Paqja kërkon një çlirim të heshtur, ndoshta më të vështirë se ai me pushkë
Çfarë është 28 apo 29 Nëntori kur i shohim nga dritarja e historisë? Nëse mbeten vetëm data çlirimi të shumë viteve më parë, nga armiq që sot i kemi miq, ato do të zbehen. Në mos janë zbehur tashmë tek brezi i ri. Nga zbehja apo zhvlerësimi i shpëton vetëm kuptimi i sakrificës që mbajnë mbi shpinë.
Për këtë arsye, sherri pafund nëse çlirimi erdhi më 28 apo 29 Nëntor apo ai tjetri se se sa është numri real i dëshmorëve, janë debate bosh. Historia nuk matet me një ditë në kalendar dhe asnjë shoqëri e pjekur nuk e ngushton sakrificën e madhe tek një numër.
Ata që e çuan këtë sakrificë deri te jeta e tyre, para se të jenë varre dhe data janë një vijë e qartë mes nënshtrimit dhe dinjitetit. Një vijë që ndahet mes pranimit të dhunës dhe kërkimit të lirisë.
Përkulje apo qëndrim? Kjo është trashëgimia e tyre në kohë paqeje, përtej dyfekut. Jo numrat. Është trashëgimia e zgjedhjes për të qëndruar drejt në ato momente kur gjithçka rreth teje të shtyn të përkulesh. Kjo është më e vështirë për t’u mbajtur se varrezat që ua kemi thyer. Është më e vështirë sepse kërkon përditë që të rinovosh aktin tënd të brendshëm të lirisë.
Sot ka pushtime pa armatim por që janë më të rënda se plumbi. E lodhin njeriun ngadalë, derisa t’i duket e natyrshme përkulja. Pushtimi i ndërgjegjes, kur e pranon gënjeshtrën si normalitet. Pushtimi i institucioneve, kur e kthen ligjin në dekor. Pushtimi i shpresës, kur e bën njeriun të besojë se asgjë nuk ndryshon. Pushtimi i medias, kur e shndërron informacionin në mjegull.
Këto janë të gjitha pushtime të padukshme që vijnë në formën e gjunjëzimit moral. Ta vendosin po njësoj dinjitetin në provë.
Ndaj çlirimi nuk përmbyllet kurrë. Është një proces i brishtë që kërkon të kultivohet përditë: A po qëndroj drejt, apo po mësohem pak nga pak me përkuljen? Nëse këtë pyetje nuk ke guximin t’ia bësh vetes, hiqe atë flamur që valëvit nga stoli i stadiumit, dritarja e makinës apo ballkoni i shtëpisë.
Është vetëm dekor, nuk është nderim.
Bravo: shkurt, qarte dhe me rrezatim te thelle.
I nderuar Thano:Kohet ku e veshtira dhe e pa konceptueshmja ishin problem per shoqerine ka kaluar,tanime kerkush kush ka mbetur nuk ka me interes per kete flame ndaj ketij vendi ,qe 28-29 Nentorin e ka zevendesuar me heshtjen e 4 shkurtit.Ndaj nuk kemi rruge tjeter perveç heshtjes pasi edhe akademiket,shkencetaret,mendimtaret dhe historanet Akademine e Shkencve e kane kthyer ne azil ku jam i bindur qe tashme mblidhen per te luajtur domino ose per te ndigjuar ndonje barcolet te re. Ndaj mos kerko qiqra ne hell.
Thano, dhe ti si shume te tjere: I shmangesh problemit krucial, qe ben qe kjo katrahure te vazhdoje pa fund: Me shume se gjysma e popullsise shqiptare, ne shekuj, jane shperfytyruar nga frika dhe interesi pervers, ngjate pushtimit te eger dhe denatyrues turk.I vetmi popull ne Ballkan, qe tradhetoi atdhe dhe ndryshoi fe.Shekujt e sundimit, ben qe geni i tyre te pesoje nje mutacion kanceroz: Ata i sherbyen turkut, ne sundim dhe ne pushtim,me shume se turku vet i sherbeu vetes.Kjo sindrome malinje mor Thano, eshte shkaku kryesore, qe ky truall europian, por me mentalitet islamist oriental, ka mbi tre dekada, qe me saliun dhe ramiun e kane kthyer timonin e ketij vendi mbrapesht, andej nga ka ardhur.Absurdi fillon, qe ne 5 te mengjezit, qe zeri arab!!!, i zgjon gjithe´´europianet´´e khalifit rami.Mendo qe ky te ish ze grek,qe as na ka pushtuar ndonjehere. Do ish djegur Shqiperia, nga kjo ´´gjeme`.Ramiu dhe saliu( zv e khalifit rami, Balluku ishte ne gjendje orgazme, kur i thoshte biznesmenve turk, qe ne ju kemi hapur dyert tone ne shekuj per ju, une nuk kam lene seri filmi pa pare, nga sulltani i lemerishem, nga i cili kam mesuar dhe historine e vertete. Dhe normale qe kjo qenie bastarde do te merrte qindra milion euro nga pensionistet te semuret dhe varferia shqiptare, dhe do tja dhuronte turqve), vec e kane rikthyer kete truall ne nje vilajet turk, qe i ka shtrire tentakulat e tij si dikur, ne gjithe sektoret jetik te vendet, favorizuar ne menyre te hapur apo te heshtur, nga sundimi i dy pjellave bastarde, qe kane mbire ne atdheun e Gjergj Kastriotit.Dhe media si puna tende Thano, vazhdon te heshte per kete gjeme historike, duke bere sehir kete rrukullisje pa kthim.