shtoj qe ky eshte nje fenomen i pergjithsuar ne realitetin politik shqiptar, ku balozet politike e kane pushtuar truallin e politikes duke i marre frymen potencialit te ketij vendi. Shoqeria ka humbur besimin ne kete politike mbytese dhe po iken. Po ikin profesionistet qe kane investuar shume ne pergatitjen e tyre, po ikin te rinjte qe jane motori i zhvillimit te shoqerise. Dhe nuk po ikin vetem per shkak te pagesave qe vazhdojne te jene me te ultat ne Europe, por kryesisht sepse kane humbur shpresen.

Ngjarjet e ketyre muajve te fundit, qe nga Shtatori i vitit 2021, krijuan ndjesi te ndryshme, tek une ashtu sic besoj ne shume prej jush. Dhimbje, por edhe shprese. Me kalimin e muajve dhimbja filloi te zbehej dhe shpresa te shtohej. Dhe kjo ndodh ne cdo ndryshim madhor, qofte ne jetet e individeve, ashtu edhe te nje shoqerie. U thane shume te verteta te strukura prej frikes. Dhe po thuhen cdo dite e me shume.

Shpresoj qe te vazhdoje keshtu pasi edhe e VERTETA ME E HIDHUR ESHTE ME DOBIPRURESE SE GENJESHTRA ME E EMBEL!

Vetem kjo menyre e te qasurit ndaj te shkuares mund te na cliroje plotesisht, dhe une e di shume mire se cfare force shnderruese ka pranimi i te vertetes brenda vetes, dhe ekspozimi i kesaj te vertete jashte vetes. E shoh dhe e deshmoj cdo dite ne punen time me individe dhe familje me te cilet punoj.

“FRYMEMARRJE PER TIRANEN”!!! Pikerisht kjo na duhet. Pa frymemarrje organizmi vuan dhe pushon se funksinuari. Madje do guxoja qe ne kete fjale te shtoj dhe nje nen-slogan: LIRI, SIGURI, KUJDES per qytetaret. Jane keto gjendje njerezore qe clirojne maksimalisht potencialin e individit, paqtojne familjet e komunitetin, maksimalizojne potecialin e krijimtarise dhe iniciatives.

PD ka filluar te mbjelle filizat e nje shprese te re per t’u rritur ne kete vend, per te jetuar ne kete vend, per te prodhuar ne kete vend. Dhe ne keto keto zgjedhje eshte pikerisht koha e duhur per te kontribuar ne rritjen e kesaj shprese.

Z.Bejko eshte dukshem nje misherim i nje njeriu te lire, profesionisti te afte, atdhetari me zemer dhe jo me fjale, dhe keto cilesi e kane bere ate te mos dorezohet kurre ne perpjekjet e tij, qofte duke u perplasur me balozet politike. Per kete arsye i ftoj te gjithe qe te votojme per te, dhe PD me 14 Maj!

 

12 Komente

  1. P
    Patrioti i vertete

    Nuk te njoh fare e nuk te kam degjuar ndonjehere. Por pamfleti qe ti shkruan eshte ne ere. PD eshte shkaktare e gjendjes se krijuar ne vend. Terapia e fameshme e chock-ut krijoi kete gjendje. Mbyllja e menjehereshme e cdo gjeje aktive ekonomike beri qe njerezit per te mbijetuar te shkojne nga syte kembet, ne Greqi, Itali e kudo dhe te merren me cfaredo lloj aktiviteti, perfshi te piset. Dhe mendoj se shume kane ngelur ne Shqiperi duke marre parasysh kete katraure. Qe te kete shprese, duhet te kete kushte per pune, kondita per ndryshim ekonomie dhe kondita per kthim. Kjo, i dashur mjek/sociolog/psikolog do shume kohe. Mos genje me, po thuaj te verteten sic eshte, sepse njerezit do te besojne. Njezetepese vjet, nuk u be asgje, asnje rruge, asnje infrastrukture etj. Vetem keto 10 vjetet e fundit, shoh dicka te realizohet ne kete drejtim. Do te duhen edhe minimum 10 vjet te tjera pune e madhe, qe te krijohen kushtet. Sa per Berishen e Meten, ata jane shkaktaret kryesore te kesaj gjendje. Ata duan qe femijet e tyre, nga parate e vjedhura, te kthehen ne komandues te vendit. Le te rrijne te punojne aty ku jane e ta shohin sa i vlen lekura. Ata jane Byroja e re, por me pak e moralshme se ajo e vjetra. Sa per Alibeajn, kam respekt si po lufton, ndofta i ka kuptuar gabimet e bera mepare. Koha do e tregoje. Qofte per ate, qofte per ty, duke te besuar se je idealist i zhgenjyer.

    Përgjigjjuni
    1. i
      i drejti

      shum mire qe nuk e njifke kete profesorin por edhe te thuash se te gjitha fajet i ka saliu e meta eshte e egzagjeruar rama ka dhjete vjete qe vjedh e meta here me salen e here me ramen prandaj faje per gjendjen ne shqiperi e kan komunistat si puna jote a kupton se shkaterrimi i shqiperis ka filluar ne 1944 kar me zhdukjen e intelektualeve qe kishin studiuar ne perendim lexo hitori komunist mutit pastaj fol perralla ktu apo te kan hedh kocken e cfare pretendon nga ata qe kan shkaterrua njeriun me ideologji mashtrimi spiuna servila komunista te pa moral ik pirdhu ptyyy shkerdhat.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti i vertete

        Duke te lexuar ty o I DREJTI, qe ne fakt je i shtremberi, qe akoma e ke mendjen te kamunistat, edhe pse ka kaluar 35 vjet nga renia zyrtare e regjimit, bindesh akoma me shume ne permasen e shkaterrimit te vendit. Ti ke problem me trurin, reaksionet kimike ne trurin tend shkojne ne drejtim te gabuar dhe nuk ke sherim dhe per kete me vjen shume keq, te meshiroj. Sa per zhdukjen e intelektualeve, kjo nuk ka lidhje me ty, as kockat qe permend per mua Se vetem pension marr 3 mije $ ne muaj, dhe babane e kam pasur ne majen e hierarkise se regjimit ne kohen e Zogut, intelektual me 2 universitete jashte. Ti ke shume urrejtje ne menyren se si flet, se si mendon, nuk e di vjen nga qe je i paafte, handicapat mendor, apo fshatar i rendomte, ushtar i armates se shkaterrimtareve, te cilet mendonin se i erdhi dita te shprehnin "aftesite" e tyre, te cilat i pame dhe i vuajtem. Dhe pergjigja finale eshte: ik pirdhu, o idiot, shkerdhat. Ty duhet te te hiqet e drejta e fjales. I takon vetem opozitarit qe jep mendim per te miren e vendit, dhe tek ty nuk e shoh dhe nuk ka gjasa ta shoh

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zot na fal cfare ke krijuar !

          I drejti ...na gajase

          Përgjigjjuni
      2. G
        GEZIM Voda

        Bravo Neli. Nje shkrim mjaft domethenes. Kur permend "filizat e njw shprese te re", me shkon ndermend thenia pardje e Preçit kur flet per "busullen". Edhe pse nuk i ke i permend bajlozat, ata dihen kush jane. Rolandi, duket vertete njeri me dinjitet. Pavaresisht ke votoj une, gjykimit tend i jap te drejte dhe mire eshte te te degjojne gjithe demokratet, pavaresisht ndarjes qe ekziston sot. Pershendetje.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i drejti

          e keni kot qe botoni cfardolloj personi qe levdon alibeaj basha e flet keq per sali berishen e foltoren jua siguroj un se 95 per qind e atyre qe lexojn keto marrezira jetojn jashte shqiperis edhe lexojn e komentojn si puna ime sa per te kaluar kohen se asgje nuk i intereson te fitoje kushe te doje ne tashme e kemi krijuar jeten jashte shqiperis.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Fjala e dr. Nebi Nelit, në kete tubim, ishte jo vetem per t’u pershendetur, por qe u ka dash te behej me kohe, te pakten qysh nga shtatori i 2021, atehere kur u perjashtua Saliu nga grupi parlamentar i PD. Hezitimi i lidershipit te PD te perballej me të verteten e madhe se e keqja e PD ka qene pikerisht Sali Berisha dhe berishizmi. Duke i’a lene atij inisiativen, kjo e solli kete parti gadi ne zgrip te ekzistences se saj. Me keq se kaq askush, as armite e saj me te medhenj, nuk mund ta kishin perfytyruar. Tani çfare ndodhi, ndodhi! Gjithsesi, çdo e keqe ka nje te mire dhe anasjelltas. Inisiativa qe iu la e lire Saliut, në fakt solli nje te mire, dha mundesine qe ai te shfaqet ashtu siç në te vertete ka qene per 30 vjet, një monster politike, por qe sa me karakterin e tij pervers sa me ndjekesit e tij, qe në shumice kane qene si ai vete, në mos më te keqinj, pra kjo u zbuloi atyre qe ishin te dyzuar se ç’perfaqesonte ai, fytyren e tij te vertete. Ndaj, ketej e tutje më shume sesa teorite vlen aksioni ose akti politik,. Cili do të ishte ky? Sipas mendimit tim, rruga e nisur, pa tjeter per t'u lavderuar, do duhej te ishte më intensive dhe më e mireorganizuar. Krahas fushates, do ishte mire qe nja 10-15 a më shume burra e gra , deputete, pjese nga lidershipi i PD te pa njollosur nga berishizmi, dhe jo vetem, te dilnin me nje deklarate publike, ku t'u kerkojne demokrateve të vertete ane e mbane Shqiperise, por jo vetem, qe te solidarizohen me permbajtjen e saj, e cila në thelb do duhej të ishte: Largimi per largimin e menjehershem dhe/ose perjashtimin e Sali Berishes nga Partia Demokratike si e keqja me e madhe per vete Partine, por njeherazi edhe te ardhmen e demokracise në Shqiperi, perfshire mosvotimin e tij ne keto zgjedhje qe ai i konsideron nje lufte per jete a vdekje te shpetimit te ij. Psh, të tille do mund të ishin, perveç disave si Bejko, Godole, Açka etj, nga brenda saj, që tashme jane afishuar, por edhe intelektuale te sferave te ndryshme te jetes shoqerore në vend, me reputacion te padiskutueshem deri me sot (shembulli i dr Nelit), si nga brenda vendit, por edhe nga diaspora. Kuptohet që si rezultat i asaj, që metaforikisht do quhet një "rrufe në qiell te hapur", fillimisht do të kete nje reagim agresiv, te gjithanshem nga tabori i tij, mediat gjithashtu ku parate do derdheshin lume per ta sfumuar, por me kalimin e disa diteve, me një pune kemengulese mediatike, organizim takimesh me shtresa më të gjera demokratesh, jo domosdoshmerisht anetare te PD. Fillimisht në salla, por qe në vazhdim do te shtohen, opinioni publik në pergjithesi do e mirepriste kete akt. Dora-dores do çlirohen edhe vete demokratet nga ngërçi qe i ka kapluar sot e dy vjet. Veprimtaria perçarese e Sali Berishes, kuptohet thellesisht per interesat e veta, sidomos keto mbas shpalljes "non grata". nuk se ka ardhur domosdoshmerisht me shpalljen të tille të Saliut. Ajo, krahas reformes ne Drejtesi, sigurisht qe ishte nje shtyse e domosdoshme dhe nevojshme në kohen e duhur, por në thelb ishte dhe goditje në zemer e te keqes se gjendjes brenda PD. Kjo si product i veprmtarise se Saliut, qe në menyre konçize u shpreh në aktin e DASH, ku spikat sipas meje ajo më e renda: "Minues i Demokracise". nuk eshte pak! Dhe ky percaktim qe veshtire ish kuptuar e më pak pranuar nga anetaresia, e më gjere, eshte e keqja me e madhe, sepse nuk ka te beje kjo vetem me PD sot, por sidomos per pushtetin dhe trashegimine pas tij, e manifestuar në berishizëm. Me dy te tjerat, korrupsion domethenes dhe ndikimin ne drejtesi, i takon vete asaj te merret. Pra efekti te perjashtimi i Saliut nga jeta politikke me vote, si themeli i demokracise. Ai, si minues I demokracise, dhe vete brenda PD, nder vite ka krijuar aty nje gjendje 'kenetore', e cila e ka degjeneruar atë në një pothuajse prone te tij, çka u demonstrua menjehere pas asaj qe ndodhi në vitin 2021-2022 me “foltoren” e tij. Dhe akti apo deklarata e propozuar, do duhej bere menjehere, pavaresisht se jemi në kohe fushate. Opinioni publik, me pune sqaruese, do ta kuptoje se me kete nuk demtohet vota per PD, e asaj legale pavaresisht se e demtuar rende, perkundrazi mendoj se në keto kushte, votat edhe per pushtetin lokal ndaj saj do t'i shtohen me shpresen se tashme vertet do të shpetohen nga nje e keqe më e madhe. Humbjen e shpreses. Per kunder kesaj, kjo do të shtronte rrugen që menjehere pas zgjedhjeve, ku edhe pse kesaj rradhe humbja perballe socialiteve do jete evidente, siç gjasat jane, do te lind shpresa per nje opozite ndryshe. Qellimi i saj do jete nje rritje pertej pritshmerive te cilat te shtrojne rrugen per zgjedhjet parlamentare te vitit 2025. Njerezit, shqiptaret që në shumice e kerkojne rotacionin politik, do e mireprisnin shpresen per nje rilindje të vertete të opozites shqiptare. Paçka se në të mepastajmen, formacioni qe do ta perfaqesoje opoziten, do kete emrin PD (ndoshta dhe jo) apo çfaredo emer tjeter qe aksioni politik dhe organizativ, i pas zgjedhjeve te 14 majit, do të na ofroje. Jam i bindur qe ky akt, paralel me fushaten, por edhe në dobi te saj, do pritej sa me interes aq dhe me besim. Në te kunderten, me gjendjen e deritashme te opozites me Sa-lehun, hajdutin dhe spiunin Meta/j-n, apo gjithe ronxhobonxhot e tjere te tranzicionit te grumbulluar në dy partite "e medha", që keta kane perfaqesuar apo perfaqesojne, por dhe në parti te tjera qe kane vetem sigla dhe kryetare, por jo elektorat, qe u rrine mbrapa per perfitime vetjake, dhe që deri me sot i kane vjele bajagi mire, socialistet me apo pa Edi Ramen, do t'i kene në pushtet edhe në vitin 2029. Duhet veprim, aksion politik dhe jo diskutime teorike. Ndaj eshte gje mjaft pozitive kjo qe sapo ka filluar. Politika e tille eshte. Arrin suksesin ai qe vepron dhe qe njeherazi eshte kembengules në ate qe do te arrije, edhe pse rruga nuk do jete e lehte perkundrazi do jete e veshtire.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ebi

              Fakti qe Mero ju perkrah tregon qe nuk jeni ku duhet. Se dyti falenderoj Meron per mundesine we na jep per komente.Media me e hapur ne vend. Te tjeret e kane mbyllur komentin me kohe.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KATUNDARI

                Zoti Neli mbi cilen idepllogji u ngrit P D a mund te na e thuash se ne jemi katnar zoti kratar .

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zot na fal cfare ke krijuar ! peden

                  KATUNAR ! Me ideologjine SHKATERRO SHQIPERINE.

                  Përgjigjjuni
                2. a
                  anti anarkisti

                  Ti zotri, paske nevoji ta shërosh vetin e pastaj të dalëshe flasës etë lavdëroshs mafin PD. Po si të harrohet gjithë ato krime, plaçkitje dhe hajni dhe djegjen e Shqipërisë për hir të serbo rusëve dhe që tash po dalin faktet se /kanë marr RUBLA/. E dimë se sa viktima i shkaktoje S. Berisha me bandat këto 32 vite. Vetëm 1997 ishin rreth 4.000 të vrarë /shënime nga rrijeti ssocial/. Pse kjo e gjithë kjo për ta dobësuar Shqipërinë të mos mundet ta ndimojë Kosovën në vitet e 90 dhe e bëni Berisha dhe Meta e tjerë NON GRAT. Paskeni harrurar se si e furniznte rgjimin kriminal të Millosheviqit me NAFTË nën embargo të OKB e qindra krime tjera. Kaq ketë herë.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Infermieri me eksperience ne dy sisteme

                    Zoti neil si njeri psikoterapist qenke i semure psiqik dhe bej kujde te sherohesh, beji sherbim profesionit te fushes, se po vazhdove te kesh keto ''mendime shprese'' nga pede-ja, shume shpejt do te jesh pacient i Psiqiatrikut... Saliu, pd dhe te gjithe ''filizat'' e saliut pa perjashtim jane e kunderta e shpreses tende. Mbaje mend kete te vertete, po deshe shendetin tend dhe te shoqerise shqiptare. Nje i çmendur per 30 e me shume vite me radhe e ka çmendu kete vend, e ka poshteruar, e ka vrare, e ka varferuar, e ka arratisur shqiptarin... Ti shpreson ne lulin, alibehun, bardhGazin e compani?! Te gjithe jeni produkt i salihut, o doktor psihiater!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje