Rituali i gënjeshtrave të Berishës cdo ditë në orën 12 po kthehet në një zakon . Pasi ka një jetë tërë politie mbushur me gënjeshtra Berisha tani del cdo ditë t ëinjektoj gënjeshtrat e reja.
Berisha i ka gënjyer të gjithë. Ka gënjyer ish komunistët që i përdori për të marrë drejtimin e PD.
Ka gënjyer ish antikomunstët që i përdori për fasadë.
Ka gënjyer ish të përndjekurit, se ata do të ishin shtylla e PD. Sapo mori pushtetin, me ndonjë përjashtim sa për të gënjyer ata vetë, por edhe gjithë kokëboshët, ish të përndjekurit u vunë përballë sulmeve denigruese.
Dhe mbi të gjitha ai gënjeu se do t’a orientonte vendin drejt vlerave euroatlantike, gënjeshtër të cilën e kemi parë gjatë gjithë viteve të sundimit të tij në pushtet si Kryeministër dhe President, se si i ka pasur marrëdhëniet me të gjithë përfaqësuesit e SHBA-së të akredituar në vendin tonë.
Ai ka gënjyer edhe gënjen duke e quajtur veten demokrat, por edhe ndjekësit e tij si demokratë, sepse vetëm me demokracinë ky njeri nuk ka asnjë pikëpjekje. Këtë e kemi parë, kur policia e tij ka rrahur edhe tërhequr zvarrë deputetët e opozitës dhe ish dhjetoristët, me të cilët pretendon se solli “Demokracinë”.
Ai ka gënjyer, sepse nëpërmjet gënjeshtrës, shpifjes edhe frikës e ka besuar se mund t’a mbante gjatë pushtetin, gjë të cilën nuk e realizoi dot, madje për hir të pushtetit të tij ai u bë aleat me një parti ultra të majtë siç ishte LSI. Të gjithë e kujtojmë videon e të ndjerit Dritan Prifti me zë e me figurë.
Tani po pëpriqet të gënjej dhe për Këlliçin.
Dikush ka thënë në një panel analistësh se Belind Këlliçi është ‘Bruti me thikë në dorë’ edhe Saliu i trembet tmerrësisht kësaj gjëje, sepse ai vet në 92-shin mbajti fjalimin si Mark Antoni Përpara Cezarit të vdekur:”Cezarin e donte populli, por cezari ishte diktator, sepse kështu tha Bruti dhe Bruti është burrë i ndershëm”. S. Berisha edhe shumë të tjerë mund të mos e dinë mirë se si vdiq realisht Cezari, pos goditjeve me thika nga besnikët e tij brenda një kurthi të ngritur prej tyre.
Kam parë në ato vitet, kur gjumi nuk më vinte në qepalla në TV, nje kanal francez, kur prezantoheshin doktoratura me tema interesante historike. Një profesor italian mbronte doktoraturën me Temën: Vdekja e Cezarit, që sipas tij ai vuante nga epilepsia. Cezari i madh nga turpi, se mos kjo sëmundje mund t’i shfaqej përpara popullit apo bashkëpunëtorëve të tij, filloi të sillej keq me më benikët e tij, duke i sharë, poshtëruar ata, në mënyrë që të nxiste urrejtjen e tyre ndaj tij dhe si rrjedhojë hakmarrjen. Dhe ashtu ndodhi në fakt.
Pikërisht natën, kur kundërshtarëte tij vendosën t’a sulmonin atë, Cezarit i erdhi letra, që ai të mos dilte nga shtëpia, sepse kishte informacion për një kurth të mundshëm, por ai iu tha shërbyesve ta nxirrnin jashtë, si gjithmonë i ulur mbi shtartin e tij, të cilin ata e mbanin në krahë.
Profesori e realizoi skenën e vrasjes me aktorë dhe pretendonte se, Cezarit i ishin ngulur 21 thika. Kasi, ai që kishte marrë prej Cezarit më të shumtat e kurorave dhe ndereve e goditi Cezarin në fytyrë dhe dihet pastaj edhe habia e Cezarit, ndaj pjesëmarrjes së brutit në vrasjen e tij. Pra Cezari e inskenoi vet vdekjen e tij, sepse dontë të kujtohej pas vdekjes si i tillë dhe jo si një epileptik, që mbahej me thonj dhe për mëshirë pas Fronit të tij. Kam parë në varrin e tij çuditërisht lule të freskëta.
S. Berisha i ka akoma të gjitha mundësitë, t’a lejojë “Brutin t’a vrasë”, atë, por ai nuk e bën dot.
Njeriu –thonë e ka destinën të varur në qafë, që kur lind. Saliu është i destinuar të zvarritet si një “trim”, që nuk e ka frikë Amerikën, e cila tashmë është bërë “sëmundja” e tij, duke i vënë vezët në shporten e Partisë së Lirisë, për të vërtetuar përfundimisht se ai nuk është dot një “Cezar” por një gënjeshtër e madhe.
Nje shkrim briland, e trajtuar ne nje menyre profesionale. Urime zonje e nderuar.
Të lumtë
Shkrim shume i sakte si gjithmone nga ana juaj. Respekte
Shkrim shume i bukur dhe ajo qe ka rendesi me shume eshte vertesija e ngjarjeve dhe fakteve
Bravo.
Shume mire i keni renditur ´´meritat e jashtezakoneshme´´te vrimes se zeze shqiptare,qe ka thithur dhe zhdukur cdo gjurme te demokracise perendimore,por keni bere gabimin e madh,sic vazhdojne ta beje tallavaja ne te gjitha nivelet e gjindjes,ne kete vilajet,qe e prezanton kete hata si nje emer te vecante,si sali,meta apo i ´´moderuari´´rama. Ata nuk jane emra te vecante,por jane perfaqesues me eksplicit,te te gjithe robeve qe frymojne ne kete vilajet.Ku sali-meta,jane produkt shpellar i mesjetes orientale,klonuar me ate komuniste,kurse rama,produkt i ketij geni,por karierist i semure dhe me i ´´moderuar´´. Dhe askush dhe asnje nga institucionet e panumerta nuk merre mundimin ti futet ne gjeneze dhe ne menyre analitike,ne historine e saj,per ta zhbiruar nga themelet ,kete maskarallek dhe ndyresire qe ka mbi tre dekada qe ky vend verdalloset rreth ketyre qenieve perfaqesuese te tyre pa mundur dot te dale. Aq shume jane te perhapur metastazat te mentalitetit oriental-komunist,ne kete truall europian,sa dhe vet Amerika nuk po ja del dot ta nxjerre nga ky gjiriz qe verdalloset pa rreshtur,ku me shpresen,per te menjanuar kucedren me shume koka shpellare,pranon te bisedoje me binjakun e tij siameze meten apo metaj.Rama e nis me buje te madhe te zbulonte spiunin metaj,por si te gjitha zotimet etij,kur i kundervihet ´´opozites´´ dhe ku midis te tjerave tha dikur qe do ta conte banden e ilirit per skrap,kane perfunduar si nj pordhe e ftohte. Dhe perse ta bej xhanem,kur ata ja zgjatin ne pafundesi pushtetin administrativ,kurse ata kane pushtetin paralele,ate faktik dhe me te forte se ai i rames,oligarket,kadilleret(gjyqesorin) etj,
Na e ndrite mendjen e na rrofsh bythen
Merr lopaten... Mendjet e ndritura nuk shkruajne per llumin. Kur nuk ke argument fyen nje grua, sepse je vete nje grua e keqformuar...
Nuk fyej askend, thjesht perserita hamendjen metaforike te kryebrigadierit tuaj. Eshte humoristike dhe shume banale si per grate dhe per burrat. Ashtu si eshte humoristike qe njerezit qe kane dhene me shume leje ndertimi kullash, marrin lopatat per te gjelberuar betonin. Dhe shprehja na rrofsh bythen vlen edhe per ty, burre grua a cfaredo qe te jesh (meqenese u kruajte)
Merr lopaten dhe kruaje vete ate elementin qe permende me poshte. Mos u merr me nongraten se eshte nje shprehje popullore qe thote po vajte pas brumbullit ne hale do perfundosh. Nuk e shikon se po tallet gjithe Shqiperia me ju, dhe biles me shume njerezit tuaj, si puna e Cezarit. i mblodhi nongrata 10 mije veta ne stadium, ju pagoi rrugen dhe ushqimin, ndoshta dhe birren, ju pagoi dhe hotelin dhe kthimin mbrapsh por kur mbajti fjalimin e tij i iken te githe.
KeqArdhje po jo vetem SS-Serbi Sali,por as ndjekesit e tij nuk i lexojne keto shkrime.Atij,atyre u intereson vetem te shkruhet per te ky eshte objektivi te jene protagoniste dhe tragjikisht ja ka arritur qellimit veçanerisht tani mbas 'dekorates' qe i dhane amerikOnet 'NON GRATA'!
LH per te do shkruhet edhe kur ne te mos jemi me. Sic po shkruhet Per Esat Toptanin...
Shkrim interesant.Por krahasimi eshte pak i nderlikuar.SB eshte thjesht nje karrierist,dinak tipik jenicer,nga ata qe te vrasin naten e ta qajne diten,qe per fat te keq te kombit shqiptar na e ben peshqesh,qe nuk ka asnje lidhje me demokracine.Vazhdon akoma te nxjere intriga nga goja se ka gjetur ne kete vend rrumpalle,qe drejtesia qendron si spektatore edhe pse aleati me i ngushte ja ka dhene te gjitha faktet.Prania e tij ne politike ben qe Rama te largohet nga pushteti vetem me deshiren e tij,se populli nuk ka alternative per te zgjedhur(flas per pjesen gri ,qe sjell ndryshimin)
Une mendoj se nuk ja vlen me Saliu! Sliu qe ky artikull e tregon se Cesar qe vuan nga semundja makbethiane! Saliu nuk ja vlen me,por njeresit reth tij do t'ikemi neper kembe per shume kohe! Paska patur shume Sali-ra vendi yne! Ashtu si jeniceret prishen varrin e Gjergj Kastriotit dhe morren nga nje shenje nga trupi i tij,sipas legjendes,edhe keta duan vulen e sadistit te semure psiqik Sali qe Zoti e di se cfare medikamentesh merr per te jetuar! C;do gje eshte shkateruar ne qeniejen kufome te tij pervec hakmarjes,urrejtjes pe njerezimin ! Lereni,injoroheni dhe leshojeni te vdese rrugeve!
Te lexoj gjithmone me kenaqesi Magda. Mos ndalo kurre se shkruari te vertetat, ashtu si di ti t'i shkruash. Pa sharja, pa fyerje por me realizem.
Per ke shkruan. Fjala shkon ne vesh te shurdhet, por edhe shkrimet bejne punen e tyre ne nje fare menyre. Ka edhe vesh, qe bejne pune madje. Respekte
Te lumte penda motra e Mithat Havarit
Krahasimi me historine e larget e nderlikon spjegimin mbi Saliun. Ashtu sic e ka te pagdhendur emrin "Sali", aq e pagdhendur ishte e gjithe "bëma" e tij.