
Nga Dritan Hila
Është lajmi i kësaj fillim jave operacioni i kryeministrit Rama, i cili hoqi apendicitin. Operacion u krye nga profesor Gjata, një nga mjekët më të mirë në fushën e kirurgjisë. Bëhet fjalë për një rikuperim të shpejt të Ramës. Por, gjendja shëndetësore e kryeministrit të një vendi është përtej një lajmi mjekësor i një udhëheqësi. Në SHBA është një buletin mjekësor.
Mbaj mend George Bush, i cili kishte një buletin të tijin mjekësor dhe e kishte të përditësuar, ndërsa ne jemi mësuar që udhëheqësi është gjithmonë i fuqishëm dhe nuk ka sëmundje, si shembulli i Berishës, i cili nuk vendos syze. Në fakt kush i ka qëndruar afër Berishës e di se ai ka realisht nevojë për syze për të lexuar. Ai duhet të dalë dhe të duket sa më rinor në publik.
Ne jemi kundër sëmundjes, sepse edhe në kohën e monizmit ne jemi mësuar të shohim një lider të fortë. Ne duam një udhëheqës që është i shëndetshëm derisa vdes. Si gjithë popujt jo të mësuar me kulturën demokratike, për ne udhëheqësi duhet të jetë si i një tribunë, gjithmonë i fortë.
Duket se kryeministri Rama po instalon një tjetër metodë dhe ka shkuar në një spital shtetëror, kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe. Rama po e reklamon veten e tij si një njeri të popullit, që i ndodh edhe të sëmuret, aq më tepër në mes të një fushate elektorale. A do të ndikojë kjo në humorin e popullsisë, ku në një krah kemi dy udhëheqës të fortë si Meta dhe Berisha e nga krahu tjetër dikush lider që plasi apendiciti.
Por jemi në një periudhë që elektorati është lodhur nga udhëheqësit e fortë. Rama ka tentuar vetë publikimin e sëmundjes së tij, për të treguar se ai është njerëzor në atë që bën, qan, qesh, ndjek fëmijët dhe interesohet për ta. Djalin e tij e çon në një kompleks stërvitjeje publike te kompleksi “Dinamo” që herë e shoqëron ai vetë, herë e shoqëron gruaja.
Mes një udhëheqësi të fortë dhe atij njerëzor, shqiptarët kanë nisur të duan udhëheqësin e fortë. Madje Ramiz Alia, i cili u dallua për udhëheqjen e tij të butë u pëlqeu njerëzve pasi ata ishin mësuar me udhëheqësin e mëparshëm represiv. I tillë ishte edhe Zogu, natyrë e fortë me prejardhje feudale. Njeri i cili arriti të vendosë rendin në Shqipëri. Ku politikanet i bënin atentate njëri-tjetrit dhe Zogu ka pësuar me tepër nga të gjithë.
Të gjithë peshën e fushatës elektorale e ka marrë përsipër Rama dhe ai del kudo madje edhe në reklamat që ka fushata. Ndërsa nga ana tjetër është njerëzor dhe operohet, një operacion që i vlen shumë. Kemi parë se kënga që ka zgjedhur është një këngë tallava dhe nuk vesh kostume. Politikanët duhet ta kuptojnë se ka ikur koha e kollares.
Si strategji elektorale nuk është e keqe, ndërsa përballë ka dy persona të veshur me kollare. Ai udhëheqës që shfaqet sa më popullor, ai ka më shumë pikë. Këtë e ka treguar edhe politika e huaj si Angela Merkel, Meloni etj.(Dritare TV)
...sheh sa carfaf e klluf te paster..si Rama vete....lol.... = Rikuperimi ne Tajlande apo Itali, France apo Gjermani...sa shpejt thua?....lol
Ti je cope debili o kalec
Rri larg lopates brigadier se ajo ta zgjoi apandesitin, kaloja lali Erit...
Ore a e shikoni deri ku arrin marrezia e Hiles. O zot. Si mundet njeriu nga servilizmi te shkruaje gjera te tilla . Rama njerezor se shkoi ne spital , biles ne spital te popullit. Berisha nuk ve syze se don te duket i ri…. Udheheqes hyjnor , apo njerezor … . Çfare marrezishe valojne ne mendjen e Hiles.
Ha, ha, ha! Nuk e paska marre vesh Hila se Salehu ka vënë lente?
Ha, ha, ha! Nuk e paska marre vesh Hila se Salehu ka vënë lente?
O Tani...une kam punur 30 vjet ne administrate...kam rastisur prane Berishes por ai lexonte fare mire pa syze...nuk kam adminärim per Berishen...por jo deri ne kte pike....shume gabim...
Ah mor Hila sa bojaxhi i mirr je. Gjithmone veprimet e liderit jane veteeem me efekt pozitiv sipas teje. Mire bojaxhi mire. Lyeje se do marresh persheshin dhe ti
Komplet mashtrim ishte Dritan, nuk kishte gje thjesht inskenoi nje semundje si grushti i Saliut, ky plehra.
E beri per te promvovuar spitalet, qe jane per ibret. Njerezit nuk kane me besim te Spitalet dhe mjeket pas mashtrimit dhe gjenocidit te Covid-19 e "vaksinave". Jane kampe euthanasie. Qendroni larg vrasesve mantelbardhe qe paguhen nga shteti i cili ka nje axhende gjenocidale shpopullimi. Armikun e keni ne instancat me te larta. Zgjohuni!
Emrore Hirra Hila,gjindore i e Hirres-Hiles,dhanore Hirres-Hiles,kallzore Hirren-hilen,Thirrorre O Hirra-Hile...DHJETore prej Hirra-hiles del vetem gjize e thartuar!
Cfare sahan lepiresi. D.m.th. Rama u semur qe t'i tregoje popullit se ai eshte si populli. Rama u kurua ne spitalin shqiptar. Po a pagoi Rama si shqiptaret qe japin deri ne 1 milion per nje operim te tille. Po sikur semundja t'i kishte dhene kohe a nuk do shkonte ne Turqi a Itali? Ne fakt nuk e di ku Linda e lindi cunin ne Shqiperi apo gjetke.
Sa budall milet çka u ha palla se ku e ka lindur Linda djalin!Ka burrin kryeministër,ka para ku ti dojë qejfi aty do të lindë.