Atdheu im, i vetmi vend në botë!

22 Gusht 2024, 11:47Blog TEMA
Atdheu im, i vetmi vend në botë!

Nga Pëllumb Kulla*

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!

* * *

Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre. Dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz, por ama të veshur me antiplumb!

* * *

Atdheu im, është vendi ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe, - si me humbje, si pa humbje! - qëndrojnë në majë të partive qysh kur kanë lindur ato.

* * *

Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’i injektohet, jugë e veri, tërë popullit, që të harrojnë, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri-tjetrin!

* * *

Atdheu im, është ai vend ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës. Ato nuk i gjen dot vetëm në spitalet shtetërorë,… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është shërbimi tek privatët!... Dhe ku ministrat e shëndetësisë u kthejnë kurrizin që të dy këtyre shërbimeve e venë të kurohen jashtë shtetit!

** *

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të zaptosh një truall dhe të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të paisin me tapi!

* * *

Është vendi, ku prindërit u urojnë fëmijëve, jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!

* * *

Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët qërrohen nga Shqipëria tetë vite më 28 dhe tetë vite të tjerë më 29 nëntor!

*  *  *

Në vendin tim psherëtimat kanë domethënie të thellë: shqiptarët do të qenë më të lumtur t'u kishte mbetur komunizmi, sesa i mbetën komunistët!

** *

Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fiskulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë,ngaqë studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trainerë, pediatër apo kardiologë, por ministra të jashtëm, kryeministra dhe presidentë. Në vitet që vijnë, pritet që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!

* * *

Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me të huajt, pilotë apo shoferë autobuzash, që gdhihen njëzë natë në Shqipëri…. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një e nga një, të numërojnë për katër turistë!

* * *

Atdheu im ka krenari të lartë, anipse është i fundit në kontinent, që përmbysi komunizmin; i fundit që antarësohet në NATO dhe në Bashkimin Europian!... Qeveria tek ne prêt urime të përzemërta që në këtë vend, menjëherë pas Dymijedymbëdhjetës, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!

* * *

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!

* * *

Dhe së fundi, lemëni të huazoj dhe përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër të jetë këtu, në Shqipëri!

*Lexuar në foltoren e Kuvendit të FRD-së më 30 prill 2013

38 Komente

  1. e
    emigranti1991

    Adheu im eshte TELAJO E KRYEMINISTRIT artist. kudo ne atdheun tim, ndihet "gufma" e kryeministrit te vendit tim. Perdorimi shkon deri tek pragu i "mishit ndjelles" per maniake. Atdhue im eshte bankomati i nje kaste horrash, horra.....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bilua

      Gomarllëqe alla Pëllumb. Ik o Pallumo se suksesin si artist në komunizëm e pate. Pozitat i more në demokraci qerrata. Pirdh nashi të shfryhesh shoku P

      Përgjigjjuni
      1. p
        pap

        Nga regjizor, u be ambasador, pozite te cilen e qau dhe, gjate gjithe asaj kohe, nuk ndjehej, po fare, ere, fare; biles, as has nuk shkruante.....

        Përgjigjjuni
      2. U
        USA

        Nuk bie dakort me shkrimin VETEM per nje gje: nuk eshte I vetmi vend ne bote! Ka dhe ne Afrike vende te tilla. Komkurrenca me ata eshte e forte. Le te jemi te sinqerte dhe te mos mburremi kaq shume.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Tutori

        Ajo Partia e Idealeve te Dhjetorit si perfundoi?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Tashti perseri ju kthyem kenges Edi Rama tu ngjat jeta Sa keto male Sa keto shkrepa Shqiperine te gjithe e shite Mblodhe dele e hajvane Neper kulla lart I ngjite

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Hahahahahahhaha I madhi pëllumb kulla ajo me 4 valixhe ishte perle .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Milo

              Perpiqet dhe pellumbi te beje ca humor si shakaxhi qe eshte.Humor kinez.Nga maja amerikes eshte kollaj fare te hiqesh si I zgjuar.

              Përgjigjjuni
            2. i
              iliri

              Fantastik

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                I pavdekshmi Pellumb Kulla. Brilant pardje, dje, sot dhe neser! Sa nevoje kemi per mendje te tilla qe i kapercejne kohet. Respekt

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gurorja e Vlores

                  Po nga I djathte u bere I menger , o Gregor Zamza ...! O shqiptar I madh leshi qe e ke mendjen per ndonje thember o zorrsxhi . Ike nga sekretarin I PP -se se sh. Enver , S. Berisha dhe mire bere , Po ku vajte o lume e perrua ?!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Socialisti i çoroditur

                    Ëëë, qënka e prillit 2013!? Ja paske patur me të futur Salës............................ . Ndërsa po ta kishe shkruajtur sot, do të shtoje edhe : - - Atdheu im është i vetmi vend në botë që ka një kryemjnistër, që nuk i zenë këmbet dhe në Shqipëri, sepse nuk shkojnë mirë punët në Francë, Gjermani, apo Angli.

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      qazim

                      Nuk e kuptoj pse ky shkrim i bere ne 2013 te ribotohet sot pas 11 vjetesh kur shume gjera per mire kane ndtyshuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Illo

                        Mendësia nuk ka ndyshuar! Ky është thelbi e postulates!

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Bregdeti

                        Ne vitet e Shqiperis kuqezi ky shkrim eshte i pa diskutushem diagnoza e sakte shkencore letrare dhe psikologjike e xhungles njerzore qe quhet Shqiperi 2024

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Atëdheu ynë është një vend ku nuk mbet kush udhëheqës por tradhtarë që në fakt nuk dihet nëse ata ishin tradhtarë apo ne jemi tradhtarë.Ismail Qemali që shpalli Pavarsinë dhe krijoi Shtetin Shqiptar pas qindra vitesh i përzu nga vendi,pastaj zënkat për pushtet dhe sillet Princ Vidi,nuk e duruan as at shqiptaret.Vie Zogu,u shpall tradhtar nga Komunistet.Komunistet që me luft erdhën në pushtet dhe bënë shtet të çeliktë me shumë përparime,u shpallën tradhtarë dhe nga kush na vet komunistet(Salih Berisha dhe i biri i komunistit të devotshëm Edi Rama.)Salihu që u zgjodh me votën e lirë të shqiptarëve ,President e Kryeministër u shpall tradhtar.Si dukët do shpëton Edi Rama se ai edhe ashtu është personi i duhur për shqiptaret se e sollën nga Franca armiqtë më mëdhenjë të shqiptarëve Franca dhe Serbia për të cilat punon.Të till si dukët mbi një shekull kërkonin shqiptare,e gjetën,le ta kenë me shendet!

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            Cdo deklarate e vertete

                            Përgjigjjuni
                            1. ¿?

                              Dhe me i kyt fjalim, firmose vdekjen tande politike. Daktorri sun ka qef kritikat ne ironite qy ban naj tjeter perveç Bujar Kapexhiut, Mehdi Malkajt, Agron Gjekmarkajt. Daktorri sun do rop t mençem, ay do rrota k....i si Gaz Bardha, Klevis Ballija, Belinda Kelliçi, Adriana Kalaja e koqe te tjere.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arian

                                Profesor je i madh po si tia bejme ta regullojme

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Erdogan

                                  Keshtu eshte kur ajo pjese e kesaj popullsie per 500 vjet kishte Privilegje,Pasuri,Titij Osmane etj. Kurse te Persekutuarit Orthodhokset qe kishin mbajtur per shekuj Identitetin dhe gjuhen Greke apo edhe Ata te Papes qe ishin 2%ne vitet 1908a.d u syrgjinosen tek Vlezerit e tyre ne Magna Grecia. Atdheun e Pirros se Epirit qe Katoliket e Papes jane armiq te vetevetes. Ky Stan kete Bulmet ka.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Micotaqis

                                    Ma hongsh mutin.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Angjelini

                                    Te gjitha cfare ka thene Prof. Kulla qendrojne fatkeqsisht. Madje, mund te shtosh te tjera ne listen e tije.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kalo

                                      Kllouni i mbretit? Ky eshte ai dashnori i : E dua Edi Ramen...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Albi

                                        Ke gati 15 vjete qe ja mban ne goje Rames o Pellumbth , dhe akoma se ke prishur?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mira

                                          Sa fjalë e bukur! Si çdo gjë që shkruan e thotë Pëllumb Kulla, ky artist i madh i yni dhe aset kombëtar( komentet këtu shpesh janë të neveritshme, dhe Tema duhet t’i “pastrojë” ato që dëshmojnë sintezën se një popull që ka të të tillë njerëz meriton një qeveri shumë më të keqe nga ç’e kemi!). Qenka thënë 11 vjet e ca më parë, por asgjë nuk ka ndryshuar në mendjet tona të sëmura keqazi, ndryshe nga infastruktura nga 2013 - sot!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hason,trafiku

                                            Pëllumb,je njeriu që për një kohë të gjatë,ndër shqiptarët,nuk e ke ulur stekën e popullaritet dhe cilësinë e humorit e kritikës.Këti shkrimi i mungon diçka :....shqipëria është vëndi,ku bëhet Drejtor,Leka Bungo.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Durim madhi

                                              O Z.PELLUMB KULLA me kete shpirt te vrerosur qe kemi, nga qeverisja e te dyve ketyre si ai kremineli ne katin e 8 te qe pellet, edhe ky qe eshte tani qe ta thith gjakun me pambuk.Popullin e ka zene ku stregohet Z.Pellumb ju jeni pen e art por shkruani ralle, se populli po i vuan ne kurriz keto, por kur i rradhisni ju sikur cplodhet, se jemi popull qe harrojm shpejt ne . Respekte Z. Pellumb je i mbrekullushm pac jeten e gjate.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Alba

                                                Pëllumb Kulla hape dosjen e sigurimit, tregojua shqiptarëve. Je një vemje e pështirë qe i bën fresk pushtetit të rradhës. Qelbësirë ti dhe ai shoku yt Leka Bungo

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bobi

                                                  Hape emrin e plote tendin, qelbesire! Ti nuk hap emrin, dashke dosjen e tij! Perse e do? Ti e ke ate ne koken tende. Hape e na thuaj edhe ne ndonje budallallek po munde

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. k
                                                  kirurg

                                                  Ky është shkrim i Kullës që para 15 apo 20 vjetësh, pse e nxjerr sot, o Mero?! Apo ku di gjë ti çfarë bëjnë vartësit e tu? Ke shkuar me pushime për vete mo?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kaso

                                                    Atdheu im eshte i vetmi ne bote kur dhendrri i ambasadorit shqiptar ne Kombet e Bashkuara kerkon strehim politik ne Amerike. Ambasadori ishte Pellumb Kulla. Dhendrri ishte Vasil Makoci.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Labi

                                                      Pellumb atdheu jot ta ka bo naften me kohe,shiko Ameriken se nuk ka harruar ke qend zari Saliit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kongresi i se djathtes

                                                        Gjithe kete frymezim letrar perdore per te ribere opoziten or Tunxh

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. i
                                                          iliri

                                                          drejtori pensionist Z.Pellumb ke ngacmuar folen e grenzave,por mos e prish terezine,sepse ata qe te shajne,kane pare vetvehten ne citimet e tua,te cilat jane te sakta dhe te merituara nga kasta politike dhe nga shtresa te caktuara shoqerore,vasale te tyre dhe nuk mendoj se i gjithe populli eshte i tille.Respekt

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Çlirim Denaj

                                                            I dole përpara Enver Hoxhës dhe i the se doje të bëheshe artist... Dhe ai t'a hoqi njollën! Kaq thjeshtë ,dhe ti shkove në shkollë dhe u bëre regjisor. Ti ballisti nga Devolli me emrin Pëllumb Zëmblaku! The e gjitha kjo pa dijeninë e Sigurimit???? As në skeçet e tua nuk do t'a besonim si të vërtetë...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lirimi

                                                              O hajvan, qe si te gjithe njerezit e quajten Çlirim roberine e Enver Hoxhes! Po si te kane thene ty ata qe ta vune emrin, a jepte dot leje Enver Hoxha pa marre vete leje nga Sigurimi per te hequr njollat dhe per te derguar ne shkolle ndonje qe nuk ishte i Çlirimuar?!

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. E
                                                              E

                                                              Very good

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Manastiri

                                                                Ky qe nuk dinte te therese hellp mi ne nju jork te amerikes

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje