Drejtësia e "re" po krijon një fron ku rrinë ‘të paprekshëm’ Sali Berisha dhe Ilir Meta

19 Prill 2023, 09:35Blog TEMA

Drejtësia e "re" po krijon një fron ku rrinë

Nga Frrok Çupi

Në të dy fazat e jetës së vet, Drejtësia jonë është mbytur nga asfiksia. Herën e parë, deri në ‘epokën e Reformës’, Drejtësia u mbyt duke e ngrënë vetë gjithë malin e krimit dhe të korrupsionit. Të gjithë zyrtarët e lartë, që nga presidentët e Republikës, dolën të pastër nga tërë ajo gropë tragjike që bënë në jetën e popullit; dhe pse? Sepse ishin larë e lëpirë nga gjuha e Drejtësisë. Sa shumë gjë hyri në atë bark ‘balene’! Herë e dytë, që është kjo që po jetojmë përditë e përorë: Drejtësia po mbytet përsëri, por kësaj here nga tahmallëku i vet. … Po ndodh si në operën ‘Berberi i Seviljes’. 

Opera vjen një moment që shpërthen në furi: “Ç’furi!… Ç’turmë!…Secili me radhë, ju lutem!…Hej Figaro! Jam këtu. Figaro këtu, Figaro atje, Figaro lart, Figaro poshtë”. Drejtësisë sonë i ka ndodhur që përditë përballet, jo me Figaron, por me Krimin… dhe mbledh krimin në rulotin e vet. Krim buzë Lanës ku sulmohet selia e PD, krim kur goditet me grusht lideri historik, krim kur mblidhen ata të repartit të zjarrit dhe i sulen qytetit, krim kur paguhen para pa fund në mitingje dhe duket sikur nuk është asgjë…

Po ndodhin tani, jo atëherë, dikur.

Ditën kur ‘barku’ i Drejtësisë do të jetë plot i ngopur me krimin e ditës, atëherë veçse do të mbytet. Përderisa nuk e bluan krimin çdo ditë që ndodh, atëherë do të mbytet Drejtësia dhe do të zhvillohet krimi. Kështu është mbytur Drejtësia jonë gjatë fazës së parë që nga vitit 1992 deri në vitin 2016. Akti i parë kur Drejtësia nuk reagoi, ishte dekorata ‘Arsidi’ e vënë në gjoksin e presidentit Berisha. Arsidi, një aventurier francez, vuri dekoratën dhe mori nga Banka e Shqipërisë 1.6 milionë dollarë; edhe dekorata doli ‘prej çokolate’. Drejtësia aty ishte, por nisi të lëpijë krimin.

Pastaj ‘qilimi i kuq’ u shtrua për mijëra vepra të tmerrshme krimi: U pa që nafta dhe armë kontrabandë po rridhnin lum drejt ushtrisë së Milloshevicit; u burgos kryetari i opozitës; u rrethua si ‘Oso Kukë’ kryetari i Gjykatës së Lartë; u shpallën nga shteti skemat piramidale që fundosën ekonominë e familjeve…, derisa u sollën militarët e njërës anë të vendit që të vrisnin popullin në anën tjetër. Aty ishte Drejtësia, ishte dhe numëronte ‘lugët’; më në fund e mbingopur nga krimi i kryer, edhe vdiq… Ditën e fundit, barkun e ‘balenës Drejtësi’ u detyrua ta shfryjë Reforma e kryer nga aleatët dhe qeveria shqiptare.

Ky është rreziku që po kanos ‘Drejtësinë e Rinovuar’.

Edhe me këtë po ndodh siç ka ndodhur: Krimi ndodhet para syve, por SPAK- u hesht. Edhe Gjykata Speciale hesht. Edhe Prokuroria e Përgjithshme hesht. Të gjithë manifestojnë ‘autoritetin e gjësë së veçuar nga njeriu’. Këta duket sikur rrinë në qiell dhe nuk shikojnë çfarë ndodh përtokë.

Rreziqet kryesore që kanosin Drejtësinë:

1.Rreziku i dy standardeve:

Në njërën anë SPAK i ankohet Amerikës se ‘nuk më sjell prova’, para syve ka një stadium të tërë të mbushur me krim. Ekspertët po manifestojnë prova të hekurta se ‘mitingu i fundit i PL-Foltore’ ka kushtuar mbi 100 mijë euro, financimi është pa burim, por Prokuroria ‘e gëlltit në bark’ edhe këtë krim. Korrupsioni shfaqet e zhvillohet para Drejtësisë.

2.Rreziku i gjyqit në Afganistan:

Shteti Islamik atje e mori hapin e parë kur gjyqi dënoi me vdekje një grua që nuk u bë kamikaze dhe një burrë që nuk vrau të shoqen. Drejtësia jonë, duke gëlltitur krimin e devijimit të kombit nga Perëndimi drejt të kundërtës, po bëhet bashkautor i anti- perëndimorëve në rrënimin kombëtar. Kushtetuta e shtetit nuk i lejon, por këta përtypen me të tyren se nuk merren me politikë, dmth., me interesat e kombit.

3. Rreziku i statusit të paprekshëm:

Drejtësia po krijon një fron ku rrinë ‘të paprekshëm’ Sali Berisha dhe Ilir Meta, që akuzohen e skanohen për krime të rënda kundër demokracisë dhe individit. Të gjithë të tjerët janë të prekshëm e të dënueshëm. ‘Penda’ e të dy të korruptuarve të mëdhenj mund të lërojë lirisht mbi ekonominë, jetën dhe nervin e njeriut në këtë vend, sa për Drejtësinë.

4.Rreziku i kthimit të Drejtësisë të ‘kodet e Hamurabit’.

Hamurabi ishte mbreti i Babilonisë, kur nuk kishte ligje. Ai ndërtoi kodet dhe i dha të drejtë të drejtit. Nëse Drejtësia mes nesh do të fshehë në bark gjithë krimet që ndodhin, atëherë këtu do të jetë ‘babiloni’ para mbretit. Vetë Drejtësia do të mbytet nga mbingopja dhe furia e Figaros: ‘Krimi këtu, krimi atje, krimi lart, krimi poshtë!’.

3 Komente

  1. q
    qenefistan

    Normale,qe mbas mbi pese shekujsh egersie dhe injorance,pushtimi osman,qe denatyroi dhe bastardoi dhe shojti racen dhe gjuhen e ketyre aneve,ku shumica e robeve te saj,nga frika dhe interesi bashkepunoi me ta duke tradhetuar fe, atdhe dhe veten e vet dhe me vone Hoxha me diktaturen cfarosese te personalitetit njerzor qytetar,do te trashegohesh nje specie ketu,me instikte animale,per tju versulur aferndenjesve dhe gjithkujt. Dhe natyrshem,me te egrit te kesaj kopeje do te canin dhe do te pushtonin kryet e vendit dhe pas kesaj do te sundonin krimet dhe veset me te mbrapeshta njerzore te sundimeve te lena shekuj pas. Keshtu ne kete zoopark,tani dhe pa gardhe katundaret shpellare islamiste-komuniste,do te vazhdojne te bejne kerdine duke vrare duke vjedhur gjithcka dhe duke ja shperfytyruar prejardhjen ketij vendi europian, dhe me ndihmen e dores se djathte te tyre kadileret(gjyqtaret),keta kryekriminela qe diten me diell,perkedhelin dhe jane ne krah te krimit kombetar, duke marre rroga dhe teper te medha(pa le c´marrin mbas),kur te gjithe bejne sehir ne kete truall europian. Mire Rama,qe eshte nje specie frikacake dhe karieriste dhe kjo tallava qe ka perpara dhe i intereson per ta shtytur me tej kryevezirllekun,por eshte dhe turma e gjore qe nuk guxon te leshoje asnje blegerime revolte neper sheshe,per tere keto hata, E po duket qe na pelqen,ngrenia dhe era e ketij lloj muti,pa te cilin nuk e shijome kenaqesine e zvarrisjes se pafund,sepse nuk jemi qenie njerzore,qe ta meritojme kete vend europian.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KATUNDARI

      Ku ishe ti Frrok me 2 prill te vitit 1992 ku ishe kur Arsidit ju dha nga Berisha 1,6 milioni dollari ku ishe kur Berisha vuri falangat e tij per te rrahur opoziten ku ishe kur piramidat perpinin parate e "pastra" te popullit qe po shiste cdo gje qe mund te shitej .Ne ate kohe ti ishe redaktor i gazetes RDdhe i thurje lavde zotit Sali .Zoti Frok ti è di me mire se une katnari se llafet pas kuvendit nuk kane asnje vlere keto jane shkrime koti pa asnje vlere .

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Nuk bëhet ëmbëlsirë me copa muti. Nuk bëhet drejtësi me shqiptarë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje