Rasputini i pashmangshëm

15 Prill 2023, 11:52Blog TEMA

Rasputini i pashmangshëm

Nga Monika Stafa

E kush e mendonte se pas lajmit të pandemisë, tri vjet të shkuara, do të vinte një zhvillim tjetër?!

Në Europë nisi një luftë e re. Sa më shumë lexoj tabloidet e huaja mbi shkaqet e saj, aq më shumë kuptoj se arsyet e shpërthimit të saj i gjej në të kaluarën e saj historike.

Dhe nuk habitem. Ashtu si shumë shkencëtarë dhe institucione kishin paralajmëruar se një pandemi e re gripi do të vinte shpejt, kish nga ana tjetër edhe shumë ekspertë të historisë, politikanë dhe gazetarë të lexuar, që kishin paralajmëruar me kohë se nëse NATO do të vazhdonte të zgjerohej drejt kufijve të Rusisë, pritej padyshim një luftë e re.

Vazhdimisht lexoj apo mundohem të c’kodoj paralajmërime të tilla. Ajo që mund të bëj është e thjeshtë sic mund ta bëni edhe ju; mendohem pak pastaj rutina e ditës vijon. Problemet, njerëzit me të cilët bashkëndajmë çdo gjë në punë dhe në jetë janë shumë më dominues sesa mendimi sesi do të jetë e ardhmja jonë e afërt apo dhe ajo e largët.

Pyetja që më lind gjithmonë pas ngjarjeve sakaq të mëdha është nëse bota do t'i merrte seriozisht këto paralajmërime, a do të ishin më të kufizuara pasojat e tmerrshme që ato lanë pas?

Një vit pas konfliktit, ndoshta është e panevojshme të mendosh për arsyen apo origjinën e luftës në Ukrainë. Por unë besoj se secili nga ju është kurioz të kuptojë se përse përfunduam deri këtu?

Dhe për këtë kush mund të na ndihmojë të kuptojmë?

Para se të fillojmë të themi emra përcaktues se kush e nxiti V. Putinin të ndërmerrte një akt të tilla barbar ndaj Ukrainës duhet të kuptojmë disa ngasje të tjera, më të thella filozofike dhe ideologjike pas këtij pushtimi. Dimensionet e shumta të luftës qindravjecare mes Rusisë dhe Perëndimit.

Kur Cari rus Nikolla i II u rrëzua prej një komploti në parlamentin rus, Lenini ishte në Zvicër. Ishin gjermanët ata që e ndihmuan të merrte një tren për në Rusi të rrethuar me ushtarë. Qeveria gjermane ishte po ajo që u zotua gjithashtu të financojë më tej fushatën propagandistike bolshevike që do të niste shpejt.

Megjithatë, këto zhvillime nuk janë provuar me dokumente e materiale shkrimore dhe asnjëherë nuk ka pasur prova të forta se transaksionet me gjermanët shkonin përtej lidhjeve të thjeshta të biznesit.

Por e vërteta është se Revolucioni Bolshevik, me sloganet "I gjithë pushteti sovjetëve” arriti ta rrëzonte perandorinë cariste në vitin 1917.

Lenini besonte se revolucioni në Rusi duhej të mbështetej nga një revolucion botëror, veçanërisht në vendet e përparuara. Por ai nuk duhej të gabonte shumë. Edhe pse disa rebelime komuniste ndodhën në disa vende evropiane, ato të gjitha dështuan.

Perëndimi nuk e donte këtë forcë të re politike si sistem për vete. Por e mbështeti atë kur ishte fjala për Rusinë.

Një nga personazhet më të njohur të revolucionit rus është Grigori Rasputin. Ai ishte një mistik që kishte lidhje të ngushta me familjen e carit. Shpesh përshkruhet si një njeri i lig, pa vlera morale e që tradhtoi vendin e tij.

Flitet shumë për të por në fund edhe për rolin e Rasputinit në abdikimin e qeverisë së carit. Dhe disa forca prej perëndimit pas tij.

Pikërisht ai. Historia e Rasputinit tregon se në çfarë katastrofe, të tillë aventurierë, pjella tipike në errësirat sllave e ballkanike mund ta çojnë një vend në rastet kur ata arrijnë të marrin në dorë busullën e shtetit.

Pas shpërthimit të L.I.B., ai u pa si një rrezik për Rusinë, po aq dhe carina me origjinë gjermane. Ai u akuzua se përdorej nga shoqëritë sekrete që punonin me komplotistët gjermanë.

Shumë studiues kanë qenë të mendimit se anijen e perandorisë më të madhe të njerëzimit e mbyti Rasputini. Por e vërteta është ndryshe. Në fakt bashkë me të e mbytën edhe vetë Romanovët. Ata ishin autokratë. Duke mos pranuar asnjë reformë ndezën një vullkan me aventurat e tyre politike i cili fatkeqësisht përmbysi një sistem arkaik dhe solli një tjetër, akoma dhe më arkaik; atë të bolshevikëve që orientoi më shumë se gjysmën e botës për dekada drejt cfilitjeve të papërshkueshme. Mes tyre do të ishte edhe Shqipëria.

Figura e Rasputinit është trajtuar në kohëra të caktuara në forma të ndryshme, por ai është padyshim një nga figurat më të njohura në historinë ruse, duke u renditur ndoshta pas Pjetrit të Madh, Leninit dhe Stalinit për nga fama dhe pas Ivanit të Tmerrshëm për nga magjepsja që ngjall kujtesa e tij.

Pothuajse të gjithë e njohim fatin melodramatik të tij; fillimet si fshatar endacak nga Siberia; ngjalljet e tij seksuale pothuajse mbinjerëzore; afrimi në oborrin e Carit të fundit për shkak të aftësisë së tij për të kuruar trashëgimtarin e fronit nga goditjet e hemofilisë; apo dhe ndikimi që gëzonte tek carina për të ndërhyrë në punët e shtetit gjatë L. I. B.;

Ne e dimë se suksesi i madh në një rrugë si ajo e Rasputinit, por edhe e çdo personazhi si ai, nuk mund të vijë pa një mbështetje nga jashtë. Rasputini e kishte këtë mbështetje nga Gjermania e Vilhelmit II-të. Ai sikurse dhe caresha Aleksandra Feodorovna ishin agjentë të Prusisë. Kuptohet që kjo lidhje ishte një kundër-rrymë me politikën ruse të asaj kohe e cila synonte të ruante traktatin me Francën, traktat që e detyronte Rusinë të hynte në luftë në krah të Antantës në vitet 1914- 1918.

Prishja e aleancës me Francën dhe lidhja me Gjermaninë ishte synimi politik i Rasputinit dhe careshës në vitet para fillimit të luftës. Por këtu Rasputini dështoi. Për të vetmen herë në jetën e tij. Dhe të fundit. Princërit rusë u përpoqën të ruajnë nderin e tyre duke mos u tërhequr nga lufta.

Pikërisht këtu në interpretimin e këtij fakti, ne na lidh një fat jo i mbarë si dhe i tij. Nëse Rasputini do të kish pasur dhe një fitore të fundit në vend të tragjedisë personale të tij në vitin 1916, atëherë njerëzimi nuk do të kish hyrë në komunizëm. Dhe bashkë me të edhe Shqipëria.

Ekuilibrat e Rusisë dhe të botës do të ishin vendosur ndryshe dhe shumë popujve ndoshta nuk do t’u ishte bërë aq e gjatë udha drejt përparimit.

Në kohëra të ndryshme e nga këndvështrime të ndryshme, Rasputini është parë në mënyra të ndryshme.

Por duhet thënë se ai asnjëherë nuk është harruar.

Në Pallatin e Dimrit hija e tij lëviz ende. Sot ka një emër tjetër. Me një alternativë tjetër ndaj liberalizmit dekadent perëndimor.

A është kjo një arsye për të besuar se historia vazhdon?

17 Komente

  1. p
    pseeeeeee Monika eshte kjo ne foto !!!!!!!

    Eshte Opera e Djallit e gjitha e jovetem ajo qe ndodh ne Ukarhine

    Përgjigjjuni
    1. s
      s'ke ci thu o e mir vertet

      edhe mu me pelqen

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Në një darkë aristokratësh dy gra që hiqeshin sikur kuptonin nga politika e madhe e pyesin Çehovin,- Kush e fiton luftën me japoninë ? Kurse ai ju përgjegj,;-Mua më pëlqen shumë reçeli,po ju zonja ju pëlqen reçeli ?. Kjo është pyetja e i drejtoj autores,-Ju pëlqen reçeli zonjë ?

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alb

        Perpara se te lexosh ne gjuhe te huaj, duhet te shkruash mire gjuhen tende. 'Tri' perdoret per emrat e gjinise femerore. Pra: jo tri vjet .. Se dyti pse je lodhur kot me Rasputinin. Pushtimi fashist nga Musolini i cmendur, i cili nuk e degjoi gjithe dynjane, qe i thane mos e sulmo ate vend, ishte momenti fatal kur u fut ne loje partia komuniste dhe pastaj monenti tjeter fatal ne 45-sen, kur Amerika e njohu Qe verine e zotit Hoxha pa ekuivok. Cari nuk ra me komplot, por u kalb si cdo perandori tjeter. Ndersa lufta ne Ukraine eshte shpjeguar pa lidhje. Filozofet e medhenj kane paralajmeruar per europen me shtete te vogla dhe politika te vogla, qe do te perjetoje luftrat me te pergjakshme, qe ka pare ndonjehere njerezimi....

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjejini redaktor monikes

          Ke te drejte. Kjo humbamenja qe ka qejf te na jape mend ne, nuk di as te shkruaje shqip. Nuk ia kahaberin as rregullave baze dhe shkon e shkruan "ç'kodoj" kur para germes Ķ nuk vuhet kurre ç, por as apostrofi. Sidomos kur shqip thuhet dekodifikim. Injorantja shkruan "princerit" dhe jo princat. Analfabetja Monika Stafa shkruan "ngjalljet e tij seksuale, pothuajse mbinjerezore"!!! Ec e merre vesh çfare ka disturbo te thote. Apo te beje! Si duket ky eshte çelesi i interpretimit te ketoj shkrimi: kodifikimi i dhuntive seksuale. Pale kur flet debilja per "Dimensionet e shumta të luftës qindravjecare mes Rusisë dhe Perëndimit." Kjo s ia ka haberin historise se Rusise. Me cilin perendim ka qene ne lufte per qindra vjet Rusia? Me Turqine apo Japonine? Se me angline dhe gjermanine ishin aleate kunder napoleonit. Me angline e francen apo SHBA aleate gjate luftes se pare a dyte boterore. Per çfare luftrash qindravjeçare e ka fjalen kjo pordhacja kokebosh?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teuta

            Pse nuk kritikon pa fyer?

            Përgjigjjuni
            1. d
              demoni

              cfare zilie shkakton kjo kshu??!!

              Përgjigjjuni
        2. q
          qytetari

          Gjynaf...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali

            Rasputini e keshilloi Carin para se të shperthente Lufta e Parë se duhej të qëndronte jashtë saj, se Rusia s'kishte asnjë interes te merrte pjese ne të, se Perendimoret le të kacafyteshin mes tyre, por Cati u fut nga simpatia që kishte për Francen, gjë që doli fatale per vetë Rusine dhe boten... Gjithsesi Sollzhenicin, figure madhore antisovjetike dhe pikë referimi për Putinin, është shprehur se Rusia imperiale ka bërë shumë më tepër për kombin rus se Rusia sovjetike Zonja flet për çfarë duket dhe jo për çfarë s'duket, kjo e fundit percaktuese

            Përgjigjjuni
            1. f
              foshnja

              Ti paske kuptuar qe shkaku i luftes ishte zegjerimi i NATOs. Ti je nje femer kaq e trashe sa eshte gjynah per ate vend qe ti botohesh me pacavuret qe shkruan. Ti mund te jesh nje mesuese e mire ne cikel te ulet, mbase nje nendrejtoreshe per pamjen. Jo me shume. Je shume e leshte

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trotski

                Duhet respektuar per Hiret e Saj. Eshte Rrezellitse!!!!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alekum selam

                  Kjo bibe e provinces orientale,ben mire vec te lexoje ate,qe i kane shkruar te tjeret,års lajmet. Ndryshe kjo e gjore, merre ne drejtim te pa ditur duke fluturuar me presh, te cilin kjo nuk e ndjen fare. Rasputini, ky njeri mistik, e keshilloi car Nikollen,qe pjesmarrja e Rusise ne luften e pare, do te ish katastrofale per te, ashtu sikurse dhe ndodhi.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Piano bar

                    Ziliqare te mjere… Kur nuk pelqeni mos lexoni. Po nuk e mbani dot merine qe ju shkakton se jeni orientale sic e pranoni

                    Përgjigjjuni
                  2. d
                    demo

                    "Lenini besonte se Revolucioni ne Rusi duhej te mbeshtetej nga nje Revolucion boteror-shkruan kjo zonja. Lenini besonte pikerisht te kunderten, QE REVOLUCIONI KOMUNIST MUND TE SHPERTHEJE DHE TRIUMFOJE EDHE NE NJE VEND TE VETEM DHE TE PAZHVILLUAR,sic ishte Rusia cariste. Ate qe shkruan kjo,e besonte Marksi. Atij zoterise qe te kujton recelin,nje korigjim te vogel do ti bej.Cehovi e kishte fjalen per marmallaten.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lato

                      Monika e vockel dhe e sapoditur!Televizioni ku punon mund te kete para,por kjo nuk do te thote,qe ka kulture.Kur shkruan per keto tema,mos mendo qe rrotull ke katundare Preze,maloke Kukesi me koke te bojatisur,kapardisur me Ferrari,me dashnore,,Kujto qe ka ende ca profesore,qe kane studiuar ne Leningrad dhe e kane njohur me mire se Ti edhe Rasputinin edhe car Nikollen,,,prandaj ,mos shkruaj kodra bas bregut.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        LEON

                        E kane inat Moniken,se eshte e bukur. Te gjithe bejne budalliqe ne jeten e perditshme,por vetem Moniken bejne budallaqe,. Budalliqet e Rames quhen gjenialitete.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astrit

                          Shkrimi ka nje kendveshtrim interesant, Rusia gjithsesi mbetet nje mister per ne.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje