Në vend që të vinin vetullat, nxorën sytë! Çfarë do ndodhë me ta pas humbjes?

18 Prill 2023, 11:35Blog TEMA

Në vend që të vinin vetullat, nxorën sytë!

Nga Bedri Islami

Një gjë do të jetë shumë shpejt më e qartë sesa tani: Mitingu i hapjes së fushatës zgjedhore të opozitës, në vend që të vinte vetullat, i nxori sytë organizatorëve. E keqja nuk qëndron në vendin që kishin zgjedhur dhe që dikur e kishin mallkuar, duke premtuar shembjen e tij; nuk qëndron as në njerëzit që kishin vajtur nga i gjithë vendi për të parë diçka ndryshe, gjithnjë me mendimin se një ditë, edhe këto mund të ndryshojnë; as në fjalët që u thanë, të cilat ishin të njohura dhe dihej se nuk do të flitej ndryshe.

E keqja qëndroi në mungesën e ideve dhe të vizionit. Në mungesën e guximit dhe të shpalljes së një doktrine të besueshme, që mund të kishte një frymë ndryshe dhe të ngjallte besimin që mungon.

Nuk më bëri përshtypje që kryekomisioneri Çelibashi vendosi të lërë pa emër drejtuesi koalicionin opozitar. Dihej se emri i Ilir Metaj nuk ngjall më as shpresë dhe as besim. Nuk frymëzon, përkundrazi tremb çdo njeri që ka të drejtën të mendojë; nuk është as lider dhe as prijës; emri i tij është bërë prej kohe sinonim i grabitjes, lëkundjeve dhe përdredhjeve politike, i njeriut të punëve të errëta, i cili fshihet edhe nga vetja, jo më nga një dendësi opozitarësh, të cilët prej kohe, të keqen e kanë parë në lidhjen politike nga zori, mes shefit të tyre, të cilit ende i besojnë dhe drejtuesit të një grupacioni familjar, ndaj të cilit nuk kanë pasur kurrë besim.

Nuk më trazoi as fakti se në kohën kur mbahej ajo që mendohej si fjala kryesore e mitingut, shkallët e stadiumit ishin thuajse bosh.

Njerëzit e lodhur nuk e pritën dot fjalën e themeluesit të Foltores, që edhe pse mund të ishte në të drejtën e tij për t’u quajtur shumicë opozitare, përsëri gjeti strehë në sqetullën e mikut të tij të tanishëm, me të cilin më shumë janë puthur kur kanë qenë në hall, sesa kur kanë qenë në pushtet. Largimi nuk është vetëm shenjë e lodhjes, por e mungesës së ideve që pritën, e rrugës që do të ndiqej, ndryshe kësaj here, e frymëzimit që nuk mund të vijë as nga autobusë butaforie, e aq më pak nga kandidatë që nuk thoshin asgjë ndryshe nga sa i kishin thënë.

Është e vështirë të gjesh qoftë edhe një ide frymëzuese në gjithë atë çfarë ndodhi në mitingun e opozitës. Rutinë dhe mungesë frymëmarrje. Nerv i shkuar dëm dhe fjalë që nuk thonë asgjë. Kërcënime të përsëritura dhe thirrje që vinin nga fjalori i vitit 1991. Askush nuk u largua që andej, duke e ndjerë veten më të aftë për të bërë diçka ndryshe apo më i guximshëm. Asnjëri nuk ndjeu besimin në vete se gjërat po ndryshojnë.

Përse ndodhi e gjithë kjo? Ka disa shkaqe.

1.Megjithëse u bënë më shumë se tri dekada dhe në këto dekada janë shembur kufijtë mes së majtës dhe të djathtës, idetë e opozitës kanë mbetur të njëjta dhe të përsëritura deri në mërzitje. Nuk mund të ngjallësh shpresë me kambanat e vjetra të të njëjtit fjalor politik, e për më tepër, edhe pas kaq kohe, përmes të njëjtëve njerëz dhe figura politike.

Prapështia e qeverisjes së tashme mund të duket e pranueshme, kur përballë saj vendoset një tabor, i provuar disa herë dhe i rënë nga vakti, po ashtu, disa herë. PD e Berishës, apo Foltorja e Rithemelimit e quan veten të djathtë dhe mundohet të mbushë mendjen se përfaqëson idetë e së djathtës europiane.

Në të gjithë mitingun, edhe nga 61 dishepujt, edhe nga “i majti” Metaj, edhe nga i djathti Berisha, askush nuk dëgjoi një ide të së djathtës që lidhet me pushtin lokal, qeverisjen vendore. Nuk mund të thërrasësh njerëzit për shefat e bashkive dhe të mbash stekën vetëm te pushteti qendror.

2.Koalicioni ka problemin e tij të madh: Në të është përzier në një fuqi edhe vera, edhe uthulla.  Pra, edhe figura të devotshme të ardhura nga shoqëria civile apo pjesë e natyrshme e opozitës, por edhe mitingashë që presin të marrin pjesën e vet sapo të marrin një fillim pushteti. Të parët, edhe pse mund të jenë të gabuar në idetë e tyre, janë pjesa më e mirë e një fushate. Ajo beson me forcën e njeriut që kërkon të ndryshojë diçka, edhe pse e di se ky ndryshim kërkon më shumë mend, sesa forcë e dhunë.

Aty janë përzier përfaqësues nga familjet e të përndjekurve politikë, klasë që gjithnjë e më shumë nuk gjen veten në opozitën e tashme dhe militantë të dikurshëm të monizmit. Ka të dënuar dhe denoncues. Të vuajtur që kërkojnë ëndrrën e tyre dhe lakmitarë që duan të rritin pasurinë e tyre. Një pjesë mendon për ringritjen e shtetit, pjesa tjetër për rrjepjen e mëtejshme të shtetit. Në shkallët e stadiumit kishte të uritur që kërkojnë të kenë dinjitetin e tyre njerëzor, ashtu si kishte edhe një klasë të re oligarkësh politikë, të cilët nuk e dinë mirë pasurinë e tyre. Ata që folën ishin në shumicën e tyre nga të dytët, të parët ishin të heshtur dhe askush nuk u kujtua për to.

3.Koalicioni, në dukje, ka dy drejtues. Berisha dhe Metaj. Në fakt është vetëm një. Berisha. I dyti nuk kishte as guximin të vendoste emrin e tij në një fletë votimi, pasi e dinte se humbja do të ishte më e madhe nga sa mendohej. Do të ishte e vështirë të detyroje një fis të për ndjekur politikisht për vite të tëra të besonte në një njeri, i cili ende dyshohet se ka qenë pjesë e fshehtë e shërbimit të sigurimit të shtetit.

Në mos kaq larg, ka qenë pjesë e besimit të sistemit, për derisa ishte vendosur në rolin e drejtuesit të rinisë së fakultetit.

Berisha nuk mund të vendosë emrin e tij. Jo thjeshtë se është ‘de jure’ pa strukturë politike, kur në fakt këtë strukturë e ka qindra herë më të madhe sesa struktura e Lirisë së familjes Metaj, e dhjetëra herë më të ndjeshme sesa ajo çfarë ka mbetur nga Basha, por sepse është njeriu i parë, i nomenklaturës së lartë pluraliste, i damkosur i padëshiruar dhe i ndaluar nga dy shtetet e mëdha anglo-saksone.

Shpresa e tij, apo propaganda e bërë në dhjetëra mitingje se, pas fitores gjithçka do të jetë ndryshe dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit do të bjerë në gjunjë para tij, u shuan pak ditë para mitingut, nga i dërguari i posaçëm Eskobar. Çuditërisht për opozitën, edhe funksionari i lartë amerikan foli në të njëjtën gjuhë dhe mbajti të njëjtin qëndrim si ambasadorja e shtetit të tij, ç’ka përbën vijë dhe jo mendim vetjak.

Koalicioni me drejtues Berishën, duan apo nuk duan opozitarët, është poli i kundërt i asaj që ndodhte 30 vite më parë. Asokohe ambasadori amerikan vendosej në krah të Berishës, sot është përballë tij. Dhe, do të rrijë kështu deri në fund.

Një opozitë e tillë, që shpall kredon e saj luftën, tashmë të hapur ndaj dy shteteve demokratike, thelbësorë në rendin e gjërave, duhet të kishte, të paktën, një vizion tjetër, të përshtatshëm me atë çfarë ndodh.

Lufta e dyshes opozitare, megjithëse duket se është kundër qeverisë ‘Rama’, në miting kishte tjetër frymë: ajo ishte shfaqja e hapur e ndjenjës antiamerikane, dhe më tej, mëri dhe zemërim ndaj fraksionit Basha, që krejt mirë, nëse do i përmbahej mitingut të dhjetorit, kur premtohej lejimi i fraksioneve, mund të ishte një pjesë brenda të njëjtit grupim.

