
Ai fundmarsi në Tremont st. në Boston, Ma. të SHBA do të mbahet mend gjatë. Jo vetëm nga shqiptarët në breza, por edhe nga vetë amerikanët dhe media, bibliotekat e historia serioze e atdheut të dytë të emigrantëve. 26 vjeçari Fan Noli sapo ishte dorëzuar prift. Dy javë më pas, jep Meshën e Parë në Gjuhën Shqipe. Në vigjilje të Pashkëve! Pak ditë më vonë, në Kishën e Shën Gjergjit, do të gurgullonte ligjërata e parë panegjerike për Skënderbeun, nga goja e njeriut që më vonë do të etiketohej paradoksalisht si “bolshevik”. Në një kohë kur deklaronte se “S’kam më as nge, as qejf, as takat për politikën, këlliçi im politik është varur në muze dhe nuk del s’andejmi kurrë”. Ky shqiptar i madh në dituri e atdhetari, pasi ishte përjashtuar nga matura e gjimnazit si organizator i një greve, në moshën 22 vjecare filloi shkrimet publicistike që polemizonin me shtypin grek. Por ai polemizonte edhe me majën e gjilpërës. Madje arriti të përkthejë në greqisht veprën programatike të Rilindjes sonë Kombëtare “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” të Sami Frashërit. Në Amerikë punoi deri punëtor në një sharrë druri ! Dhe pastaj si redaktor, korrektor e deri shpërndarës i gazetës së parë shqiptare “Kombi”. Pseudonimet Theofan Mavromati, Ali baba Qyteza, inicialet ABQ etj, u bënë të dashur për bashkëatdhetarët e tij. Idetë liridashëse dhe notat kryengritëse nëpër shkrime; shoqërimi për 3 muaj i patriotit të shquar Bajo Topulli dhe botimi i librit të parë “Izraelitë dhe filistinë”(dramë në tri akte); themelimi e drejtimi i Shoqatës “Besa-Besë” etj, e kishin bërë me krahë drejt majave të shqiptarisë. Mesha e Parë në Shqip mbeti një nga kulmet e tij patriotike. Dora e Konicës nuk u mpi aspak, mori penën e shkroi: “Dita që meshoi për të parën herë, është një ogur i bardhë në udhë të përparimit tonë. Dhe as e harrojmë, as mund të lemë të tjerët të harrojnë !”. Më tej botoi librin e parë të liturgjisë në gjuhën e nënës dhe numrin e parë të gazetës “Dielli”, por mban edhe një ligjëratë solidariteti me kryengritësit e Kosovës, udhëhequr nga Isa Buletini, dy vjet para Shpalljes së Pavarësisë…
Jo rastësisht i kujtuam këto pak episode gjurmëlënëse gjatë javës së fundit, Java e Madhe e Pashkëve. Po ç’farë ndodhi në Selanik, fiks 115 vjet pas ngjarjes në Boston ?
Për herë të parë u mbajt Mesha e Parë Ortodokse në Gjuhën Shqipe! Edhe këtë ngjarje jo të vogël emancipuese, emocionuese e pse jo frymëzuese, në Shqipërizën tonë sikur e mbyti Polit(h)ika pa moral. Kjo shushamë irrituese është kthyer në terror të pashembullt psikologjik e social, duke u gdhirë e ngrysur nën bombardimin e kronikave egërshane politike e të atyre me gjyqe, me krime, aksidente e veprimtari policore!
