
A kanë lindur të marrë, apo bëhen?. Nga vjen kjo punë?
Shpesh po mendoj se zgjedhjet, domethënë pluralizmi e liria, janë fajtorët. Edhe pse këto janë magjia më e afërt dhe e dobishme që i ka ‘shkruar’ njeriu vetvetes. Se duhet pritur katër vjet, derisa të vijë ajo ditë, kur marrëzia del sheshit. Ose më mirë ta them: Marrëzi e të marrë ka në çdo kohë, por kur vijnë zgjedhjet këta rrahin gjoksin e thonë: ‘Eeej, shikomë, jam unë ai!’. Më kujtohet fëmija i një miku, ishte pak ‘bold’ dhe i këndshëm tek luante me moshatarët. Nga dritarja më vjen zëri gazmor i tyre. Dëgjoj dikë që dikujt i thërriste ‘o lopa…!’.
E hap dritaren dhe bëj zërin pak të ashpër: ‘Ç’ është kjo fjalë, kujt i thoni lopë?’.
Djaloshi, me fytyrë shumë të lumtur e të shndritshme, më thotë me fjalë të shpejta: ‘Jam unë, xhaxhi F…, jam unë lopa!’. Fëmijët po luanin dhe kishin vënë nofka.
Po këta, që bëjnë si ‘të pjekur’ dhe si hamej të punëve të popullit?… Këta pse dalin në çdo fushatë zgjedhore dhe rrahin gjoksin: “Më shikoni mua, jam unë ai i marrëzisë!”.
Është ky tipi i ‘demokracisë’ që kandidon për Foltoren në Tiranë; ky po thotë se ‘do ta çaj sheshin Skënderbe dhe do të bëj një udhë nën dhè”. I bie që qytetarët të quhen, jo më shëtitës, por ‘urithë të sheshit’.
Deri tani, sipas lajmeve, askush nuk është çmendur nga frika se mos vallë kjo do të ndodhë vërtet. Por ja ta zëmë se disa njerëz do ta besojnë?! Atëherë vërtet do të ketë trauma psikike. Se, ja ndodhi që ky tipi mori aq vota saqë merr fuqi të çajë sheshin?! Edhe kjo varet nga numri i të marrëve si votues, por edhe mund të ndodhë. Marrëzia nuk është sëmundje venale e mund të zhvillohet pa e kuptuar; eksperienca botërore e ka treguar. Se këta që fitojnë kështu, mund të vendosin të çahet bulevardi e të dalë ujë i zi, mund të vendosin që të çajnë digën e hidrocentralit, mund të lidhin me fije korrenti çdo derë sipërmarrjeje apo zyre për ata që vijnë vonë në punë… Ku ta di unë çfarë u thotë mendja.
Pyetja më e parë që duhet bërë është se ‘pse ndodh kjo dhuratë demokratike?’. Asgjë, as edhe një magji serioze, nuk fillon pa një diagnozë.
Diagnoza ‘demokratike’ i bie të jetë kjo:
Pluralizmi dhe liria, aq sa janë të magjishëm për njerëz normalë, aq janë shkaku dhe vetë fatkeqësia. Tipat që shpikin marrëzira, që nga cilësia ndryshe e diellit, te Steve Jobes, të autobusi, te sokaku i të marrëve, të shembja e të gjitha kullave në qytet, te transferimi i Disneyland nga Roma në Elbasan. Edhe një parti e vogël shpalli aksionin për të hequr çdo rruge emrin e një heroi… Në vitet e para të pluralizmit, një nga politikanët e ditës pat thënë: ‘kur të qeverisim ne, në koshat e plehrave do të ketë më shumë letra karamelesh!’.
Tani po pritet që sheshi Skënderbe të marrë emrin ‘sheshi i të Marrëve’.
A thua vallë, pluralizmi i nxjerr mendsh, apo vetë janë ashtu?
S’mund të thuash për pluralizmin në botë, por ky pluralizmi ynë po na sjell shumë marrëzi gazmore. Edhe kjo ka diagnozën e vet: Të gjithë pluralët tentojnë të ngjiten në pushtet; askush nuk e pranon pluralizmin me dy anë: maxhorancë dhe me opozitë. Domethënë marrëzia nuk pranon të qëndrojë në pakicë. Kjo e bën që të shfaqet me gjithë fuqinë e vet e të na e bëjë gropë sheshin Skënderbe.
Edhe një ‘diagnozë’ tjetër, ndoshta faji i maxhorancës:
Këtu te ne është rritur shumë maxhoranca dhe është bërë gjithëpërfshirëse. Dmth., nuk po bën ushtrime ‘demokracie’, që tu ofrojë edhe pakicave: ‘Hajde, merre içikë pushtet edhe ti’. Kjo mund t’i mbulojë me jorganë disa marrëzi urbane dhe rurale.
Këtu ka të drejtë fushata zgjedhore kur thotë së maxhoranca na ka mbuluar.
Njerëzit kanë shpresë se normaliteti do të mbulojë edhe sheshin e të mos bëhen gërmime.
keta mashtrus e genjeshrar e hajdute,e dine qe kane te bejne me nje popull te marre qe i besuan sali komunistit se do hanim me luge fliriri(si enveri)dhe pushtuan e shkatrruan cdo gje se ishte komuniste,i besuan cekut te bardhe,i besuan sudes me saliun,i besuan dhe besojne cdo mashtrusi,cdo kasino,cdo llotarije e baste spirtive,cdo premtimi politik se do behet deti kos,e pse te mos besojne jevgun belo se do udhetojn me autobuz e do flene ne autobuz e do caj malet e do nderoj tunel ne Adriatik,e pse te mos besojne saliun me ilirin e floririt qe do vijne indianet per ti mar organet.....
O Frrok, ideja e nënkalimit te sheshi Skënderbej, nuk është e keqe............. . Këtë e premtoi edhe Veliaj mandatin e parë, pastaj e harroi. Siç duket nuk është aq i thjeshtë realizimi, siç ka bërë vizatimin Kërriçi...
Mos dezinformo o plak matuf! Thuaje sakte ate qe premton Belindi o LOPE? Qe te kan rene trute ne qafe e kupton kushdo qe lexon gomarlliqet e tua , por te pretendosh superioritet intelektual perkundrejt Belindit , kjo eshte per te vene duart ne koke!
Urt , ti dukesh si pjestar e Sazexhiut Bolind Krricit . Imagjinoj se i bi Gerrnetes , se fizarmoniken e ka vet Bole Krrici
Urt. Belindi intelektual, sa m’bone me qesh
Jo mer bos , Belindi INTELEKTUAL ! Bah , intelektualet e vertete te ketij vendi jane si puna jote ( Tirona) , qe komenton artikujt e Frrokut! Duket se ke vajt dem. Nje koke si ti duhet te jete ne kar , sry krah te Edit!
Ty Lopa te paska pjelle dhe edukuar, Nuk dua te offendoj lopet se ata na Japan qumshtin dhe mishin dhe Jane domosdoshmeri per jeten sepse qumshtin e nenes e zenvendeson vetem qumshti i lopes por ti qenke i Pashkolluar dhe sic duket Nuk do te keni drita elektrike ne zonat malore te braktisura shume keq por ske cfar Ben keshtu e ka jeta.
Erioni duhet te fitoje me patjeter, se jo vetem ka bere shume pune dhe eshte me kembe ne toke, por edhe per te larguar kete rrace genjeshtaresh, qe per te marre pushtetin sajojne lloj-lloj mashtrimesh ne formen e premtimeve elektorale. Tiranes i duhet Erioni dhe askush tjeter, per te vazhduar punet e mira qe ka nisur. Kryeqyteti eshte nje dhe teper i rendesishem, nuk mund te bejme eksperimente duke zgjedhur njerez pa bythe dhe pa tru! Mos bini pre e mashtrimeve elektorale!
Pse ish spurnetv e sigurimit te shtetit dolen ne krye te Pd-se u shkaterrua perfundimisht e djathta konservatire ne Shqiperi.Mire api keq ,kete do ta vleresoje historia.Vjedhja e pronave nga komuniste politikan do ta zallamahisi kete vend deri diten kur prona do te shkoj te pronari i ligjshem.
O Frrok te kam vertet qef kur ben analiza politike por mos u fut ne gjera urbanistike dhe inxhinerike . Fakti qe keta kane bllokuar qendren eshte nje gabim dhe gabimet korigjohen . Kjo nuk ja ul as vlerat sheshit as nuk zhvelereson punen e qeverise . Ai eshte nje gabim i ing projktues dhe duhet te korigjohet qe te çlirohet trafiku ne Tirane .
Xhevdet mund te kesh te drejte dhe ke, por kur hapet unaza e madhe do shohim nese do bjere trafiku ne Tirane dhe jam i sigurt qe do bjere sepse banoret nga shkolla e bashkuar e deri te fresku dhe shkoza kalojne ne rrugen e dibres ne sheshin skenderbej. Kur te hapet unaza gjithe ky trafik do shfryhet dhe nuk ka per te qene e nevojshme germimi poshte sheshit.
Dakorte ja fut kote: Cfar ka lidhje unaza me ty e neve qe kemi pune ne Qender???
Po ik o frrok se të bësh një tunel poshtë sheshit nuk është ndonjë vepër arkitektonike e vështirë thjesht mungon vullneti Ka disa ne amsterdam që është nën nivel deti
Gjeja me e thjeshte eshte ai nenkalim...kte mund ta beje dheErioni se nuk do shume...merjani idene dhe beheni ska asgje te keqe liron trafikun...ktu ku jetoj une ka me dhjetra vetem ne nje Bezirk
Nuk e kupton o Frrok qe qe je nje jarge komuniste e si i tille shtyp cdo ide sado e guximshme? Truri yt punon akoma per xhaxhin Enver qe e ke personifikuar me xhaxhi Edvinin. Ka shume si ty per fat te keq dhe ne se nuk ecen Shqiperia eshte se keneta komuniste ka plot bretkosa si ty qe bejne gaga e nuk degjohet ze tjeter. Do mbaroni shpejt o kenete se njerzit e tashme e njohin keneten aq mire sa sua mer mendja
Duket qe te jane thare trute Frok! Tirana ka nevoje per nje mendje tjeter.Erioni dhe Edi jane kostume te vjeter.
Ky qe do te caje sheshin nuk eshte i marrosur por skllavi i Berishes sepse qe kur u be sheshi ka thene qe kur te vij ne pushtet do ta prish sheshin Megjithate problemi per keto marrina qendron ne faktin se dhe i marrosuri i pare qe prishi zogun e zi nuk pagoi gje nga xhepi per ate marri qe sot e vuajme te gjithe.Nese ato 1.5milion euro dem te zogu i zi do i kish paguar Basha nuk do ju shkonte ne mendje te benin te tilla gjera.Strumbullar gjithmone i veprimeve te mbrapshta ka qene dhe eshte nongrata
Ka sjelle ndonjehere nje lajm ky "gazetar"? Kjo relike e "fjales se shqiptareve" Zerit te Popullit, nuk del dot nga genjeshtra, nga manipulimi ,nga masturbimi me fjale.
Kemi edhe tre jave fushate o njerez e do degjojme cudira . Tani i kane erdhur mente gomarit plak Sali qen Berisha e po e tha e ben psh tha do e prish zogun e zi e prishi , tha do e prish sheshin po fitoi e prish prap ai dikush tha qe ka thene doktor mortja do e ul henen ne toke e do ta ndaj me ligjin 7501 per te gjithe , gjithashtu gomari plak doktor mortja do ta uli edhe diellin ne toke por do ta ndaje vetem maloket qe tu ndricohet mendja se ala jetojne ne shekullin 16 para eres tone , gjithashtu premtimi me i mire dhe interesant te gjithe te papuneve do tu jape nga dy rroga nga ne dy jave ta kene per kafe qef e raki . Per ata qe jane ne pune do ju ngerje dy here rrogat po do lejoje Suden tjau rrite me shume , per pensionistat vec pensionit e dhe cdo muaj 100 000 shperblim ka me po javen e fundit te fushates
Frrockos ja dhe qeskat e syve i kane marre ngjyren Mavi duke mbajtur koken ne by...te pushtetit te rradhes.
Mjafton te jesh me Salen ky njeri eshte komunist kriminel hajdut terrorist malok serbovic moskvic dhe shpellar qe eshte dhe me shkolle pa mendo ata qe i vene pas si jane te ze lemeria
Nen kalimi nuk eshte as nje gje po prisni prisni projektin te gjithe pallatet do te lidhem me ura lidhese qe njerzit do ta kene me te kollajshme per te levizur.I gjthe ky projekt kushton vetem gjysem miljon euro dhe do behet per 4 muaj.Po nuk e bera jap dereheqjen.Mos u habisni Belo fle si kryetar dhe zgjohet si kryetar.Ej eshte bukur te enderrosh me sy hapur.Sic duket ky do jete nje specie e rralle qe fle me sy hapur edhe kur ecen ky qenka ne gjume.