Të jesh kundër lëvizjes Basha apo Alibeaj është e kuptueshme për opozitën e tanishme. Ka qenë e tillë që në krijimin e saj. Asnjë forcë tjetër politike, në 32 vite, nuk ka pasur kaq shumë ndarje, mallkime, poshtërime, rrahje, përsëri përqafime, pastaj ndarje të tjera. Lufta brenda llojit ka qenë me akuza dërmuese dhe puthje marramendëse. Asgjë e re nuk ka ndodhur nga këto ndarje dhe asnjë mendësi e re nuk është krijuar. Nuk është përfituar nga ndarja, e aq më pak nga bashkimi.

Të jesh motori i lëvizjes kundër Shteteve të Bashkuara është antihistorike, e dëmshme dhe vetë vrasëse. Halli i një njeriu apo i një a dy familjeve nuk është halli i opozitës. Të synosh të ngresh një dallgë kundër SHBA, për të krijuar liqenin tënd mbrojtës, nuk është vlerë. Në 32 vite asnjëherë nuk ka pasur një rrymë të tillë kundër dhe nuk do të ketë. Krijimi i kësaj rryme nuk ka qenë pa pasoja në vetë mendësinë e një pjese të opozitës, ç’ka mund të ndiqet shumë lehtë në rrjetet sociale.

Për një pjesë të opozitës, pikërisht nga mllefi i krijuar në familjen Berisha apo në familjen Metaj, Amerika nuk është më vendi i lirisë, tempull i demokracisë; përkundrazi, për to, e keqja po vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga presidenti i demokratëve dhe duam apo nuk duam, rikthimi i Berishës lidhet me rikthimin e ish-presidentit amerikan Trump. Naiviteti politik, i shoqëruar me turin e mllefit dhe të zemërimit, ka qenë shkaku i asaj që po ndodh.

Berisha dhe Metaj, në rrugëtimin e tyre të gjatë politik, kanë qenë gjithnjë të pa parashikueshëm. Kanë qenë armiq për kokë dhe miq besnikë, kanë synuar të përjashtojnë njëri-tjetrin nga Parlamenti apo e kanë burgosur; janë puthur dhe janë sharë deri në dhjetë breza; kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje, vjedhje, grabitje, e pastaj, kanë fshehur vjedhjet që ka bërë njëri apo familja e tjetrit. Janë bashkë tani nga halli, jo nga malli, përbetohen duke parë me vëmendje se ku do të shkasë këmba e tjetrit. Metaj ka lidhur fatin me Berishën, edhe pse e di se është ‘non grata’, jo se nuk e di rrezikun, por pa Berishën ai është hiç. Asgjë. Do të kthehej në një forcë minore, si ajo e Dules. Shtojcë. Tani pret që “plaku” të ikë dhe të jetë i vetëm. Njëshi. Edhe pse e di se shumica e demokratëve do të jenë kundër. I humbur se i humbur, ia vlen ta provojë.

Për të gjitha këto, mitingu nuk lindi shpresën. Lindi pikëpyetjen e madhe: Çfarë do të ndodhë pas humbjes?(Dita)

10 Komente

  1. F
    Fatmiri

    Asgje nuk u ndodh pas humbjes.Dihet me saktesi reagimi.Lulbrava na vodhi votat:Duam zgjedhjevte reja,se ndryshe mbaruam!

    Përgjigjjuni
    1. m
      mos qeshni po mundet

      Sipas Bedros e keqja e kandidateve te opozites eshte mungesa e ideve dhe vizionit. Dhe jane figura qe vetem njeri, Bardh Spahia ne Shkoder ka 1 vit ne detyre. Sepse (sipas Bedros, gjithmone) tere idete e vizionet na qenkan tek keta te perzgjedhurit e Rames qe jane brenda atyre zyrave te Bashkive prej nga 8 vitesh e deri ne ate rekordin e Maliqit me ate Topciun qe kerkon mandatin e 7-te (!)

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati i vërtetë

        Qesh mo qesh, po më parë na thuaj nëse di ti ndonjë gjë për Topçiun e Maliqit, edhe pse ai kërkon mandatin e 7-të? Si mendon më mirë e njeh ti, unë apo të tjerë larg atij komuniteti, apo ata që e kanë banorin e tyre, i njohin dhëmbë e dhëmballë dhe përderi sa nuk u del një kandidaturë tjetër sfiduese votojnë përsëri atë? Çfarë ka këtu antidemokratike, që të ka bërë zotrote të gajasesh? Jeni aq gjytyrymë ju sa nuk shihni se cilët janë qesharakët, të cilëve u shkoni pas. Vazhdoni se, me ju nuk do qeshin më, por do tallen.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Topcen mbajeni kryetar edhe pas vdekjes or ti 'Demokratiku' pe verteti, se nuk do ju tall askush por do ju rrethojne me mur e do ju vene tek dera tabelen "Spital Psikiatrik".

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Kurse juve vazhdoni ti shkoni nga pas koqeve te fishkura te non-grates dhe spijunit Metaj. Juve more zoteri ju ka marre mendjen perendia, prandaj beni opozitarin e kujtdo qe eshte kunder nevojtores se Berishesapo lesh e lise te familjes Metaj. Fakt eshte se midis dy te keqijave do detyrohemi te zgjedhim ate me te voglen, qe ne kete rast eshte ajo e Edi Rames. Berishen e provuam me se nje here dhe vrau mbi 2 mije te rinj e te reja ne 97-ten, ne Gerdec dhe ne mes te bulevardit te Tiranes dhe vodhi sic i deshi qejfi te bijeve. Meten e pame live ne videon e te ndjerit Dritan Priftidhe e kemi te qarte qe nuk la dollar pa vjedhur sa kohe ishte ne pushtet. Ketij te fundit, i kemi degjuar vetem akuzat e Berishes, me genjeshtrat e te cilit jemi mesuar dhe nuk na bejne me pershtypje, por deri me sot asnje fakt real nuk i ka dale. Po qe se zotrote ke ndonje kandidature me te mire, na e thuaj qe ta votojme se na ben nder. Ne te kunderten, ben me mire te shikosh punet e tuaja ne vend qe te na japesh mend kur nuk ke vete.

            Përgjigjjuni
      2. S
        Sqarim

        E keqja qendron ne “ MUNGESEN E IDEVE DHE VIZIONIT” -thote artikullshkruesi . Po ku pyesin militantet per ide dhe vizione more hajvan? Po Edi fitoi mandatin e pare me “ legalizimet FALAS” . Mandatin e dyte me “ Tepsine dhe Timonin mua” . Mandatin e trete pa thene asgje. Po nuk pyt populli per IDE o milet, megjithse ky po spekullon se çdo kandidat ka sjelle projektet e tij per qytetin perkates. Beje thjesht propaganden per Qeverine edhe leri kto karlliqet , jo ka ide jo ska ide.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA !

          Sqarim u bindem.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Emigranti U S A

          I nderuar Bedri i lexoj me qef shkrimet e tua por mendoj ndodhi ajo qe pritej te ndodhte . U gezova shume kur vedosen qe hapje e bene ne stadium se atje u numuruan tere mbeshtetesit e nongrades se po te ishte bere jashte ne bulevard do ma canin menderen tere fushaten na erdhen 200 000 e me shume shikoni c’fare mbeshtetje qe kemi e ndodhi ajo qe dihej dmth diten e hapjes u vendos edhe fitorja me e re e Edi Rames qe i urojme sherim te shpejte .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tartufi

            Ti je nje lloj hajvani ,dhe qe ri ne USA ,qe qejfet jane te pa mbaruara ,qejfi tend me i madh eshte te lexoshe bajgen Bedri ! Turrmat te gjitha jane nje soj si ata qe kane qejf Bedriun ,si ata qe kane qejf Saliun. Problemi me i madh qeflinjeve ,qe rine pas bajgave eshte se nuk marin vesh [ c eshte qejfi ] Idiot me fat te kufizuar ne fund te Xhamajkes Av ku fillon Xheriko Ter ,,, atje do te gjeshe tre ndertesa ,ku brenda kercet [ pidhi me ngjyren e cokollates ,ku perpara deres shkruhet [ Ketu qejfi nuk mbaron kurre ] I mjeri ti qe po tretesh me qejfin ,qe nuk ka lidhje me qejfin ,por me bajgat njerezore.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Llazi

            Te mjere! Rama, Berisha dhe Meta ja u fusin cdo dite. Ju beni tifozllik. Ata kane ndare dhe bashkite. Sic kane ndare pasurite e ketij vendi. Ju kujtoni se po vuan Berisha apo Meta? Apo se do vuaje Rama kur te dale ne opozite? O te mjere! Ata jane miliardere. O te mjere! Te shkretet ju.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje