Ka mbaruar ndeshja, Doktor!

18 Prill 2023, 17:20Blog TEMA

Ka mbaruar ndeshja, Doktor!

Nga Dritan Hila

Sot nuk mund të rrinim pa diskutuar fushatën e hapjes së ditës së shtunë të koalicionit të Berishës dhe Metës. Gjithçka ishte përtej pritshmërive në sensin negativ, nuk pritej të ishte ndonjë miting i madh, sepse dhe herë të tjera e ka treguar që nuk ka funksionuar. Aq më tepër mbas mitingjeve të vazhdueshme kur kërkoi formimin e një partie politike të re ose të mbante premtimin e PD, që të rrëzonte Ramën. Koha tregoi që nuk e rrëzon dot Ramën, koha tregoi që nuk është më ai i pari, ose më saktw nuk ka evoluar fare, ka mbetur ai i pari. Me të njëjtën ideologji dhe teknikë, mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe mesa duket këtë vetëm Berisha nuk e kupton.

Berisha e humbi shansin e madh të largohej në 2013 mendoi që po bënte shejtan- budallain duke ndenjur brenda PD dhe duke komanduar PD-në, duke lënë Lulzim Bashën, por harroi që ai ishte çiraku dhe nuk ja hidhte dot mjeshtrave që ishin amerikanët, ata që edhe i kishin mësuar zanatin. Aq më tëpër e mjerueshme bëhet pamja e Sali Berishës kur shikon stadiumin pothuajse bosh. Kjo kuptohet nëse ata që e kishin mbushur ishin përfaqësues të LSI-së apo ishin ata të PD që mendonin se duhej Berisha të hiqte Lulin, sepse këta nuk e hiqnin vetë, mirëpo Berisha nuk mbajti premtimin të ikte dhe vetë. Mirëpo ky koalicion ka një problem të madh, mungesa e besueshmërisë, mospasja e SHBA-ve në krah.

Ardhja një ditë para e Escobar, deklaratat e tij pa pikën e diplomacisë, padyshim që kanë pasur efekt në ndjekësit e foltores. Padyshim që ja ka dalë të bëjë esëll edhe një pjesë të mirë të atyre që e ndiqnin mbrapa Berishën me shpresën se mund të ndryshojë. Pamja e nxirë e Ilir Metës kur doli nga takimi tregon që bisedimet nuk kanë qenë fort të buta, ose pa ton të ashpër nga ana Escobarit. E vërtetë që në sytë e opinionit publik dalja e Metës nga takimi me Escobar është një lloj oksigjeni sa i përket asaj që ‘shiko se nuk jam njësoj si Sali Berisha’.

Mirëpo pamja e zymtë pas takimit tregonte që aty nuk kishte diskutuar për gjëra të ëmbla, por për gjëra të hidhura. Ne jemi në një situatë ku opozita i ka kuotat më të ulëta se kurrë dhe ajo që bie në sy është rënia e popullaritetit të Berishës. Berisha sa vjen e po mblidhet dhe po tkurret. Tashmë është një hije e vetvetes, është një personazh që avash avash rrezikon të kthehet dhe qesharak. Kemi zgjedhjet lokale por mos harrojmë që një pjesë të madhe të votave të koalicionit do ta ketë dhe Ilir Meta, kështu që e vështirë nëse do të bërtasë ‘fitore’.

Më pas vijnë zgjedhjet e përgjithshme ku padyshim do harxhohen të gjitha bateritë. Por mendoj se Sali Berisha do shkojë shumë i lodhur në zgjedhjet politike, nëse do t’ i arrijë zgjedhjet politike, sepse përllogaritjet janë se do dalë shumë keq edhe në këto zgjedhje. Do kenë rëndësi përqindja e votave që do marri por kjo përqindje nuk është fortë domethënëse duke përllogaritur që ka peshën e vet dhe vota për kandidatët. Ajo që është evidente është sepse kjo betejë po konceptohet si betejë politike, jo më kotë ne shohim udhëheqësit kryesorë Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe nuk shohim fare kandidatët që do jenë konkurrentë.

Për Berishën kjo është periudhë jetë a vdekje dhe Rama e ka pranuar këtë zgjedhje dhe nuk do duhet deri për zgjedhjet e përgjithshme që ta kuptojë populli sepse analistët e kanë kuptuar që fati i Sali Berishës tashmë është i vulosur. Ndeshja e tij politike, ndeshja e tij e jetës ka mbaruar në një stadium të zbrazur. Një fat që ai e kërkoi dhe e ndërtoi vetë. Pavarësisht se jeta i dha shumë mundësi ai u kujdes që të gjitha t’i shkatërronte dhe të linte në fund të historisë së tij një emër shumë të keq.

