Të vetmen dekoratë që më është akorduar si gazetar në “Bashkimi” gjatë kohës së monizmit dhe që e ruaj bashkë me ca letra të mëmës sime në arkivin personal, është ajo “Naim Frashëri”.
Duke biseduar me mikun e hershëm Stefan Qirjako, një nga ish drejtuesit e pushtetit lokal të Sarandës, kujtuam edhe ca gjëra të ëmbla e të tharta nga fillimvitet ’80 të shekullit që shkoi. Burrë i zoti në profesion, organizator i palodhur, i drejtë dhe fjalëmbajtës serioz me qytetarët. Ishte njeriu që u angazhua menjëherë për gjetjen e një zyre modeste buzë detit (as 9 metra larg tij ! ). Atëhere u tha “përkohësisht”, në katin e parë të Muzeut të Arsimit atje ku shpesh në dimër përplaseshin erërat, dallgët dhe valët e shkumëzuara. Kishte qenë një tip magazine e vogël me materiale muzeale etj. Disa mangësi i riparoi duararti Kico nga Piluri, usta i vjetër në qendrën ekonomike(nuk e di ku ndodhet, por i kam borxh një shkrim për një histori drithëruese me ish punonjës të Sigurimit të Shtetit, të cilën nuk ia rrëfeva kurrë. Nuk doja ta alarmoja e lëndoja, por besoj e shpëtova…). Para ca kohësh, miqtë e mi Luani, Micua e Bardhi më bënë një surprizë të këndshme : Më dërguan si dhuratë një fotot të madhe bardhë e zi, vendosur në kornizë të posacme. Ishte “selia” e thjeshtë e korrespondentit të “Bashkimit” që sapo kish mbushur 3 dekada jetë. U emocionova jo vetëm unë në familje. Kur zgjohem në mëngjes dhe bie gjumë mbrëmave vonë, shikoj përditë atë vend pune të përgatitur enkas përkohësisht. Ashtu e varur në murin e dhomës në Tiranë, më flet vazhdimisht e më cingëris mbresat, ngjarjet, episode, debatet me kolegë, punëtorë, zyrtarë, fshatarë e intelelktualë. Gjallojnë gëzime, brenga, por edhe hidhërime, ankthe e maraze. Andje janë nisur dhjetra e dhjetra shkrime për Sarandën, por edhe për Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin. Janë nisur nëpërmjet telefonit por edhe me zarfa në autobuzët e linjës për në Ballsh e Tiranë. Mirënjohje centralisteve Aishe, Lushka, Afërdita, Vera e famshme , Lili, Bardha, Shaqja etj. që na ndihmonin edhe përtej rregulloreve ! Kolegëve të sotëm e të rinj, sot mbase u duken përralla, kur i mbajnë sytë tërë ditën nëpër lumenjtë e internetit. Dhe fare rrallë lëvizin me këmbë nëpër fshatra e krahina, duke u rrotulluar rreth habereve nga Policia, Polit(h)ika, Gjykatat, Prokuroria etj. Ndërsa në shkrime mungon Njeriu i vërtetë në fusha, kodra e male, mungon jeta reale e familjeve shqiptare në Pluralizëm. Vecse te ajo zyrë pune intensive, kam derdhur edhe lotë e psherëtima që nuk harrohen lehtë. Se jeta e gazetarit ishte gati përditë “fushë e minuar”…
-Kristo vëllai, mos harro : Kollitjen e Naimit tuberkuloz, e dëgjon i pari ti në Sarandë,-më thoshte herë pas here Gurua i mirë nga Fterra, kryeredaktori i gazetës lokale, njeriu që kish provuar herët në kurriz padrejtësitë e kohës pa kohë dhe që unë e gjeta në një kabinë-barakë bashkë me gruan Kanerinë e 4 fëmijët !
Te ajo ndërtesë e vjetër historike, kishte punuar në Doganë, Naim Frashëri, “Naim Shqipëria"(kështu e pagëzoi Lefter Cipa me grupin famoz të Pilurit). Donte të shëronte të mallkuarin tuberkuloz që po i merrte frymën ! Ndërsa mua më bëhej se dëgjoja shpesh kollitjen e tij të thatë a të zezë. Dëgjoja atë poet e shqiptar të madh “zemërqëruar, mendjehollë e fjalëkripur”. Dhe sikur shikoja nga afër mushkëritë e copëtuara por edhe përfytyroja bilbilin e Gjuhës Shqipe, atje te Guri i Kokojkës mbi Frashër, me fletore e pendë në duar. Që vendalinjtë kanë vite që e thërrasin me plot gojën “Guri i Naimit”! Jam i bindur se nuk ka shqiptar e bir shqiptari që nuk di qoftë edhe dy vargje nga ky burim i pashterur shqiptarie të vërtetë, nga frashërlliu që shkriu si qiriri dhe iku 54 vjec për të vetmin ideal : Shqipërinë e lirë ! Dhe Gjuhës së Nënës “i hoqi nga fjalori poetik gjithë vjetërsirat që ia merrnin frymën”. Ata që nuk e njohin mirë kohën naimiane, mund të ngatërrohen si në një labiririnth. Por ama vetëm një gjë nuk e “ngatërrojnë” dot(dje, sot, nesër): Idealin e tij të Lirisë e të përparimit, patriotizmin e tij të kulluar ! Një mision historik i lartë, i paprekshëm e drejt Diturisë. Edhe vetë Perëndinë “e bëri shërbëtore të patriotizmit”. Dhe nga nxënës “u bë mësues i Perëndisë”:
Ay që ka mirësinë
Ka Perëndinë e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë
Ka djallë e ligësirat …
Një nga veprimtaritë më të bukura e më atdhetare bio që organizon cdo vit e vetmja Shoqatë Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”(e që mua më ka vlerësuar e nderuar jo pak) është ajo e 25 Majit, Ditëlindjes së Naimit. Vijnë cdo vit e mblidhen nga tërë viset ku bukës i thonë bukë e ujit ujë. Vijnë në Frashër, vijnë si përrenj të gëzuar pranverorë, ku i pret Kryetari i përkushtuar Tomor Kotorri me shokë. Gjëmon e flet historia nga brezi në brez. Kam lexuar një dorëshkrim të Xhevo Spahiut fiks 28 vite më parë, në Stamboll : “Etje/ Etje/ Kam etje/ Po ku, ku është Burimi ?/ Dal jashtë/ verbtazi kërkoj/ Takoj Naimin !”. Te ky burim i përjetshëm kanë pirë e do pijnë të gjithë, sa të ketë shqiptarë mbi dhe. Është burim i patharë Shqipërie. Është burim Lirie e Poezie i vërtetë. Sepse kur “Shqipëria qante, Naimi nuk qeshi me artin e vet, nuk u muar me cikërima dhe belbëzime poetike, por e vuri artin në shërbim të shoqërisë”. Të ndikosh aq shumë mbi një popull, sic thekson me të drejtë Rilindasi i fundit, Rexhep Qosja: “Platoni thotë se Homeri ka edukuar krejt Greqinë. Po ashtu mund të thuhet edhe për Naim Frashërin”!
Në Sarandën time që përkundet, ngryset e zgjohet nga valët e detit, jetova e punova po aq vite sa Poeti ynë Kombëtar. Mirëpo edhe kur ika e gjer më sot, dëgjoj ende kollën e tij të thatë, pulëbardhat dhe zogjtë e rrallë këngëtarë në Pyllin e rrallë të Hotovës te dera e Frashërit; dëgjoj fyellin e bariut që e rreh breshëri dhe shiu; dëgjoj gurgullimat e blegërimat e kopeve të vetmuara…Shikoj cukat, kodrat, brigjet, lumenjtë dhe malet e mbytura në gjelbërim. Takova mjaft ish partizanë të Batalionit Partizan “Naim Frashëri”, batalion që në Polican të Pogonit mblodhi si kokrrat në shegë Cetat “Koto Hoxhi” e “Musa Fratari”. Dhe pastaj hynë në Brigadën e 6 Sulmuese e ia morën këngës labce :”Dil Nëno, të shikosh jashtë/ Si lufton Brigada e Gjashtë…”. Atje, te porta e shkrumbuar e qytetit të shkrumbuar 4 herë buzë Vjosës, në Përmetin këngëshumë e plot histori. Dëgjoj vargun lapidar nga “shpirti i Kombit”: Ti Shqipëri, më ep nder !...
Te lumte Kristo e te falenderoj nga zemra.Nje artikull mbreselenes qe te ushqen me doza te forta PATRIOTIZMI per te cilen kane nevoje urgjente shqipetaret, se na mbyten shale e cica,hajdute e tradhetare.
Caimi ishte turk,turk safi mer Kristo loqka e nuk ishte "pastrues" i gjuhes shqipe.... cfare karrlliqe shkruan!?
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
**NAIM FRASHËRI*** Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! .................................. Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! Bilbil’ i gjuhësë tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë, pse more te tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë, mos i vdektë nami kurrë! - Poezi nga Andon Z. Çajupi
***SHQIPËRI, O JETËGJATË*** Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. - Poezi nga Naim Frashëri
***GJUHA JONË*** Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë. E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë. Sa ishte trimëria N'atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q'i shkruan istoria! Ajo ish koh' e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër. O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë. - Poezi nga Naim Frashëri
***KORÇA*** O vëllezër shqipëtarë, Gëzohi që erth kjo ditë Kaq' e mir'e kaq'e mbarë, Që sjell gjithë mirësitë! Kjo është një dit'e rezë, Që bie vëllazërinë E dëbon jetën e zezë Dhe ndarjen e marrëzinë. Ta lusimë këtë ditë, Q'e bekoi zot'i vërtetë Dh'e dërgoi me shumë dritë, T'i mbes'emëri përjetë. Sot e vumë gurr'e parë, Sa'sht'e bekuar kjo ditë! Zot'i math e pruftë mbarë E na dhëntë urtësinë! Hapu, hapu, errësirë! Pa jakë tëhu, o dritë! Se arriti koh'e mirë, U gdhi nata, u bë ditë. Sot niset një tjatrë jetë, Të rremenë posht'e shtije, Mbretëron fjal'e vërtetë, Dhe të mirat gjith'i bije. Zot'i math qoft'i lëvduar, Q'e nxjer në shesht të vërtetën, Se ajo sij ka buruar, Pa e ndritur jetën. Lumja ti, moj korç'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua! Si trimi në ball'u sule, Ta paçim përjetë hua! Kushdo që është sot burrë Dhe shqipëtar i vërtetë, Emëri s'i shuhet kurrë Dhe nderi i rron përjetë. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë! Kjo 'shtë mëm' e mirësisë, Që bije qytetërinë, Gasthin e vëllazërisë, Njerëzin' e miqësinë. S'jemi grekër as bullgarë, Asgjë tjetër nukë jemi, Jemi vetëm shqipëtarë, Në kët'emër nderr'e kemi. Ky emr' është shum' i mirë, Se më s'jemi të gënjyer, Nukë jemi n'errësirë, E njohëmë gjën' e vjyer. Perëndia na e lëntë Përjetë ta trashëgojmë, Edhe kurrë mos e dhëntë Ta humbim e ta harrojmë! Të lemë mëmënë tënë E të marimë një shtrigë! Zoti mos e pastë thënë! Pun'e keq'e shum'e ligë. O, sa qenë të gënjyer Ata që vuan për botë! Turp të math kanë rrëfyer, Punuanë fare kotë. Pa mejtoni, o të gjorë, Efialtin, Pafsaninë, Që u bënë trathëtorë Dh'e gjenë më perëndinë. Nga gjithë ç'kemi kënduar Për të njohur vetëhenë, Kaqë gjë kemi mësuar, Të nderojmë mëmëdhenë. Se njerëstë gjithë vdesin, Po jeta s'mbetet e shkretë, Gjuha, mëmëdheu mbesin Të patundurë përjetë. Me zëmërë të gëzuar Dhe me gjithë shpirt uroni! Zotërinjt' e zotëruar, Gjithë përnjëherë thoni: Rroft' e qoftë Shqipëria Dhe kombi e gjuha jonë! Lulëzoftë dituria, Edhe ndihmës paçim zonë. - Poezi nga Naim Frashëri
***KAM SHUMË SHPRESË*** Kam shumë shpresë Te Perëndija. Që të mos jesë Kshu Shqipëria, Po të ndritohet Të lulëzohet. Pa vjen një ditë Që të na sjellë Të madhe dritë P'ajo të pjellë: Qytetërinë, Fatbardhësinë. Vëllazërija Edhe bashkimi E njerëzija Është shpëtimi, Lum kush t'arrijnë! Pa do të vijnë. Që Shqipërija Do të ndritohet Dhe ligësija Do të mërgohet. Jak' e vërtetë! Pse rri e qetë? Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë Shkoj errësira, Lum kush të rronjë, T'a shohë zonjë! Se Shqipëtari E gjuh' e tija Venë së mbari Dhe Shqipërija, Lum kush t'a shohë Për pakë kohë. Pa dituritë Dhe mbrothësija E mirësitë Dhe njerëzija Do të burojnë Nukë mënojnë. - Poezi nga Naim Frashëri
***FJALËT E QIRIRIT*** Në mes tuaj kam qëndruar e jam duke përvëluar, që t'u ap pakëzë dritë, natënë t'ua bënj ditë. do të tretem, të kullohem, të digjem, të përvëlohem, që t'u ndrinj mir' e të shihni, njëri-tjatërin të njihni. për ju do të rri të tretem, asnjë çikë të mos mbetem, të digjem e të qanj me lot, se dëshirën s'e duronj dot. unë zjarrit nuk i druhem dhe kurrë s'dua të shuhem, po të digjem me dëshirë, sa të munt t'u ndrinj më mirë. kur më shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë, unë jam në shpirtin tuaj, mos më kini për të huaj, m'është falurë durimi, andaj po digjem si trimi, se ma k'ënda t'u bënj mirë, të mos mbeti n'errësirë. jakëni rreth meje rrini, flisni, qeshni, hani, pini, në shpirt kam dashurinë, pa digjem për njerëzinë, lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem, dua ta djek trupn' e kretë për atë zotn' e vërtetë. me zjarr ta djek mushkërinë e të tretem për njerinë, bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. unë dua njerëzinë, mirësin' e urtësinë. në bëhi shokë me mua, në më doni si u dua, njëri-tjetërin në doni, të paudhë mos punoni. o zëmëra fluturake, qasju pakë kësaj flake! mase krahët t'i përvëlon, po dhe shpirtin ta shënjtëron. unë duke përvëluar, njerëzit i kam ndrituar. kam qënë mik me njerinë, andaj i di e më dinë. gjithë tuajt' i kam parë, mëm' e at' e fis e farë, si tani gjithë i kam ndër mënt, që rrininë më këtë vënt. edhe sot nër ju ata shoh, se shpirtin e tyre ua njoh, dhe unë si ju jam ndruar e jam përzjer' e ndryshuar, pa jam bërë shumë herë zjar e uj' e balt' e erë. jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli. edhe ndër qiej fluturonj, edhe brënda në det qëndronj, shumë herë fle në baltë, diku ndodhem dhe në mjaltë bënem qëngj e kec i pirë, lul' e bar e gjeth i mbirë. dua shumë fjalë t'u them, po trëmbem mos i bënj ujem. e ku shkruhenë në kartë fjalët' e gjuhësë zjarrtë? - Poezi nga Naim Frashëri
Prapë doli ky papagalli i bezdiseshem me pufkat e tij qe kujton se keto hrimca jete provinciale ti transformoje ne lavdine tij. Por ky Krist Mertiri jo vetem qe eshte nje plak matuf, por edhe ne rinine e tij e sa doli ne pension ishte nje medioker pa pike intelugjence vetem dinte te sajonte ndonje histori sa per te hyre ne muabet me kolektivin. Ik I palle mos shkruaj zhgaravina pir leri keta burra te meñcur te qete ne shenjterine e tyre?
O "Bato" o sumèshpuar, gjithè jetèn mbete pseudonimshkruar, gruan ta bènè autoshkollè tè shquar !! Tè lumtè byrazer i kènduar ! Dil me emèr, tè shikosh vèrèqèruar. Sikter, bashkè me "Pèllumbin" si sorrè jargèzuar !...
Një shkrim perle! I shkruar me dashuri e mjeshtri, i gdhendur me kujdes nga dora e mrekullueshme e gazetarit profesionist e atdhetar. Një ligjërim i thjeshtë e kuptimplotë që frymëzon me atdhedashuri breza të tërë. E vërtetë tek burimet e Naimit mund të pijë gjithë Shqipëria. Respekte e mirënjohje per shkrime të tilla që lexohen me krenari e dashuri per gjuhën dhe atdheun.
Le nam me keto megallomani o Kristo Mertiri! Sa i neveritshem je...
Po gjuha jote është gjuhë helmuese
O BATO E paske helm Kriston o axhami, se do jete kolovitur me ndonje te familjes tende. Cte paska bere o i zi, por mire paska bere. Hallall e pac o Kristo. Sevap ke bere. Kristos i lumte pena.
Te lumtë dora i nderuar profesor Kristo. Shkrimi juaj historik për figuren më brilante te letërsisë dhe shqiptarizmit ne kohet me të errëta që po kalonte vendi, është një vlerë e jashtezakonshme per edukimin e brezave të sotëm me të vertetat historike, gjuhesore e atdhetare. Permendja e njerëzve të nderuar te pushtetit, postës apo shofereve që kane qenë me dinjitetin dhe figurën e tyre të pastër dhe të perkushtuar. Kjo shpreh edhe një herë shpirtin tuaj te çiltër dhe respektin per ta. Edhe një herë falenderime e urime i nderuar.
O Xhevat Z je bajat! Lum Kristo loqja qe te ka!
***SKËNDERBEU*** Kush nuk e di Skënderbenë, që nderojti mëmëdhenë?... Dhe sot nga armët e tija Kullon fjeshtë trimërija! E di njerëzi e tërë Atë Zot ç’punë ka bërë: ‘Kur hiq Skënderbeu Shpatë Trimave u jepte datë! Burra të veshur në hekur, Dhe luftëtarë të pjekur, Q’ishin në luftë kaluar Përmbi kuaj’ të harbuar, Kur hiq me kordhët të prehtë Q’ishte si pendëz’ elehtë, Porsi pjepërin e priste, Në vdekje pa ndjer i klliste, Njerin’ e kalin e çante, Të dy më katër i ndante! Mirësin’ e trimërinë, Me mendjen e urtësinë T’ati Zoti njeri kurrë S’e ka pasur nonjë burrë. Vet’ aty burr’ e trim ishte, Edhe shokëtë që kishte: Si Tanushi me Uranë, E Mojsiu me Hamzanë Si Maneshi e Muzaka, Që hidheshin posi flaka, E si Lekë Dukagjini, Si Perlati e Mardini Zenebisha, Araniti. Gjon-Koka, q’ish si hastriti, Kont, prens, mbretër e të tjerë, Burra të vler e të ndjerë, Qenë trima të vërtetë, Nuk u bënë rop në jetë, Opopo, ç’kanë lëftuar, E ç’punë kanë punuar! Sa mbretër e prensë qenë Njohnë të madh Skënderbenë, Zun’ udhën e urtësisë, Ishin larg marrëzisë... Madhëritë nuk i donin, Po kishin vëllazërinë, S’e qasninë djallëzinë, Pa lan’ emërë për jetë. Zotërinjtë e vërtetë... S’kishin ata thash`e theme Të këqija e të rreme, Donin gjithë mëmëdhenë Dhe kombin e Skënderbenë. - Poezi nga Naim Frashëri
I Nderuari, miku Kristo! Kënaqësi që ala ka rilndas modernë që mëkojnë KULTURË (ende deficitare) KOMBËTARE. Një tekst freskues dhe përvëlues. Pac shëndet!