
Nga Fatos Tarifa
Është një padrejtësi shoqërore shumë e madhe që një nëpunës 30 ose 35-vjeçar i administratës shtetërore, me 10 ose 15 vite punë, të marrë një pagë mujore 3 ose 4 herë më të madhe se sa pensioni mujor i dikujt që ka punuar për 40 vite me radhë dhe i ka kontribuar kësaj shoqërie shumë më tepër.
Rritja e pagave për disa kategori punonjësish–mjekët, arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë–është diçka shumë e mirë, edhe pse e pamjaftueshme dhe e vonuar, por bashkë me pagat e ketyre kategorive duhen rritur edhe pensionet e qytetarëve që kanë punuar dhe i kanë kontribuar shoqërisë sonë në këto profesione.
Është shoqërisht e padrejtë dhe moralisht e gabuar që një arsimtar në pension të marrë sot sa një e treta ose më pak se paga e një arsimtari në marrëdhënie pune, që mund ketë qenë nxënësi, ose nxënësja e tij. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për atë kategori pensionistësh që në të kaluarën i kanë shërbyer shoqërisë sonë si mjekë, si ushtatakë, si oficerë policie, si inxhinierë, si minatorë etj. Sakrificat dhe kontributet e tyre dje janë kanë qenë një faktor shumë i rëndësishēm i shkallës së zhvillimit dhe i mirëqenies që kemi sot.
Kontributet e shumta që kanë dhënë ndër vite pensionistët e sotëm duhen shpërblyer arsyeshmërisht dhe proporcionalisht më mirë, për t’u mundësuar atyre, një pjesë e mirë e të cilëve me vështirësi përballojnë nevojat dhe shpenzimet më bazike, një jetë më dinjitoze, siç meritojnë.
Një qeveri që pretendon të jetë vërtet demokratike dhe humane nuk mund të preokupohet vetëm për ata qytetarë që janë në moshë pune dhe në marrëdhënie pune, por edhe për ata, të cilëve mosha (dhe ligji që përcakton moshën e daljes në pension) ua kanë bërë të pamundur të punojnë më tej.
Diferenca mes pensioneve dhe pagave, natyrisht, do të ketë dhe duhet të ketë. Por pensionet e çdo kategorie njerëzish, që për arsye moshe nuk punojnë më, nuk duhet të jenë shumë (disa herë) më të ulta se sa pagat e atyre kategorive punonjësish që sot vijojnë të punojnë në profesionet dhe shërbimet që kanë lënë të parët.
Cilësia dhe humanizmi i një shoqërie dhe i qeverisë së çdo vendi, në fund të fundit, nuk vlerësohen nga pagat që marrin funksionarët e lartë zyrtarë të saj, por nga mënyra se si ato i trajtojnë dhe i shpërblejnë pensionistët e tyre.
Buxhetet nuk mund të justifikojnë pabarazitë e theksuara mes pagave dhe pensioneve; këto të fundit dëshmojnë paaftësinë e një qeverie në miradministrimin e buxheteve, për të mos thënë edhe mungesën e vullnetit politik dhe të përgjegjësisë morale për t’i vlerësuar qytetarët pensionistë, deri ditën e fundit të jetës së tyre, me dinjitetin që meriton çdo qënie humane, pavarësisht moshës.
Sikur nuk i bie mire qe te shfaqesh ne publik pasi ke bere korrupsion...
Mirë e ke o z.Tarifa por populli thotë:"Trokit në derë të shurdhit".
Z.Tarifa jeni i sakte, por Qeveria nuk i degjon kembanat qe bien fort. Pensionistet i barazon me te vdekurit.
NGA KUSH KERKON QE TE RRIS PENSIONET ,NGA AI QE NE NENTEDHJET E NJISHIN ULERINTE -----PENSIONISTET NE LITAR.MEMORI E SHKURTER KA PASOJA TE MEDHA
Nje shkrim hipokrit,mbushur me sofizma mashtruese vetem per te shplare trute e ca militanteve te pjerdhur nga trute! Kujt i duhen keto belbezime idiote? Pse gazeta antishqiptare DITA bllokon komentet per shumicen e shkrimeve te tij apo edhe ca te tjera me spec, nga frika e reagimeve rebele te lexuesve? Pse kane frike nga e verteta keta te DITA-s? Pensionet jane skandaloze sepse ne Shqiperi sundon nje DIKTATOR si Edi Rama,qe e URREN popullin shqiptar,ndersa pensionistet vetem se i duhen sa per t'u marre voten! Pse nuk shkruan FAKTE te pensionit skandaloz,Tarifa? A e di ky sofist se qeveria otomane e Rames na kompeson buken sot vetem me 150 leke ne muaj sipas nje VKM te vitit 1994 kur pas 19 vjeteve cmimi eshte 20 fishuar? Mire qe nuk paskan para per te na rritur pensionet,por pse na i XHVAT ato cdo muaj ne faturat e dritave dhe ujit me 20% TVSH? Pse studenteve u jep ABONE FALAS ndersa pensionisteve JO? Pse nuk shkruan ky Tarifa se te moshuarit ne lagjet GETO te periferive te Tiranes ngrysin ditet sikur te jene ROBER LUFTE NE KAMPET E PERQENDRIMIT NAZIST,sepse nuk kane asnje stol dhe tavoline ku te pushojne,luajne shah e domino me njeri tjetrin,sepse nuk ka asnje lulishte e parqe sepse ua kane dhene me qera kafeneve e dyqaneve? Tarifa,je nje LOLO OBORRI,qe i ke tradfhetuar IDEALET per te cilat luftoi babai yt i ndjere! Mallkuar qofsh!
Je i saktë në këtë shkrim, jo vetëm nuk është dinjitoze por është një diskriminim i moshës së tretë, ka një pasoje që do të rëndojë më shumë situatën në gjithë masën e pensionistëve, gjëndja është edhe aktualisht diskriminuese, por me siguri më tej do rëndohet më tepër. Përvoja tridhjet e tre vjeçare ka treguar se në çdo rritje pagash ka një rritje çmimesh, ka edhe një inflacion dhe të dy këta faktore ato qindarka që marrin pjesa derrmiese e pensionistëve treten si sheqeri në ujë, një familje normale me dy pensioniste në një muaj nuk shpëton dot nga ilaçet sepse mosha kërkon veprime kompesuese të cilat mbulohen nga ilaçet dhe në rastin më normal një çift pensionistesh kanë të nevojshme me çmimet aktuale rreth 10000 l. r në muaj, por jo vetëm kaq, ushqimet frutat perimet nga përvoja vetëm nga rritja e rrogave pësojnë një rritje 7 deri 10 %, edhe shërbimi telefonik, energjia,, transporti interneti, televizioni nuk mbeten pa u ndikuar rreth kësaj shifre, inflacioni dhe ç'vlerësimi i monedhave që përdoren gjithashtu ndikohen, por të gjithë këta faktore në të ardhurat nga pensioni në se nuk mbrohen tek pensionistët rëndojnë kushtet më minimale të jetesës së pensionistëve po kështu ca më tepër edhe në gjëndjen psikologjike për shkak të diskriminimit dhe një diferencimi kolosal kur kontributi i tyre ështe në inversin e çapaçulëve të administratës së sotme qe të pëlcet buzën përnjë prenotim tek mjeku që zgjat pabfrikë një muaj për të kapur radhë dhe kur të viziton mjeko nuk përton të të thotë "e po mosha..." apo aplikim per një shërbim jo më pak se një muaj të të vijë radha dhe kur të vjen radha shëbimi është i manget, i pa saktë dhe duhet te riaplikosh disa here, kulmi i kulmeve çdo aplikim duhet ripaguar, zëri i pensionistëve ka vite që nuk dëgjohet, pensionistet për të drejtat e tyre nuk duhet të shpresojnë se i vjen keq qeverisë dhe do t'i zgjidhë hallet e tyre drejt, ka ardhur një kohë qe nuk mban më ujë pilafi, pensionistët duhet të organizohen në sindikatën e tyre dhe të ngren zërin fuqishëm si një opozitë e opozitave, atyre nuk u mjafton koha për çlodhje, ata në se nuk veprojnë në kohën e duhur nuk ju vjen radha kurre
Pensionistet trajtohen nga qeveria Rana di ROBER LUFTE qe jane ne pritje te "pushkatimit"!
Le qe e rriten moshen e pensionit nga 60 ne 65-67vjeç, po nje punonjes ne industrin mekanike me 20 vite pune e pse rrogen e ka patur me te madhe se drejtori i ndermarjes merre 9300 leke njesoj me nje kooperativist kur ky i fundit mori dhe toke ne pronesi, keto jane qeverit e demoshkerdhacis. Artikull shume i mire per ata qe e duan dhe respektojn mundin dhe djersen e brezave.
Jam pensonist. Kam punuar rreth 40 vjet pune si specialist me arsim te larte. Pensioni me doli 18.000 leke ne muaj qe nuk mjaftojne as per ilacet,dritat dhe ujin, pa folur per ushqimet. Deri ne vitin 1994 kur ishim punesuar ne shtet kam patur page shume te mire. Githashtu, edhe mbas vitit 1994 jam siguruar me page me te larte se paga minimale. Gjithe kete kontribut qe dhame u vleresua me 18.000 leke. Gjenerata jone, pamvaresisht nga sistemi, kontriboj ne ndertimin e vendit dhe per kontributin nuk u shperblyem tamam. Shteti privatizoj te gjithe ndermarrjet ekonomike dhe nga fondi i te ardhurave te privatizimit duhet te kalonte nje pjese per pensionet sepse ne ishim kontribuesit, ku Sigurimet shoqerore kete fond do e perdornin per investime apo per kredi-keshtu ishin mundesite edhe per rritje pensioni dhe nuk do dilnin veshtersi per likujdimin e pensioneve. Vec kesaj do shtoj se ne dallim nga fqinjet ne u nxituam shume ne shitjen e objekteve shterore. Po te mos ishte ky nxitim qe kane favorizuar politikanet ne do kishim me shume te ardhura. Perfundimisht, jam i mendimit qe pensionet duhet ti nenshtrohen rillogaritjes, ku per kete lipset nje ligj i ri per pensionet.