24 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati.

    Prit komentuesit e QOFTELARGUT SHPELLAR dhe MALOK, çakallit Brrishe, qe te kerkojne "gjilperen ne kashte" per te kundershtuar QARTESINE GAZETARESKE te zotit Hila.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktorri i pamposhtun

      Poshtë komunizmi anglo- amerikan, poshtë Edvini, legjenda jonë Berisha është i pavdekshëm e i pamposhtur. Ne do të fitojmë përballë gjithë sorisianëve.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Raimond do t'i durojme edhe 4 jave dhe do shohim ne 15 maj nese zhduken siç parashikon zhelefina hahahaha

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zot na fal cfare ke krijuar ! Vampire.

          Rajmond ! Idhulli yne VAMPIRI ka marre fund. .Gjej nje VAMPIR tjeter. RESPEKTE

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hajduti Sali kompani.

          Bajga Sali dhe kopeja duhet ti behet inventari per gjithcka qe kane vjedhur.me pas te vazhdoj me te tjeret nga te gjitha partite . Sarajet duken sheshit besoj se jane mjaftushem per te futur vampiret ne kafaz.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Z. Hila, të rrish e të shpjegosh të ardhmen politike të Berishës apo të Metës është një turp matanë çdo turpi që ka ndodhur që pas vitit 1944. Turpet e Metës she Berishës tashmë ja kanë kaluar atyre të diktatorit Hoxha. Do të ishte shumë herë më e llogjikshme që të shkruash se si do ishte zgjidhja më e mirë që keta njerëz të shkojnë në gjyq për çfarë kanë bërë, para se të kenë një vdekje natyrale. Këtë do populli dhe jo paçavuret e tua elektorale dhe fjalimet e Ramës me batuta. Turp të keni të gjithë!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Papagalli i zi.

              Papagalli i zi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pilo Lala

                Dritan Hila, analist i sakte, pershkruan kurben e Saliut ne menyre perfekte. Une do ti shtoja edhe burgun e Shkelzen Berishes , edhe Malltezit, kjo do e fuste ne dhe te gjalle Sali ziun.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dritani

                  Z. Hila, Berisha është nje kukull ne duart e miliardereve qe ai krijoi e qe nuk e lejojne te terhiqet. Ata ia kane marë Zenin peng; po te provoje Berisha te terhiqet, Zeni shkon direkt ne burg nga Kastrati, Ulaj e shume te tjerë. Atyre u duhet akoma Berisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maloku

                    Ahahahhahaha, po pse ke frike o raimond! Po leri njerezit te komentojne se jemi ne demokraci. Tani... pasi the Malok, shpellar, cakall, duke treguar "qytetarine" tende une si malok qe jam po te them vetem qe Berisha e Meta jane ata qe jane, nuk i heq pike e presje. Por qe Edvin Rama eshte hajdut 2 metra, qe ta ben kilometrin 20 milion euro ne vend tw 1 milion. Qe ju merr tokat pronareve te ligjshem gjoja per interes publik e pastaj nderton kulla, qe vjedh 460 milion euro gjoja per te na dhene shendetesine falas nepermjet check up it mjekesor qe avulloi ne xhepat e tij, qe vjedh 500 milion euro per te ndertuar inceneratore qe nuk punojne dhe me pronare qe jane ne kerkim, qe paguan 97 mije euro ne dite per anijet- gjeneratore te naftes qe i solli nga bangladeshi nderkohe qe nuk prodhojne asnje kilowat energji, KJO SKA PIKE DYSHIMI O RAIMOND. E ke kryeministrin hajdutin me te madh te historise se shqiperise o Raimond. Prandaj ta votosh e ta kesh me jete se ky popull keta fare liderash meritokan. Te fala Raimond

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ardes

                      Fuck bastardit..

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ylli

                        Sa me teper lehin kunder Saliut soji i Hileve koneve servileve te pushtetit Rames, aq me shume i shtohet jeta Saliut.

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vazhdoni luani me Fotoshop o pederaste te flliq

                          vazhdoni nji Kerme ,nji qenie me te shemtuar te ksaj Bote ,nga cdo kenveshtrim ti jepni nji Imazh manipulues per Opinionin mor gjaperinje te barkut grek . Ky eshte nji Jashteshqitje e njerezimit ,nji qelbs shurrak , nji kriminel e tradhetare i Kombit ,nji cop Muti qe shqiptaret ja njohin mi surratin ne origjinal o Hale

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alb

                            Po nuk mund te behet m*ti pipeq

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Genci

                              Ik more Sali krimineli, super hajduti, minuesi i demokracise antiamerikan i felliqur mos te shofim me se na dhembin syte . Ik o dhendri i serbeve qe furnizove serbet te luftonon Kosoven , je pergjegjes i mijra te vrareve .Mashtrues i mashtrueseve, genjeshtar i genjeshtareve …. Nuk mund te shkruaj me gjate , ky felliqesire nuk meriton asnje minute ta humbasesh .., Je turpi i kesaj toke o Sali mavria. Krijove antimerikanizem ketu ne kete , qe ne jetojme si kombe , Shqiperi , Kosove vetem me mbeshtetjen e amerikaneve . Ike plaku Mere ike ..,,, Te rrezuan per se gjalli si Enverin por atij i rrezuan bustin ty te injoruan dhe poshteruan per se gjalli sic e meriton o kriminel i krimineleve . Ptu, ptu, ptu dhe ptuuuuuuuuuu e madhe mu ne surratin tend skrop te zi.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Papagalli i zi.

                                Genci ok ok por ky Kryekriminel meriton jo sic veprohet,,ky duhet terhequr Zvare neper Bulevard plehra deri ne Vicidol.. Nuk e di se si rrezikojne koken dhe ata gjoja Bodiguart...i thnecin se po plasi Bam Bam kta Bodiguarten jane te paret qe shtrihen perdhe.. Shkoni mer mbroni Familiete juajaja dhe jo nje Kriminel.

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Larg kjoft.

                                Ky doktor???????

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rracen ku ta kesh, o kopili i Shkaut.

                                  Khiiihihihi, khiihihihi, khiihihihi. Zgërdhihu o shkerdhatë, por po del fjala që thotë, qesh kush qesh i fundit o dobiçi i Shiqere kurvës.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjeli

                                    Ka mbaruar ndeshja zagar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      SPAK

                                      Z. Hila! Mendoj qe nuk ja vlen me njerez injorante si Bumci dhe Shehaj! Jane papagaj te Saliut! Flasin me te njejten gjuhe dhe me nje budallallek te dukshem! Jane berishiane! Largimi po ndodh kudo, por jo per Edi Ramen se sa me shume sepse jane te pashprese per Saliun! Do te kthehen nje dite! Por bashke me Saliun ate hirizont kane si provinciale. C'mund te jape me shume Saliu se sa Kali qe kishte ne Vicidol! Keta si Saliu dhe Likja por edhe mijra te tjere qe erdhen nga malet sollen edhe kulturen e tyre! Aldos nuk i jepnin nuse dhe plakat e lagjes ishin te shqetesuara per te dhe me ne fund ja gjeten nje!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nemesis

                                        E detyroi Ramen te rrite rrogat, kaq mjafton. As te thoi i kembes nuk i arrini Berishes per nga energjia e popullariteti te gjithe ju analistet patronazhiste te ripjelljes me meron ne krye.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Ushtari.

                                          O Sale ta hodhi Likja kete rradhe e mbushi nje pjese te mire te salles me sta te vetet deri sa foli vete kur dole ti sta u ngriten dhe iken.Besoj se e kupton kaq gje.Edhe po bere sikur nuk e kupton nuk prish pune se rrezultatin njelloj do ta kesh me dt 14 maj ora 24

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tosku

                                            45 vjet kaluan me rrezikun anglo-amerikan. 30 vjet po kalojme me rrezikun ruso-turko-kinez. Popull pa dinjitet dhe taban. Tani skilet e sigurimit kane marre hov dhe shkruajne artikuj, qe flliqesira antishqiptari pa asnje vlere Rama tu hedhi nje kocke. Pthu.. bastarde te sigurimit, qe nuk u ka hyre gjemb ne kembe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lasgushi

                                              O Tan Hila! Shumë mirë flet e analizon.Por një gjë nuk e thua saktë.Pse u boshatis stadjumi,gjatë mitingut. Pjesëmatësit,padu u pataqitën,morën paret e premtuara si dhe ushqimin.Bukë e djathë.Nuk ju ruajt më për Salën,Liken,as dhe për Misin Garo dhe ikçn në punën e tyre. Këta janë pasuesit e këti formacioni politik.Në fund për të do votojë vetëm Liria me Monën

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje