Si po shitet për skrap kauza e mbetjeve toksike?

22 Gusht 2024, 10:06Blog Nga Desada Metaj

 

Debati për mbetjet toksike duket se po merr përmasat që i takon një çështjeje kaq delikate për mjedisin por dhe për rreziqet në shëndetin e qytetarëve. Nisja e hetimeve nga Prokuroria e Durrësit i ka dhënë zë medias, disi qeverisë dhe politkës që ende e trajton me delikatësë një çështje kaq të mprehtë.

Hetimet e derimëtanishme të prokurorisë kanë nxjerrë në dritë faktin se eksporti i lëndëve të rrezikshme (sipas analizave dhe alarmit të dhënë nga organizatat mdërkombëtare të mjedisiti) është kryer nga kompania Sokolaj sha. Gjovana Sokolaj është marrë dje në pyetje dhe ka pohuar para prokurorëve se dy ngarkesat e nisura drejt Tajlandës (një prej të cilave bllokuar në portin e Singaporit) i ka blerë nga KURUM. Prokuroria ka sekuestruar dhe faturat e blerjes. Pa u ndalur tek shitje- blerja e mbetjeve nga Sokolaj sha tek GS Mineral DOO në Kroaci, të dyja me aksionere Gjovana Sokolaj, një procedurë që dhe kjo po hetohet, vlen të përmendet se një shoqëri që deri para 10 vitesh tregëtonte qumësht dhe bagëti është totalisht e dyshimtë kur angazhohet në transport lëndësh minerare, përfshirë dhe transportin e lëndëve toksike me licencë të marrë në vitin 2022.

Sipas ligjeve shqiptare dhe konventave ndërkombëtare, përgjegjësia për asgjësimin e materialeve toksike është e kompanisë prodhuese. Në këtë rast të kompanisë KURUM. Nuk ka asnjë fabrikë tjetër në Shqipëri të ketë kapacitete kaq të mëdha prodhuese. Ndërkohë qeveria hesht dhe përpiqet të hedhë tym mbi zinxhirin përgjegjës të kontrollit që përfshin Ministrinë e Mjedisit, Drejtorinë e Doganave apo Portin e Durrësit. Duke krijuar më shumë amulli dhe pa kërkuar (sic ndodh zakonisht) asnjë përgjegjësi për këtë skandal. Sigurisht që qeveria nuk mund të hapë “luftë” me KURUM, kompanisë turke me lidhje të afërta me presidentin Erdogan. Për më tepër kur qindra njerëz janë të punësuar në këtë kompani çka e shndërron atë në një forcë presioni ndaj qeverisë në rast të mbylljes.

Të njëjten sjellje ka adoptuar dhe opozita. Jo më larg se dje kryetari i saj Berisha i doli haptas në mbrotje KURUM. Pa pritur hetimet apo bazuar në ato që ka publikuar media, ai deklaroi i sigurt se mbetjet nuk i përkasin KURUM. Dhe për të kuptuar sjelljen e tij, kaq larg një opozite normale, mjafton të shohësh se vendimi i fundit i qeverisë Berisha ka qenë blerja nga kompania turke e HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet. Një vendim që u kundërshtua fort nga opozita e atëhershme (PS). Si për ironi të fatit në seancën e fundit të kuvendit kur debatohej kjo shitje tek KURUM, Arben Ahmetaj do të deklaronte: “privatizimi I këtyre katër hidrocentraleve do të shfuqizohet “kur të vijë në pushtet PS-ja”.

Faktet tregojnë që jo vetëm nuk u shfuqizuan, por PS fuqizoi vazhdimisht KURUM-in me privilegje për mospagim taksash apo dhënie licencash. Për ti dhënë mbështetjen finale me “mbylljen e syve” kur kompani anonime, me gjasë të lidhura me KURUM transportonin në mes të ditës mbetje toksike. Për të cilart nëse alarmi nuk do të jepej nga organizata ndërkombëtare do të vazhdonin të transportoheshin si oksid hekuri.

Pyetja e parë që të lind në këto kushte është: sa herë të tjera ka ndodhur ky transport? Ku depozitohen këto mbetje në territorin shqiptar ndërkohë që presin të nisen drejt Azisë? A janë veç mbetje të KURUM apo ka dhe të tjera që vijnë nga Kosova apo kompani çimentosh?

Dhe në fund me të drejtë të gjithë duam të dimë: a do ti shkohet deri në fund hetimit të këtij skandali? A do të dalin para ligjit përgjegjësit e vërtetë apo do të mjaftohemi me një apo dy kompani dhe njerëz anonimë? Kjo pritet të shihet në ditët dhe hetimet që priten të pasojnë këtë ngjarje ku janë përfshirë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Ajo që është shqetësuese për ne si shoqëri ka të bëjë me faktin se qeveria në Shqipëri me heshtjen dhe opozita në veçanti duket e paaftë ta shndërrojë këtë skandal në kauzë të saj. Sepse tek furrat e KURUM duket se digjen interesat e qeverisë dhe shpresat e opozitës për të patur moral para shqiptarëve.

10 Komente

  1. P
    Pakurrizorët

    Politika e korruptuar e shndërron vendin në kazan plehërash!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Sa qejf kam ta palos njehere me dysh kete Desaden

      Përgjigjjuni
    2. I
      Illo

      Bravo Desada!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Asnje nga shitjet e Berishes dhe koncensionet qe ka dhene,sidomos pas humbjes se zgjedhjeve,qe asnje qeveri kur humb zgjedhjet nuk mund te beje veprime shitjesh dhe koncensionesh,partia qe mori pushtetin nuk mund te anulo te,se Berisha i kishte çimentuar me gjoba tri here me te larta se blerjet.Kjo tregon se ka patur interesa personale ku familja e tij ka qene mjeshtre per perfitimet personale.Eshte dashur qe me marrjen e pushtetit,te majtet te padisin per shitjet e hidrocentraleve sidomos

        Përgjigjjuni
        1. L
          LEON

          Si cupe 15 del ne fotografi. Kjo eshte mjeshteria jote,moj desada. Topi bam,e ti po tutje.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar

            Edhe sa kohe do vazhdohet me kete refrenin: “Une jam plehre, por Berisha eshte me plehre se une”? Jane transportuar mbeturina toksike neper rruget e Shqiperise, nje zot e di se ne cfare kushtesh. Tani do futen ne Shqiperi disa qindra ton mbetje qe nje zot e di nga ç’cep i botes vijne. Ministria ngre supet, shalegjati numeron turistet, opozite s’ka. Populli shqiptar ka nje veti shume te keqe. E duron padrejtesine deri ne momentin kur ia vene lakun ne fyt. Pastaj reagon si i cmendur si ne 1991-n, 1997-n. Mendoj qe vala e ardhshme e çmendurise nuk eshte larg.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martin

              Desada, se pari hiqe kete foto nga publikimi dhe ruaje ne dhomen e gjumit, se na e hoqe trurin; se dyti, mos u kruaj me KURUM-in apo me KOMPANITE E TJERA TE INDUSTRISE SE RENDE (Krom, Hekur-Nikel etj,) si dhe BANKEN KOMBETARE TREGTARE , pasi ato jane sundueset e verteta te pushtetit ne kolonine moderne turke qe quhet ALBANISTAN, ku ti jeton.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Foli kjo bucja e ministrave te PD

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iliaz

                  Beno kjo buçja e ministrave të PD ,i ka paguar taksat me bythën dhe gojën e saj,që ja përdornin ata sipas qejfit... Këto që shkruan ajo në këtë shkrim i takojnë bythës tonë,të të gjithëve,tëndes edhe times! Nuk ka rëndësi sa spermë ka marrë Desada,që ja ka luajtur fenë thonë,rëndësi kanë ato plehrat toksike se do na vijnë në bukë dhe në ujë secilit nëpër shtëpia.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Trapajane hesapi

                  Te eksportish do te thote te kete nje marveshje Mes njeriut qe e jep,e eksportin dhe tjetrit qe e blen dhe Quhet importues.Nuk ma ha mendja qe malli i eksportuar ne Tailande dhe Kine eshte pa' nje importues .Kurum apo Purum nuk Ka kellqe qe te transportoje kete produkt te rrezikshem ne kune apo tajlandeJane shtete te organizuara Jo komunitete primitive.Pra absolutisht duhet te kete marveshje Mes paleve te interesuara per kete lloj lende te pare industriale .Pra ,nuk eshte Mall kontrabande,transport ilegal.Per mua eshte shume zhurmen per asgje. Nuk reflekton qeverria?Po,sepse Ceshtja eshte ne hetim.Dhe ben mire,sepse po te flase qeverria,do te akuzohet nga autorete e zhurmes se po ben presion ndaj prokurorise.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje