Nga Ardit Rada
Teksa 14 Maji po afron, Partia Demokratike zyrtare që njeh ligji dhe ajo e fantazuar prej Sali Berishës, duket se e ka seriozisht kandidimin në disa bashki. Atje ku ka mundu t’i shpëtojë presionit dhe diversionit të kreut të Rithemelimit, PD ka arritur të nxjerrë kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë këshilli. Hapja e fushatës në Tiranë do ta ketë tronditur jo pak Belind Këlliçin, vetëm në mos njohtë shifrat. Dikur PD nën drejtimin e Sali Berishës fajësonte Dashamir Shehin apo Gjergj Bojaxhiun për humbjet e njëpasnjëshme në kryeqytet. Këtë herë ndoshta sedra s’do t’i lërë të përmendin PD-në, por pjesëmarrja në hapjen e fushatës tregon se Roland Bejko do t’i prishë jo pak punë kandidatit të Berishës dhe Metës. Sondazhet tregojnë po të njëjtën situatë edhe në 15 bashki të tjera.
Megjithatë duket se PD-ja e Alibeajt nuk po i bën mirë detyrat e shtëpisë. Sot që jemi në zgjedhje, më shumë se kurrë lipset nevoja për t’u treguar së paku të djathtëve pozicionin e Sali Berishës. Përtej sloganeve me frymëmarrje dhe akuzave për koalcionin me LSI, Berisha ka një precedent më të rëndësishëm. Ai mban vulën e amerikanëve dhe britanikëve si i korruptuar familjarisht, që përbëjnë kërcënim për demokracinë e Shqipërisë.
Ndaj, ndoshta jo e tërë fushata dhe retorika e Alibeajt duhet të fokusohet tek kjo. Por duhet t’u bëhet e qartë votuesve se me Sali Berishën edhe mund të marrin 10 bashki, por duke shkelur mbi dëshirën e perëndimi. Alibeaj dhe kushdo që mbetet ende pjesë e Partisë Demokratike duhet të hapin letrat, të zbërthejnë mesazhet, bisedat e gjithçka kanë me Berishën dhe të tijët dhe që i provon ato për të disatën herë si interesaxhinj mediokër që pushtetin e tyre politik s’e negociojnë edhe sikur të kenë në dorë fatin e shqiptarëve.
Kjo retorikë i bën dy shërbime të mëdha vendit. Së pari tregon kush e përfaqëson vërtetë të djathtën pro-perëndimore dhe së dyti, i prish planet sado pak Sali Berishës për t’u fshehur pas mbështetjes militanteske që ka.
Çfarë nuk do Amerika, nuk duhet ta duan as shqiptarët dhe ky është kompromisi i heshtur që kemi bërë prej 30 vitesh me aleatin përtej Atlantikut. Këtë kompromis nuk mund ta hedhim poshtë sot, vetëm se Sali Berisha do të fitojë Vaun e Dejës apo Ilir Meta ëndërron të transmetojë LIVE në Facebook mbledhjet e këshillave bashkiakë.
Enver Hoxhën e donin Bashkimi Sovjetik, Kina dhe treçereku i Afrikës. Po t’i mblidhje bashkë ishin trefishi i vendeve të NATO-s, por në fund po përballet me gjykimin e perëndimit.
Ky është fati i Sali Berishës sot, veçse nuk e duan 3 miliardë njerëz në botë. Por vetëm fanatikët që janë ushqyer dikur nga ai korrupsioni i tij, që përmend Amerika. Ndoshta e do edhe Azerbajxhani. I vetmi vend i huaj që e ka pritur në 10 vitet e fundit. Por do të jetë po Perëndimi që në finale do t’i caktojë vendin në histori.
Tamam si nje femije i vogel, t'i kallezoje perdite te mesuesit se po i japin nje milion euro nga taksat shqiptare vec per kete pune.
Dje ne hapjen e fushates se PD -se zyrtare ,si ka filluar te quhet keto dite, shkelqyen dy lider me vizione te djathta, njerez pa mllefe per kundershtarin politik ,por mellef per ideollogjine majtiste. Ishin fjalime ,ku ajo pjese elektorati te ashtuquajtur GRI. i ka bere per vete. Per here te pare degjuam lider qe cojne peshe elektroratin.
Në politike më shume se sa teoritë vlen akti dhe ky ka kuptim tani, sot. Cili do të ishte akti? Sipas mendimit tim, rruga e nisur, per t'u lavderuar duhej te ishte më intensive dhe me e organizuar. Të mblidhen nja 10-15 a me shuem burra e gra , deputete, pjese nga lidershipi i PD te pa njollosur nga berishizmi, dhe jo vetem, ku me nje deklarate publike t'u kerkojne demokrateve të vertete ane e mbane Shqiperise, qe te solidarizohen me permbajtjen e saj qe do duhej te ishte: Kerkesa per largimin e menjehershem dhe/ose perjashtimin e Sali Berishes nga Partia Demokratike si e keqja me e madhe per vete ate, por njeherazi edhe demokracine në Shqiperi. Të tille do mund të ishin perveç disave si Bejko, Godole, Açka etj, që tashme jane afishuar si nga brenda saj, por edhe intelektuale te sferave te ndryshme te jetes shoqerore në vend, me reputacion te pa vene nga askush ne disikutim deri me sot, nga brenda vendit por edhe nga diaspora. Kuptohet që si rezultat i asaj, që metaforikisht quhet "rrufe ne qiell te hapur", fillimisht do të kete nje reagim agresiv, por me kalimin e disa diteve, me një pune kemengulese mediatike, organizim takimesh me shtresa më të gjera demokratesh, edhe pse jo domosdoshmerisht anetare te PD. Fillimisht në salla, por qe në vazhdim do te shtohen, opinioni publik në pergjithesi do e mirepriste kete akt. Por dora-dores do çlirohen edhe vete demokratet nga ngërçi qe i ka kapluar sot e dy vjet, veprimtaria perçarese e Sali Berishes, kuptohet thellesisht per interesat e veta, sidomos kato mbas shpalljes "non grata". Sepse e gjitha, nuk se ka ardhur domosdoshmerisht me shpalljen të tille të Saliut, por në saje të tij vermtarise se tij te shprehuar ne aktin e DASH, ku spikat sipas meje ajo me e renda: "Minues i demokracise", qe nuk ka te beje kjo vetem me PD , por sidomos per pushtetin e tij dhe trashegimine pas tij. per keto te gjitha ai nder vite ka krijuar ne PD, nje gjendje 'kenetore', e cila e ka degjeneruar ate në një kuazi prone te tij. Dhe ky akt, duhet bere menjehere, pavaresisht se jemi në kohe fushate. Opinioni publik, me pune sqaruese, do ta kuptoje se problemi nuk eshte te mos votohet PD, pra ajo legalja, perkundrazi mendoj se në keto kushte, votat edhe per pushtetin lokal do t'i shtohen asaj me shpresen se tashme vertet do të shpetohen nga nje e keqe më e madhe. Humbjen e shpreses. Per kunder kesaj, kjo do të shtronte rrugen që menjehere pas zgjedhjeve, ku edhe pse humbja perballe socialiteve do jete evidente, siç gjasat jane, ama nëse lind shpresa per nje opozite ndryshe per zgjedhjet politike në vitin 2025, votimi per PD te rezultoje, me rritje kundrejt pritshmerive te deritanishme. Njerezit, shqiptaret që në shumice e kerkojne rotacionin politik, do e mireprisnin shpresen per nje rilindje të vertete të opozites shqiptare. Paçka se ne te mepastajmen, formacioni qe do ta perfaqesoje ate do kete emrin e PD (ndoshta dhe jo) apo çfaredo emer tjeter qe aksioni politik organizativ, i pas zgjedhjeve do të na ofroje. Jam i bindur qe ky akt pritet sa me interes aq dhe me besim, sepse me gjendjen e deritashme te opozites me Sa-lehun, Meta/j-n apo ronxhobonxhot e tjere te tranzicionit te grumbulluar në dy partite "e medha", që keta kane perfaqesuar apo perfaqesojne, por dhe në parti te tjera qe kane vetem sigla dhe kryetare, por jo elektorat, dhe qe u rrine mbrapa per perfitime vetjake, që deri me sot i kane vjele, socialistet, me apo pa Edi Ramen, do t'i kene në pushtet edhe në vitin. Duhet veprim, aksion politik dhe jo diskutime teorike. gje pozitive qe kjo sapo ka filluar. Politika e tille eshte. Arrin suksesin ai qe vepron dhe qe njeherazi eshte kembengules në ate qe do te arrije, edhe pse rruga nuk do jete e lehte perkundrazi do jete e veshtire.

Qendrimi i Alibeajt eshte thjesht i turpshem,i neveritshem.