Kush zhduket nëse nuk fiton Foltorja në 14 maj?!

18 Prill 2023, 13:48Blog Nga Skënder Minxhozi

Kush zhduket nëse nuk fiton Foltorja në 14 maj?!

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka rënë dhe një herë në auto-hipnozën që krijon ndjesia e pushtetit të gjatë dhe të patrazuar. Ajo ka deklaruar së fundi se “ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi. Nëqoftëse ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe që kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe, e fortë, që e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të fillojë që tani”.

Në thelb Topalli e të tjerë emra të njohur të pushtetit të djeshëm, e identifikojnë prej kohësh qëndrimin e zgjatur në opozitë të palës së tyre politike, me zhdukjen e gjithë Shqipërisë, duke përsëritur një klishe që nuk është vetëm e foltoristëve, por e një liste shumë të gjatë njerëzish të pushtetshëm brenda e jashtë këtij vendi prej kohësh që s’mbahen mend. Kjo klishe thotë se largimi nga pushteti i një kaste politike duhet parë si një të keqe kombëtare, si një burim fatkeqësish të parrëfyera për të gjithë, si fundin e botës jo vetëm për ata vetë, po për çdo qenie njerëzore që frymon nën pushtetin e tyre.


Ky koncept fatalist lidhet me një perceptim jo vetëm subjektiv e të pavërtetë, por edhe me një shtrembërim të të vërtetës mbi të cilën ndërtohet. Nëse nga Shqipëria kanë ikur siç pretendohet 800 mijë veta në tetë vjet (një shifër e hatashme që s’ka asnjë bazë reale), një pjesë jo e vogël e të ikurve e lënë vendin sepse janë të zhgënjyer me të gjithë elitën drejtuese, e jo vetëm një pjesë të saj. Këtu futet padyshim edhe vitrina e politikanëve të rikthyer nga vitet ’90 që kanë hipur mbi kalin e koalicionit opozitar.

Mjafton të shohësh Berishën dhe Metën të rikthyer sikur të ishin politikanë të ditës së parë, e jo liderë të konsumuar deri në skajin më të largët të karrierës, për të pasur më shumë se një motiv për të ikur nga Shqipëria. Megjithatë zhdukja është një fjalë e rëndë. Shqipëria nuk do të zhduket po fitoi Edi Rama në 14 maj, dhe as po fituan Berisha e Meta. Do të qeveriset më mirë apo më keq, kjo është e sigurt, por nuk do të zhduket. Kur s’jemi zhdukur në vitin ’97 vështirë të zhdukemi tani.

Në anën tjetër, e kjo është lidhet me rreshtat e mësipërm, oratorë të opozitës thonë sot se shmangia e kataklizmës në 14 maj ka vetëm një zgjidhje: fitoren e Berishës dhe Metës në emër të ndryshimit!!! Ky është momenti kur memorja e shqiptarit të zakonshëm fillon e fut ujë dhe kacafytet me vetveten. Sali Berisha dhe Ilir Meta mund të jenë gjithçka, mund të jenë edhe Lionel Mesi apo Elon Musk ose Rihana, por ata nuk janë e s’mund të jenë ndryshimi. Nuk mund të ofrohen më si një kartë e re dhe e pakonsumuar në vitin 2023, pasi janë ndër emrat kryesorë që kanë shkaktuar erozionin e shqiptarëve drejt vendeve të tjera në tre dekadat e fundit. Termi “ndryshim” ka kohë që nuk përkon më me emrat e dy zotërinjve në fjalë, të cilët kanë djegur çdo afat skadence me karrierat e tyre të stërzgjatura.

Të thuash se me fitoren e kësaj dysheje Shqipëria do të ndalë rrjedhjen e banorëve të saj në Përëndim, do të thotë të mos jesh i sinqertë me veten dhe të tjerët. Në mënyrë të përsëritur refreni propogandistik që na thotë se po të fitojë opozita e dyshes Berisha-Meta Shqipëria do të ndryshojë drejtim, po punon de facto indirekt për Ramën dhe shumicën e tij. Një ofertë defektoze është më e keqe sesa heshtja. Kjo është gafa e madhe që PD bëri me veten kur pranoi rikthimin e Berishës dhe që do ta paguajë duke humbur në 14 maj.

Pa tërheqjen (jo zhdukjen, pasi është një term acid dhe i panevojshëm) e elitës së vjetër politike nga skena, ashtu siç ka bërë edhe vetë Jozefina Topalli, shqiptarët do të vazhdojnë të ikin nga sytë këmbët. Pa spostimin e kësaj elite, ligji do të vijojë të zbatohet me ngecje, votat do të vazhdojnë të kenë më pak peshë dhe ndryshimi do të jetë sërish një koncept flu e i pakapshëm. Po nuk u hap rubineti i pastrimit të elitave nga emrat e konsumuar djathtas dhe majtas, do të vijojmë të shohim politikanë 80 vjeçarë që kthehen e rikthehen pafund majë kalit të politikës. Çdo gjë mund të jetë kjo, përveçse ndryshim.

28 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    O Këno, o rraqe e vjeter! Edhe Rama nipi i Spiro Kolekes nuk eshte me pak i perdorur se ata, ka qe ne '98 ne pushtet, o rraqe shumeperdorimeshe e ish-burrit te Beles, mbeses se Beqir Ballukut!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Londer

      O Laqif ai po thote majtas dhe djathtas duhet te largohen

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        O laqif,je ne metro?

        Përgjigjjuni
      2. E
        E verteta

        Po pse iken me predikime Ramsi?Ka hedhur rrenje qe ne 1998,nuk shkulet eshte i kapur me thonj dhe dhembe ne karrike nuk e leshon per qamet.Kur e detyruan qe te ike nga Bashkia i dolen lot dhe zagaret ambassdore e ngushellonin qe do behesh kr/minist etj.Nuk qetesohej ne bote,pa pushtet ai nuk fo jeten. Ndersa ish k/ministri italian Mateo R. ka filluar pune si redaktor reviste.E kuptoni sa vite drite larg demokracise jemi ne ketu?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pickaxhiu

          O e verteta.M.Renzi nuk mer dot as 3% te votave sot...e perzune italanet ndersa ky i gjati per te cilin e kam hup respektin po votohet gjeresisht dhe gjatesisht nga ata qe vazhdojne te votojne akoma

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Dhe do te vazhdojme ta votojme akoma Ramen per se gjati e per se gjeri derisa te pushojne se frymuari sali metaj krimineli dhe kjo zhelefina me shoket e saj. Keshtu qe plasni ose zhdukuni ju qe i shkoni pas. Shqiperia eshte e jona e nuk ja dorezojme vrasesve dhe zjarrvenesve.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sali Non grata

            Nga bashkia Rama u largua se i vodhi votat pijaneci i sb qe ishte ne krye te KQZ-se i cili e ka pranuar me gojen e vet si edhe me votat e Partise Komuniste

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Bravo Skender,je i saket. Me vjen pak çudi qe Jozefina Topalli per kete raste paska thene nje te vertete,"ndryshimin ta kerkojme te vetja".," Sali Berisha dhe Meta nuk e sjellin dot ndyshimin".

              Përgjigjjuni
            2. x
              xhemal

              O lato qypi edhe ti sje larg kenos..i pari eshte nje njeri i" bute"as mish as peshk ndersa ti nje salike i Vogel...si mund te flitet per saline me fjale te ndermjeme ..saliu eshte nje politikan i dhunes,i urrejtjes,i shpifjes,nje zhvates ,nje percares,nje vrases..provat 96,97,98,2008,2011 e plote marrezi te tjera,si ngritja e getove ne shkoder,tirane,durres,fier,vlore,elbasan,,,etj,etj,,,pastaj likja bashkehajduti me saline per vjedhjen e floririt..,qenia e tyre ne politike eshte nje anomali e fatekeqesi kombetare...vetem te paditurit e ata qe Kane zhvatur Jane me saliket

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dreqi i Latuar.

                Ti, Laqo, (per te mos thene loqke) ku i di emrat e grave te burrave dhe burrave te grave qe nuk jane ne nje mendje me çakallin Brrishe. Si duket edhe ti flet nepermjet zorres dembele te Brrishes, si gjithe Dreqrit e tjere kur mbufaten nga mospasja e argumentave.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  miri

                  Ooo Latif o dru me pre vrite pak fare pak trunin dhe mos u hidh ne zjarr per berishen se do digjesh Po hidhesh dege ne dege po dega qe je ulur po pritet dhe ti nuk po e kupton????

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Ptuuuuuu muter..

                  Sa fatekeqesi per cilin do qe nuk e njehe te kaluaren e shume e shume Politikaneve ! Qe sote mire qe jetojne por poshterojne te gjthe Qytetaret si te Rinje dhe Pleqe apo dhe ata pasardhesit e rinje...30 % duheshin te perfundonin si Caucesku....ndersa pjesa tjeter duhej mare Pasurite e vena ne kuriz te te gjithe Qytetareve . Me kete te flases,,me ato qe genjehen me nje dhuarte apo me pak Euro dhe me keqe per nje Supe.. Popull juve do te vauni dhe Familiet e jauja qe akne viajtur 32 vite... Edhe pse sjam as Simpatizant i PS ,por hakun nuk duhet tja hajme ...Kane punuar dhe punojne....( nder keta te PS ka dhe kurva Spiune Ordinere me Dosje qe kane mare ne qafe shume njererz. ) po kush mere hak askush e kane mendjen ja teke shalet ja teke Eurote.Ptuuu

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Ptuuuuuu muter..

                    Sa fatekeqesi per cilin do qe nuk e njehe te kaluaren e shume e shume Politikaneve ! Qe sote mire qe jetojne por poshterojne te gjthe Qytetaret si te Rinje dhe Pleqe apo dhe ata pasardhesit e rinje...30 % duheshin te perfundonin si Caucesku....ndersa pjesa tjeter duhej mare Pasurite e vena ne kuriz te te gjithe Qytetareve . Me kete te flases,,me ato qe genjehen me nje dhuarte apo me pak Euro dhe me keqe per nje Supe.. Popull juve do te vauni dhe Familiet e jauja qe akne viajtur 32 vite... Edhe pse sjam as Simpatizant i PS ,por hakun nuk duhet tja hajme ...Kane punuar dhe punojne....( nder keta te PS ka dhe kurva Spiune Ordinere me Dosje qe kane mare ne qafe shume njererz. ) po kush mere hak askush e kane mendjen ja teke shalet ja teke Eurote.Ptuuu

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zaloshnja

                      Shume e gjate per tu lexuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Profi

                        Skender! Jani objektiv dhe i pa anshem!

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zhelesfina

                          o cecene te saliut,po erdhet ju ne pyshtet nuk do te thote se shpetoi Shqiperia se njohtem nga dita e pare qe mbollet shkatrrim,pushtim pronash,vrasje,djegie,varferi dhe krijimi i nje klase brekgrisurish te pasuruar pa pune... Qekur erdhi vampiri komunist sali,motoja e tij ishte vrit,prit,shkatrro,vidh se eshte kap or taj....

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon65

                            KETA TE OPODHITES DO NGELEN SHUME KOHE NE OPOZITE SEPSE DEMOKRATET NE MOSHE PUNE PRA TE RINJ TE PA PERZJERE NE VEPRA KRIMINALE RAMA I KA PUNESUAR TE GJITHE DHE KETA VESHTIRE SE MUND TE VOTOJNE PER OPOZITEN..........OPOZITA KA VETEM PERSONA TE INKRIMINUAR PADYSHIM EDHE BUDALLENJ QE NUK KETHEJNE ME RAMEN ME IDENE SE ESHTE I MAJTE GJE QE NUM ESHTE ASPAK E VERTETE .........E KUNDERTA ESHTE SEPSE REFORMAT E EDI RAMES JANE JO TE MAJTA..........NUK KA PSE BEHET TRANSPORTI URBAN FALAS PERVEC STUDENTEVE PENSIONISTEVE E FAMILJEVE NE NEVOJE..............

                            Përgjigjjuni
                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Betonizi,ndryshim dhe mashtrime Alla Sude dëgjon dhe do dëgjojmë nga ata që presin t'i bien kaqet dashit ! Por dhe "kryetari" më i ri i Tiranës e starton fushatën me mashtrim,transporti falas, dhe Enveri nuk e kishte të tillë ! Ka filluar faza postPiramidale e Berishës. Faza e vetshkatërrimit.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dauti

                                Po duhet me vu prape ne karrige zhelefinen, qe te na bej konsull dashnorin e riktigt te goces, sic boni luiz budallane.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tersi

                                  14 maji është rasti i artë për tê gjithë shqiptarët edhe për ata që janë vjedhur nga rilindja edhe për ata që janë zhgënjyer nga rilindja edhe për ata që duan një opozitë të re edhe për pjesën gri që ti japin goditjen vdekjeprurëse treshes së kapur nga krimi rama, berisha-meta! Është shumë e thjeshtë! Mjafton që të votosh kantidatin e rilindjes, qoftë ky edhe më i ligu i "fshatit", sepse duke fituar rilindja varroset përfundimisht kufoma e vdekur por e pa kallur e sali berishës dhe bashkë me të edhe partiçka e mamuthit të korrupsionit,ilir metajt. Mjafton të votosh më 14 maj rilindjen për të çliruar pjesën e pastër të opzitës, të djathtën e vërtetë të marrë penga për 30 vite nga ish sek.partisë s.berisha! Mjafton të votosh më 14 maj rilindjen që ti dërgosh teskerenë rilndjes dhe edi ramës për zgjedhjet e përgjithshme të 2024! Me një opozitë të djathtë të pastër nga kufoma nongrata, me një ilir metë të shpartalluar ose mbrapa hekurave me një sitem drejtësie të çliruar nga "mankthi" berisha edi rama dhe rilindja do të jetë më i dobët si para drejtësisë ashtu edhe para shqiptarve qê me votë do ta nxierrin në pension si shokët!. Dmth.në zgjedhjet e 2024 edi rama do të jetë e vetmja kufomë e plitikës së vjetër që duhet kallur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                    Minxho ka hallin e madh te zhduket opozita e te kalojme ne regjimin tjeter me embleme "GJITHE PUSHTETI SOVJETEVE" ku si opozite te quhet ajo qe emeron e zgjedh Sovjeti Suprem ne Surrel. (...paskan qene te pangopur soji i Minxhove per Epoken ku linden e ku duan te vdesin, ne ate Diktaturen e Proletariatit me mbiemer tashme te rtetushuar ne - te Shalgjatit)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      emigranti

                                      e di qe te dy kane faj po fajin me te madh e ka drejtesia dhe spak qe nuk veprojne. PO keta i ka kapur saliu me shoke dhe vrasin trurin

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        spata

                                        Te komentosh nje thenje te Xhozelphinit ,qe politkane nuk mund te quhet ,eshte humbje kohe. Skenderi godet ne trekendshin e portes se Foltores ,qe te kuptojne shqiptaret se po vjen ajo pranvere demokratike qe kane enderruar shqiptaret . Me 14 Maj perfundimisht Berisha dhe Foltorja shkojne per riciklim .Nje pjese e madhe i bashkohen realishte PL dhe ata qe jane pak me mendje do gjejne alternativa te reja demokratike . Xhofi se ka hallin se kush do zhduket.Kjo dihet. Saliu, bashke me fanatiket ,ka marr rrugen e qofte largut . Ajo shpreson tek Kapedani i Skraparit per ndonje favore qe mund ta ingranoje ne zinxhirin e Metes . Pergjigjja eshte e thjeshte dhe ska lidhje me shqiptaret.Berishizmit doti vihet kapak sinje nga periudhat me fameke qe qe kane njohur shqiptarer . Mbas 14 Majit fillon zhdukja e kesaj kafsherije, qe per 30 vjete ,mbolli lufte brenda shqiptarve. Pirostija mbetet me dy kembe ku se shpejti do te keputet dhe e dyta .Po Rama si do ti perjetoje fazat e keputjes se kembve te pirostis . Eshte i favorizuar edhe pse ka mbi kurrize shume kopace .Aleatet po e pergatisin se kush do ta zvendesoje .Ps ,jo Rilindja,.do gjeje nje forme me demokratike ,nga pikpamja ligjore ,qe do ti hapi rrugen nje politkeberje te re.Pa konflikte krahinore dhe ambicje qeveritese per te gjithe shqiptaret . Me perfundimin e reformes ne Drejtesi ,qe do te jete ne duarte e Aleatve ,Drejtesija do te shkeputet nga kontrolli i Politikes .Ky proces fillon mbas 14 Majit e do te perfundoje kur situatat politke te Aleatve tane, te jene me shume komode se sa sot ,qe jemi ne prag te nje kercenim te Aleances pro Ruse . Si shume po presim! Ju futem demokracise me mbetjet e sistemit komuniste.Kjo klase politke , qe sundon sot ,kishte kohe qe pergatitesh te vinte ne pushtet .Nuk ke cu kerkon shqiptarve. Skemat e ndertuara me ndihmen e Aleatve askush nuk i thyente .Nga nje sistem i shpartalluar me intriga, vrasje e tradheti ,per pushtet, nuk mund te te futeshim ne rrugen e demokracise. Jemi vrare ,kacafytyr, shpartalluar e diskriminuar ,me nje standarte jetese nga me te fundit ne Rajon,me shprese se nje dite fati i shqiptarve do te ndryshonte .Sot bejne jete normale, ne Shqiperi,vetem nje grup njerzish te lidhur me pushtetet dhe politken .Qofshin keta gomer ,sic thote Rama, apo lepirsat e kupoles . Vend per te rinjte e thjeshte te popullit ,qe te ndertojne nje jete te sigurt ,nuk ka . Keto semundje qe po e gryejne popullin nga brenda, dekade pas dekade ,nuk e sherojne ato cka ka shpalosur Rama kohet e fundit .Rritja e pagave ,qe me duket si nje pamundesi ,s'ka per te frenuar ambicjet e shqiptarve per tu larguar nga vendi qe u linden . Disa MEME, se ne Shqiperi jetohet jane propagande e politkave te deshtuara .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilo

                                          Jeni mjaft objektiv!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hasan dushi

                                            A ka ndonje Minxhoz qe nuk ka lind ne "oborr"te Enver Hoxhes

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Ushtari.

                                              O Xhozi te kujtoj nje fjale te urte popullore qe thot se ngordhi nje dhi ne Velabisht nuk mbeti Berati pa dhalle.Jeta vazhdon o xhozi edhe po ike ti e ca te tjere rreth para e pas teje pune e madhe Ka qene edhe nje parrulle me pare o xhozi se ti duhet ta dish me mire "nje bie mijra te tjere ngrihen"apo edhe nje shprehje tjeter"shendosh manastiri sa kallogjer ka plot"

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                EDMONDI patriot

                                                O budallej qe humbni kohe me keti qe shkruan,sioas jush e vertera eshte ajo qe ju pelqen juve ,shkoni oas saj dhe prisni edge 30 vjer te tjere te shkojne deri sa te nxjerre koha nje lider qe te jete me i zgjuar dhe i ndershen se Rama e ate qe drejtojne me te.A e mbani mend c beri Rama ne opozite qe i ra shqiprise kryq e terthor takoje e bisedoje me njerez ne cdo ane e cep te Shqiprise dhe pastaj perpunoj strategjin per te ardhur ne pushtet.Pushteti eshte i embel dhe kur vazhdon gjate te konsumon,a eshte konsumuar Rama shtrohet pyetja?Edhe po edhe jo po per pritshmerit e popullit jo eshte eshte se nuk ka dale nje konkurent me i mire se ai qe te besoje populli ti jape voten duke larguar Ramen.Ne fillim Rama shprehej kur erdhi ne pushtet,se nuk jam POLITIKAN ,po tani pse nuk e thote me si e kuptoni kete eshte bere pas 10 viteve qe drejton vendin politikan?Pyetni Nikolle Lesin,ai do tu a spjegoje MMBe mire kete.Sa per Minxhozin mos e etiketoni se eshte tifozi ketij e i atij ai eshte nje gazetar qe e perdor kete profesion per te shprehur sa me mire talentin e gazetarit .Ai eshte i sakte dhe i kujdeshem per te shkruar ate qe ndhodh realisht ne kete vend.Kush nuk e kupton kete ,nuk ja ka fain Minxhozi qe nga padituria gjejne fjale boshe per per te shkuar per te qe skan asnje vlere.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dhëmbeli

                                                  Një mall ushqimor i skaduar para 2 dekadash , pasi i fshihet data e skadencës , i shitet popullit si mall( produkt) i sapo përpunar me amballazh të ri . Provani t’a hani dhe…?! Ju bëftë mirë !!!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje