Nga Baton Haxhiu
Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të rëndësishëm në politikën e saj të jashtme, duke kaluar nga një aktor periferik në një lojtar të vlerësuar në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Kjo rritje në rëndësi dhe ndikim është një nga arritjet më të mëdha të Kryeministrit Edi Rama gjatë mandatit të tij të katërt dhe një dëshmi e punës së tij për të përforcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Në mandatin e Ramës, Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Ka bërë çmos në ngritjen e Kosovës në përfaqësim dhe të ruaj një marrëdhënie ekulibruese dhe pa konflikt me Serbinë.
Duke vepruar si një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO, kryesimi i qeverisjes nga Rama ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike midis vendeve ballkanike dhe Perëndimit. Kjo është reflektuar në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar dhe lehtësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, një çështje delikate dhe kyçe për paqen në rajon.
Në nivel ndërkombëtar, Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përfituar nga kjo platformë për të adresuar çështje të interesit global dhe për të përfaqësuar interesat e saj dhe të rajonit.
Ky pozicion i jep Shqipërisë një zë të fuqishëm në çështjet globale, dhe Rama ka përdorur këtë zë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe drejtësinë ndërkombëtare, duke rritur imazhin e vendit në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare janë të ndërlikuara dhe sfidat gjeopolitike janë të shumta, Shqipëria ka ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet e saj me aleatët kryesorë perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë mandatit të tij, Rama ka konsoliduar partneritetin strategjik me SHBA-të, duke thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si siguria, mbrojtja dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Rama ka qenë një mbështetës i fuqishëm i politikave perëndimore, duke u angazhuar aktivisht në fushatat për ruajtjen e stabilitetit global dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Për shembull, Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e sanksioneve kundër regjimeve autokratike dhe ka ofruar ndihmë humanitare në kriza të ndryshme ndërkombëtare, duke reflektuar një angazhim të fortë ndaj aleatëve të saj perëndimorë, sidomos ne përkrahje te pakufishme për Ukrainën.
Integrimi evropian ka qenë një tjetër fushë ku Shqipëria ka shënuar progres të madh gjatë mandatit të Ramës. Përkundër sfidave të brendshme dhe rezistencës politike në disa vende të BE-së, qeveria shqiptare ka përmbushur një sërë reformash thelbësore për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Reformimi i gjyqësorit dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin janë vlerësuar nga Komisioni Evropian dhe liderët evropianë, duke i hapur rrugën Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kjo përpjekje për anëtarësim ka qenë një sfidë e madhe për qeverinë e Ramës, por edhe një arritje e rëndësishme në drejtimin e politikës së jashtme. Marrëdhëniet e tij të ngushta me liderët kryesorë evropianë, si Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, pastaj me vendet si Italia, Holanda dhe Luksemburgu, kanë ndihmuar në krijimin e një narrative pozitive për Shqipërinë si një vend që është i përkushtuar ndaj reformave dhe vlerave evropiane.
Dhe nëse është aspak i diskutueshëm suksesi i Edi Ramës (në këtë rast direkt dhe jo i ekzekutivit të tij gjerë), po ashtu direkt me të lidhet ndoshta ajo që mund të ketë qenë e vetmja dobësi në këtë fushë.
Një lloj mungese kujdesi dhe vëmendje ndaj interesave të socialdemokratëve evropianë – fushë të cilës ai i përket – duke anashkaluar dhe teorizuar ndarjet ideologjike mes të djathtës dhe të majtës.
Nëse e bëri këtë zgjedhje i shtyre nga një koncept i trashëguar nga Tony Blair (se nuk ka më një të djathtë dhe të majtë si jemi mësuar ta shohim në histori), është pikërisht historia e laburistëve post Tony Blair dhe vetë beteja e kësaj vere për ulëset në Parlamentin Evropian, që tregojnë qartazi se nëse qendra mes dy poleve politike mbetet fusha me e fortë, ndasitë dhe vendosmëria për të treguar diferencat ideologjike mes të djathtës dhe të majtës janë të pranishme qartësisht.
E kuptueshme që për një vend të vogël zotësia në lëvizjet e një tavoline shahu ku të mëdhenjtë e bëjnë lojën, qëndron pikërisht në aftësinë për të mbajtur ekuilibrin. Por po me aq rëndësi në këtë ekuilibër është besnikëria ndaj principeve dhe aleancave të fushës së cilës i përket.
Në përmbledhje, suksesi i Shqipërisë në politikën e jashtme gjatë mandatit të Kryeministrit Rama është një nga arritjet më të spikatura të tij. Shqipëria, nën udhëheqjen e Ramës, është ngritur në një aktor të respektuar në arenën ndërkombëtare, duke ndikuar pozitivisht në stabilitetin rajonal dhe duke forcuar marrëdhëniet me aleatët kryesorë.
Tregues janë Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, hapja e Kolegjit të Evropës, konferencat, etj.. Ndërsa Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, sukseset në politikën e jashtme do të jenë një gur themeli për të ardhmen e vendit dhe për vendosjen e Shqipërisë në një pozicion të fortë në skenën globale.
Eshte e vertet roli Rames per gjithcka shkruan,por edhe brnda vendit drejtimi nga Edi ka bilance pozitive plus historive te mbartura nga e kaluuera,ne shum raste kriminale per vendin nga drejtus te pa pergjegjshem te kesaj opozite.
Kush jane arritjet? Batoni ben propagande. Sa kapituj hapi dhe sa afer jemi BE. Asgjekundi nuk jemi. Ku na anetaresoi? Sa per keshillin e sigurimit dihet qe ishte rradha ...nuk ishte merite. Sa per jashte me suksese ka qoftlargu Berisha se ky...vetem propagande e show.
Hahahahahaha Doli ky Baton spiuni , servili i Rames te justifikoje rrogen prej 30 mij euro qe merr ne muaj . Hajde estrade hajde ! Ky duhet te arrestohet nga SPAK , dhe ti merren te gjitha paret qe ka marre nepermjet asaj roge nga Spitali Amerikan , se ato jane parate e taksapaguesve Shqiptare , qe Rama ja jep ketij spiunit serb nepermjet spitalit Amerikan
Bjeri topit Sylvinjo se vije era shurr viçidoli.
Këtu ndërpreva leximin: "Kjo rritje në rëndësi dhe ndikim është një nga arritjet më të mëdha të Kryeministrit Edi Rama gjatë mandatit të tij të katërt dhe një dëshmi e punës së tij për të përforcuar pozicionin e Shqipërisë." Doja të dija, i sajti mandat i Edi Ramës është ky që po konsumon?
Ky shkrim më kujton informacionin politik kur ishim në shkollë të mesmsme. VaFa baton!
Bravo zoti Baton. Te lumt mendja. Je nje gazetar i vertete,realist. Per kete shkrim,meriton noten 10. Kujt nuk i pelqen,le te hidhet perpjet dhe te plasin koken ne toke. Respekt.
Lesh me tresh o Beton.C'te ka premtuar Ramiu kesaj hera?
Ja fute Albin Kurtit shoku Baton. Keshtu vazhdo se Rama na fitorja ne fitorje po shkon
O Bato, qysh nesër, del dekreti që ti do të jeshë CEO i bojaxhive të qeverisë Rama. Nuk ka kriç mashkull më të mirë se ti, në këtë botë, që lyen kaq mirë me furçë me bojë plastiko apo nitro apo çtë jetë dhe me ngjyrë sipas midesë dhe menusë së ditës, javës, muajit dhe vitit që jemi. Aferim bytha Bato karloqi.
Or teeej,Shqiperia ka nje mije probleme,korrupsion te nje niveli te larte,probleme ne te gjitha fushat e jetes se Shqiptareve,por,ama duhet edhe njeriu te jete i sinqerte me veten e tij!Ky artikull edhe pse duket shume i njeanshem,sepse liston vetem anet pozitive,gjithkush mund ti beje vetes nje pyetje: Shqiperia pas 2013-es e ketej ne pergjithesi,e ka permiresuar jeten e shqiptareve?ka ndenjur atje ku ishte? apo e ka perkeqesuar? Pastaj,per interes te ngushte banal,per urrejtje ndaj nje individi te komplikuar si Rama,per idiotesi,per injorance,gjithkush mund te thote ç'fare te doje,por per mendimin ti modest,Shqiperia ka bere progres, mund te deskutojme detajet e ketij progresi,mund te diskutojme se sa shqiptare ka prekur ky progres,por per te qene te sinqerte me veten,per mendimin tim,nuk mund te mohoet,dhe ky sipas mendimit tim, eshte qellimi i autorit te shkrimit,qe te listoje mbi valen e kritikave te drejta,dhe atyre thjesht politike te pa baza,apo turmes se papagalleve,edhe listen e atyre arritjeve progresive ne te gjitha aspektet jetesore te Shqiperise si shtet!! Permendimin tim gabimi i Rames eshte se,eshte shume i larguar nga realiteti,dhe ata qe e rrethojne,kane nje perqindje te larte servilizmi,dhe i bie qecti mati gjerat me nje njesi matese me permasa te mbedha.I duhen njeres qe bashke me te,te mund te bejne politika ekonkmike e te shperndaje ate perfitimin e progresit edhe tek ajo mase produktive,qe ka kosto te larte dhe po vuan shume konkurrencen jo te ndershme,por edhe korrupsionin direkt me fondet e BE-se,si psh Bujqesia,te nderhyje politikisht ne kuvend me propozime ligjore ne ashpersimin e kuadrit ligjor penal mbi korrupsionin,eshte qesharake qe kush perveteson dhjetra miliona euro si psh,nga fondet per bujqesine,te ndeshkohet me nja dy-tre vjet burg,e te tjera iniciativa qe te jene te prekeshme,dhe qe nuk kushtojne shume,dhe mbi te gjitha,rritje te buxhetit per kompletimin dhe forcimin e drejtesise,qe konsiderohet nga pjesa derrmuse e shqiptareve si shpresa e vetme dhe e fundit,e zgjedhjen e personave te duhur e ka pergjegjesi kryeministri,nuk mjafton te kopjosh politikat e Tony Blair,sepse kemi mentalitete e kultura me nje ndryshim te pa krahasushem me britaniket,por duhet ti pershtatesh realitetit tone!!
Hahahahahaha Mero , je kelysh ku.rve. E di qe do bejne cope kete legenin nga Kosova ndaj e publikon.
Respekt
Po, more, po, ta coptojnë Bato Haxhinë se nuk mund të ndodhë ndryshe me ne shqiptarët, ne duhet të hamë njëri-tjetrin.
Nga 1- 10 sa qenje njerezore e peshtire duhet te jesh te besh nje artikull te tille.
0, legen je ti o llapaqen pa emer.
Bravo ! Një gazetar ,analist që rall gjen në botën shqiptare ! Ta shajnë sa të duan udbashët e albinit e sal ballkonit më tepër i risin presligjin ! Eshtë fat për botën shqiptare që ka këtë gazetar të këti niveli
O Batonoviç,gjithë këto suksese të Ramës që numëron "në interes të stabilitetit rajonal" i arriti në kurriz të Kosovës. Ai faktorizoi veten duke ja futur Kosovës e duke u bërë krah me Vuçiçin,arriti deri në atë pikë duke mbrojtur interesat e Serbisë sa që u shndërrua në ambasadorin e saj.
Mjaft folet si Sali rrenacaku. Qe Rama ka kusure ajo nuk do mend e kalem, por qe Shqiperia ne keto vite ka nje prestigj te pakrahasueshem me te kaluaren dhe kjo pa dyshim eshte merite e Rames.
Armiku me I sofistikuar " mik I perzemert", me I eger, I paskrupull, tinzar ne detaje, aktiv 24/7, I pacipë, gjarper serie serbie, I Albin Kurtit është Edvin Kristaq Rama. Kete quan sukses te EDrames o Bython Haxhiu? E paske kapur nje pakete financimi nga thesari I Surrelit . Ymeri rri gjithe diten gam gam dhe vetem plehrat dhe inceneratoret e paguajne. Ti mjafton nje pordhe e lagur dhe yxhym çeqet nga naltgjatesia e tij Llapa.
Nje mut ka bere Rama. Ashtu si Berisha, ka punuar per pasurimin e ushtareve te tij
Mor lepires i neveritshem! Nuk lodhesh duke lepire! Ja vlen, per hater te 20 rrogave qe perfiton!
Ore ky nuk ka sqaruar akoma a eshte paguar nga korrupsioni ne inceratorin e Tiranes, ti leje furcet ndaj Rames.
Më kujtohet dikur gazeta kosovare "Rilindjeje ka pas një rubrikë:LEXONI E MOS BESONI"
" Suksesi" i politikës së jashtme të Shqipërisë këto 30 vjet , nga Sali Berisha deri tek Edi Rama, nga departamenti i shtetit, intelektualët perëndimorë, gjeneralët e NATOs, Irani, Rusia, Kina, Turqia, India ka një emër me të cilin identifikojnë; PARIA. "Paria" në diplomaci është një sjellje e egzagjeruar, e dikujt që vjen nga mizerja, që ndihet i poshtëruar dhe i margjinalizuar dhe bën çfarë është e mundur për të qenë " i domosdoshëm" për të fortët. Në përgjithsi nuk ka qëndrim të vetin, nuk ka mendim të vetin, nuk ka interes të vetin dhe çdo interes të vetin e njëhson me interesin e të tjerëve. Pavarësisht interesit që kanë "aleatët" nga shërbimet e pakushtëzuar të Shqipërisë dhe komplimentave propagandistike të interesit, që nga Amerika, Europa, Rusia, Kina dhe çdo vend serioz, e shohin me përçmim politikën e jashtme të Shqipërisë. E shohin si politikë servile, pandoflalëpirje, sodomie, prostitucjoni që buron nga vende pa personalitet, pa objektiva nacionale, pa asnjë kulturë diplomacie dhe me një kulturë shekullore dominante të mizerjes
Eshte prototipi i nje sherbetori serioz , stoik ne rrugen qe ka zgjedhur . Fyerjet , epitetet poshteruese I merr per levdata ....
Ofendon ai ose jo qe nuk ka argumente.D.m.th .....e di vete ti si thote populli: te shan I dhjeri nga koka deri tek kembet.Dhe kokegdheja.Ti ku hyn.Apo ne te sat eme.
Eshte fat per boten qe ne shqiperine e vogel lindi nje udheheqes qe nuk e mban asnje kostum dhe fatkeqesi per shqiperine qe kjo figure groteske fshihet brenda shallvareve.Jete te gjate pusht e tarit dhe lolove qe ka ne o obor
Kush eshte suksesi i politikes se jashtme te Rames o kar?! Qe i ka mbyllur deren BE-ja? Fuck you all qe i zgjasni jeten kesaj funderrine qe tallet me ju ne rradhe te pare
Kush zë ka zhënë ty se BE ja ka mbxllur derën Shqipëtisë ?Besoj sali e flamur maloku .Ik or se të pa kalaja.
Komentet e mesiperme, shumica me pseudonime, jane shprehje e dy qendrimeve krejt te kunderta- ose Shqiperia eshte me keq se c'ka qene , ose ajo eshte me mire se c'ka qene. Zgjidh e merr vete, i dashur lexues. Baton Haxhiu dha disa konsiderata. Kritiket e Edi Rames jane ne te drejten e tyre, antidemokratike, te thone cfare te duan. Por Shqiperia s'ka qene kurre me e vleresuar ne arenen nderkombetare, as edhe atehere kur kishte ne krah Bashkimin Sovjetike te quajtur kampin socialist, as kur ishte aleati me i madh i Kines per shume vite.
Inatin personal mund ta kemi te madh me Batonin dhe Edin,por ato qe shkruhen Jane te vertetat.Koha flet per arritje te medha te shqiperise ne politike e jashtme dhe te brendeshem,sigurisht ,si pjese e sistemit boteror ku bejme pjese me deshiren e vetem popullit shqiptar.
O Baton Spiuni i Serbise o kriminel me damke o lepirsi profesionist i cdo prapanice ti je nje kellire qe se ke shoqin. Sukses i politikes se jashteme se beri Min.te Jashtem ate buze qumeshtin ( Gjinon te filmi perralle nga e kaluara ), apo Min.Arsimit qe solle nga o Bato Qeni qe nuk dinte shkrim
Ke patur dijeni zi apo dhoku Enver,apo e ka bër Mehmeti në kokë të tij.Lok je ti or bir si saliu ?
KY dordolec qe shperfaqet si dic I misterte , qe sikur zotro ca celesa ku ndryhen te vertetat , shkurt nje fare Palimcesti qe Njerezit duhet te sforcohen per ta cmontuar dhe t'i jene falenderues ... Nuk eshte tjeter vecese nje mjerane qe i sherben mafies ne kembim te honorareve qe ajo ( mafia) I ka tepercaktuara sipas sojit dhe kontributeve te zagareve .
Thjesht gallate ben...asgje thelbesore. Ku jemi me integrimin Baton. U intereson mijera familjeve kjo pune. Asnje hap para.artikull si ne komunizen. Marredhenie diplomatic me Guinea Bisao.
me gjithe keto arritje athua futemi ne europe ne 2070 shoku baton te dhjefsha ne arritje ne na duhet europa jo propaganda e flliqur e jotja gazetar i oborrit rilindas
Te gjithe qe kane qene ne pushtet pas 90 jane banda me hajna dhe kriminele qe kane luftuar kunder njeri tjetrit vetem per popullin, se ato per vehten jane sakrifikuar. Pas 2013 kur u provua dhe ripjellja qe u vertetua se nuk kishte dallim me pushtetin e nongrates dhe humbi shpresa, dhe filloi largimi biblik i shqipetarve nga vendi. Liberalizimi i vizave ishte qe ne kohen e nongrates por njerezit i mbante shpresa se do kishte ndryshim me ardhjen ne pushtet te opozites se kohes. Ja kjo ishte dhe eshte suksesi me i madh i ripjelljes.
O Baton,o hajdut..ti te inceneratoret ti te mbrojtja e korrupsionit ne palase...ti te mbrojtja e korrupsionit ne Durres...bol na cave karin se shqiptaret ty te kane si simbol te nje gazetari te piste e te korruptuar...kur te vije dita...bashke me Surel do digjesh edhe ti se ka arritur 12 numri i punonjesve te ndertimit te vrare per nje vit dhe gjerat e qelbura e te dhjamura si ty flasin per "lavdine e Surelit"...duro se ke per ta pare se cdo ndodh ne kete vend...do te te dalin 27 trogat nga hundet e tua e te familjes.
Ahahahahahahaha, me lot kam qesh
Nuk kam pare ndonje bythe lepirje me te madhe dhe me bajate. Qenke vertet koqe o Baton, por mundet edhe te kesh ndonje hall te madhe qe po e lipin kaq shume dhe pas ketij shkrimi do e marresh tenderin, apo koncensionin, apo cfare do ka ne dore Rama.
Ore ky Batoni ja kalon dhe kalemxhive te Enverit. Ka kontribuar ne integrimin e rajonit thote.
Nxirrja nga goja Rames se tu hollian buzet o Baton.
Batoni ne lufte per milionat e fituara nga tenderat dhe inceneratoret
Degojeni Batonin se Batoni i ben pushimet e vilat me gjakun e djetsen e shqiptareve. Coli
Cooa e dhjamit qe erdhi me sqetulla kafe nga djersa dhe u be zengjin ne Shqiperi
Qe ty Baton nje dite shqiptaret do te te varrin ne cengel per te te marre parate e vjedhura e di… eshte ceshthe kohe. Sureli i pari e ti pas.
Pirdhni, pirdhni! Batoni rruan 18 mije euro ne muaj nga inceneratoret e Rames dhe Veliajt.
E dime.Prandaj e duam ne litar.
Edi ka bere pune shume, po ky servilizem i peshtire nuk e di po e rendon tmerr atmosferen!!’ Njeri thur lavde per Edin, tjetri per Spiropalin e nje ne fier i ben torte Ballukut!!!! Late nam!! Keshtu e bete nje Enver! Doni 2?
Humba dy minuta jete per te lexuar se si Batoni i lepin bythen Rames. Keta jane ber komik pak a shume te gjithe. Spak na ndihmo te pastrohemi nga politikane e gazetare te paguar se ndryshe ec e degjo Batonet ketu e 20 vite.
Bravo Baton Nje shkrim i shkelqyer
Bravo Baton Nje shkrim i shkelqyer
Ky eshte zagar. Me tere kuptimin e fjales zagar. Ky s'ka bosht, s'ka kurriz, s'ka eshtra, eshte butak. Eshte akoma me keq. Eshte plasteline, eshte balte. Ky eshte pa gjak. Ky s'ka moral, s'ka nder, s'ka karakter. Kete mund ta shkerrdhesh lehte ne çdo kuptim dhe ky merr formen e ofezes, merr formen e atij, qe e sundon, qe e degjeneron. Me nje fjale balte. Ky eshte misherimi i degjenerimit te medias, i kthimit te gazetarit dhe analistit ne nje person pa dinjitet, pa moral pa karakter. Ky eshte nje lloj i veçante turpi, qe turperohet vazhdimisht nga nje studio ne tjetren. Ky eshte prototipi i kazanit, te atij kazani te portretizuar nga padroni i tij. Haxhi Batoni nuk eshte misionar i fjales se lire, por eshte shembelltyra e eunukut, shembelltyra e nje gazetarie plehre, qe nuk ka asgje te perbashket me fjalen e lire, me te verteten dhe informimin. Ne fund te fundit, Haxhiu Baton, eshte birra anale ku derdh gjirizet e perditshme Babloku i Rilindjes.
ka dhe vlonjate nga ata qe strehojne Ilir Meten naten dhe e bejne te zbres nga sgkallet si hajdut. Ka, si jo !
Sa shume padrone ka ky batoni !
O baton, sa shume te eshte trashur qafa a derezi,, kujdes se do te te marin per gomar te beshem e do te ngarkojne me dru, se e rogèn sa 90 pensioniste se bashku.
Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pašić-it."
Rama ia ka mbajt "zhagun"* Vučić-it, siç thonë drenicakët. *Sqarim: "zhag" thonë drenicakët për thesin (valigjen). Pra, Edi Rama ia ka mbajtë valigjet Vučić-it.
Nuk kam degjuar ndonjehere qe te lavderohet nje kryefamiljar se ka maredhenje te mira me fqinjet dhe familja e tij eshte komplet e degraduar dhe jeton ne skamje!
Bravo Baton, po ke lene ne hije vlerat internacionale te Edvinit ne sigurimin e paqes ne Paqesor, debimin e Kines nga sfera e interesave amerikane, sukseset ne Kosmos, arritjet ne dhipin e sat`eme etj etj
Batoni flet dhe shkruan bukur shqipen.
Nuk kam gabuar , qe e kam percaketuar Batonin opinionistin me t ethelle , ne te gjithe popllsine e zgjeruar te gazetarve shqipfoles . Kjo eshte nje analize tjeter , qe e perforcon pozicionin llogjik te Batonit. E njof nga ekranii, por njerzit vleresohen nga llogjika e shkrimeve . Zgalem
Baton Arixhiu, këlysh i Vucicit , dhe servil i pështirë i RAMOVICIT. E dëboj Albin Kurti, e mori vëllai Vucicit, Ramoviçi. Këto lloj gjallesash, janë gangrena e popullit.????????????????????????????.
Baton Qeni suksesi i Rames je ti more Qen per te vjedhur , per shkak se je nderlidhesi Rama - Vucic. Baton solle kolegun tend spiunin e UDB - se Shkelzen Maliqi keshilltare te Rames , Min.e Arsimit Besa Shahinu , Min.e Jashtem Gent Kska personazhi GJINO te filmi Perralle nga e kaluara...Kryetaren e SHISH e shkarkuar ne Kosove e solle Vjosa Hysenin kryetare te SHISH te Shqioerise , kjo punesoi djalin tend me 6000 Evro ne muaj etj.
Baton Qeni suksesi i Rames je ti more Qen per te vjedhur , per shkak se je nderlidhesi Rama - Vucic. Baton solle kolegun tend spiunin e UDB - se Shkelzen Maliqi keshilltare te Rames , Min.e Arsimit Besa Shahinu , Min.e Jashtem Gent Kska personazhi GJINO te filmi Perralle nga e kaluara...Kryetaren e SHISH e shkarkuar ne Kosove e solle Vjosa Hysenin kryetare te SHISH te Shqioerise , kjo punesoi djalin tend me 6000 Evro ne muaj etj.
Disa thone "Lepires" ,ndersa une do te thoshja REALITET. Kjo eshte e mvarur nga bota e brendeshme e seicilit. Kush ka ligesi,natyrisht qe s'mund ta pelqeje Batonin. Kush eshte Berishist ,kurre nuk e pranon Ramen qe te jete me i mire nga Berisha .....etj, etj!