Media vetë zien e përpëlitet kryesisht brenda Unazës kryeqytetase dhe pret gojëhapur kasetat e gatshme të partive politike(?)…Dhjetra emigrantë shqiptarë të Selanikut, ortodoksë e myslimanë, ishin veshur si për festë jo të zakonshme(toleranca e famshme botërore e mëmëdheut tonë!). Bashkë me fëmijë, nipër e mbesa që do të kungoheshin për herë të parë, mbushën Sheshin Ippodromiu 2 para Kishës së Shenjtorëve Kostandini dhe Elena. Kjo ditë e paharruar hyri denjësisht në historinë e emigracionit shqiptar. Dihen tashmë ulje-ngritjet e marrëdhënieve shtetërore të dy gjitonëve shekullorë. Dihet kalvari torturues i refugjatëve fatgremisur nëpër male, fusha, fshatra e qytete. Por dihen ama edhe integrimet progresive të mjaft shqiptarëve në ekonominë helene, në Arsim, Kulturë, Shëndetësi e gjetkë. Mbi 3 dekada drithëruese e mbijetese me djersën e ballit, përballë politikave uloke e marroke në të dyja vendet. Por popujt e gjejnë gjuhën e komunikimit njerëzor më shpejt e më mirë se Qeveritë që vijnë e shkojnë, qoftë në punë e në shkolla, në miqësira e krushqira, në gëzime e hidhërime. Ndërsa intelektualët e profesioneve të ndryshme, krijuesit e artistët, veprimtarët e qytetëruar dhe sportistët etj, mbajnë ndezur e plot dinjitet emrin e kombit të tyre të lashtë në të dyja anët e kufirt gjeografik e historik. Fjala vjen, komuniteti shqiptar i Selanikut ka zgjedhur në krye të tij pedagogun e njohur të universitetit grek, Luan Zyka. Ky vlerësim, vizion e besim, po duket sheshit gjithnjë e më tepër. Të ndjehesh i barabartë midis të barabartëve, nuk mjaftojnë vetëm thirrjet e banderolat në mitingje shoqatash e sindikatash. Njerëzit e ditur u japin frymë dhe arritje reale. Konkretisht, Luani arriti të takohet posaçërisht me Mitropolitin e Selanikut, zotin Anthimos, 90 vjeç. Një takim e prezantim jo dosido. Një bisedë mirëkuptuese jo e shkurtër, pa paragjykime e prapagjykime të mbrapshta, hapur e pa dredhira, pa kurthe fjale a përtypje dhëmballe, pa provokime politike e fetare. Kuvendim i kulturuar e i qëruar nga nacionalizmat primitivë ku zakonisht fshihen matrapazët, horrat e xhambazët ekonomiko-financiarë, gjoja në emër të “interesave kombëtare”. Pra, nuk është e thjeshtë të imponohesh me kulturë e qytetari, me argumente mbushamendëse e pa kurrfarë fodullëku ballkanik, bosh e pa bereqet. Të jetosh e të punosh gati 40 vjet në Greqi, si Luani intektual, flet shumë. Ai e njeh mirë mentalitetin, zakonet e traditat vendase. Di edhe si t’i shpalosë me zgjuarsi e modesti. Kjo është “trimëria” e kohës së sotme, të dialogosh e të bindësh tjetrin me fakte, analizë të paanshme e pa britma militante. Në atë takim edhe minuti i fundit foli jo pak: Mitropoliti 90 vjeçar, u ngrit nga karroca (rrallë kishte ndodhur kështu), i dha dorën dhe i tha vetëm kaq :”-Kryetar, vazhdoni përpara ! Ke bekimin tonë…”.
Kisha e Shën Konstandinit dhe e Elenës, në jetën e saj kurrë nuk ka pritur e përcjellë aq emigrantë shqiptarë sa dita e Meshës së Parë në Gjuhën Shqipe. A e dini cili prift e realizoi shqip këtë Meshë të paharruar ? At Artem Cici nga Nivica e Sarandës ! “Është njeri i mirë e me zemër të madhe”,-më tha Andrea në Muzeun Historik Kombëtar. “Kemi qenë bashkë me studime në Universitetin e Athinës. Ishte ekselent, më i mirë nga të gjithë. Po më gëzon shumë me këtë lajm të gëzuar”…Ndërsa shikoj një foto të Luanit sypërlotur e qafë për qafë me priftin shqiptar, pas përfundimit me sukses të Meshës së Parë Shqip. Lotë gëzimi ! Emocione të natyrëshme e kuptimplote përjetoi edhe Ambasadorja jonë në Greqi, e cila kish ardhur enkas nga Athina(nga nëna i ka rrënjët në Lekël të Tepelenës, mbesa e mikut tim Thimi Suli). Ishin të pranishëm edhe pedagogë grekë, kolegë të Luan Zykës. Por edhe nga fisi i Hasan Prishtinës dhe nga Shkupi. “Ne nuk jemi Fan Noli, por ndriçohemi nga drita e pashuar e atij shqiptari të madh,-theksoi para të pranishmëve në Kishë, Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut.-Edhe kjo që po ndodh sot, është gjurmë emancipimi e dukëshme te shoqëria greke. Zbehen e ikin paragjykimet dashakeqëse që mbajnë varur mjegulla të grisura errësire nga e kaluara…”. Shumica e emigrantëve tanë atje, paskan krijuar edhe një “Bankë Gjaku”. Përshembull, pas aksidentit të tmerrshëm hekurudhor së fundi (ku humbën jetën edhe 6 shqiptarë), dhurimi i kësaj “banke” bëri jehonë mjaft pozitive në median shtetërore e private të Greqisë. Ndërsa unë kujtoj shpesh ditët e para të fillimit të Luftës në Kosovë. Kujtoj mitingjet shqiptare të papërsëritëshme në zemër të kryeqytetit grek. Kujtoj mbylljen e pabesë e të menjëherëshme të gazetës shqip “Zëri i Emigrantit”, ku punova me shpirt e pasion të veçantë sakrifikues që të dilte sa më cilësore. Dhe u shit gati çdo kopje ! Kujtoj presionet dhe kërcënimet e liga fizike e financiare të botuesit minoritar që hiqej shpesh si e persekutuar keqazi në Shqipëri(kishte punuar në Drejtorinë e Arkivave të Shtetit(?!). Kujtoj ftesën e shpejtë nga Qeveria Majko dhe dërgimin tim të posaçëm për Median e Informacionin në Kukës (Ruaj një fletore të madhe me shënime plot të pakonsumuara). Kujtoj edhe prononcimet publike të Luanit me shokë, përkrah mikut tim arvanitas trim e i mencur, Aristidh Kola, që iku befas në atë botë te Spitali popullor “Evangjelismoi”, në rrethana të dyshimta…Dhe dëgjoj në video zërin e fjalët shqip të emigrantëve tanë në Selanik, teksa shoqërojnë Meshën e Parë Ortodokse ! Kisha e njohur dhe Sheshi “Ippodromiou” folën shqip atë paradite prilli të shënuar, 115 vjet pas ligjërimit të parë të Nolit në Boston…Një nga dëshirat e themeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare ishte që ta qanin me ligje, me ligje labe: “Shpërblimi më i mjaftë do të jetë një këngë prej labësh dhe labëreshash kur të vdes”. Ndërsa një dorëshkrim i orëve të fundit (gati i panjohur, tekst lutjeje) u gjend në një sirtar të komodinës së tij: “Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëhere do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm !”. E tha bukur një miku ynë studiues:-C’ishte kjo lutje e Nolit në ditët e fundit të jetës ? Thirrje për t’i lehtësuar vuajtjet apo ndjesë për t’i falur mëkatet ? Një gjë është e vërtetë, që ai nuk e fsheh, dëshirën të shkojë në Parajsë…
Lum ata që nuk e mohojnë Gjakun dhe Gjuhën e vet ! Sepse në fund të fundit, tapia e një vendi janë Gjuha dhe Njerëzit…
Të jetosh e të punosh gati 40 vjet në Greqi, si Luani intektual, flet shumë. Ai e njeh mirë mentalitetin, zakonet e traditat vendase. Di edhe si t’i shpalosë me zgjuarsi e modesti. Kjo është “trimëria” e kohës së sotme, të dialogosh e të bindësh tjetrin me fakte, analizë të paanshme e pa britma militante. Në atë takim edhe minuti i fundit foli jo pak: Mitropoliti 90 vjeçar, u ngrit nga karroca (rrallë kishte ndodhur kështu), i dha dorën dhe i tha vetëm kaq :”-Kryetar, vazhdoni përpara ! Ke bekimin ton Zoti Luan po ka shume vjet ne Greqi e njoh si njeri , mbi te gjitha shkruan dhe vet 40vjet greqi ka tjeter kulture etjer etjer ky eshte dallimi KULTURA .....
Kristo, miku yne i vyer. Na ke emocionuar pa mase me kete shkrim me vlera multidimensionale. Historian i sakte e mbi cdo gje patriot me adn shqiptare te admirushme. Faleminderit o mik. Mirenjohje qe na jep Nolin e madh ashtu sikunder ishte dhe qe ne e kemi lene ne hije, pa folur per ndonje te marre qe e sheh si prift te rendom. Ai mbetet patrioti i madh sic eshte ipaarritshem ne shume domene ne dobi te kombit tone. Lum ne per njerzit tane ne emigracion si Luan Zyka e mijra te tjere. Keta njerez meriotojne respekt qe ecin ne gjurmet e Nolit vigan. Me kete shkrim Kristo na ke bere nje dhurate te cmuar per pashket, feste e te gjithe shqiptarve
Kristo eshte icik analfabet pavaresisht se eshte i leecitur... Theofan Mavromati eshte emri i plote, jo pseudonimi i Fan-it
Teta Edlira pyete nje here kete Nastradinin a i ka pire ilaçet se per Kristo Mertirin më pyet çdo dy ditë kryeministri si e kam atë Mortjen? Dhe se dyti kam edhe nje lytje tjeter per ty, lexo pak me shume qe kur te shikosh keto paçauret e Kristos qe ben histori pek klasen fillire sikur Imzot Noli ishte bolshevik, ta vesh perpara me ndonje thuper thane nga ato te Mbrezhdanit. Ose ky legend perdor emrat e medhenj per tu bere pak I famshem. Duket qe ky plaku mere vdes per kete?!
Sa mirë.
Një ngjarje mjaft emocjonuse.I shtohet edhe një gur themeltar miqësisë mes dy popujve fqinjë. Miqësija, mirëkuptimi,bashkpunimi me fqinjët duhet të jetë shtysa kryesore e avancimit të një kombi.
Popo...po ngelëm duke e ndërtuar vetë ate mur. Grekët për vete kane 200 vjet qe miq e vëllezër quajnë sllavët ...
Te lumte Keisto ! Gjithmone me ndjenja..
Luan Zyka, pedagogu i universitetit, dhe kryetari i shoqates se shqiptareve te Selanikut ne vendin fqinje, ështe pa dyshim, intelektuali dhe njeriu fisnik që i bën nder shqiptarizmes ne ate vend. Krejt vullnetarisht, pa ndihmen dhe mbeshtetjen e shtetit tone, ai organizon dhe punon me mish e shpirt ne çdo kohe per tu gjendur dhe mbajtur afer emigrantet tane ne ate treve te shtetit Grek. me insiativen e tij para disa vitesh organizoi dhe realizoi binjakezimin e bashkise se Selanikut me ate te Durresit ku respektivisht u vendosen ne dy qytete emra intelektualesh nga te dy kombet. Ish student ne vitet tetedhjete ne Selanik dhe pastaj pedagog, Luani ne fakt, ka sherbyer prej dyzetvitesh si nje ure miqesie, qe lidh dy kombet, dhe qe rezaton miresi e respekt te ndersjellete midis vete grekeve dhe shqiptareve qe u gjeten dhe u ndodhen emigrante ne ato zona periferike te Selanikut larg politikes dhe klases se saj qe gelon ne shqiperine tone. Nje shembull qe i a vlen dhe qe i sfidon politkanet tane qe veçse per shqiperine e popullin nuk mendojne duke ngritur idole te paqena dhe qe marrin pastaj turmen dhe e nxjerrin neper sheshe e rruge veçse per interesat e tyre vetjake dhe familjare. Eshte kjo arsyeja qe edhe media kete lajme te madh e te mrekullueshem shqiptarisht, as qe e percollen. Dhe ska se si...Kane axhenda dhe misione te tjera. Te pershendes nga larg Luan.
Ju falënderoj për inkurajimin. Tani e lexova komentoj tuaj.
Ngjarje e madhe per gjuhen dhe ortodoksine shqipe . Ju lumte ketyre atdhetareve te mire.Politika duhet te turperohet dhe te reflektoje.
Koqe gomari mbete o Kristo Mertiri flet si papagall pa lidhje pa, pike, pa kryeradhe, mjafton te shohesh e degjosh diçka se e sterhollon historine bash per gazeten e Mero bythes. Nese ka ndodhur kjo eshte nhe gje e mire dhe normale komuniteti I shqiptarve ne greqi sot eshte pjese e shoqerise greke dhe ata jane qytetare te saj. Kristo Mertiri thjesht e banalizon nje ngjarrje a thua se ky eshtecqendra e rendeses ne bythe te kalit.
Taqo ti je si te puna e mizave te bytha e kalit. Mos më keqkupto, ti nuk je as mizat dhe as kali por ajo lënda te bytha e tij. Me shumë respekt për ty Taqo.
Ndersa ti o Mbrezhanak je një mut qeni ndaj shko gamisu me kete nastradinin me emer Kristo Mertiri, play i rrjedhur per be.
Rrot c#ri,emri i vertet ishte Mavromatis Theofanis e jo .... psevdhonim! E keqja e vatonit jane ne nje fare menyre edhe shume te tredhur (atheoi) kristiane....duke shkruajtur karlliqe si me qen korrake turkoshqipfoles....Mesha shqip thote ki koqe m'saloniki e athina!!! Kujt kristiani orth/dhox po i rruhet per shqipen ne Greqi!? Asnjerit. Ata qe lehin si zagare gjithe diten sta alvanika kai tourkika jane tourkalvanoi....opote st'arxidia mas!!!
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
O qelbesirem e Janulles , nuk pritet shume nga ty o plere , se ku hyn turkoalbani ketu vetem nje bythqir si puna jote e di , nje gabel muti qe siguron buken e gojes duke lepire koqet e Janulles , robt ku ti keni bashke me ate Taqo karin Konini Mire ky gabeli i Janulles qe i eshte qire motra dhe nena , po ty Taqo Konini ku e ke hallin ?? Po je nga ata Koninajt e Sarandes e ke kaluar jeten me se miri ptuuuuuu plera
Te gjithe spiuna te Sigurimit kan qene plehrat .
Ashtu eshte i nderuar Andoni, Te gjithe spiuna te Sigurimit kan qene plehrat .
Me duket se edhe ky Kristo Mertiri la gellstitur nje lugë çorbë nga gjella e sigurimit te shtetit per te qene pak spiun i dalluar? Si thoni ju?
Ka qene bolshevik dhe se luan as topi. Hazreti Lenin “ eshte prova , dhe reagimi europjan ndaj te ashtuquajturit revolucionit te vitit 1924 eshte se si shtetet europjane mbajten ndaj tij . Prandaj u rikthye mbreti Zog naten e krishtelindjeve te vitit 1924.
O Ireal, po si nuk te vjen turp qe i shtremberon faktet historike, ose e ben nga injoranca. Denoncimi i Traktatit te Fshehte te Londres , nga ana e Leninit , ku Shqiperia copetohej nga fuqite e kohes, perfhire ketu edhe Rusine Cariste, nuk mund te mos percillej me mirenjohje ndaj figures se ketij te fundit , nga Noli dhe patriotet shqiptare, dhe kjo jo per bolshevizmin e komunizmin e Leninit, por per demaskimin e asaj qe ishte gatuar ne kurrizin e ketij vendi e populli te shumevuajtur. E pra pikerisht per kete parlamenti shqiptar i kohes mbajti heshtje perkujtimore me rastin e vdekjes se tij. Do te ishte e pandershme qe ky veprim te mos behej. Jane mendjet e mbrapshta te bajraktareve qe e rrezuan qeverine europiane te Imzot Nolit , me ndihmen e bajonetave serbe, duke e akuzuar per bolshevik dhe duke u mbyllur porten shqiptareve drejt nje realiteti europian.
Po edhe te ishte 'bolshevik', po pastaj? E di ti qe po te mos ishte Fan Noli ne Amerike ne ate kohe aq te rendesishme te kombit tone, Shqiperia do ishte zhdukur fare nga harta? Madje, nqs do t'ia kishim kushtuar dikujt pavarsine tone te vertete, kjo merite duhet t'i ishte kushtuar Fan Nolit. Mbi cdo gje, Noli ishte atdhetar.
Ja te them une nje kuriozitetper Nolin te thene nga nje plake grua shqiptare , nuk ja mbaj mend emrin tani., por me duket e kishte mbiemrin Theodhori, Ajo ka nderuar jete , por para nja 20 vjetesh une e mora ne telefon ate Zonjen dhe e pyeta per Nolin,se isha kurioz te dija per jeten e tij, se ai ka qene figura me Gjeniale e kombit Shqiptar dhe ajo Zonja e njifte mire Nolin se ajo shkonte gjithmone ne Kishe , ishte patriote, dhe me duket se ishte nga Korca Dhe ajo tha: " Noli kishte shume humor dhe I thashe njehere Nolit : Po c'deshe qe u bere Prift ? Noli ja ktheu duke qeshur : "Po nuk punoja dot, ndaj u bera " edhe pastaj qeshte . Por qe si c'do njeri , edhe nqs nuk ke ebsuar gjate jetes , kur vjen mosha e Pleqerise njerezit behen Besimtare , afrohen me Zotin , sepse vjen ora qe iken dhe sidoqofte mendon 'Mbase Zoti ekziston". Dhe si thoshte Filozofi i madh Frances , Paskal ( te cilin e Enveri e pelqente shume), " Pavaresisht ekziston apo jo Zoti, mire eshte qe te besosh, se edhe nqs nuk ekzisotn, nuk humbet gje " Por qe natyrisht jo te besohs keto karrlleqet me Krisht e Muhamet se keto jane peralla per kalamaj. Por qe Zoti mund te jete dicka si "Fryme " sic thoshte dikur Emanuel Kant, qe "Zoti eshte ne ndikimin tone te brendeshem qe na ben ne Moralin tone" Edhe ky Papa i sotem dha nje perkufizim te bukur te Zotit, kur tha njehere para njerezve ,, se "Zoti nuk eshte njeri,ai eshte fryme " DMth qe i jep Jete cdo krijese , pra eshte "Fryma krijuese ne boten tone te brendeshme qe na jep jete , dhe qe kur vjen ora na i merr ate jete " Mirepo , Zigmund Frojd qe eshte Babai i Psikologjise Moderne dhe qe eshte edhe Hebre thote , se " Bota jone e Brendeshme eshte nje produkt i Reaksioneve fizio-kimike ne trurin e njeriut dhe azgje tjeter " Por qe duke u nisur nga "Pafundesia e kesaj Bote , Zoti duhet te jete, por se si eshte ne nuk mund ta dijme sepse , nqs na ka krijuar ai nuk harijme dot te kuptojme nivelin e tij. Sepse nqs ai na ka krijuar nuk mund te na kete krijuar me te njejtin intelekt si vetja e tij, ( sic thone hajvanet e Fese) por qe vet-kuptohet qe na ka krijjuar me intelekt me te ulet se ai ,ndaj nuk mund ta kuptojme dot ate qe eshte Krijuesi. Por qe nejse keto qe thashe une jane te koklavitura dhe plot Kontradikta edhe per mendjet me gjeniale te kesaj toke , nuk jane per ju qe e mbani koken tere diten tek byth e Rames .
Pasi mbarove se lepiri koqeve te Metes e hodhe ne histori o bythqir ?? E mori provimin motra ore ??
E mori karin jo vetem motra e Rrahi-mondi-it por edhe ai e olo to soi tou......hahahaha.
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Një besimtar i krishterë nuk mund të spekuloj si duket Zoti sepse në Bibël shkruan se Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbelltyrës së vetë.
Ky eshte patriot njeri i math per tegjitha kohrat.
Ore Ati i shenjet eja ne kosove dhe mbaje meshat ne gjuhen shqipe ………. Ne kosovaret duhet te krhehemi ne ortodoks dhe ti qlirojme kishat nga pushtuesit serrb……..
Dr . Zyka ka një vēshtrim ndryshe për realitetin ndërballkanik Shqipëri Greqi. Shkrimi lavdēron një të vërtetë që mund të jetë himni Ynë dekada më vone.Janë të kota gjithë mllefet apo liigësitë ndaj një akti kishtar shpirtëror që thjesht është një lutje ndaj Zotit në gjuhën shqipe. Kushdo që shan e vjelll vrer tregon së i “ ka ngel ora” në shekullin që shkoi.
Ju lumte Z.Mertiri . Nje pershkrim emocjonal. Flm
O Agim o kopuk mos e fshi Krison ne mut?!
Ne fakt nga ana fetare mesha mund te mbahej edhe ne gjuhen aramajko qe ishte guha e Krishtit. Shteti grek u ringjall duke u bazuar tek feja . Per kete aesye feja vjen e para dhe gjuha e dyta per nga rendesia ne Greqi. Ndersa per tone kombin shqiptar eshte e kunderta . Gjuha vjen e para.
Luan Zyka i ka lidhur mire telat me palen greke dhe interesohet vetem per ato probleme qe i interesojne dhe reklamimit te tij si shqiptari madh.Kurse per tema qe nuk i interesojne atij por qe u interesojne te gjithe shqiptareve ne Greqi sic eshte diferencimi racor dhe ndarja e tyre sipas origjines ne qytetare me origjine greke e ne te tjere ,"te huaj" me origjine jo greke"qe ben qeveria greke lidhur me pensionet dhe detyrimi i tyre te rrojne me pensione minimale dhe nen nivelin jetik te jeteses, per aresye te prejardhjes se tyre jo greke, per ta as qe guxon te beje ndonje levizje megjithese e di mire,por nuk guxon......Kjo per Luan Zyken eshte nje hollesi e parendesishme!
Mirdita emigrant, ke shume te drejte për problemet që ngre ketu dhe shqetësojnë emigrantët shqiptarë në Greqi. Por ato probleme nuk zgjidhen nga anonimë që shkruajnë te pavërteta ne gazeta. Unë jam Luan Zyka, ndaj te cilit ke të drejtë te kesh pretendime meqenëse unë jam angazhuar dhe i organizuar në Komunitetin Shqiptar të Selanikut, pikërisht për te ngritur zërin dhe gjetur mënyra ne ndihme te shqiptareve ne Selanik dhe gjithë Greqinë. Por siç duket nuk je informuar për veprimtarinë time këtu, dhe as te Komunitetit Shqiptar të Selanikut. po te rradhis disa: Për çështjen e pensioneve e kemi ngritur zërin ne shtyp, radio, televizion dhe me kërkesa ndaj dy qeverive. Për racizmin kemi ndërhyrë pran autoriteteve përkatëse me shkrim dhe mw publikime ne media, siç ishte rasti o protestës ndaj deklaratave të gazetarit grek. N. Evaggelatos, për problemet ligjore si edhe te shëndetit te emigranteve kemi ngritur zërin ne shtyp dhe pranë autoriteteve, kemi krijuar Bankën e Gjakut te Komunitetit me 8 fushata gjaku ne 3 vjet. Natyrisht kemi shumë për të bërë ndaj u bëjmë thirrje gjithë emigrantëve te organizohen. Dhe jo te mbeten anonime si ty, dhe për më tepër shkruan te pavërteta deri ne ofendim të personit tim. Luan Zyka Selanik Tel 6938423120
Nga sa kuptohet komentuesit nuk e kane me ju zoti Zyka por me ate gomarin plak qe nuk u poq Kristo Mertirin qe nga fiqiri duket njesoj si lali Eri ketej nga Bashkia e Tiranes qe edhe nastradini do ta kushte zili. Te uroj cdo te mire.
Ky kerric gomari pellet nga xhamija e Tabakeve ka emrin Petrit por ne fakt eshte zvarranik
O Goni mos ha mut?!
I bukur si shkrim dhe ngarje, por ky njeri e shqiptar i madh me te vertete e kishte me gjithe mend fene apo beri perseri zgjuarsine se popujt e genjyer ate besonin dhe ky ju perkushtua me inteligjencen e tij?
Pse duhet te çuditeni o gazetar pse Fan Noli ishte bolshevik siç e quani ju ose me pikpapje komuniste , sistemi qe afrohet me shum me biblen esht sistemi komunist , Bibla predikon barazi , esht kunder totalisht dhe ndalon drogen prostitucionin vjedhjen mashtrimin e njeriut nga njeriu veset e keqia homoseksualitetin lezbizmin dhe te tera mostruozitetet e kti sistemi qe jetojm sot , ndalon çfrytezimin e njeriut nga njeriu , kto ishin te ndaluara dhe denoheshin me ligj dhe ne kohen e PPSHs , do thot dikush qe sistemi shkuar vrau njerzit qe kerkonin te largoheshin nga vendi ose kundershtaret , te njejten gje ka ber dhe kisha me inkuzicionin Kundershtaret e predikimit ndryshe vrau , per kishen esht kushtet bibla , per komunizmin ishte kushtetuta qe zbatohej pik per pik dhe ligjet e atij shteti ne fuqi , komunizmi na la te ter njesoj , do thoni te varfer por ishim njesoj , na la me pun shkoll te garantuar , ndalonte me ligj prostitucionin mashtrimin tradhtin ndaj atdheut hajduterin homoseksualitetin dhe çfrytezimin e njeriut nga njeriu , ate predikon dhe kisha asgje me shum , kjo esht arsyeja qe Fan Noli ishte me pikpapje komuniste , ai nuk kish gje me komunizmin por ishte ikrishter i perkushtuar dhe rrespektonte Biblen pik per pik , kush ben te njejten gje duket sikur predikon ligjet e komunizmit dhe esht komunist , kurse prifterinjt pediofila qe kan dal sot kudo deri ne vatikan kta jan predikus te kapitalizmit predikojn veset e kqia jan kunder bibles totalisht .
Dhe ne zeme vend te pare,ne histori,qe nen egersine e pushtuesit kemi mohuar fene atdhene dhe gjuhen. Dhe kur bota detyroi sulltanin,tu njihte gjuhen amtare kristianeve ortodoks,ai zgjodhi gjuhen greke per shqiptaret,mbas qindra vjet sundimi dhe gjumi letargjik te gjuhes tone. Dhe sot,vazhdon ky infeksion te geloje,keshtu pothuaj nuk thuhet asnje fjale reth e qark per heroin tone kombetar dhe europian Gjergj Kastriotin,apo Nolin e madh te patriotizmit,talentit dhe humanizmit shume dimensional te tij,qe vatres se tij ne Amerike,ja kane shuar zjarrin dhe zaptuesit e kane shndrruar ne nje dege te propagandes te islamistit komunist sali. Hazreti i ketij vilajeti Rama,e ka bere te munguar ne kete vend emrin e Gjergj Kastriotit,qe dhe kur permendet,nje here ne sene,nuk thuhet se me ke luftoi. Si pushtues,ne keto ane permenden vec italianet dhe gjermanet dhe kolaboracioniste vec shqiptare qe kane bashkepunuar me ta dhe jo pushtuesit turq dhe ata ,qe e denatyruan dhe e shperfytyruan kete vend europian. Dhe Italia per dy tre vjet pushtimi,na ka lene vepra ndertimore,qe nuk konkurohen dhe sot e kesaj dite,vec kultures europiane te saj,qe hodhi goxha drite ne trute talibane te ketyre aneve. Malo beun qe kryeveziri e mban mbi koken e vet dhe gjithe shtetareve te tij,e thote vet ne autobiografine e tij qe i sherbeu me devocion sulltanit,dhe kur u plandos sulltani,nen flamurin shqiptar erdhi ketej dhe donte te krijonte Turqine e vogel,ku thirri dhe disa forca turke me vone per ta realizuar kete. Dhe nuk ish nevoja,pasi bejleret injorante dhe te eger te ketyre aneve,vazhduan te patrazuar si me pare sundimin e tyre. Duhet ti falemi figures se Ahmet Zogut,qe filloi me kerbacin dhe kulacin e ligjit te filloje te formezoje nje profil europian shteti,por fatkeqesia historike per kete vend ish,qe kjo nuk shkoi deri ne fund.
cpun ka luani me orthodhokset,,,ai feston ramazan dhe bajram
Karmell Kandreva: Gjuha arbëreshe Gjuhë e bukur ti je ndër shertime e ndë hare ngë të mundi mosnjeri për shumë mot, mos vdis nani. Ngrëhi gjithë, o arbëreshë! Fitn’je mbrenda jahst’, ndë sheshë gjuhën ju nëng kin t’harroni edhe të tjerëve kin ja mbësoni. Dita çë ka t’ju bënj litinj maj ndë jetë ka të vinj. Ju kin të fitni sembr di se si qe njera nani.
cpun ka profesor luani me besimtaret orthodhoks qe meshen e kan pas ne greqishten bizantine 1500 vjet ,,,mir do jet te kerkoj te ndertohet ndonje xhami ose teqe per muslimanet shqipfoles qe te festojne dhe ata ramazan dhe bajram ,,,si kan traditen ,,,
Pirdh, pirdh se lirohesh. o trap, harron qe edhe shtetet e Europes perendimore e kishin Latinisht per nje kohe te gjate liturgjine, por e perkthyen ne gjuhen e tyre, se nga e di c'te thote prifti apo c'fare thote bibla kur nuk e kupton?
KopLuani eshte musliman ,,,cpun ka me orthodokset ,,,,
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Luani eshte musliman ,,,ska pun me orthodhokset ,,,,feston Ramazan e bajram
Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. ***Zef Serembe ***
kristos anesti
vertet u ngjall
Titulli nuk ka lidhje me përmbajtjen! Kush i shkruan titujt? Po kundërmon!
Cfare e ka Kamber Zyken,Tajar zyken nga Corrovoda,ky prifti nga Selaniku?
Me pelqeu shume ky shkrim nga autori Kristo Mertiri.. Pershendes kontributin patriotik te petagogut Luan Zyka . Te tille njerez i duhen Shqiperise.
Mos ia fut pordhes dhe to L. Voci se je bilbil per denglat e Kristo Mertirit ketij truthari?
Palo burrit apo Neperkes se murit JUSTIN CURBJA Degjome o palo burre, Neperke fshehur ne gure. Ste vjen turp per cka po thua Te marrte lum e perrua. Te marte balt e perroit, Kristos si vjen te maj e thoit. Kur te te dal emri vertete Ska cte te bej as bej as mbret.
Moj shoqja Edlira, Pordhi kali ne goje te mizes e nuk e pa njeri ngaj mbeti Kristo Mertiri me baluket rene ta shohe? Hapja zemren shoqerise se po me dukesh si Kristo d.v? Se ky eshte steke e vjeter e vdes per keto dallavere?
E paske qare moj Edlire per vete apo K. Mertire?
O BATO te hengert tenja, qelbesina paske brenda. Hidhu kendej nga Benja, te shikoc breket e rena, se si te kendohet kenga.
Moj Maleshova brigje- brigje na linde ca bij therime, bejne te mbrojne Kristo Mertirin u del pordha u derdh hirin. Vjen Mazllëmi me tabake te beje paqe te bej sake por qe I del Kristo para dhe haron e mer gomare.
Sa për Nolin ; - nuk mjaftojnë fjalët lavdëruese sepse për kohën , ishte e domozdoshme , që shqiptarëve t’ u flitej Shqip edhe në gjuhën e botës shpirtërore . Por Noli i math nuk punoi vetëm nëpermjet fesë për të bashkuar shqiptarët;Ai … psh.veç shumë të tjerave,Solli nga Anglia Wlliam Shekspirin (1564-1616) , Omar Khajamin, e shumë të tjera për të ndriçuar Shqiptarët. Sa per profesorin Luan zyka , respekt si patriot dhe veprimtar . Ndërsa per … fenë , po citoj Naimin: “ Edhe parajsa edhe ferri, Edhe Ëngjëlli edhe Djalli, Edhe gjithë çka të tjerë, Janë brënda tek i gjalli” Rrofsh o Kristo , se na vure në mendime !