
Sot më dërgoi mesazh një mik i Berishës:
“O Kreshnik Spahiu, a gjen në botë politikian si doktori që ndonëse ka Amerikën kundër, median kundër, oligarkët kundër, partinë dhe bashkpunëtorët e tij kundër dhe sërish ka mbushur stadiumin plot?”
E pash foton e Sali Berishës në stadium dhe më kapi e qeshura sepse mu kujtuan mitingjet e mija që mbushja sheshet dhe stadiumet jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, Shkup, New York, Londër por ditën e votimit ……..
Pasi u mendova ja ktheva një përgjigje që ta lexonte miku im, por edhe doktori i zemrës që mbushi sot stadiumin:
“I dashur X.X.
Urime për fushatën elektorale.
Dëshiroj me zemër që Arbana Osmani dhe Luizi të mos mbledhen më shumë njerëz sesa ju në finalen e Big Brother që do mbahet në 7 Maj në stadiumin Air Albania.
Sot në stadiumin 20.000 vendesh, ishin 15.000 pjesmarës për të prezantuar 61 kryetarë bashkish.
61 x 250 = 15.250
Konkluzioni: Çdo kandidat bashkie kishte marr me vete në stadium 250 miq, shokë dhe mbështetës.
Efekti amerikan po bën punën e tij por ju keni bërë llogaritë gabim:
1- Çdo lider botëror që ka shpallur Amerika Non-Grata ka pasur një rritje votash 2 vitet e para, por e ka ngrënë pas “qafe” shumë keq më vonë.
Kështu është rritur lideri serb Dodik në Bosnje.
Fillimisht u rrit me vota edhe Milosheviç, Kadafi, Sadam Hyseni, por pas disa vitesh i groposën politikisht dhe biologjikisht.
2- Media nuk është kundër Berishës por e kundërta, 90% e gazetave dhe portaleve janë pro Berishës dhe Metës. Të ftoj ta hapës TV në mëngjes dhe dëgjosh Bashkim Hoxhën: 90% e titujve të gazetave janë pro opozitës grupi Berisha dhe kundër pushtetit.
3- Në vende si Shqipëria, Ballkani, lindja Afrika apo vendet arabe, sa më shumë qëndron në pushtet aq më shumë mbështetje ke në popull dhe nuk konsumohesh. Berisha ka 33 vjet në pushtet dhe politik e për këto arsye nuk mund krahasohet me nënpunësit apo aparatçikët e administratës së tij Bejko, Tabaku apo Alibeaj.
Pushteti i gjatë e rrit influencën dhe nuk ta dobëson.
4- Berisha dhe Meta po hedhin lekun letër në fushatē dhe nuk luajnë si të barabartë përballë fushatës së ndershme dhe modeste të Endri Shabanit, Arlind Qorrit apo Lajla Pernaskës.
Berisha dhe Meta po paguajnë më shumë euro sesa fushata e Manuel Macron në Francë.
5- Oligakët Berisha dhe Edi Rama i ndajnë bashkë. Çdo biznesmen e di rregulin e lojës:
70% tel Lala dhe 30% tek Sala
Pë këto arsye mik i dashur: Duro edhe 5 javë.
Efekti anti-amrikan është si helmi vdekje prurës, që të ndjell me këngë e valle por të palos për tokë me vonesë.
Suksesi në politik nuk matet me mitingje por me rezultatin e zgjedhjeve. Plumbi i parë rikoshet do jetë në 14 Maj, ndërsa “snajperit” amerikan do ja dëgjoni krismën në zgjedhjet parlamentare 2025.
Berisha gjithmon ka qënë kampion në mitingje por i dyti në votime. Berisha nuk dilte i pari as kur kishta Amerkën aleate, imagjinojeni tani që e ka armike.
Fat i keq për ju, por shqiptarët janë pragmatistë dhe kanë nuhatje: Një ditë para zgjedhjeve, ata bëhen me fituesin sepse me ju e kuptojnë që vota ju shkon dëm. Në 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve të parët që do ju shesin, janë ata që sot mbushën stadiumin.
I dashur mik, ashtu siç më dërgove sot foton e stadiumit plot, pres të më dërgosh një foto nga oborri bosh para zyrave të Berishës mëngjesin e datës 15 Maj.
Mirupafshim dhe suksese në stadiumet e tjera!
Berishistet akoma Jan nen efektin e droges,por ne 14 Maj do marin dozen e pare antidroge,dhe ne 2025 dozen perfundimtare te shpetimit nga e keqja qe i ka zene.Keqeardhje per keta trushplare.
Nqs i sherben Popullit dhe ktij vendi Shqiperise , do votohesh nga shqiptaret e do qendrosh ne Pushtet si eshte shembulli Edi Rames sot . ___Nqs je nji FakePolitikan me Maska Mashtruesi qe s'di me lidh puoturet e tua edhe pse ke kaq vite ne Qytetet , dhe nuk di gje tjeter vec Mashtrimit ,Shpfijeve vjedhjes shkaterrimin krimin tradhetine ndaj vendit tend ,si salih berisha ka ber kto 32-vjet dhe ilyer metaj etj zagare pjestare te Bandes se Lalzit qe degjeneruan Figuren e Politikanit madje edhe Demokracise ne Shqiperi , kta s'mundet te ken kurr Sukses ne Politike ,sepse qytetaret shqiptare nuk jane ata injorante e tipit salih berisha e ilir metaj ,qe t'i mashtrojne te cilet , jane thjeshte Tinzare dhe se nqs ishin ne Pushtet ne Shqiperi ,kjo aspak te asaj si kta shtiren para idioteve qe i rrethojne , jo se kan qen Politikane ,por sepse DIKUSHI qe komandon kte Bote i donte Trapi t'i vinte ne Pushtet ne Shqiperi per interesat e veta qe kishte me Shqiperine ,duke ekpserimentuar me kta DyFinderinat dhe gjithe shqiptaret .
Niku mekaniku pashe nje video kur fliste Berrisha ishin 70 veta .
Ne Shqiperi do te fitoje Berishizmi, se kane ikur nga syte kembet qytetaret dhe kane ardhur maloket dhe fshataret.